• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Raporti i ODIHR-it: Opozita-një damkë e zezë, Pozita- Progres

September 10, 2015 by dgreca

Vendoret e 21 Qershorit, Basha “Vlerësimi një damkë e zezë për zjedhjet”. Bushati: “Raporti evidenton përparimin në krahasim me proceset e mëparshme”/

Ashtu sic ka ndodhur rëndom në të kaluarën, secila palë politike në Shqipëri ka një lexim të vetin të raportit të vëzhguesve ndërkombëtar për zgjedhjet. Edhe këtë herë, 24 orë pas publikimit të vlerësimeve përfundimtare të ODIHR-it për votën e 21 Qershorit, opozita e cilësoi atë një “damkë të zezë” për zgjedhjet, ndërsa qeveria nga ana e saj foli për një përparim krahasuar me proceset e mëparshme.

“Në Shqipëri nuk u mbajtën zgjedhje të lira dhe të ndershme. Togfjalëshi: “zgjedhje të lira e të ndershme” është zhdukur dhe nuk figuron në raport. Kjo, sepse qeveria zhbëri dhe dhunoi standardet themelore të zgjedhjeve, duke shënuar kështu një rrëshqitje mbrapa të demokracisë shqiptare” deklaroi zoti Basha duke shtuar se sipas tij, në cdo faqe të raportit ka prova e fakte që dëshmojnë dhunimin e standarteve nga ana e shumicës në pushtet.

Në emër të qeverisë shqiptare komentet mbi raportin i bëri ministri i jashtëm Ditmir Bushati: “Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it evidenton përparimin në krahasim me proceset e mëparshme zgjedhore në vend, si dhe evidenton mangësi që mbeten për t’u adresuar. Shqipëria organizoi një proces zgjedhor të qetë, ku dita e votimit siç përshkruhet në raport, ishte krejt normale dhe vetë fushata elektorale u karakterizua nga një klimë zgjedhore pozitive dhe paqësore. Përtej hapave dukshëm pozitiv bërë nga Shqipëria, evidentimi i mangësive që mbeten për t’u adresuar është për ne një udhërrëfyes për ato hapa që duhet të ndërmerren me synim konsolidimin e procesit zgjedhor në Shqipëri dhe praktikat më të mira dhe angazhimet e OSBE/ODIHR-it”.

Duke ju përgjigjur akuzave të drejtuesit të opozitës, zoti Bushati kujtoi konstatimet e raportit për zgjedhjet e vitit 2011, ndërsa shprehu gatishmërinë e qeverisë për të zbatuar të gjitha rekomandimet e raportit

Ndërsa për LSI-në, e cila përmendej në raport për situatën e tensionuar të krijuar në Vorë, vëmendja duhet të përqëndrohet në aspektet që duhen përmirësuar. “Përgjithësisht shumica e vërejtjeve në tërësinë e tyre kanë të bëjnë me përmirësime të karakterit legjislativ, të karakterit të administrimit dhe çështjet të adresuara të karakterit teknik të cilat natyrshëm janë të mirëpritura, kërkojnë një përgjigje të shpejtë dhe përgjigja e menjëhershme dhe me pozitive gjithë politikës në tërësi do të ishte një dhe vetëm një: t’i futemi sa më parë procesit të përmirësimit të vërejtjeve të konstatuara”, u shpreh kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Raporti i ODIHR-it nënvizonte se “politizimi i vazhdueshëm I institucioneve shtetërore minoi administrimin efektiv të procesit të zgjedhjeve. Përgjithësisht, dita e zgjedhjeve është vlerësuar pozitivisht, por u vunë re disa raste të votimit në grup dhe parregullsi të rëndësishme proceduriale”, theksonte raporti në të cilin flitej për akuzat e përhapura për trysni ndaj votuesve apo ato për blerje të votës, për disa probleme me listat, ndërsa nuk munguan kritikat dhe për rolin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.(Kortezi-Armand MERO- Zeri i Amerikes-Titulli i Diellit)

Filed Under: Opinion Tagged With: interpretime et kudnerta, Opozita dhe pozita, Raporti i Odhirit

OPOZITA DHE POZITA KOPJE TË NJËRA TJETRËS …

February 26, 2014 by dgreca

OPOZITA PA KAUZA DHE PA KREDIBILITET NDËRSA POZITA PA SHTET/

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Votimi kundër i KLD për ish-prokuroren Ina Rama tregon se sa e përfshirë është politika në institucionin e drejtësisë. Pa pavarësi, ky institucion është farsë. Pa drejtësi, sistemi nuk funksionon dhe shteti kthehet në rrezik për shoqërinë.
Siç po duket,po ngjet ajo që pritej. Në vend të civilizimit, bashkëpunimit, konsensusit, marrëveshjes – politika po riciklon veten duke ndryshuar vendet. Atë që bënte ish-opozita, tash po e bën ish-maxhoranca. Politikanët shqiptarë janë mjeshtra të trafikut. Pa moral, pa ideale, pa katharsis, pa kauza.
Vendi vuan nga varfëria, shqiptarët vuajnë tmerrin nga krimi dhe kriminelët e paguar, nga frika e largimit prej punës, sepse, sa vjen në pushtet një maxhorancë e re, gjithë administrata publike pararendëse, e kompozuar si formacion militantësh, detyrohet t’ia lëshojë vendin armatës së re të militantëve.
Prandaj seicila palë kërkon fitore me çdo kusht dhe pushtet me çdo kusht. Jo për të qeverisur më mirë, por për të vazhduar keqqeverisjen e cila po i penalizon shqiptarët prej 23 vitesh rradhë.
Janë me mijëra studentë shqiptarë, të diplomuar shkëlqyeshëm në Univerisitetet europiane të cilët nuk kanë asnjë shans punësimi as në vendin e tyre dhe as në shtetet e BE, sepse Shqipëria është jashtë Europës. Ky kontigjent, që do t’ia ndryshonte faqen vendit, nuk ka asnjë treg pune në Shqipëri, sepse këtu nuk ekziston kultura e meritokracisë dhe Shqipëria dallohet si një vend që prodhon tonelata diploma fallco. Degradimi është i thellë. Disa ditë më parë ministrja e Arsimit shkoi në gjimnazin e Pogradecit, sepse, nga 400 e ca nxënës, ky gjimnaz frekuentohej vetëm nga 60 syresh.
Në këto kushte, vendi ka nevojë të shpallë gjendjen e alarmit të kuq, të rrezikut eminent. Vendi ka nevojë që politika të bëj deal, për ta shpëtuar Shqipërinë nga diktatura e antiligjit. Kjo kërkon konsensus.
Por opozita në vend të katharisit pas humbjes, s’ka bërë gjë tjetër veç i ka zëvenndësuar bilbilat e ish-opozitës në paralament me vuvuzelat në bulevard.
Ish-opozita më 21 janar 2011 synonte skenarin e një Pranverë Arabe, sot ish-maxhoranca synon skenarin e Ukrainës.
Po më thoni cili është Viktor Yanukovych-i shqiptar antieuropian? Përgjigja e menjëhershme: klasa politike është Yanukovych-i shqiptar, e cila nuk po lejon integrimin e Shqipërinë dhe shqiptarëve në Europë, ëndërra e të cilëve ka qenë „ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa“. Ky slogan përbënte edhe kauzën për ata qindramijë shqiptarë që u ngritën në këmbë për të përmbysur diktaturën.
Sot opozita është pa kauzë dhe gati pa lider, sepse Lulzim Basha s’ka vizion personal dhe është në funksion të atij që e emëroi.
Por ajo që është fondamentale, është se opozita nuk ka as kauzë dhe as kredibilitet.
Ne shohim vetëm katrahura parlamentare me sharje, fyreje dhe akuza. Një opozitë pa kauza, që operon si kopje e ish-opozitës, është mjerim kombëtar.
Mungesa e drejtësisë, ku ligjin e bën më i forti, e ka ngritur në kult pandëshkueshmërinë. Përgjegjësi për këtë mban pozita dhe opozita së bashku, që janë duke u kthyer në rrezik kombëtar për vendin, sepse, për mosintegrimin e Shqipërisë në BE, ata prodhojnë armiq inagjinarë, në vend që të penalizojnë fajtorët e vërtetë.

Filed Under: Featured Tagged With: Elida Buçpapaj, kopje te njera-tjetres, Opozita dhe pozita

Artikujt e fundit

  • NJË YLL SHNDRITËS NË YLLËSINË E KOLOSËVE BOTËRORË…
  • VOTA E VJEDHUR E KTHYER NË ART…
  • Shkollimi i femrës shqiptare në vitet 1913–1939: përpjekje, pengesa dhe arritje
  • Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nga “Fronti Europian në Frontin Kombëtar”. Çfarë mund të fshihet pas këtijë slogani?
  • Martin Camaj: “Unë jam i jueji e ju jeni të mijt…”
  • 34 vjet nga vizita e Baker. 500 mijë në shesh, tapet të kuq, makinën e ngritën në krah dhe në miting asnjë flamur shqiptar
  • Thank you Congressman George Latimer…
  • “Tre dritare dhe një varje” shpallet filmi fitues i edicionit të dytë të Festivalit të Filmit Shqiptar “Fan S. Noli” në Boston!
  • Festivali Shqiptar në Michigan
  • VATRA Boston mikpret Luan Ramën në një takim për kulturën dhe çështjet kombëtare
  • VOTA E GJAKUT …
  • “Çekani i mesnatës”, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth mbi operacionin e SHBA në Iran
  • “Parada Shqiptare 2025” – Shqiptarët e Amerikës u mikpriten në “shtëpinë” e kryetarit të Bashkisë së New York-ut Eric Adams
  • Shqiptarët e Amerikës, krenari kombëtare
  • Presidenti Trump i flet kombit – SHBA-të godasin 3 baza iraniane të programit bërthamor

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT