Ne Foto:: Rexhep Myftari, Shefkie Demaliaj, Vlora Çitaku, Mimoza Dajçi, Mire Nilaj, Tush Musaj
Nga Rexhep Myftari, New York/
Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York Znj.Vlora Çitaku priti në një takim përfaqesuesit e organizatave Shqiptaro Amerikane “Shprese & Paqe” dhe “Duart e Hapura” me ç’rast u diskutuan çeshtje që preokupojnë komunitetin Shqiptar të New York-ut dhe nisma e këtyre organizatave për të ndihmuar familjet e përmbytura nga vërshimet e lumenjve në Shqipëri.
Aktivitetet e këtyre organizatave u prezentuan para konsullës Çitaku nga përfaqesuesja e The Women’s Organization “Hope & Peace” Znj. Mimoza Dajçi dhe përfaqesuesja e Organizatës Albanian “Open Hand” Association Znj. Mire Nilaj.
Mimoza Dajçi pasqyroi punën e deritanishme rreth projektit aktual në të cilin janë duke punuar bashkë me ‘AAOHA’ dhe organizaten Pelham Parkway Neighborhood Association (PPNA) e udhehequr nga Edith Blitzer. Deri tani sipas zonjave Dajçi dhe Nilaj janë grumbulluar rreth 200 paketa me veshëmbathje, materiale higjeno – sanitare, mjete didaktike, lodra për femijë dhe sende të ndryshme për nevoja elementare për të përmbyturit.
Znj. Çitaku iu paraqiten të arriturat e gjerëtanishme në këtë projekt dhe u kërkua nga Konsullata e Kosovës që të ndihmojë në drejtim të lehtësimit të çeshtjes së transportit në mënyrë që këto ndihma të arrijnë në destinacion në Shqipëri sa më shpejt që është e mundur.
Tri organizatat e lartëpërmendura kanë grumbulluar veshëmbathje, lodra dhe materiale të tjera të domosdoshme nga njerez të të gjitha fushave te jetës të cilet iu pergjigjën ftesës së këtyre organizata ta ndihmojnë Shqiperinë dhe familjet e përmbytura nga kjo katastrofë natyrore. Veprimtari i njohur i komunitetit ne diaspore z,Gani Perolli siguroi per zonat e përmbytura në jug të Shqiperisë një sasi të konsiderueshme ndihmash të cilat konsisitojnë në veshëmbathje, por më së shumti në libra qe diku në një qendër të dëmtuar të ngrihet një biblioteke me libra në gjuhen shqipe dhe angleze, paisje elektronike si dhe lodra e biçikleta për fëmijë. Biznesmeni dhe aktivisti shqiptar z.Tush (Tony) Musaj perveç ndihmës financiare mori përsipër edhe logjistikën dhe mbuloi edhe shpenzimet tjera operacionale të projektit.
Të gjitha mjetet e grumbulluara, pasi të kenë mberritur në Durrës do ti dorzohen Karitasit për shperndarje te metutjeshme tek familjet më me nevoje.
Znj. Çitaku përgëzoi të pranishmit për punën e organizatave dhe u premtoi atyre se në bashkepunim me Ambasadorin e Misionit Shqiptar pranë OKB-së z.Ferit Hoxha dhe Assamblyman Mark Gjonaj do bëjnë çmos qe kjo inisiative humane të gjejë zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur.
Meqenëse në muajin Qërshor te këtij viti planifikohet se perfundimisht do të bëhet rivarrimi i eshtrave të heroit tonë kombëtar Isa Boletini Znj.Dajçi dhe Rexhep Myftari nga DardaMEDIA shpalosën idenë e organizimit të nji Mbremjeje për Ngritjen e Fondeve për Muzeun e Isa Boletini. Znj.Çitaku me këtë rast përqafoi idenë dhe premtoi se do të marr rolin udhëheqës në organizimin e kësaj mbrëmje kushtuar heroit dhe luftes se tij heroike.
Znj.Vlora Çitaku mbesa e bashkëluftëtar të Isa Boletinit heroit Hazir Radisheva, eshtrat e të cilit akoma nuk janë gjetur, i cili ka vdekur në burg direkt pas arrestimit që i u bë si pjesëmarrës në ngritjen e flamurit në Vlore me Isa Boletinin tha se e kishte obligim realizimin e një mbrëmjeje të tillë për nder të historisë dhe sakrificave të heronjve të Kosovës pjesëmarrës në Diten e Pavaresisë në Vlorë e veçanerisht të heroit Isa Boletini. Me këtë rast unë si autor i kesaj kronike humanitare njoftoj publikun e gjerë se edhe emri i konsullës tonë Vlora vjen si kujtim i gjyshit te saj dhe kësaj faqe të ndritur të historisë së Shqipërisë.
Në këtë takim morën pjesë gjithashtu Mjekja Shefkie Demaliaj ne cilësinë e bashkëpunëtores se organizatave në këto projekte.