NGA KRISTAQ PAPA-Astoria , NY /
Pasditen e katër nëndorit, Geri Demi, vendosi të mos dilte nga shtëpia -sidoqë s’do të ndodhi ndonjë gjë e madhe ,përsëri më mirë s’po dal, edhe i lodhur jam, justifikoi vendimin e tij dhe pa e zgjatur shumë u fut në dush. Televizorin e la hapur, kështu i qe bëre zakon ,bile në këtë rast e ngriti volumin e zërit më shumë , sikur donte të thyente monotoninë që krijonte mungesa e prindërve të tij dhe e motrës së vetme që e donte shumë .Rastisi që ata ta kishin pronotuar këtë fundjavë të gjatë që pa u publikuar akoma koha kur do të arrinte në NY tornado” Sandy”. Si doli që andej ,mori një birrë në frigorifer dhe u rehatua në vendin e tij të zakonshëm përball televizorit. Jashtë vazhdonte një shi që mund ta quaje të zakonshëm ,po i shoqëruar me erë. Nuk bëri asnjë ndërrim kanalesh të T V, se ishte i bindur që në të gjithë trasmetohej e njëjta gjë, informacione nga pika të ndryshme të qyteteve të rrezikuara nga Tornadoja që pritej të vinte. I erdhi për të qeshur nga pozicionimi i reporterëve në pellgje ujë, në rrugë apo pranë ndonjë dege lisi të rrëzuar nga era .Shkëmbeu një sms me motrën dhe ajo i tha se edhe atë natë do të flinin në Florida, në pritje të rregullimit të motit dhe të rihapjes së areoporteve të N Y. Vazhdonin njoftimet për mbylljen e të gjitha shkollave publike e private për ditën e nesërme,të gjithë stacionet e trenit qytetës e ndërqytetës të të gjitha linjave; të autobuzeve dhe të të gjitha llojeve të transportit publik,bile arrinin deri atje sa të këshillonin edhe qytetarët që pa pasur një nevojë emergjente shumë të madhe të eleminonin të gjitha lëvizjet edhe me automjetet e tyre. Ndërkohë, era qe bërë shumë më e fuqishme ,aq sa edhe xhamat e dritareve, edhe pse të dubluar, dhe që ishin në pozicion jo shumë të ekspozuar në drejtim të sajë , filluan të kërcisnin. Pa koshiencë, u afrua te dritarja e pasi shmangu perden, përqëndroi shikimin jashtë. Blirët e rrugës edhe pse të vegjël e me kurorë jo shumë të madhe ,forca e erës i detyronte të përkuleshin aq shumë, sa gjethet e mbetura, puthnin tokën e trungu kryesor ngelej për minuta të tëra i harkuar, e fortë shumë qenka, i doli me zë mendimi Gerit.
Zilja e celularit doli mbi zërin e gazetarit në T V. Zilaj e telefonit tingelloi fort. Kapi telefonin dhe qetësoi Xhaxhi Milin që e merrte nga Shqipëria, duke i thënë se në lagjen e tyre nuk po ndodh asgjë, është një natë e zakonshme dimri dhe kaq. Në sekond iu kujtua se atje tani ishte ora gati 3 e mëngjesit.Sa të ndjeshëm jemi ne shqiptarët!
Flini xhaxhi Mili ,flini se ne jemi shumë mirë ,të fala teta Liljanës ,Klodit e Eneas ,nesër do ju marr unë, po rrini pa merak se ne jemi mirë!
-Ashtu qoftë – I tha xhaxhai- po këtej po thonë, që aty po bëhet nami; nejse natën e mirë, – e mbylli telefonin xhaxhai. U përqëndrua përsëri në ekran. Kamerat në pozicione fikse jepnin atë pjesë rruge që mund të filmonin dhe komentatorët komentonin se ato tani ishin si një lum i rrëmbyshëm dhe kjo dukej. Shtëpitë në buzë të oqeanit, të kredhura në errësirë të plotë, qenë mbushur me ujë e muret e tyre dy apo tre kate të lartë mundoheshin të përballonin forcën e dallgëve dhjetrametra të larta.
Ndërroi stacionin dhe i parakaluan po të njëjtat pamje, pemë e shtylla elektrike të thyera , makina të zëna nga shtylla apo trungje pemësh,të tjera të zhvendosura e të përplasura kokë më kokë me njëra tjetrën. Geri filloi të besonte se diçka e rëndë kishte ndodhur dhe vazhdonte të ndodhte akoma në ato momente.
Jepej njoftimi në tërë stacionet e TV-ve se tani tornado po prek tokën në pjesën jugore të Nju Xhersit . U bëhej thirrje banoreve, se edhe nëse nuk janë të lajmëruara familjet që janë me banim në zonat e ulëta, të afërta me bregun e oqeanit dhe që kanë mundësi që të lëviznin ,të largoheshin sa më shpejt që të ishte e mundur. U mundua të bënte dy tre telefonata me shokët në Nju Xheresi e në zonat e Kuinsit ,s’qe mundur. S’kishte sinjal. Pas disa orësh ,kur era pushoi e moti u qetësua, e ndau mendjen se më mirë do të ishte të shtrihej, mbase do ta zinte gjumi e nesër do të mësonte më shumë për atë që kish ndodhur e do të shikonte si ç’vendim do të merrte dhe si do të vepronte. Nuk e zgjati ,ora po afronte 12 ,fiku dritën dhe u shtri duke u kthyr në anën nga dritarja që e fuste gjithnjë në meditime. Gjendja gjysëm zgjuar e gjysëm në gjumë ja kthente shpesh xhamin e dritares me rrëkeza ujë, herë si ekran tv ku rridhte një lumë e herë si një rrugë e gjatë.
PARALELE: DJEMTË E ASTORIAS DHE PERMBYTJET NË SHKODËR
… Nuk kishte gjum atë natë stuhijë. Ndërroi drejtim dhe vështronte tavanin ,po nuk i pëlqeu grija e errët e tij, që përftohej nga ndriçimi i rrugës dhe u rikthye përsëri nga dritarja .Atje vazhdonte të rridhte lumi i tejfryrë po me ujë të pastër. Gjë e mirë do t’i thosh e ëma ,mos të jetë i trubull, do të theksonte ajo ,po i pastër mirë është, fat, mbarësi. Në këtë gjendje përgjumje iu bë se ishte në Shkodër.Ishte mbi urën e Bunës së tejfryrë dhe qe kthyer nga e famshja Kala e Rozafës….dhe iu kujtua situata e dikurshme e përmbytjeve në Shkodër.
Qe mbërthyer para televizorit për të parë lajmet nga Shqipëria. Kronika e çoi në Velipojë, ku dikur kish bërë plazh ,në ekran portreti i Luigjit ,buza e dridhur, duart e rrshkura, shikimi i tretur te stalla, që i dukej vetëm kulmi i çatisë e deklarata befasuese ….-S’kishim ca me ba ….s’patëm asnjë mundësi …ç’munt të bajsh për 10 minuta …..e pasi thith me gjithë forcën e gjoksit cigaren e ndezur ….-u tret në pakogjë kohë, mundi dhe djersa e djemëve në mëgrim për shtatë vjet , e fundosi në ujë bashkë me 100 dosa ….po ..ani ..robt taman e kryt shëndosh…E pas tij një nënë me katër fëmijë të gjithë poshtë shtatë-tetë vjetësh –s’munda të shpëtoi asgjë nuk e prisnim ashtu si na erdh, krejt papritur –e duke hapur krahët e pushtuar fëmijët- veç këta shpëtova- dhe gëzimi i zë vend në fytyrën e saj …
Kjo është dorë e zgjatur për ndihmë, i kujtova vetes porosinë e profetit Duhet të bëjmë diçka për këta njerëz ,të jemi pranë tyre, me zemër, me fjalë po dhe me ç ‘të mundemi, këta janë vëllezërit tanë në vështirësi që zgjasin dorën për ndihmë. Shkoi tek kompjuteri dhe shkroi me një frymë. Vërshimi i lumenjëve Drin dhe Bunë si rezultat i shirave e hapjes së portave të digave për të mbrojtur hidrocentralet ka përmbytur mijra familje në gjithë fushën e Shkodrës dhe të Lezhës. Ne duhet tu vijmë në ndihmë bashkëkombasve tanë me ç’të mundemi!
Ne, një grup djemësh shqipëtar të Astorias, do t’i dërgojmë ato në Shqipëri. Për ç’do informacion merrni në telefon nr…. ,dhe pa hezitim vuri numrin e telefonit të tij.Ne do të vijmë t’i marim matrialet e grumbulluara me mjetet tona, ose i dorëzoni ato në adresën..dhe përsëri vendosi adresën e tij .Klikoi print dhe shumfishoi disa kopje.Boll janë këto, mendoi. Kështu e bëra mirë! Duhet t‘i japim fund diskutimeve për orë të tëra, për ato që bëjnë të tjerët e vetë të vegjetojmë. Duhet të bëjmë atë që mundemi ,duhet të fillojmë të bëjmë diçka e më parë se për këdo, këtë ja kemi borxh atdheut të të parëve tanë. Sapo arriti te lokali i zonës së tij, ku punonte Kristaq Foto , vendosi kopjen e parë në derën e xhamtë, para se të porosiste kafen. E bëra fakt të kryer ,tani s’ka më hezitim e aq më pak kthim prapa. Me kafen në dorë u ul në tavolinën e fundit. Kafja dihesh që frkuentohej nga shumë djem të lagjes dhe ata nuk vonuan të vinin.E lexuan dhe u ulën në tavolinën e Gerit. Tani zgjidheni vetë kush do të vijë me mua të vendosim njoftimet e tjera në Bronx,në Rixhvud dhe qendrat e tjera ku jetojnë e mblidhen shqipëtarët.Dhe u nisën me një frymë .Jo një makinë, po dy Pa entusiazëm dhe solidaritet tek ata që takoi ,mori urime ,për atë që kishte nisë të bënte. Dhe punët rrodhën me një shpejtësi marramendëse . Të nesërmen telefonata nga pjesë të ndryshme të Nju Jorkut. Befasia telefonata nga te gjitha anet. Dhe pyetja ime-po ju si e morët vesh? Përgjigja -nga TV “ Kultura Shqiptare” që dha me titra njoftimin e bëri thirrje për solidaritet.
-Nana,t’kam marrë në telefon për t’thanë se djëmtë po i bajnë gati e do t’i sjellin vetë tek ju mos t’mundohesh hiç me ardh’. Jemi shumë shqipëtarë këtu e ne jemi duke i lajmëruar të gjithë, se ju mbetet hatri.
– Po ti rrofsh more birë e tu baft dita njëmijë,-uroi nëna duke e mbyllur bisedën. Pas një jave u kuptua se duhej një ambient më i madh se shtëpia jonë dhe e gjeti Bujari; Biznesmeni nga që ishte nga viset shqiptare të Krajës, mbetur në kufijtë shtetror të Malit të Zi. Ai mori përsipër me shpenzimet e veta trasportin e gjithë ngarkesës për në Shqipëri.Të gjithë patën një kërkesë të vetme; ndihmat të shkojnë tek ata që kanë nevojë, tek më të varfërit, te më të prekurit.
Në Shqipëri i pritën dhe i shpërndau Imami dhe personeli i xhamisë së Tabakëve. Dhe vërtet ato shkuan atje tek vëllezërit që kishin nevojë për ndihmë…….
DJEMTË SHQIPTARË TË ASTORIAS, NDIHMA PËR TË PËRMBYTURIT NGA “SAND-I”
….Duhet të fle, i foli vetes me zë Geri, nesër duhet të ngrihem e të shkoj në …..po dora pa urdhërin e tij e kish marrë pultin dhe e kish hapur tv … Geri s’u besonte syve. Iu duk se ekrani pat fokusuar një tabllo gjigande sureale … një rrugë makinash e mbuluar me rërë dhe mbi të kish mbirë një urë këmbësorësh druri me shkallë e në majë të sajë një makinë e kuqe, poshtë në këmbët e urës përplasur trarë,dërrasa,skafe të vegjël e të mëdhenj dhe makina të shumta,qe afruar edhe një cati e shkëputur nga shtëpia, që i kish shërbyer; në krah të djathtë, flakë që pasi kishin përpirë e kthyer në hi, dhjetra shtëpi po fikeshin dalngadalë duke lënë pas vetes ndojë gjuhëz të vogël flake dhe tym,tym të zi … U ul i dërrmuar në kolltuk dhe lexonte titrat, që jepnin lajme të kobshme dhe nuk donte ta besonte se tornadua e sapo kaluar kish marrë edhe shumë jetë njerëzish,kish ndarë fëmijën nga dora e prindit…kish paralizuar krenarinë e botës së qytetruar, simbolin e zhvillimit, Nju Jorkun. U çua dhe lëvizi për nga dera. Pastaj i foli me zë asaj pjese të vetes që kish bërë këtë veprim prit ..prit është akoma herët për të dalë, tani po zbardh e për të shkuar atje ku do ti, duhet të jetë ditë dhe pale do të mund të shkosh. Iu bind gjithë qenja e tij këtij urdhëri, apo kësaj llogjike dhe u kthye përsëri. U afrua më shumë tv, bile iu duk se ai e kish fajin për ato që jepte,jo ato s’kishin ndodhur atje në realitet, ato ishin thjesht tabllo inegzistente të kësaj kutie të shëmtuar….
Filluan të trasmetohen pamjet e filmuar nga një kamer e vendosur me siguri në ndonjë helikopter..Mbetur vetëm muret rrethuse të shtëpive të djegura të vështruar nga sipër dukej si një varrezë e stërmadhe ..varrezë shtëpish…dhe në trup i shkuan morrnica ….U çua më i vendosur se kurrë e për të mos u kthyer më i tha vetes me zëplotë, tani duhet të shkoj. Mori për siguri veç xhupit edhe mushamanë e gjatë –se të mbron nga shiu dhe era ,mbathi çizmet e gjata të dëborës,fiku TV dhe doli nga dera …Ktheu kokën mbrapa edhe pa derën ku do ish e ëma po të ish kthyer dhe buzëqeshi me porosinë që do t’i jepte, atë të përherëshmen.
-Hap sytë të keqen mami…nuk di pse instiktivisht u mbështoll më shumë në xhup edhe pse nuk dukej të ish shumë ftohtë. Mbase nga që e dinte që e ëma nuk ishte aty, por iu duke se edhe atje mijra km larg ku ishte ajo e shikonte dhe me atë veprim, ja plotësoi porosinë që i dha.I hipi makinës dhe iku. Në atë mëngjes të sapo ardhur, ai eci në të gjitha rrugët deri sa i dilte trungu i parë i rrëzuar e ai s’mund të ecte më,në rrugën tjetër deri sa ta prisnin rrugën dunat e rërës së sjellë dhe dërrasat, që e bënin të pakalueshme. U soll vërdallë, po të gjitha rrugët të bllokuara. I bëri telefon Indritit mos dinte ai ndonjë rrugë të dytë për në Bixh, s’mori informacion.Iu lut që të takoheshin tek Kiçua aty nga ora 10.
U kthye përsëri në shtëpi dhe hapi TV. Guvernator,Senatorë, Kongresmenë e kryetarë bashkish kishin filluar konf erencat e shtypit. Pa numërat e telefonave për informacion dhe për donacione, e ku kërkoheshin e vullnetarë. Ishte në fund të fundit shumë më e thjeshtë se Shkodra.
– Na duhen njerëz që të kenë makinat e tyre e me donacionet e tyre. Ne nuk keme asnjë strukturë të ngritur; kemi nevojë për vullnetarë, kemi njerëz të bllokuar në shtëpia që jetojnë të vetmuar e që nuk mund të dalin. Dritat janë ndërprerë. Ujë i pishëm është bërë i papërdorshëm. Na duhet ujë, ushqime…
-Nesër,i thosh Gerit, zonja matan’ telefonit, nevojat e ngutëshme do të jenë për ujë, njerëz e mjete.
– Faleminderit …dhe u dëgjua sinjali i ndërprerjes së bisedës. Geri hodhi në letër numra telefoni, adresa rrugë të mundëshme për të kaluar dhe pa e pritur orën 10, ia mbathi tek Kiçua.Porositi kafen dhe mori pyetjen e Kiços.
– Erdhi Luli?
– Jo- u përgjegj Geri,ishte i pamundur udhetimi, qëndruan në Florida .Mbase vijnë sonte. Për nja 4-5 ditë po –tha Kiçua gjithë Kompetencë,-janë mbyllur aeroportet e Nju Jorkut e të Nju Xhersit. Fati i tyre le të bëjnë pushim ata, kështu qënka e thënë, ne vuajmë këtej ata bëjnë qejf andej,bëri shaka .
Me kafen’ në dorë, Geri shkoi në tavolinën e tij të zakonshme. Erdhën Indriti, Beni, Ergersi. Është më e thjeshtë se ç’e menduam, u tha Geri shokëve. Duan ushqime, ujë, njerëz dhe mjete. Kështu që ne e kemi të lehtë. Nuk do bëjmë njoftim për të mbledhur të holla, do të mbetemi tek mundësitë tona dhe tek ata që i kemi shokë. Të tjerët le t’i njoftojmë që mund t’i blejnë dhe po të kenë dëshirë t’i shpien vetë. Kështu bëhemi më shumë dhe zgjerohet rrethi i kontribuesëve.
Kur ma tregonte ngjarjen, Geri Demit i shkelqenin syte :Të nesërmen në mëngjes mbushem me të hollat tona makinën me ujë të pishëm dhe me dy makina u nisëm për në destinacion. Dhe ndihmuam sa mundëm. Ishim të tjerë kur u kthyem. Tek sytë e secilit prej shokëve të mi shikoje atë që ai kish parë, atë katastrofë të paimagjinushme që kish ndodhur,po shihje edhe atë forcë të jashtëzakonshme solidarizimi atë besim të madh ,se normaliteti do te kthehej shpejt …
I kishte mbetur në mendje një detaj: Pasi i dorzoi ujin së moshuaës 90 e ca vjeçare, iu bind lutjes së saj, që tek shtylla e lartë, pranë derës së rrënuar tw shtëpisë, të vendoste flamurin Amerikan. Shenjë krenarie amerikane…
Nëntor, Astoria Nju Jork.