Te henen e kryeva reportazhin me titull”Assemblymani i ri i Shtetit të New Yorkut – Mark Gjonaj bëri ceremoninë e parë të Betimit”, dhe si zakonisht e nisa ne disa media qe une bashkepunoje ose punoje me to. Njera prej tyre e cila qe edhe e para qe e publikoje ishte Dielli online.
Dy dite me vone lexova VOAL online nje reportazh me te njejten teme nga shoqja me cante ne krah qe kishte kopjuar detajet me kyce te kesaj ceremonie . Dhe te them te drejten nuk po i besoja syve te mi, se “une e kisha vjedhur Kezen apo Kezja me kishte vjedhur mua materialin” pa piken e “turpit” dhe ne mes te dites……
Me e keqja eshte se kjo shoqe qe i ben te gjitha si thote ajo – se :”eshte edhe telekroniste, fotoreportere, gazetare e medies vizive dhe te shkruar, poete, shkrimtare, analiste, dhe e para qe ka levruar gjuhen shqipe ne New York, aktiviste dhe veprimtare e shquar e komunitetit,” nuk e ka heren e pare, qe ua vjedh punen te tjereve.
Qe te mos merrem me shume me kete steriotip – qe nuk i eshte lene gje pa i thene per te gjitha shkrimet(poezit) e saj qe jane plagjitura, por do t’i thoja se heren tjeter mbasi kjo Kezja me duket se nuk ka “as mask per tja cjerr as boje per ti dale” si i themi ne shqiptaret – por ajo sa per diskretitim publik heren tjeter do te ballafaqohet per copyrights …..
Per me shume lexoni dy shkrimet dhe gjykoni e paragjykoni vete se kush ja ka vjedhur njeri tjetrit punen…..shenimet jane me bold.(Beqir Sina)
Date: | 1/14/2013 1:08:20 P.M. Eastern Standard Time |
Assemblymani i ri i Shtetit të New Yorkut – Mark Gjonaj bëri ceremoninë e parë të Betimit
BEQIR SINA, Bronx -New York
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha,Senatori i njohur i Nju Jorkut, në senatin e SHBA, Chuck Schumer, Kongresmeni Elito Engel dhe udhëheqës të lart vendorë përshëndetën zotin Mark Gjonaj
BRONX NEW YORK : Kjo ishte një ditë krenarie për amerikanët dhe shqiptarët e këtij qyteti njujorkez, i cili ka edhe ndoshta numërin më të madh të shqiptarëve që banojnë në New York. Kjo ishte dita më e lumtur e jetës së tij dhe familjes dhe atyre mijëra shqipëtarve që jetojnë në këtë qytet, por edhe për mbarë shqiptarët kudo që janë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Malin e Zi, Çamëri dhe Diasporë, që një shqiptarë në SHBA arrin një post kaq të lartë në Shtetin e New Yorkut.
Ishte 13 janar 2013 dita kur një djalë shqiptari – djali i Reçit të Ulqinit Mark Gjonaj i lindur në Amerikë, dje në një atmosfer festive do të bënte në sallën e teatrit të shkollës së mesme “Christopher Columbus High School”, betimin e parë, si një anëtarë i parë shqiptar në historinë e emgracionit, i zgjedhur më 6 nëntor anëtarë në Kuvendin e Shtetit të Nju Jorkut, nga Qarku 80 në Bronx.
“Kjo ishte një ditë historike për popullin shqiptar, tha Marko Gjonaj ashtu si është edhe për të gjitha komunitetet e tjera, amerikanët, italianët, Jewish-ët , Puerto Ricans , rusët, afrikano- amerikanët, kinezët, arabët dhe të tjerët, pra të gjitha komunitetet,”
Ceremoni u shoqërua prej fjalimeve nga gjuha jonë amtare, himni ynë kombëtarë, flamuri kuqezi me shkabën me dy krena, të cilat qëndronin të lidhura ngushtë “krah për krah” me hymnin amerikan, flamurin amerikan dhe fjalimet në gjuhën angleze, të senatorve, kongresmeneve dhe udhëheqësve fetar e politik lokal, autoriteve vendore dhe përfaqësueseve më të lart të shtetit të Nju Jorkut.
Mark Gjonaj hyri në sallë me familjen e tij që rrinte në rreshtin e parë, i shoqëruar nga një “lumë” urimesh e përgëzimesh. Menjëherë, pas tij u vendosë një skuadra e Policisë së Shtetit( NYC Police Department Explorere Post 2436) e cila egzekutojë marshin e policisë, me pesë flamuj përfshirë atë të SHBA, Shqipërisë, Shtetit të New Yorkut, Policisë dhe Kuvendit të New Yorkut .
Ceremoninë, në të cilën morë pjesë më shumë se 1000 vetë e hapën dy hymnet kombëtare, ai American National Athem, kënduar nga Fatima Santos dhe Pledge of Allegiance kënduar nga Nathalia Fernandez – si dhe Hymnim shqiptarë, të cilin e këndojë këngëtaria e mirënjohur Merita Halili e shoqëruar nga mjeshtri i firsamonikës Raif Hyseni.
Ndërkohë që hapjen e bekimit të ceremonisë e kreu I Përndershmi dom Pjetër Popaj – Kryefamullitari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës.
Ceremoninë e udhëhoqi gjykatësi i njohur njujorkez Douglas E. McKeon drejtori i Zyrës së Betimit për Shtetin e New Yorkut, i cili ishte ngarkuar edhe për të administruar betimin e zyrës së re, për assemblyman Mark Gjonaj.
Senatori Jeff Klein ishte i pari në mesin e shumë atyre folësve në këtë ceremoni të gjatë, I ndjekur nga William J. Madona, Artenida Gjeli, Aleatha Williams, Denis Wales dhe Jeffrey Panish, Diane Cerino, Charles E. Shumer, Carl E. Heastie, Ruben Diaz Jr. Elito Engel, Adriano Espaillat, Ruth Hassel – Thompson, Michael Bendedetto, Eric Stevenson, Christine Quinn,, James Vacca, Gilbert Galanxhi, Akan Ismaili, Vuksan “Sonny” Vataj, Rosa Gjonaj, Paul Gjonaj, Elsa Lulaj, Robert Johnson.
Pika më kulminate e kësaj ceremonie ishte betimi mbi librin e Biblës- i cili shprehet mbi citimin e kapitullit “So, Help Me God!” (Zot, më ndihmo mua!). Ceremonia e betimit “Zot më ndihmo mua!” u shoqërua me daljen në skenë të Mark Gjonaj- së bashku me gruan Robertën, dhe dy djemtë e tij, Jozefi dhe Nicholas . Duke mbajtur dorën e majtë mbi Bibël – të cilën e mbanin dy djemtë e tij dhe me dorën tjetër ngritur lart më pëllëmbë me “shikim” nga gjykatësi Douglas E. McKeon drejtori i Zyrës së Betimit, ai përsërit një për një fjalët e betimit, para gjykatësit Douglas E. McKeon. Më këtë rast duhet theksuar se kjo nuk është ceremoni zyrtare, mbasi Betimi zyrtar do të bëhet javën e ardhëshme në kryeqytetin e New Yorku – Albany.
Miku i madh i shqiptarëve Kongresmeni Eliot Engel tha se ai dëshironte të gjithë të dinë se pjesmarrja e tij në këtë ceremoni ishte një nder për një mik të mirë të tij si Mark Gjonaj. Engel ka shtuar se Mark Gjonaj fitoi një garë që shumë pak njerëz e kishnin menduar më parë teksa më në fund i dhanë atij një shans për të fituar, dhe se Marku është i zgjuar, punëtor, dhe di se si të bëjë gjërat e mira për të gjithë komunitetet në këtë distrikt. Engel vlerësoi gjithashtu Assemblyman Gjonaj për ruajtjen e traditës së tij duke e kthyer gjithmon “kokën prapa për të treguar prejardhjen e tij – nga erdhën dhe prindërit e tij” shtoi kongremeni Eliot Engel.
Senatori i njohur i Nju Jorkut, në senatin e SHBA, Chuck Schumer, mbasi foli me një konsiderat të lart për komunitetin shqiptarë, tha se ai;”Asnjëherë nuk e kishte vënë në dyshim fitoren e Mark Gjonaj, sepse ai është shembulli i emigrantëve që arrijnë suksesin në SHBA, kur integrohen dhe punojnë shume për këtë vend. Senatori Schumer ashtu si dhe Presidenti i Bronxit, Ruben Diaz ishin të mendimit se Assemblymani Gjonaj ka një etikë të punës së tij për të ndihmuar në përmirësimin e rrethit të tij, në Bronx , në një mënyrë për të sjellë të gjithë njerëzit së bashku.”
Më pasë e mori fjalën Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun, Artenida Gjeli, e cila ka shprehur një ndjejë kënaqësie të veçantë, që po përshëndeste, me këtë rast të gjithë në gjuhën tonë të ëmbël Shqipe, Ajo e nisi fjalën e saj me përshëndetjen :” Mirësevini në betimin e anëtarit të ri të Asamblesë së shtetit të New Yorkut, për Distriktin 80-të, zotin Mark Gjonaj!’
“Kjo ceremoni historike, kjo fitore e madhe, theksojë znj. Gjeli e një shqiptari të Amerikës në SHBA, i cili vjen nga një familje punëtore shqiptare nga qyteti i Bronxit – New York, nuk ndodhi rastësisht, sepse si ai pati pas vetes ashtu si shqiptarët edhe Amerikanët e të gjitha kominitetet e tjera(amerikanët, italianët, Jewish, Puerto Ricans , rusët, afrikano amerikanët, kinezët, arabët dhe të tjerët, të gjitha komunitetet), të cilët e përkrahën masivisht, duke parë tek ai njeriun që do t’i përfaqësoi ata me një vizion të qartë për të ardhmen e këtij vendi.
Në vijim ajo tha se :’Për aqsa mund të quhet se kjo fitore është historike ; “Kjo nuk mendojë se është vetëm fitorja e zotit Mark Gjonaj – por mendojë se është fitorja e të gjitha komuniteteve të Distriktiti 80-të, që ai do të përfaqësojë tani, me një mandat dy vjeçarë, pra kjo është fitorja e të gjitha komuniteteve që banojnë e jetojnë në këtë Distrikt.”
Në fund ajo adresojë edhe një falemnderim të përzemërt në emër të Anëtarit të ri të Asamblesë së New Yorkut, zotit Mark Gjonaj, dhe në emër të stafit të tij , në emrin e saj, si Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun,’ duke iu faleminderuar nga zemra për kontributtet e dhëna, për përkrahejn dhe punën vullnetare që kan bërë në këtë fushatë të sukseshme”, tha ajo.
Ambasadori i Shqipërisë në Washington zoti Gilbert Galanxhi pos një urimi personal lexoi letrën përshëndetëse që Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha i drejtonte zoti Mark Gjonaj :
MARK GJONAJ, BURRI QË BËRI HISTORI…
Fotoreportazh nga KEZE KOZETA ZYLO
E Martë, 01.15.2013, 10:41am (GMT+1)
Me krenari të ligjshme dhe plot emocion u mblodhën shqiptarët e Nju Jorkut për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të z.Mark Gjonaj i cili fitoi vendin në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut. Z.Douglas E.McKeon gjykatës dhe drejtor i zyrës së Betimit për shtetin e Nju Jorkut e udhëhoqi ceremoninë e inagurimit.
Salla ishte e mbushur plot e përplot nga qindra e qindra shqiptarë, amerikanë dhe nga komunitete të tjera që votuan bindshëm për Mark Gjonaj. Në këtë ceremoni përshëndetën personalitete të shquara në fushën e politikës si Senatori veteran Chuck Schumer, Kongresmeni Eliot Engel, senatori Jeff Klein, Ruben Diaz Jr.Elito, Christine Quinn, James Vacca, etj.. Ndërsa nga shteti shqiptar përshëndeti Ambasadori i Shqipërisë në Uashington z.Gilbert Galanxhi i cili lexoi dhe përshëndetjen e kryeminstrit z.Sali Berisha. Nga shteti i Kosovës përshëndeti ambasadori z.Akan Ismaili.
Në emër të stafit të punës që kanë ndihmuar në fushatë të z.Mark Gjonaj ka përshëndetur drejtori ekzekutiv z. Vuksan “Sony” Vataj. Fjala e tij u ndërpre disa herë nga duartrokitjet. Znj.Artenida Gjeli, drejtoresha e marrëdhënieve me publikun e cila u mirëprit nga salla përshëndeti në gjuhën shqipe në nderim të origjinës së z.Mark Gjonaj i cili vjen nga një familje shëmbullore emigrantësh nga Reci i Ulqinit dhe arritën të edukojnë fëmijë plot kulturë dhe mirësi. Midis të tjerash znj.Gjeli tha se z.Gjonaj krijoi besimin në të gjithë votuesit, pasi panë tek ai njeriun me vizion dhe që do t’i përfaqësojë denjësisht në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut.
Mark Gjonaj i dha Kombit shqiptar dhuratën më të bukur pasi emri i Shqipërisë do të dëgjohet dhe më me respekt dhe dashuri nga shumë politikanë amerikanë. Z.Gjonaj është shqiptari i parë në gjithë historinë tonë që ngjitet në postin e lartë të politikës amerikane.
Gjate ceremonisë e cila zgjati për tri orë rresht u fol gjatë për Shqipërinë nga senatorët dhe përfaqësuesit e politikës amerikane. Në sfond midis flamurit amerikan, shtetit të Nju Jorkut, Kuvendit dhe Policisë ndrinte dhe Flamuri Shqiptar. Krahas hymnit amerikan u këndua dhe ai shqiptar nga artistja e mirënjohur Merita Halili shoqëruar në fizarmonikë nga Raif Hyseni. Skuadra e Policisë së Nju Jorkut egzekutoi më parë marshin e policisë.
Lutjen dhe bekimin e ka dhënë i përndershmi, kryefamullitari i Kishës “Zonja e Shkodrës” Dom Pjeter Popaj.
Me shumë emocion është pritur fjala e nënës fisnike së z.Mark Gjonaj, Roza Gjonaj, e cila në përshëndetjen e saj ndërmjet të tjerash tha: Më falni në skenë kurrë s’kam dalë, E ju mirë se keni ardh/ …Baba, nana e familja po të urojnë, ruaje fort ti emnin tonë/ E ke marre kët detyrë të randë, Zoti ty djalë të prifte mbarë/ Nje dit mrrish në shtëpi të Bardhë!…
Ka vazhduar me motrën e Markut, e cila duke e uruar me një dashuri të veçantë vëllain e saj tha se: Duke filluar nga sot Marku nuk është vetëm vëllai im, por ai është edhe juaji.
Në fund ceremonia u finalizua me betimin e z.Gjonaj.
Udhëheqësi i ceremonisë ftoi në skenë familjen e Markut, bashkëshorten Robertën me dy djemtë Jozefin dhe Nicholas. Z.Gjonaj me dorën e majtë tek Bibla që e mbanin dy djemtë e tij përsëriste fjalët e Gjykatësit Douglas E. McKeon njëherazi drejtori i Zyrës së Betimit: Zot më ndihmo mua!…
Të gjithë por veçanërisht pjesëmarrësit shqiptarë u larguan nga kjo ceremoni me plot krenari dhe dashuri pasi dëgjuan nga përfaqësues të lartë të politikës amerikane vlerësimin maksimal për z.Mark Gjonaj, dhe në respekt të tij u fol gjatë dhe për Shqipërinë. Sa më shumë shqiptarë do të ketë aq dhe më mirë Amerika do te jetë tha Senatori veteran Chuck Shumer.
Kur burra të tillë ja zbardhin faqen Kombit, medoemos bëjnë Histori.
Mark Gjonaj hyri në Historinë Shqiptare si i pari shqiptar në politikën amerikane që do të na perfaqësojë denjësisht në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut.
Së shpejti TV Alba Life do të sjellë pranë jush kronikën nga ceremonia e inagurimit të betimit të z.Mark Gjonaj të zhvilluar në Shkollën “Christopher Columbus” në Bronx.
Bronx, New York
13 Janar, 2013