• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KFOR, paqe në Kosovë dhe rajon

November 15, 2017 by dgreca

-Në Kosovë zhvillohet ceremonia e ndërrimit të komandës në KFOR, Gjeneral Majori Salvatore Cuoci komandant i ri/

1 Thaci ecen1 THACI-15NENTOR20172 gjenerali

-Në pranverën e vitit të luftës e lirisë 1999 në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Aktualisht KFOR-in e përbëjnë  rreth 4.600 trupa nga 31 shtete/

1 KFOR-CEREMONIA-15NENTOR2017

-KFOR ka forcuar paqen në Kosovë dhe tërë rajonin. Presidenti Thaçi  dekoron komandatin e deritashëm të KFOR-it, Gjeneral Majorin Giovanni Fungo, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë/

1 Beluli Pass

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI. Në 12 Qershorin historik 1999 me kolonën e forcave të para të NATO-s hyri në Kosovë/

PRISHTINË, 15 Nëntor 2017/ Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, KFOR prej sot do ketë komandant të ri Gjeneral Majorin Salvatore Cuoci. Ai mori detyrën nga Gjeneral Majori Giovanni Fungo  në ceremoninë e ndërrimit të komandës sot në mesditë në kampin e KFOR-it  “Film City”, në Prishtinë, ku ishte i pranishëm edhe komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali James G. Foggo III.Në ceremoni morën pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e përfaqësues të tjerë institucionalë kosovarë.Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçika falënderuar gjeneralmajorin, Giovanni Fungo për punën e tij për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë, derisa i ka uruar sukses komandantit të ri të KFOR-it, Salvatore Cuoci.Sipas tij, koha kur ka shërbyer si komandant i KFOR-it, gjenerali Fungo ka qenë kohë e zhvillimeve të rëndësishme në Kosovë.Presidenti ka thënë se në këtë kohë, Kosova ka mbajtur dy palë zgjedhje të suksesshme dhe ka vazhduar procesin e integrimit të plotë të pjesës veriore të Kosovës në shtetin e Kosovës.“Këto dy procese i kemi përmbyllur me sukses, por gjatë realizimit të tyre jemi përballur me sfida të mëdha që kanë kërcënuar edhe sigurinë në Kosovë. Angazhimi i KFOR-it, me vendosmëri por edhe me kujdes, ka kontribuar në evitimin e çfarë incidenti apo dhune”, ka shtuar Presidenti.

Ai është shprehur mirënjohës për tërë forcën e KFOR-it, të gjithë ushtarëve që kanë shërbyer dhe shërbejnë në të. Presidenti ka thënë se KFOR-i vazhdon të gëzojë besimin më të lartë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.“Siç e kam thënë edhe vitin e kaluar, KFOR-i në Kosovë jo vetëm ruan paqen por edhe e ndërton paqen. E duke e forcuar paqen në vendin tonë, ndërton paqe në tërë rajonin e Ballkanit”, ka theksuar ai.Presidenti ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun me Serbinë dhe kërkojmë një marrëveshje të re që do të shtrojë rrugën për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.Ai ka folur edhe për FSK-në, Presidenti ka theksuar se duke iu falënderuar bashkëpunimit me KFOR-in dhe NATO-n në përgjithësi, FSK-ja sot është një forcë profesionale, multietnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.Këtë të hënë mora pjesë në ceremoninë e gradimit të pesë nënoficerëve të ri të FSK-së, që të gjithë nga komunitetet jo-shumicë. Është ky edhe një hap tjetër drejtë përmbushjes së aspiratës sonë për një forcë profesionale. FSK tani është e gatshme për kompetenca të reja dhe për mision të ri”, ka shtuar ai.Presidenti në fund ka dekoruar gjeneralin Fungo me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.Gjenerali Fungo në ceremoninë e ndërrimit të komandës ka falënderuar përkushtimin e trupave të KFOR-it të treguar gjatë mandatit të tij, si dhe bashkëpunëtorët e tjerë, përfshirë edhe institucionet e Kosovës, duke u shprehur se moto e tij gjatë kësaj kohe ka qenë besimi dhe përkushtimi.Komandanti i deritashëm i KFORI-it, Fungo ka thënë se u dëshiron qytetarëve të Kosovës “të gjitha të mirat në të ardhmen e ndritur e cila ju pret, e të cilën ju e meritoni plotësisht”.Pas ceremonisë së ndërrimit të komandës, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli dhe komandanti i ri i KFOR-it prononcohen për media.Komandanti i derisotëm i KFOR-it, Gjenera Majori Giovanni Fungo, i cili ka marrë detyrën në 1 shtator 2016 nga Gjeneral Majori Guglielmo Luigi Miglietta, në takimet e lamtumirës me krerët e inistitucioneve të Kosovës  ka vlerësuar se gjatë këtij viti është krijuar një ambient edhe më i qetë për të gjithë.Në vitin 1999 të lirisë së Kosovës – hyrjes së farcës paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s,  komandanti i parë i KFOR-it ishte gjenerali britanik, Michael Jackson. Lufta e para me shumë se 18 viteve në Kosovë përfundoi me Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, që u nënshkrua në 9 qershor e  hyri në fuqi në 11 qershor 1999.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në atë kohë, Havijer Solana, në 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.Aktualisht KFOR-in e përbëjnë  rreth 4.600 trupa nga 31 shtete.

Në Kosovë para më shumë se 18 viteve nisi të ndodhte liria dhe paqja: Ishte ora 05 e 17 minuta e mëngjesit në 12 qershorin historik 1999. Në atë orë e ditë të lume tanket e para të NATO-s të përcjella nga helikopterët hynin në Kosovë. Ishte ora kur nga kolona e tankeve të forcës më të madhe planetare, NATO-s, që kalonin kufirin e Kosovës nga Maqedonia në Bllacë-Han të Elezit, po jepja lajmin e madh për të gjithë shqiptarët dhe botën…Raportoja për Agjencinë Telegrafike Shqiptare – agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë (ATSH)  dhe Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), i akreditur te NATO-KFOR edhe për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja.

“Kosova ishte shembulli më i mirë i reagimit të NATO-s ndaj sfidës më të madhe të sigurisë në atë kohë në Evropë”, u vlerësua në konferencën rajonale “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, të zhvilluar gjatë dy ditëve të kaluara në Prishtinë, ku ishin krerët e Presidencës, Kuvendit e Qeverisë kosovare, përfaqësues të lartë të NATO-s, mes të cilëve Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem,  si dhe ekspertë rajonalë e ndërkombëtarë.Komunikata e dërguar nga KFOR me rastin e ndërrimit të komandës vitin e kaluar theksonte se, Forca e Kosovës, siç është përcaktuar me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244, do të vazhdojë që në mënyrë të paanshme të përparojë një ambient të qetë dhe të sigurt dhe të ruajë lirinë e lëvizjes në mbarë Kosovën, duke siguruar stabilitet dhe ofruar siguri për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, KOFOR, Paqe ne Kosove

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT