• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Inva Mula, mbështetje betejës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO

September 8, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 8 Shtator 2015/ MPJ kosovare bën të ditur sot se, sopranoja me famë botërore Inva Mula, e cila të shtunën qëndroi në Prishtinë me rastin e ditës ndërkombëtare të bamirësisë, në një shkrim për prestigjiozen “La Lettre Diplomatique”, angazhohet në mbështetje të betejës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO. E vendosur prej vitesh në Paris, ku edhe gjendet selia e UNESCO-s, zonja Mula-Ramadani u bën thirrje shteteve anëtare të pranojnë Kosovën në këtë organizëm kyç të Kombeve të Bashkuara. Inva Mula ishte ftuar në Kosovë në manifestimin shpirtëror kushtuar Nënës Terezë, ku këndoi premierë himnin e ri kushtuar shqiptares misionare, nobeliste të paqes. Në vijim ju sjellim të plotë shkrimin e zonjës Mula-Ramadani për botimin diplomatik francez “La Lettre Diplomatique”.

“UNESCO T’UA HAPË DYERT NJERËZVE TË KOSOVËS”
Nga Inva Mula Ramadani
Asnjë art nuk është më kozmopolit se opera. Asnjë gjuhë nuk është më ndërkombëtare se ajo e muzikës. Një vepër operistike është kënaqësi për t’u parë dhe dëgjuar sepse shpërfaq humanitetin – e mendimit, shprehjes dhe sjelljeve.
Por përqafimi i kozmopolitizmit, i vlerave universale nuk është rastesi. Eshtë edukim. Eshtë orientim. Eshtë qëndrim.
Babai im ka lindur ne Gjakovë ( Kosovë), nëna ime në Izhvek të Rusisë, një pjesë e familjes time jeton ende në Kosovë. Unë jam shkolluar në Tiranë dhe kam filluar karierën artistike në Paris për ta zhvilluar atë në përmasa ndërkombëtare nga Prishtina në Tokio, Moskë, Londër, New York, Buenos Aires, Milano,Vjenë , San Paolo, Madrid, Pekin etj etj .
Kjo dinamikë më ka plazmuar ndjenjat së pari të europianizmit, mandej të universalizmit. Sot, ndjehem qytetare e botës. Tejkalimi i kufizimeve “tani” dhe “këtu”, janë parakushte për sukses. Suksesi është gjendje mendore përpara se të bëhet realitet faktik. Ai përjetohet së brendshmi, para se të manifestohet së jashtmi.
Kam kënduar në site të mbrojtura nga UNESCO dhe në evente të UNESCO-s. Në të parat kam ndjerë pakohshmërinë – objekte kulturore të ndërtuar nga paraardhës tanë dhjetra shekuj më herët, sot janë pasuri e mbarë njerëzimit. Kufinjtë kohorë kapërcehen natyrshëm dhe ngjarja mund të ndodhte kurdo si për të na ndërmendur për metafizikën e muzikës dhe kulturës. Në evente të UNESCO-s kam  marrë pjesë dhe shoh se si kjo organizatë zbut diferencat, përafron njerëzit, formëson koncepte, inicion aksione, duke krijuar një komunitet të qëndrueshëm dhe të emancipuar.
Ne jemi edhe produkt i rrethanave. E nisa me një rrëfim personal për të ardhur tek besimi im organik se një organizatë që promovon vlerat e kulturës, arsimit, bashkëpunimit, kërkimit shkencor si UNESCO do duhej të përfshinte në gjirin e saj vende dhe t’u ofronte mundësi të rinjve dhe të rejave të ndjehen qytetarë të botës dhe aksionit global për përmirësimin e vendeve te tyre dhe planetit tonë të përbashkët. Eshtë ora që UNESCO t-ua hapë dyert njerëzve të Kosovës.

Filed Under: ESSE Tagged With: Behlul Jashari, Inva Mula, mbështetje Kosovës, per anetaresim ne UNESCO

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT