• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gëzim Hajdari vlerësohet nga revista prestigjioze italiane “INSULA EUROPEA”

May 26, 2020 by dgreca

Revista letrare italiane “Insula europea” prezanton librin dygjuhësh të autorit Gëzim Hajdari “Cresce dentro di me un uomo straniero/ Një burrë i huaj rritet brenda meje”, botuar në Romë 2020. Njoftimin e ka publikuar ne gjuhen shqipe gazeta”Diaspora”, nje projekt i financuar nga qeveria zvicerane. Në shkrim bëhet një vlerësim i krijimtarisë së tij artistike dhe sillen vargjet e tij më të reja shkruar në mërgim.

Gëzim Hajdari krijon në shqip dhe italisht. Ka përkthyer poetë të ndryshëm shqiptarë në italisht. Është president i Qendrës Ndërkombëtare italiane “Eugenio Montale” dhe qytetar nderi për merita letrare i qytetit të Frozinones.

I vlerësuar nga shtypi dhe kritika ndërkombëtare si një ndër poetët më të shquar bashkëkohorë ai ka fituar shumë çmime letrare. Veprat, veç gjuhës italiane, janë përkthyer ne gjermanisht, spanjisht, anglisht, frëngjisht.

*** 

Gëzim Hajdari ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit dhe Letersi Moderne Italiane në Universitetin “La Sapienza” të Romës. Në 1997, ai mori çmimin prestigjioz të Italisë “Montale” për poezi të pabotuara. Këshilli bashkiak i ofroi një apartament të ri. Ai tani është një nga poetët kryesorë të huaj në Itali. Hajdari shkruan në shqip dhe italisht. Ai ka botuar vëllime të shumta poezish. Kritika italiane ka shkruar shpesh dhe e ka vleresuar si nje nga zerat kryesore te te huajeve ne Itali.

         Gëzim Hajdari së bashku me shkrimtarin Shpend Sollaku Noe’ krijuan degën e parë të Partisë Republikane Shqiptare në të gjithë Shqipërinë, degën e Lushnjës. Ishin organizatore dhe luftetare të ndryshimeve demokratike. Në shtator 1991 themeluan gazetën e parë pluraliste në rrethe, “Ora e Fjalës”, gazete qe dha nje kontribut te jashtzakonshem ne proceset demokratike. Pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992 ata emigruan në Itali.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Çmim ne Itali, Gezim Hajdari, Peninsula Europea

Artikujt e fundit

  • Kosova’s Fight For Justice And Healing Starts In Albanian Homes
  • FILARMONIA E KOSOVËS  KONCERT FESTIV NË VJENË
  • Refat Gurrazezi, djaloshi nga Skrapari që drejtoi në SHBA për 11 vjet gazetën “Dielli” dhe për 14 vjet ishte sekretar i “Vatrës”
  • JAKUP KRASNIQI, MISIONARI I MADH LËVIZJES KOMBËTARE
  • Kush e bleu kokën e Ali Pashë Tepelenës: Fundi i luanit të Janinës
  • PËR LIBRIN E SHPENDI TOPOLLAJT “KADAREJA I PAVDEKSHËM”
  • HAFIZ SABRI KOÇI – NJË KUJTESË QË SFIDOI DIKTATURËN, NJË TEST PËR NDËRGJEGJEN MORALE E POLITIKE TË SHQIPTARËVE SOT
  • NJË JETË ME PËRPJEKJE DHE ARRITJE, Inxhinier Mërgim Korça iku…
  • Broshura “Albania” e Athanas Gegajt dhe Rexhep Krasniqit
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Marin Becikemi – Shkodrani
  • THE AUCKLAND STAR (1938) / “NE BESOJMË NË TË QENIT VAJZA MODERNE…” — INTERVISTA ME MYZEJEN, RUHIJE DHE MAXHIDE ZOGU NË LONDËR
  • Albanian American Gastrointestinal Association and Albanians Fighting Cancer join forces on April 4th, in Boston, MA, to empower our community and to raise funds for our fight against cancer
  • Hidai Bregu, in memoriam…
  • Një mbrëmje e ndjerë dhe domethënëse në shërbim të drejtësisë dhe dinjitetit
  • 18 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, festë në Florida

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT