• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FSK-ja parakalon në gjashtë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2014 by dgreca

B.Jashari/.-Në përvjetorin e gjashtë të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së  Kosovës, në sheshet kryesore të Prishtinës parakaluan sot kuadratet e të gjitha njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.  Në këtë manifestim, kryeministri  Hashim Thaçi tha se është parada e fundit ku ne shohim parakalimin e FSK-së, me këtë emër, dhe se na ndan një kohë e shkurtër nga themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mund të krenohet me shumë arritje të realizuara brenda mandatit të saj të tanishëm. Por, tash është koha të vazhdojmë tutje. Tash është koha kur ne duhet të marrim përgjegjësinë e plotë për sigurinë e shtetit tonë. E kjo do të nënkuptojë ndryshime të rëndësishme në mandatin, misionin, madhësinë dhe strukturën e saj. Kjo do të thotë –  një emër i ri për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, u shpreh Thaçi.
Ai  tha se, kjo është parada e fundit e nderimit të Ditës së Pavarësisë, ku ne e shohim parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me emrin e saj të deritanishëm.
“Na ndan një kohë shumë e shkurtër nga themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës. Pra, një kohë shumë e shkurtër na ndan nga forca e re, e cila do t’i ketë kapacitetet e  mbrojtjes dhe do ta ketë një mandat të ri, madhësinë dhe strukturën e re”, tha Thaçi.

Ai shtoi se, Forcat e Armatosura të Kosovës do të zhvillohen që të janë të gatshme dhe të afta ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
“Forcat e Armatosura të Kosovës do t’i mbrojnë interesat e Kosovës, qytetarët e saj dhe pronën e tyre, do të kontribuojnë për ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global”, theksoi kryeministri Thaçi.
Ai tha se, aftësia që ne vet ta mbrojmë vendin tonë dhe t’i plotësojmë nevojat tona të sigurisë është po ashtu parakusht për integrimin e suksesshëm të Kosovës në strukturat Euroatlantike.
Presidentja e Republikës,  Atifete Jahjaga, tha se “suksesi i reformimit dhe profesionalizimit tuaj të mëtejshëm është i garantuar falë guximit, kurajës, durimit dhe zotimit për ta përmbushur misionin tuaj për një Kosovë paqësore dhe demokratike, për një shoqëri që ka për synim parësor investimin në sigurinë e çdo qytetari të saj dhe ku secili qytetar bashkëpunon me institucionet me besimin se ato ekzistojnë për t’i mbrojtur ata”, tha ajo.
“Jam e bindur se përkushtimi ynë për t’i ruajtur vlerat e idealet mbi të cilat u betuam dhe për të përforcuar dhe avancuar bashkëpunimin me aleatët tanë strategjikë, kurrë nuk do të vihet në dyshim”, tha Presidentja Jahjaga.
Ajo tha se, synimet e përcaktuara qartë për shtetin tonë, nuk mund të mbesin të papërmbushura, “sepse ne do të vlerësohemi për vlerat që po ndërtojmë, për idealet që po provojmë të krijojmë – të shtetit të së drejtës, të një shteti të lirë dhe të përparuar dhe në veçanti do të vlerësohet për luftën tonë në mbrojtje të këtyre idealeve”.
Në këtë manifestimin qendror të 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës morën pjesë edhe  komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjenerali Timothy Orr, ministri i FSK-së Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatore Farina, ambasadorët dhe atashetë e akredituar në Kosovë,  si dhe qytetarë të shumtë nga e gjithë Kosova.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Fsk-ja, parakalon, per festen e 6 vjetorit

Artikujt e fundit

  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI
  • “E DREJTA ZAKONORE E ÇERMENIKËS. KANUNI I MUST BALLGJINIT” 
  • Retorika e Serbisë si agresion psikologjik: narrativa e rrezikshme e Aleksandar Vuçiçit në Ballkan
  • Çfarë “shteti” deshi Mehmet Ali pashë Misiri në luftën e tij kundër sulltanit osman?
  • 1939 / AUDREY SHAH : JU RRËFEJ TAKIMIN ME MBRETIN ZOG NË HOTEL RITZ (LONDËR)
  • Ndalimi i investitorëve nga tregu i shtëpive: a është zgjidhja reale?
  • “Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t”
  • SPEKTËR…
  • ME SA POLITIKA SHIGJETON SERBIA NË DREJTIM TË KOSOVËS?
  • VENDI IM / 7th Annual Concert
  • ZOTI, SHPIRTI, BIBLA, DOGMA DHE MENDIME FILOZOFIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT