• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, strategji kombëtare për trashëgiminë kulturore

December 30, 2016 by dgreca

1-prishtina4-Kjo është strategjia e parë e Kosovës në këtë fushë që nga paslufta dhe miratimi i saj shënon moment të rëndësishëm për politikat, bazën ligjore, institucionet, administrimin, konservimin ruajtjen dhe promovimin trashëgimisë së Kosovës, si pasuria më e madhe dhe si shenja themelore e identitare e saj/

PRISHTINË, 30 Dhjetor 2016-B.Jashari/ Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Strategjinë Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore 2017-2027, si dokument themelor i politikave të Kosovës në këtë fushë në periudhë afatgjate.Ministria deklaroi se, kjo është strategjia e parë e Kosovës në këtë fushë që nga paslufta dhe miratimi i saj shënon moment të rëndësishëm për politikat, bazën ligjore, institucionet, administrimin, konservimin ruajtjen dhe promovimin trashëgimisë së Kosovës, si pasuria më e madhe dhe si shenja themelore e identitare e saj.

Me qëllim të përcaktimit të vazhdueshëm të trashëgimisë kulturore si shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, zhvillimit të bashkëpunimit dhe avancimit të sistemit të mbrojtjes dhe ruajtjes të trashëgimisë kulturore, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hartuar dokumentin Strategjia Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017-2027.

Në dokumentin e Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore adresohen aspektet themelore që në mënyrë të drejtpërdrejtë synojnë promovimin e vlerave reale kulturore dhe ekonomike të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës, si dhe rritjen e dukshmërisë së vlerave potenciale të saj.

Synimet e Strategjisë janë: – Sistemi ligjor dhe institucional i mbrojtjes – në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjeve tjera relevante dhe angazhimeve të Kosovës, si dhe orientimin e Qeverisë së Kosovës karshi Prioriteteve të Partneritetit Evropian dhe anëtarësimit në UNESCO; – Qasja e integruar në mbrojtje – sipas parimeve dhe trendëve të planifikimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban, ekonomik, shoqëror dhe kulturor; – Edukimi, promovimi dhe ndërgjegjësimi qytetar – me qëllim të nxitjes së ndjenjës së identitetit kulturor dhe si burim i frymëzimit dhe inovacionit.Dokumenti i Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore ka përcaktuar 5 objektiva: 1. Avancimi i kornizës ligjore dhe institucionale; 2. Qasja e integruar në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, drejt zhvillimit të qëndrueshëm; 3. Përfshirja e trashëgimisë kulturore në planet zhvillimore; 4. Promovimi i trashëgimisë kulturore; 5. Edukimi, aftësimi dhe pjesëmarrja aktive në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Në fushën e avancimit të kornizës ligjore dhe institucionale, prioritet mbetet investimi në institucionet e trashëgimisë kulturore dhe në sistemin e mbrojtjes në përgjithësi. Avancimi i vazhdueshëm i legjislacionit për trashëgimi kulturore do të përfshijë edhe masat që garantojnë harmonizimin me ligjet tjera të Kosovës, si dhe me legjislacionin e BE-së.

Qasja e integruar me këtë strategji merr përmasa zhvillimore në gjithë territorin e Kosovës duke e promovuar trashëgiminë kulturore si resurs të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, shoqëror dhe kulturor, në konsultim me aktorët relevantë dhe nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të komuniteteve relevante, përfshirë komunitetet fetare, si dhe pronarët, poseduesit dhe shfrytëzuesit e pronave kulturore, siç është përcaktuar me legjislacionin përkatës dhe angazhimet ndërkombëtare ligjore dhe politike të institucioneve të Kosovës.

Objektiv i veçantë dhe sfidues në këtë qasje bëhet përfshirja e trashëgimisë kulturore në plane dhe programe zhvillimore komunale dhe kombëtare. Metodologjia dhe praktikat e mira të konservimit të integruar të cilat promovojnë konkurrencë të lirë dhe të shëndoshë, si dhe nxitjen e kreativitetit dhe të inovacionit, do të vihen në shërbim të komunave të Kosovës nëpërmjet avancimit dhe zbatimit konsekuent të dokumentit strategjik të MKRS-së për konservimin e integruar (2010) dhe në harmoni me udhëzimet dhe praktikat ndërkombëtare, të promovuara nga UNESCO, KE, ICOMOS, ICCROM-i etj.

Komunikimi dhe promovimi gjithëpërfshirës i trashëgimisë kulturore dhe i arritjeve në fushën e zhvillimit kulturor me këtë Strategji bëhet hallkë vitale e procesit të mbrojtjes dhe njëherë e mëvetësishme, e cila garanton promovimin e vlerave reale kulturore dhe ekonomike të trashëgimisë kulturore të Kosovës. Strategjia në këtë kuadër shtron si kërkese studimin e plotë dhe sistematik të trashëgimisë kulturore, si dhe interpretimin objektiv për t’u plasuar në botime dhe mediume virtuale.

Edukimi, aftësimi dhe pjesëmarrja aktive, në këtë kuadër, do të përkrahet me qëllim të zhvillimit pozitiv të debatit bashkëkohor në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Së këndejmi, do të përkrahet ndërtimi sistematik i kapaciteteve profesionale të punonjësve të trashëgimisë kulturore, të cilët përbëjnë burimin formal të komunikimit dhe të veprimit pjesëmarrës me publikun e gjerë.

Përtej këtyre angazhimeve dhe duke ruajtur të drejtat e pronarëve, poseduesve dhe shfrytëzuesve të pronave kulturore, Strategjia thërret për përmirësim të “qasjes për të gjithë” në trashëgiminë kulturore si e drejtë e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe si kontribut i të gjitha palëve për sigurim të qasjes së papenguar.

Gjatë hartimit të Strategjisë janë shqyrtuar gjerësisht përvojat e kaluara dhe gjendja e trashëgimisë kulturore në Kosovë, si dhe çështjet që kërkojnë rishikim dhe orientim të ri në periudhën 2017-2027. Çështjet dhe përvojat janë identifikuar në formë të analizës së të dhënave nga dokumentet relevante të rëndësisë kombëtare për Republikën e Kosovës, si dhe në bazë të përvojës institucionale në ballafaqimin ditor me problematikat e fushës së trashëgimisë kulturore.

Gjatë hartimit të dokumentit të Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore janë zbatuar udhëzimet për hartimin e dokumenteve strategjike duke përfshirë dhe procesin konsultativ. Në proces janë shqyrtuar edhe dokumente tjera, konventa dhe karta ndërkombëtare.

Filed Under: Kulture Tagged With: B Jashari, Kosove, per Kulturen, strategjia Kombetare

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT