• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FSK dhe oficerët e Ajovës-SHBA, për Siguri Kibernetike

April 21, 2018 by dgreca

1 Kosova IjovaPRISHTINË, 20 Prill 2018-Gazeta DIELLI/ Në kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga data 16-20.04.2018, është mbajtur punëtoria e gjashtë e sigurisë kibernetike, realizuar nga oficerë të Gardës Ajrore Kombëtare të Iowa-s-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në punëtori morën pjesë 17 oficerë dhe nënoficerë nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në ceremoninë përmbyllëse të pranishëm ishin: Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, nënkoloneli Lawrence  Yazzie, majori William McElvain nga Garda Ajrore Kombëtare e Iowa-s, dhe shefi i Departamentit të G6-të të KFT-së, nënkolonel Gyrner Murati, i cili në hapje të këtij aktiviteti, shpjegoi në pika të shkurta ngjarjet që janë realizuar gjatë gjithë javës në fushën e mbrojtjes kibernetike.

Komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, falënderoi të pranishmit dhe në veçanti oficerët dhe nënoficerët nga Iowa, për bashkëpunimin dhe ndihmën që po japin për ngritjen dhe profesionalizimin e pjesëtarëve të FSK-së,  si dhe për mbështetjen e pakursyer të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe personalisht gjeneralit Timothy Orr.

Ndërsa, nënkoloneli Yazzie, bëri një prezantim të punës së përbashkët gjatë kësaj jave, duke falënderuar për mirëpritjen, që ju është bërë në Kosovë , e veçanërisht në FSK. Ai, me këtë rast,  tha: “Zoti gjeneral, ju keni një staf shumë të përgatitur dhe profesional”. Nënkoloneli Yazzie premtoi vazhdimin e realizimit të projekteve specifike./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, FSK dhe oficerët e Ajovës-SHBA, për Siguri Kibernetike

Artikujt e fundit

  • ROMANI “I ARRATISURI” I TAIP SULKOS SI NJË LEXIM KRITIK MBI IDENTITETIN, KUJTESËN DHE RRËFIMIN E THYER
  • Nga Karakasi në Ballkan: fuqia amerikane si faktor stabiliteti dhe ndalues i krimit shtetëror
  • 1962 / RRËFIMI I EDWARD BEHR, KORRESPONDENTIT TË “TIME” NË PARIS, RRETH VIZITËS SË TIJ NË SHQIPËRI
  • Vlora, dy tallje, një gala dhe një javë pa u la
  • Fan Noli dhe VATRA – Dritë e Pavdekshme e Kombit Shqiptar
  • Serbia është e pafytyrë dhe hipokrite
  • Fan Noli dhe Peter Prifti: Nga fryma e rilindjes te mendimi modern shqiptaro-amerikan
  • Roli i Ahmet Zogut në jetësimin e vendimeve të Kongresit të Lushnjës
  • UKSHIN HOTI: FILOZOFIA E SHTETIT SI PËRGJEGJËSI POLITIKE DHE PROVË SOVRANITETI
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII”, Nikollë Leonik Tomeo
  • Strategjia globale e SHBA-së dhe Shqipëria natyrale si bosht i interesave strategjike në Ballkan
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZOJNË MË 10 JANAR 2026 NË QUEENS – NEW YORK, SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • 5 janari i vitit 1991 është dita e Fjalës së Lirë
  • Vučić’s Maduro Love Fest: Serbia’s Strongman Picks a Narco-Dictator Over Trump — Washington, Take Note
  • Fillimi i një rrugëtimi të shenjtë për gjuhën dhe kulturën arbërore

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT