Më 4 e 5 gusht, në Tuz e në Trish të Malit të Zi u përkujtua Patër Luli – Andrea Gjekaj. Meshtari, jo shumë i njohur për shqiptarët e trevave të tjera, përmendet akoma në këngët e rapsodëve të Malësisë së Madhe. Ra heroikisht në frontin e Shkodrës, gjatë luftës së vitit 1911, duke kryer detyrën e kapelanit ushtarak, duke bekuar e varrosur të vdekurit me të gjitha Sakramentet e krishtera. Ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare, duke u kujtuar nga populli si martir