• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

McCain: Nëse Kongresi voton kundër ndërhyrjes në Siri, pasoja katastrofike

September 2, 2013 by dgreca

Dy senatorë me ndikim në Kongresin amerikan thanë të hënën mbrëma se Presidenti Obama po harton një plan serioz për të fuqizuar opozitën siriane dhe për të ndihmuar në rrëzimin e Bashar al-Assadit nga pushteti.
Senatorët John McCain dhe Lindsey Graham i bënë komentet për gazetarët pas një takimi me dyer të mbyllura mbi Sirinë me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë.
Senatori McCain tha se nëse Kongresi voton kundër propozimit të Presidentit Barack Obama për përdorimin e forcës ushtarake në Siri, kjo do të ishte me pasoja katastrofike.
“Nëse Kongresi e hedh poshtë  një rezolutë të tillë, në një kohë kur Presidenti Obama ka shprehur angazhimin për të ndërmarrë veprime, pasojat do të ishin shkatërrimtare,” tha senatori.
Senatori McCain, tha se ishte i inkurajuar nga takimi, por shtoi
se administratës i mbetet ende shumë për të bërë për të siguruar miratimin e rezolutës.

LIGJVËNËSIT, TË NDARË LIDHUR ME SIRINË

Ligjvënësit amerikanë thonë se janë larg arritjes së një qëndrimi unik lidhur me përgjigjen amerikane kundër qeverisë siriane. Dje ata bënë komente pasi u informuan nga zyrtarë të administratës Obama mbi situatën në Siri:
Kongresi nuk rifillon punimet deri më 9 shtator, kur mbaron sezoni i pushimeve. Por disa dhjetëra ligjvënës erdhën në Uashington për të marrë pjesë në sesionin e informimit në Kapitol, ku zyrtarë të administratës paraqitën argumentat e tyre për sulm ushtarak kundër Sirisë.
Më pas, disa ligjvënës thanë se ishin të bindur se regjimi sirian kishte përdorur armë kimike. Por ligjvënës si demokratja Janice Hahn u shprehën se ende ka pikëpyetje të shumta:
“A është kjo aryse për të hapur luftë? Cilat janë objektivat e luftës? Çfarë autoriteti po i japim Presidentit në këtë rast?”
Zonja Hahn thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të veprojnë të vetme:
“Ku është komuniteti ndërkombëtar nëse sulmi me armë kimike është një akt aq revoltues, nëse ky është një akt i urryer për të gjithë?”
Ligjvënësi republikan Scott Rigell vlerësoi vendimin e Presidentit për të kërkuar miratimin e Kongresit, por tha se për momentin ai do të votojë kundër autorizimit:
“Përgjigja ime do të jetë “Jo” sepse ende e kam të paqartë se cili është synimi përfundimtar, çfarë misioni synojmë të përmbushim”.
Kishte edhe të tjerë, si ligjvënësi demokrat Sandy Levin, i cili mbështet ndërhyrjen ushtarake kundër Sirisë:
“Kam besim se anëtarët e Kongresit do të japin miratimin për veprim. Nëse nuk veprojmë, dërgojmë mesazhin e gabuar”, tha zoti Levin.
Të shtunën, Presidenti Barak Obama tha se nuk ka nevojë për leje nga Kongresi për të dhënë urdhër për sulm, por e mendon të vlefshëm mbështetjen e përfaqësuesve legjislativë në Kongres.
Para sesionit informues dje, Sekretari i Shtetit John Kerry dha intervista për rrjete të ndryshme televizive për të prezantuar të dhënat që kishte zbuluar administrata lidhur me sulmet kundër civilëve pranë Damaskut.
“Mostra flokësh dhe gjaku nga individë të ekipeve të ndihmës së shpejtë që shkuan të parët në skenën e ngjarjes në lindje të Damaskut, rezultuan pozitive për gjurmë gazi sarin”.
Në komentet për emisionin Fox News Sekretari i Shtetit i doli në mbrojtje vendimit të Presidentit Obama për të kërkuar miratimin e Kongresit për veprim.
“Nuk humbim gjë, vetëm fitojmë. Ajo që fitojmë është legjitimiteti i një përgjigjeje të njëzëshme të Kongresit; Presidenti dhe Kongresi me një përgjigje të përbashkët pasi procesi ynë demokratik ka funksionuar si duhet”.
Zoti Kerry tha se pasiviteti amerikan do të interpretohej sikur po lejohej të kalonte pa ndëshkuar një diktator i paskrupullt, i cili mund të vazhdojë të vrasë popullin e tij me gaz helmues.(VOA)

Filed Under: Komente Tagged With: McCain, Obamen ne Siri, per te mbeshtet, thirrje kongresit

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT