• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA: Lumaj njoftoi kandidaturën për Sekretar i Shtetit në Konektiket

April 1, 2014 by dgreca

Shpalljen zyrtare të kandidaturës së tij, avokati shqiptar Lumaj e bë ri në një tubim elektoral mes përkrahësve të tij – përbërë nga republikanë të rinj dhe veteran , kryetarët e komisioneve të qytetit , anëtarë të pushtetit qëndrore të shtetit , anëtarë të partisë çaj , media dhe kandidatët e tjerë që edhe ata ata bënë shpalljen zyrtare/

NGA BEQIR SINA, New York/

HARTFORD CONNECTICUT : Në shkallët e Hartford Kapitol – Connecticut, të hënën, në mëngjes më 25 mars 2012, ish kandidati republikan i Senatit amerikan Peter Lumaj – në zgjedhjet brenda partisë së tij, njoftoi se do të kërkojnë postin e Sekretarit të Shtetit në Connecticut për zgjedhjet e 2014 që mbahen në nëntor. Shpalljen zyrtare të kandidaturës së tij, avokati shqiptar Lumaj e bë ri në një tubim elektoral mes përkrahësve të tij – përbërë nga republikanë të rinj dhe veteran , kryetarët e komisioneve të qytetit , anëtarë të pushtetit qëndrore të shtetit , anëtarë të partisë çaj , media dhe kandidatët e tjerë që edhe ata ata bënë shpalljen zyrtare .   Kryetari i Republikanëve të Shtetit Connecticut, zoti Jerry Labriola , Jr hapi ceremoninë duke komentuar se sa e vështirë ka qenë për Lumajn në udhëtimet e tij në të gjithë shtetin duke punuar rëndë për t’u takuar me anëtarët e partisë dhe marrë përkrahjen e tyre.Të tre folësit kryesorë në këtë ceremoni ishin – Stephanie Conway , një republikane ri i cili është gazetar i njohur me intervista politike në radion shtetrore, kandidati republikan i Kongresit në rrethin e tretë në 2012, Wayne Winsley dhe konservatori i njohur – gazetari Dan Lovallo .

Të tre u dhan fjalime gjallërues duke folur për rëndësinë jetike të rolit të sekretarit të Shtetit , në gamën e gjërave të mbikëqyrave prej kësaj zyre shtetrore, duke argumentuar se pse Lumaj do të ishte i shkëlqyer në këtë rol, sipas tre oratorve që morën fjalën në promovimin e avokatit Piter Luamj .
Kurse, kandidati Lumaj – foli për rolin tepër të rëndësishëm të Sekretarit të Shtetit dhe u zotua se nëse zgjidhet gjatë keti procesi të vështirë, ai do të luftojë për të rivendosur nderin dhe integritetin në zyrën e shettit të Connecticut. Duke vazhduar në fjalën e tij , Lumaj i është adresuar të pranishëmve duke treguar rastet të ndryshme të mashtrimit të votuesve në Konektikat , duke përfshirë parregullsitë e votimit në 2010 zgjedhjet e Përgjithshme në Bridgeport , Connecticut .

Lumaj pohoi se nëse zgjidhet do të hetojë të gjitha akuzat e mashtrimit zgjedhor në Connecticut dhe se do të mbështesë politikat / e legjislacionit për të kthyer drejtësinë , ndershmërinë , dhe besimin përsëri në sistemin zgjedhor të shtetit të Connecticut -së , ndërsa me zë ka kundërshtuar ato që nuk ka bërë deri tani Sekretari i Shtetit në detyrë .
Lumaj e përshkroi një shembull të rëndësishëm në fjalën e tij atë të shpalljes së votimit të paligjshëm në vitin 2010 – e cila zbuloi se mbi 200 vota të hedhura për kandidatin e atëhershëm nga partia Demokratike , tani Guvernatorit Dan Malloy , të gjithë ” votuesit ” kishin përdorur të njëjtën adresë .
Ai tha se :” Sekretari i Shtetit nga partia Demokratike Denise Merrill , ish- përfaqësues i shtetit në ato zgjedhje, ka refuzuar të hetojë ndonjë nga këto vota të paligjshme . Për të identifikuar këto vota të veçanta si mashtruese dhe për të nisur një hetim të plotë parregullsitë e votimit të 2010 zgjedhjet e përgjithshme, që nese do të hetoheshin  do të rrezikonte Partinë Demokratike, për të humbur zyrën e guvernatorit . Shumë besojnë se një hetim dhe rinumërimi i votave të vlefshme mund të venë deri 2.010 vota më shumë për kandidatin republikan Tom Foley dhe shumë besojnë që ai me të vërtetë fitoi “.

Në fjalën e tij të shpalljes, së kandidaturës për një post të lart shtetror në shtetin e tij Connecticut, avokati shqiptaro amerikan Peter Lumaj premtoi popullit të Konektiket se nëse ai zgjidhet , zgjedhjet në këtë shtet “problematik” do të jenë si asnjëherë, “do të jenë transparente, të drejta dhe të ndershëme” tha ai. .
Kandidati për Sekretarin e Shtetit – Connecticut,  avokati Peter Lumaj  jeton në Fairfield me gruan dhe fëmijët e tij . Ai është një emigrant shqiptar që ka lindur në Shqipëri,, i cili erdhi në Amerikë për t’i shpëtuar tiranisë politike, të regjimit komunistë me tre vëllezërit, duke e “paguar” atë (arratisjen e tre vëllezërve) me një kosto të madhe për familjen që ata kishin për të lënë pas në Shqipëri gjatë sundimit komunist.

Në Amerikë, ai është mjaft i njohur me rëndësinë e së drejtës së votës së lirë dhe të ndershme, për të gjithë qytetarët e vendit, për shkak të përvojës së tij dhe ekspozimit ndaj qeverive komuniste, të cilat nuk kan qenë hapura për demokracinë e sidomos atë të stilit amerikan , ai e kupton mjaft mirë më mirë se kushdo rëndësinë e mbajtjes së një shoqërie të lirë me zgjedhje të lira , të drejta dhe të ndershme, shkruan shtypi lokal pas shpalljes së kandidaturës së zotit Lumaj .
Simbas shtypi vendas theksohet se :” Si kandidat për zyrën  Sekretarit të Shtetit Connecticut , Lumaj beson se zgjedhjet e ndershëme  janë një çështje që i kapërcejnë partit politike apo përkatësin dhe bindjet politike të çdo qytetari të lirë në këtë vend . Ai argumenton se kjo është një çështje që të gjithë votuesit e Konektikat duhet të jenë thellësisht të shqetësuar rreth asaj që të ketë gjithmonë zgjedhje “që të jenë transparente, të drejta dhe të ndershëme” dhe kërkon të gjithë votuesit që ata të bashkohen me kauzën e tij për t’u kthyer përsëri në ndershmërinë e procesit zgjedhor të shtetit të Connecticut.

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: kandidat, ne Konektiket, per sekretar Shteti, Pjerin Lumaj

SENATORI XHON KERRI, NJË MIK I SHQIPTARËVE, KANDIDATI NUMËR NJË PËR TË ZËVËNDËSUAR HILLARI KLINTON

December 16, 2012 by dgreca

      Nga Frank Shkreli/

Ditët e fundit, media amerikane është mbushur me njoftime të cilat duke cituar burime të besuehsme thonë se Presidenti Obama ka në mend të njoftojë në ditët e ardhëshme emërimin e Senatorit Xhon Kerri nga shteti Masaçusets për të zëvëndësuar Hillari Klinton në detyrën e Sekretarit të Shtetit. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, që konsiderohet të jetë më popullorja nga anëtarët e kabinetit të administratës Obama, ka njoftuar tanimë planet e saj për tu larguar nga posti më i lartë diplomatik amerikan brenda disa javëve.   Specifikisht, rrjeti i televizionit amerikan ABC citon burime të besueshme dhe të afërta me procesin e emërimit, e të cilat thonë se Presidenti Obama ka vendosur tanimë të emëroj Kryetarin e Komisionit të Senatit për Punë  të Jashtëme dhe ish-kandidatin demokrat për president, Xhon Kerri në postin më të rëndësishëm qeveritar, atë të Sekretarit të Shtetit.

      Senatori Kerri njihet si një përkrahës i vendosur i Presidentit Obama, dhe emëri i tij është përmendur si kandidat i mundëshëm, pas tërheqjes nga konsiderimi i ambasadores së Shteteve të Bashkuara pranë Kombeve të Bashkuara,  Suzanë Rajs — që fillimisht preferohej nga Presdienti Obama — por e cila u kritikua ashpër nga republikanët për deklaratat që bëri pas sulmit kundër misjonit amerikan në Bengazi të Libisë, ku mbetën të vrarë katër amerikanë, përfshirë edhe ambasadorin Kris Stivens.

Raporte të ndryshme në mediat amerikane lënë të kuptohet se ka mundësi që Presidenti Obama të bëjë njoftimin zyrtar për emërimin e Senatorit Kerri nga mesi i kësaj jave, si pjesë e një pakoje emërimesh të larta, përfshirë edhe emërimin e ish-senatorit republikan Çuk Hejgël në krye të Pentagonit.

Senatori Kerri është i njohur mirë nga publiku amerikan falë fushatës për president të cilën e humbi kundër republikanit  Xhorxh Bush më 2004.  Në Senatin amerikan ku ka shërbyer për një kohë të gjatë, ai njihet si ekspert në punët e jashtëme, një detyrë këjo që e ka ekspozuar atë edhe ndaj ngjarjeve në arenën ndërkombëtare.   Si i tillë, dhe duke u bazuar në lidhjet e tij të ngushta me Presidentin Obama, nëqoftse emërohet, ai nuk pritet të ketë ndonjë problem në procesin e miratimit të emërimit të tij në detyrën e Sekretarit të Shtetit, madje as nga senatorët republikanë.

Për fat të mirë tonin, Senatori Xhon Kerri njihet shumë mirë edhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan dhe ai e njeh mirë jo vetëm komunitetin shqiptaro-amerikan, por është njohës i mirë edhe i çështjeve shqiptare në Ballkan.   Senatori Kerri, si kandidat i Partisë Demokrate për president në vitin 2004, në një njoftim për media të titulluar ‘Xhon Kerri duke punuar së bashku me Shqiptaro-Amerikanët’’, pat deklaruar se, “përkrahte Pavarësinë e Kosovës; përkrahte përpjekjet e Shqipërisë për t’u integruar në institucionet  Euro-Atlantike; përkrahte përpjekjet e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Mal të Zi, që të kenë të drejta të barabarta si qytetarë të shoqërive demokratike’’.
Senatori Kerri me atë rast vlerësoi komunitetin shqiptaro-amerikan  duke thënë se brez pas brezi, ju “Si Amerikanë  keni ndërtuar komunitetet tona, duke krijuar mundësi ekonomike dhe begati.  Ju vlerësoni familjen, komunitetin, përgjegjësitë dhe oportunitetin.’’

Në deklaratën e tij drejtuar  shqiptaro-amerikanëve gjatë fushatës presidenciale me 2004, Senatori Kerri gjithashtu vlerëson lidhjet e ngushta të komunitetit shqiptaro-amerikan me vendlindjen dhe  thotë se “marrëdhënje të tilla e bëjnë vendin tonë të fortë  e njëherazi edhe një komb të madhërueshëm’’.  Ai shton duke thënë se lidhje të tilla  i ndihmojnë Amerikës të vendosë dhe të ndërtojë miqësi dhe të lidhë aleanca të forta.  Prandaj tha ai, “nuk është e rastit që populli shqiptar është një ndër popujt më  pro-amerikan në botë.’’

Në deklaratën e 23 Korrikut 2004, që siç duket  ishte një dokument  përmbledhës i mendimeve të tija ndaj shqiptarëve këtu në Amerikë dhe në trojet e tyre në Ballkan, thotë gjtihashtu se beson që  “stabiliteti, demokrcaia dhe begatia në Ballkan janë në interesin e Amerikës’’.  Në lidhje me Kosovën qe shprehur se “propozimet për të ndryshuar ose për t’a ndarë  atë duke u bazuar në vija etnike nuk ndihmon ndërtimin e një shoqërie multi-etnike as nuk përgatit rajonin për një të ardhme në Evropë.’’

Në fund të deklaratës, Senatori Kerri u tha shqiptaro-amerikanëve se “Jam krenar që duke punuar së bashku me ju do të realizojmë ëndrrën e Shqiptarëve, të aleatëve tanë dhe të gjithë atyre të cilët janë të interesuar  për një Evropë në paqë, demokratike, të lirë nga frika dhe shtypjet – një Evropë të tërë dhe të lirë nga Baltiku deri tek Deti i Zi ….e deri në Adriatik.’’

Megjithëse Senatori Kerri nuk ia doli të bëhej president më 2004, shpresojmë që  tetë vjetë pas kësaj deklarate shumë miqësore për Shqiptarët dhe ndërkohë që konsiderohet të emërohet si Sekretar i ardhëshëm i Shtetit nga Presidenti Obama, Senatori Kerri të ketë ruajtur këto ndjenja miqësore ndaj Shqiptarëve.  Gjithashtu shpresojmë që Senatori Xhon Kerri, nëqoftse emërohet dhe miratohet si numër një i diplomacisë amerikane, të rivendosë rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara në Ballkan.

Filed Under: Opinion, Politike Tagged With: Frank shkreli, kandidat nr 1, per sekretar Shteti, Xhon Kerri

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT