Prishtina mikpritëse e Samitit të komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të vendeve të Evropës/
-Nis nesër punimet dyditore, nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në fund, pritet të nxirren konkludimet dhe një deklaratë e përbashkët/
PRISHTINË, 19 Shkurt 2017-B.Jashari/ Në Prishtinë nesër nis Samiti dyditor i komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të shteteve të Evropës, nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe të parlamenteve të shteteve të ndryshme evropiane, drejtues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe institucioneve vendore.
Panelistët dhe pjesëmarrësit e tjerë do të diskutojnë për perspektivat e zgjerimit të BE-së, përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit në rrugën drejt integrimeve në organizatat ndërkombëtare, për krizën e emigracionit, si dhe për luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon.Në fund, pritet të nxirren konkludimet dhe një deklaratë e përbashkët.