Të nderuar lexues të Diellit/
Ju falenderoj shumë për kohën që i kushtoni Gazetës tonë në publikimin e përditshëm online. Duke vlerësuar angazhimin tuaj, ne e freskojmë gazetën dy dhe tre herë në ditë. Vecanërisht falenderojmë bashkëpunëtorët tanë që janë shtuar shumë. Ne ndjehemi shumë të vlerësuar për numrin e madhe të lexuesëve dhe të komentuesëve, por profesionalizmi, na dikton që të tërheqim vëmendjen e disa prej komentuesëve ekstremistë, që nuk njohin kufinj. Nëse ti si lexues nuk ndan të njëjtin mendim me artikullshkruesin, kjo nuk do të thotë se ke të drejtë ta ofendosh atë apo të shpifësh për atë.
Do t’ju lutesha shumë lexuesëve të Diellit online, kur bëjnë komente duhet të ruajnë etikën, të mos fyejnë, të mos shpifin dhe të mos thashethemojnë. Ti nuk ke të drejtë që ta bësh kënd komunist, kur ai nuk ka qenë anëtar i PPSH ose ta bësh spiun kur me ligj nuk janë hapur dosjet. Ti nuk mund t’i thuash dikujt që e ka profesion gazetarinë- se nuk di të shkruash. Natyrisht që secili ka të drejtën e vet të japë opinionin ashtu sic e gjykon ai, por kur kalohet masa, adminsitratorët do të ndërhyjnë dhe do t’i fshijnë komentet. Kanë qenë të pahijshme ofezat dhe shpifjet që kanë shoqëruar ndonjë autor shkrimi, i cili ka kaluar kufijtë, ka marrë pozicionin e një gjykatësi për të përcaktuar profesionalizmin e gazetarëve dhe kanë sajuar dhe thashetheme. Natyrisht që shpifja është e patolerueshme dhe ne nuk do të lejojmë më që në faqet e Diellit të shpifet, të shahet, të thashethemohet, apo të ofendohet .Të prekurëve nga komentet online në gazetën Dielli, ju kërkojmë ndjesë.
Në mirëkuptim
Editori i Diellit
Dalip Greca