Uashingtoni dhe liderët europianë perëndimorë kishin vënë si detyrë dhe kërkuan në Shqipëri vetëm zgjedhje, të lira dhe të ndershme, zgjedhje demokratike dhe të pa kontestuara, të cilat ashtu vërtet u mbajtën si premtoi qeveria dhe Kryeministri Berisha, nën patronazhin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, si mjet për rivendosjen e qetësisë dhe për të treguar se edhe mbas 22 vjetë demokracia funksionon , por asnjëherë nuk u shkoi ndermend se, tani kemi vetem një forcë politike në Shqipëri – që do të udhëheqi si në kohën e Enver Hoxhës .
BENSONHURST BROOKLYN NY : Ende pa u shuar mirë euforia e fitores së pas zgjedhjeve në Shqipëri, kur një pinjoll i një nga familjet me komuniste në Shqipëri, trashëgimtari më i denjë dhe besnik i “Vijës së PPSH-së”, është zgjedhur Kryeministër i Shqipërisë, dhe është një “miku” i tij nga SHBA, ish-Ambasadori Amerikan në Tiranë, John Withers, që nëpërmjet një letëre dërguar përmes televizionit të majtë Top Channel( aludohet në Shqipëri, se pas këtij televizioni qendrojnë djemtë e Enver Hoxhës) , thotë se vota e 23 qershorit ishte një akt historik, sepse sipas tij “U larguan mbetjet komuniste”.
Zoti Ambasador, do të isha njeriu më i lumtur në botë, jo vetëm unë por ndoshta edhe të gjithë ata bashkëvuajtësit e mi: – “nëse do të ishte e vërtet deklerata e juaj” se janë larguar me këto zgjedhje mbeturinat e komunizmit në Shqipëri!!!!
Unë mendojë, se Ish-Ambasadori Amerikan në Tiranë, John Withers, ka plot të drejtë, kur thotë se “U larguan mbetjet komuniste” mbasi ai e ka me këtë rast dhe si shihet qartë e ka personalisht me Berishën – megjithse, mundohet të fshehi të vëtetën kur fletë në numërin shumës.
Ambasadori gabon rëndë kur “ofendon” me këtë rast duke folur në numërin shumës, mbasi në shqip fjala”mbetje” d.t.th.:”Ajo që mbetet nga një e tërë pasi ia kemi hequr diçkaje, një pjesë, tepricë; kusur; mbeturinë; e tjer” sepse, mendojë unë “as kan qenë dhe as janë të gjithë komunistë mbetje, ka pasur dhe ka prej tyre shumë njerëz të mirë, dhe unë kam shumë prej tyre miq dhe shok”.
Dhe me qëllim ai “harron” se po ai vetë na i solli për tre vjet të gjithë komunistët dhe ish komunistët, bijët e bijat e tyre në Amerikë. Meqense, zoti Withers i paska kaq zëtë, ose si amerikan nuk ka si i do komunistët, dhe e “paska pas kaq për gale me këto mbetjet komuniste “, në Tiranë, po i them se aq shumë komunistë – ish komunistë dhe ish oficera Sigurimi, kan marrë vizë sa ishit ju Ambasador në Tiranë(2008 -2011), nuk kan marrë në 18 vjet, prej se kur u hap për herë të parë Ambasada e SHBA- në Tiranë.
Unë nuk e di numërin se sa ka përrreth shtëpisë së tij komëshi zoti Withers, atje në Virxhinia!? por e di shumë mirë që këtu në New York, ka plot. Bile ka edhe nga ata që janë bërë edhe “armiq” me mua dhe më “urrejnë”, sepse, unë i kundërvihem dhe nuk mund t’i durojë, as që do të pajtohem me ta kurrën e kurrës,. Sepse, janë ato mbetjet e komunizmit, që thoni ju zoti ambasador Withers, që u larguan dhe erdhën këtu në SHBA, dhe po ma shajnë Amerikën, me keq se në kohën e monizmit.
Ata janë të pakënaqur me Amerikën “, duke thënë,lart e poshtë nëpër kafene , parqe dhe rrethe të ngushta të tyre familjare :” A kjo është Amerika……!!!!!, Amerika nuk bën…..është një “garbage” !!!!. Ata flasin ende politikisht si në kohën e komunizmit, kur flasin për luftën amerikane në Irak, Afganistan, e tjera, komentojnë ndërhyrjen e Amerikës këtu apo aty, apo ajo që nuk durohet fare është kur shprehin alibitë e tyre për ngjarjet e 11 shtatorit 2001, të cilat janë çmenduri me të vërtet – apo kur “çfyrhen” me të tjera marrëzira dhe pakënaqësira, që smund ti’ ze në gojë – ”
Parlamenti, i ri i Shqipërisë, që doli nga zgjedhjet e 23 qershorit, zoti Ambasador John Withers, është i dominuar tash nga e majta Socialistët dhe LSI, dy partitë me ekstreme të majta,që ka Shqipëria , sot, të cilët përdoren për të fituar këto zgjedhje edhe katër Partitë Komuniste. Ata ndërsa, kan në mandatin e ri, 84 deputët, shumicën e cilësuar, nga këta janë mbi 30 përqind e tyre, të cilët i kan shërbyer me devotëshmëri komunizmit, ose edhe nga ata që kan qenë me librezën e Partisë Komuniste në xhep -gji, ose bijët e bijat e tyre. Kurse, njeri prej tyre ka qenë deri Ministri i Punëve të Brendeshme, para 1990, njëri kryeredaktori i Zërit të Popullit, dhe Koço Kokëdhima që thotë me mburrje publikisht në televizion se: “unë komunistë jam dhe komunistë do të vdes, sepse jam familje komuniste”.
Ndërkohë, Lideri i Partisë Socialiste, si kryeministri i ri, kur të futet në zyrën e tij, dhe të ulet në karrigen e Kryeministrit, në shtator, do të ulet si i biri një ish anëtarit të Komiteti Qendror i Partisë së Punës së Shqipërisë, si i biri i nënkryetarit të Frontit Demokratik me Nexhmije Hoxhën në krye, ose si i nipi i një ish anëtari të Byrosë Politike, që së bashku me pasardhësit, të cilët mbas dy muajsh – do të zënë vendet në zyrat ku qenë 22 vjetë më parë, do të ulen në të njëjtat karrike, dhe mbajnë detyrat ku kan sunduar baballarët e tyre, dhe ata vetë ndoshta ndonjeri për afro gjysmë shekulli (Skender Gjinushi ish Ministri i Arsimit në kohën e diktaturës).
Megjithatë , Zoti Ambasador John Withers, do të thoja se herën tjetër rezervoju pak …… “Kur të, të mbërthejn emocjonet dhe “inatet” e akuzave, ose is i themi ne shqiptarët “dufi”, siç është edhe ky reagimi më i fundit ( mbasi ju keni dalur hapur tashmë dhe nuk po e ruani veten për njëanëshmërin tuaj – duke ia servirë disa herë, sa herë që iu duhen komunistëve të Tiranës, nga një letër soe intervistë në muaj nga Uashingtoni), pra “mos u mundo duke u munduar të justifikosh atë dashurinë dhe respektin e madh që kemi në shqiptarët( veçanërisht, ne që e paguam me gjak, pushkatime, burgosje e interrnime, ëndrrën Amerikane ),,, mos u “nxito” të bëshë deklerata kaq “bombastike”, duke i përgjithësuar këto çështje, se nuk janë absolutisht të gjitha si thua dhe si mendoni Ju…! zoti Withers.
Kurse e dyta, letra juaj duket sikur Ju zoti Ambasador Withers, po tentoni të bëni të majtët, ish komunistët sikur vetem ata të jenë një faktor në mardhëniet SHBA – Shqipëri. Po ku jemi ne të tjerët zoti Ambasador !!! Apo, kjo vjen sepse ju lidhjet më të mira i keni me një televizion dhe kryeredaktor i thekur majtistë(TCH) dhe një gazetë(Shekulli) që Ambasada e SHBA në Tiranë, i ka ndërprer lidhjet më të, për arsye që tashmë dihen, dhe që t’i i di, por ti flet në këtë mënyrë, duke ua drejtuar letrat atyre, që të bëjnë propogandë me letrat e tua, sa herë që ju i nevoiten në këtë fushate, dhe në këto zgjedhje. Të njëjtën gjë gjë bëtë ju edhe me zgjedhjet e lokale të viti 2011, kur sulmuat Luzim Bashën.
Zoti Ambasador, media vizive dhe të shkruara në Shqipëri ( media 90 përqind kontrollohet nga e majta – Shqipëria, ishte i vetmi vend në botë, ku opozita në 8 vjet kishte televizionet dhe gazetat më të mëdha në vend), për këto 20 vjet, që nxjerr si lider të demokracisë, vetëm emrin e Edi Ramës, dhe çdo ditë fletë për bëmat e Enver Hoxhës, duke e nxjerr edhe si “por amerikan” dhe këtë atë e bëjn?7 vetëm për nosltagji.
Shtypi i jatë në Shqipëri, në asnjë rast nuk përmendin ish të presekutuarit, Partin Demokratike, ose partitë e djathta – partitë tradicionale, PLL, BK , Republikanët, PDK, e tjera, por gjithmon meditojnë për t’u faktorizuar në politikë, Edi Ramën, në mënyrën e asaj thënies filozofike, “nuk ka rëndësi se ç’thonë për mua, kush kam qenë – dhe çfarë ka bërë partia ime – rendësi ka që ata po humbasin kohën me mua dhe një ditë do të humbin durimin dhe do të lodhen”
Por, zoti Ambasador Withers, kur nuk do t’a besoja “se si ju mund t’i besoni dhe të bëheni kaq shumë “mik” me ata që 23 vjetë më parë “Amerikën e quanin “Imperialism , Xhandarin, armikun e komunizimit e të tjera”. Pra, e thënë paksa me troç me komunistët dhe ish komunistët, bijët e bijat e tyre, duke na lënë me një anë ne ish anëtarëve të, të atyre të pushkatuarve, ish të burgosurve politik, ish të interrnuarve dhe të presekutuarve, ish pronarve, që e deshëm dhe duam kaq shumë Amerikën, sa edhe vuajtëm dhe e paguam aq shtrejtë. Kurrën e kurrës nuk do ta besoja…..!!!
Zoti Ambasador, a e di ti se:”Ky njeri që bërtet sot me të madhe :” Ky vend ka nevojë për paqen dhe dashurinë në vend të ndarëjes së njerëzve.”, është, po ai që Shqipërin, për 8 vjet sa e sundoi(1978 – 2005) dhe për 8 vjet sa ishte në opizitë(2005-2013) e zhyti Shqipërinë në kaos, sa që me protestat e përhapura dhe të dështuara, vuri në rrezik të lartë, paqen e sigurinë në vend, tentoi të kthej Shqipërinë në formën e protestave të organizuara prej skemave piramidale. Protesta, e Edi Ramës u kthyen në një makinë për të trazuar Shqipërinë, vetëm e vetëm për ta rrëzuar qeverinë e zotit Berisha, i cili u fajësua se ua kishte vjedhur votat, një diçka që kurr nuk u provua.”
Zoti Ambasador, ju ishit në detyrë në Tiranë, kur Socialistët, protestoni në mënyrë të kundraligjshme anti demokratike.” Por ju zoti Ambasador Withers, shumë shpejt harruat se në demokraci, nuk vihet me “çdo kusht” si ka thënë Edi Rama, dhe erdhi me “çdo kusht” . Ti i dëgjove parrullat, që hodhën ata për 3 vjet në Tiranë; “Poshtë Qeveria – Greva Urie, parrullat “Vdekje a Liri” para Kryeministrisë, dhe bllokime rrugësh, apo si ajo tragjikja me 21 Janarin. Të gjitha këto i bënë këta 84 deputetët, që fituan zgjedhjet e 23 qershorit, zoti Ambasador, nën udhëheqjen e fortë të këtij Lideri i Partisë Socialiste, Edi Ramës që neser si kryeministri i ri, kur të futet në zyrën e tij, dhe të ulet në karrigen e Kryeministrit, të asaj Kryeministrie që ai ja theu edhe portat dhe e dogji e shkatërroi gjithëçka për Ilir Metën e bllokut 70 mijë dollarë!.
Tek e fundit, zoti Berisha më në fund për herë të parë organizojë dhe mbajti si qeveri në 23 qershor zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë në Shqipër, zgjedhje të lira të ndershme, transparente dhe demokratike, të vlerësuara dhe të “duartrokitura” nga Washingtoni dhe Brukseli. Megjithëse, ai në fund e pa se demokratët e tij e djathta në Shqipëri, po merrte një nga humbjet më të mëdha. Z. Berisha, një lider besnik krahut të djathtë, u ngjit në zyrën e Partisë së tij, dhe pranojë dorëheqjen nga kreu i partisë dhe mori mbi “shpatullat” e tij pasojat e humbjes, zoti Ambasador John Withers, atë që së bëri i biri i komunistit Edi Rama si kryetar i PS në 8 vjet,kur dy herë i humbi zgjedhjet.
Socialistët, tani së bashku me LSI do të mbajnë 84 vende nga 101 ulëse që kishin në parlament, në vitin e përgjakshëm të ngjarjeve të viti 1997 kur e udhëhoqën në mënyrë të mjerueshme Shqipërinë,. Një shenjë kjo që tregon qart se ata do të marrin pas vetes edhe partitë e tjera të koalicionit të majtë, përfshirë këtu në Qeverinë e re edhe katër partitë komuniste, socialdemokratët, e Skender Gjinushit dhe Paskal Milos, dhe të gjithë ata që e bënë 97′. Dhe kjo ngjallë frikën e “totalirarizmit – parti pushtet”. E cila tregon se ata meqense kan një maxhorancë të cilësuar, do të miratojnë çdo gjë – çdo ligj, vetëm me votat e tyre. Kështu Shqipëria, në mënyrë të heshtur nga ajo “Rilindja që propogandoi Edi Rama në shtator do të kaloi pa u vënë re në ringjallijen e sistemit diktatorial parti shtet”, atë atij sistemi që patën mbajtur ata për për 50 vjet në pushtet……
Zoti Ambasador Withers, të mos harroni se :”Uashingtoni dhe liderët europianë perëndimorë kishin vënë si detyrë dhe kërkuan në Shqipëri vetëm zgjedhje, të lira dhe të ndershme, zgjedhje demokratike dhe të pa kontestuara, të cilat ashtu vërtet u mbajtën si premtoi qeveria dhe Kryeministri Berisha, nën patronazhin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, si mjet për rivendosjen e qetësisë dhe për të treguar se edhe mbas 22 vjetë demokracia funksionon , por asnjëherë nuk u shkoi ndermend se, tani kemi vetem një forcë politike në Shqipëri – parti pushtetin- që do të udhëheqi si në kohën e Enver Hoxhës .”