Nga Nini Mano/- Në zonën hidrokarbure Molisht-Shpirag, kompanitë “Royall Dutch Shell” dhe “Petromanas Albania”, kanë nisur kërkimet për naftë dhe gaz në pusin Molishti 1, me një investim prej 200 milionë usd.
Shpimet për këtë pus të ri parashikohet të arrijnë në 4000 metra thellësi, bëjnë të ditur burimet nga “Petromanas Albania”.
Zona Molisht-Shpirag përbëjnë bllokun e kërkimit 2-3 në kërkimin për hidrokarbure në bazë të Marrëveshjes Hidrokarbure që kompanitë kanë me AKBN.
Në fazën e parë përfundoi shpimi i pusit Shpiragu-2 në nëntor 2013, ku pas testimeve, rezultoi zbulimi i naftës dhe gazit jo vetëm në sasi të konsiderueshme, por për cilësinë e lartë të një nafte të lehtë, ndryshe nga zonat e tjera naftëmbajtëse. Kjo lloj nafte, thonë ekspertët, është më e kërkuara në tregjet botërore për cilësinë shumë të lartë energjitike.
Kërkimet në këtë zonë në rrethin e beratit nisën në vitin 2001, kur me shpimin e pusit Shpiragu-1, u vërtetua prania e naftës dhe gazit në strukturën e Shpiragut.
Të dy kompanitë ”Royall Dutch Shell” dhe “Petromanas Albania” janë kompani të listuara në bursat ndërkombëtare për naftë dhe gaz