BRONX NYC: Gjatë vizitës në SHBA, një delegacion e Ministrisë së Diasporës nga Republika e Kosovës, dje ka vizituar, edhe “Shkollën Shqipe” në qytetin e Bronxit në Nju Jork. Ata u pritën nga Drejtori i kësaj shkolle z. Mustaf Qosja, antarët e Bordit të Shkollës Shqipe në Bronx,, dhe dy përfaqësuesit e Qendrës Kultorore Shqiptare nga Patersoni, Kryetari z. Zulfi Ala dhe zvendes/kryetari z.Nebi Kaba.Zyrtarët nga Kosova, me këtë rast morën pjesë edhe në një orë mësimi , ndërsa u takuan dhe bashkëbiseduan me drejtuesit e kësaj shkolle, nxënësit dhe prindërit e “Shkollës Shqipe” në Bronx- Nju Jork, të cilët i falënderuan zyrtarët nga Ministria e Diasporës, dhe Ministrin Murati, për mbështetjen e vazhdueshme, që i po japin ata Diasporës shqiptare në botë, përfshirë edhe komunitetin shqiptarë në SHBA.
Ministrija e Diasporës së Republikës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të tyre, lidhur me shtimin e interesimit dhe bashkërenditjen e aktiviteteve, në përputhje me programet për përfshirjen, sa më të madhe të fëmijeve shqiptarë, në diasporë, kohëve të fundit ka filluar që të zhvillojë takime të njëpasnjëshme, dhe të drejtëpërdrejta me shkollat Shqipe, në disa vende të Europës, dhe SHBA, ku jetojnë më së shumti emigrantët shqiptarë.
Ata gjatë vizitave në disa shtete të Europës Perendimore, ku janë të hapura dhe funksionojnë shkollat shqipe, kan zhvilluar edhe aktivitete të përbashkëta me komunitetin shqiptarë, duke e vazhduar ato edhe me vizitat e tyre në SHBA, ku shkolla shqipe, ka një histori të gjatë – dhe shumë vjeçare.
Kësisojë, dje dy zyrtarët e lartë të kësaj ministrije, z.Kreshnik Sheremeti, Këshilltar i lartë i ministrit të Diasporës z. Valon Murati dhe z. Avdyl Lipoveci, Drejtor për arsim dhe kulturë në Ministrinë e Diasporës, të shoqëruar edhe nga Konsulli i Kosovës në Nju Jork z. Fatmir Zajmi, vizituan edhe Shkollën Shqipe në Bronx, dhe u takuan me disa nga drejtuesit e këtyre shkollave në zonën e Tri-Shtetshit.
Mysafirët e nderuar nga Kosova, me këtë rast ndoqën edhe një orë mesimi të gjuhës shqipe, të klasës së parë të drejtuar nga mësuesja e dalluar e kësaj shkolle z. Violeta Dushallari dhe panë nga afër përgaditjet që po bëheshin nga kjo shkollë nga grupit folklorik i Shkollës Shqipe Bronx- , që është pjesëmarrës i Festivalit të Tretë të Shkollave Shqipe, në zonën e Tri-Shteshit .
“Ju përgëzojmë për këtë punë të madhe, që po bëni , në komunitetin shqiptarë, me shkollën shqipe, për të mësuar fëmijët e shqiptarëve në diasporë, me gjuhën e bukur shqipe – sepse, thanë ata përmes mësimit të gjuhës, ju ua mësoni gjuhën por edhe e ruani gjuhën shqipe, këtyre fëmijëve edhe në diasporë, duke i ruajtur ata edhe nga asimilimi”, thanë ndër të tjera dy zyrtarët e Ministrisë së Diasporës së R. Kosovës, në fillim të takimit.
Në bisedën e përbashkët me zyrtarët e Ministrisë së Diasporës, të shtetit të Kosovës, bashkëbiseduesit vlersuan edhe aktivitetet e zhvilluara në ruajtjen e identitetit të gjeneratev të reja në diasporë, si dhe domosdoshmërija e koordinimit të këtyre aktivitetev me vendlindjen.
Me këtë rast ata shtruan edhe disa nga problemet e kësaj shkolle, siç janë : nevoja e lokalit, ndihmat në shtimin e profesionalizmit të aktiviteteve amatore në folklor, informimi i ndërsjellt, shfrytëzimi i medijave elektronike dhe masmedijave, dhe atyre të ashtuquajtura media sociale, Facebook, për senzibilizimin dhe përhapjen të arsimit Shqip, e të tjera.
Ndërsa, më pas mysafirët e nderuar nga Kosova, Ministrija e Diasporës, duke folur në emër të kësaj ministrie, dhe Ministrit Murati, prezentuan projektet e tyre, që shumë shpejt simbas tyre, mbasi ata tani i kan nisur të realizojn në disa shtete të Europës Perendimore, planifikohen të jetëseohen edhe këtu në SHBA, ku jetojnë prej dekadash një diasporë e madhe shqiptare.
Gjatë këtij bashkëbisedimi mes dy zyrtarëve të Ministrisë së Diasporës , dhe përfaqësuesve të shkollave shqipe, u fol edhe për Seminarin, i cili pritet të mbahet gjatë kesaj vere në atedhe, thanë ata me Arsimtarët e Shkollave Shqipe në Diasporë si dhe për takimin e parë (Samitin) e udhëheqëseve të Diasporës, i cili do të mbahet në Tiranë në organizim të dy qeverive të dy shteteve tona Shqipërisë dhe Kosovës.
Në njoftimin në faqen e internetit mbas këtij takimi, thuhet se u fol gjithashtu edhe për furnizimin me libra shkollor, për mësimin e gjuhës Shqipe nga atedheu, i cili u vlersua si i jashtzakonshëm.
Përfaqsuesit e shkollave Shqipe, në këtë takim vlersuan lartë rolin dhe dedikimin e përhershëm të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në Nju Jork, dhe në veçanti atë të konsullit z. Fatmir Zajmi, që në vazhdimësi ai i ka dhënë komunitetit dhe kësaj shkolle gjatë gjithë aktivitetit të saj.
Gjithashtu, mikëpritësit në këtë takim, edhe nji herë ndërsa faleminderuan dy zyrtartët nga Ministrija e Disaporës, z.Kreshnik Sheremeti, Këshilltar i lartë i ministrit të Diasporës z. Valon Murati dhe z. Avdyl Lipoveci, Drejtor për arsim dhe kulturë në Ministrinë e Diasporës, të shoqëruar edhe nga Konsulli i Kosovës në Nju Jork z. Fatmir Zajmi, për vizitën e suksesshme që u bënë, atyre, shprehën nevojën e hapjes së nji Qendre Kulturore-Informative Shqiptare në Nju-Jork, ose Qëndre të Kultures Shqiptare, ide e hedhur, nga disa lider të komunitetit shqiptarë, ashtu siç e kanë shumë komunitete dhe vende te tjera këtu, e që do të ua lehtesonte mjaft punët e ndërlidhur në të gjitha sferat me vendlindjen diasporës, por edhe me problemet eventuale të shkollës Shqipe, e cila, ka një histori të gjatë me shqiptarët e Amerikës, sidomos me shqiptarët e zonës së Tri-Shteshit.
Në fund të njoftimit thuhet se takimet e tilla, duhen shpeshtuar mbasi ato janë me shume interes, dhe më se të mirëpritura, të domosdoshme dhe që do të sjellin rezultate.
Takimi thuhet në njoftim ishte shumë frytëdhënës dhe premtues për bashkëpunimin dhe bashkrenditjen e veprimeve në ruajtjen e identitet tonë kombëtar dhe lëvrimit të thesarit të kulturës sonë në SHBA. ./Beqir Sina/