Portret i emigrantit Zejadin Dedinca, Montreal, Kanada/
nga Ajet Nuro/
Portreti që do t’u prezantoj nuk është portreti i ndonjë portret i ndonjë personaliteti me master apo doktoratë as portreti i ndonjë shqiptari milioner. Sidoqoftë, ai përfaqëson një pjesë të mire të shqiptarëve që pasi kanë lënë atdheun e tyre, pa e harruar këtë të fundit, i vënë vetes si qëllim të jenë të sukseshëm në atë që ndërmarrin.
Personazhi i këtij portreti quhet Zejadin Dedinca dhe ai është vendosur në metropolin e Kebekut në vitin 2005. Unë kam 6-7 vjetë që e njoh dhe që nga fillimi një respekt i ndërsjelltë është vendosur mes nesh. Sigurisht, që nga fillimi, bisedat tona vërtiteshin rreth halleve të përditëshme këtu në atdheun tonë të dytë, dëshira për të ruajtur gjuhën tek djali i tij Lendi, dëshira për t’u shkolluar këtu në Kanada. Unë si më “i vjetër” i kam dhënë mendimet e mia dhe mund të them që Zejadini di të dëgjoj. Ajo që më bënte përshtypje tek Zejadini ishte zelli i tij për gjithçka çfarë ndodh në atdhe, Shqipëri e Kosovë dhe ajo dëshirë e zjarrtë për t’u bërë qytetar shqiptar…
Çfarë përshkrova më sipër nuk është vetëm fjalë. Diku aty nga 2011, u gjenda tek Zejadini dhe po bisodnim diçka që lidhej me biznesin dhe kuptohet që edhe unë nuk mund të flas shqip për terma që edhe vet nuk i kam dëgjuar në gjuhën shqipe ndaj po flisnim anglisht apo frëngjisht. Afrohet djali, Lendi, dhe më drejtohet ”-Fol Shqip!” Ndoshta ngaqë nuk e prisja, nuk e kuptova çfarë po më thoshte ndaj e pyeta çfarë dhe ai më përsëriti “Fol shqip!”. Djali kishte të dejtë se i ati ia përsëriste një gjë të tillë mëngjes, drekë e darkë. Kjo më frymëzoi të shkruaj një artikull rreth rajtjes së gjuhës shqipe por pa vendosur emrat e personazheve. Tek e fundit, nuk ka asgjë më të rëndësishme se ideja e ruajtjes së gjuhës dhe e tipareve më të mira që n’a karakterizojnë ne si komb
Jo vetëm mua që më ka pyetur disa herë por edhe vetë ambasdores së Republikës së Shqipërisë në Kanada, Zonjës Elida Petoshati, i ka shprehur dëshirën dhe pyetjen se si mund të bëhet edhe ai me nënshtetësi shqiptare. Dhe, çfarë gëzimi ka ndjer ai kur kryeministri shqiptar i epokës z. Sali Berisha shpalli në vitin 2012 se të gjithë shqiptarët që dëshirojnë mund të pajisen me nënshtetësinë shqiptare. Nejse nga fjalët tek veprat është pak larg por Zejadini edhe sot është në pritje.
Në vitin 2010 Zejadinit do t’i vinte nëna për vizitë dhe kuptohet gëzimi i tij. Edhe unë shkova dhe e takova nënën e tij dhe aty e kupton rolin e familjes në edukimin e dikujt. Në vitin 2012 unë vizitova për herë të parë Kosovën dhe jo vetëm pse Zejadini më porositi por, si mund të vija në Prishtinë dhe të mos takoja nënën e tij? Po kopjoj vetëm këtë pasazh nga reportazhi që përgatita atje:
Mikpritje shqiptare
Kur mikut tim Zejadin Dedinca i kishte ardhur nëna për vizitë në Kanada, shkova dhe e takova dhe tek ajo gjenë vend shprehja e përdorur në Jug që thotë « Është Xhiko që bënë Çelo ». Tek një nënë fisnike si ajo shikon edukimin e fëmijëve të saj, njëri prej të cikëve, Isamedini më shoqëroi gjatë gjithë vizitës në Kosovë. « Do më takosh nënën më tha Zejadini » para nisjes nga Kanada. Por, si mund të shkoja në Prishtinë dhe mos të takoja atë zonjë. Nuk po shkruaj më shumë se pritja që më bëri kjo nënë e mrë, ishte mikritje shqiptare. Më shumë: http://tribunashqiptare.net/?p=12991
Në vitin 2012 Zejadini pasi kaloi në dorë disa programe universitare dhe kolegjiale, pasi konsultoi shumë njerëz, vendosi më në fund t’i futet studimeve dhe jo në ndonjë institucion dosido por në kolegjin ameriakn HERZING. Unë e njihja kolegjin Herzing si një nga institucionet edukues privat nga më të mirët, e para sepse disa shqiptarë kishin kaluar prej tij për t’u futur në tregun e punës në Kanada por edhe sepse edhe unë kisha qenë para një dileme të tillë në fund të vitetve ’90. Vendimi i Zejadinit ishte i pjekur dhe ishte marr pas disa konsultimeve me njerëz që ai i dëgjonte. Por pavarësisht nga këto, një vendim i tillë, kishte brenda vetës pyetjet,”Do t’ia dal mbanë”, “Është anglishtja ime në nivelin që e kërkon kolegji Herzing?”, “Ia vlenë të paguash kaq parà për të marr një zanat?” “Po sikur?” … Këtë të fundit po e shtoj unë sepse kjo pyetje bënë pjesë në çdo vendim që marrim …
Të them të drejtën, e kam ndjekur që nga fillimi dhe mund të them se ai e filloi nga diçka që mund të konsiderohet zero pasi ai nuk kishte njohuri nga kompiuterat dhe anglishtja e tij ishte një gjuhë e dytë për të. Dhe progresi i tij linte pa gojë ata që e rrethonin por kjo e habiste edhe atë vetë aq sa herë herë shprehej, “Ia dola me këtë provim se punova shumë por nuk e di të tjerët si do jenë?…. Për të mos shkruar të gjitha ata sa unë kam mësuar prej tij, po i drejtohem vetë atij me nja dy pyetje për të zbuluar edhe më tej atë se kush është Zejadin Dedinca dhe si ia arriti të bëhet i sukseshëm në një fushë që nuk ishte e tij jo më larg se tre vjetë më parë.
Pyetje: Me dy fjalë, kush është Zejadin Dedinca?
Përgjigje: Unë kam lindur ne fshatin Lajthishte, komuna Kastriotit, në Kosovë. Pasi kam lënë vendlindjen në vitin 1993, kam jetuar në Gjermani deri në vitin 2000, vit që më gjeti në Britaninë e madhe ku jetova 5 vjetë dhe nga viti 2005 jetoj këtu në Montreal. Jam i martuar me Arjetën që edhe ajo është nga Kosova dhe kemi një djal, Lendin.
Pyetje: Në çfarë ambienti familjar jeni rritur dhe çfarë edukimi keni marr si shqiptar?
Përgjigje: Nuk mund të them se kam lindur në familjen më patriotike të Kosovës por jemi rritur me dashurinë për kombin tonë. Të them të drejtën, babai n’a ka folur për Shqipërinë dhe at’here besonim se regjimi i Hoxhës punon për Kosovën. Le të kuptohemi që at’herë nuk kishim këto informacionet e sotme por gjithashtu për ne, armiku më i mash ishin serbosllavët dhe gjithçka që dëgjonim për Shqipërinë e merrnim për të qënë që ishte në favorin tonë.
Pyetje: Keni dy vjetë që keni filluar kolegjin dhe keni një vit që pasi filluat stazhin jeni punësuar në një kompani jo të vogël, si ndihesh?
Përgjigje: Ndihem shume i lumtur qe mbarova kolegjin dhe une sapo bera nje hap drejt suksesit tim, dhe kjo me ben te lumtur, gjithesesi deshira per suksese te metutjeshme nuk me mungon. Kur kthej kokën mbrapa ndonjëherë edhe vet nuk e besoj por e vërteta është që ia dola të kem sukses në shkollë dhe të përzgjidhem në punë mes 4 kandidatëve të së njëjtës shkollë.
Pyetje: Si të lindi ideja të studioje kompiutera në Kanada?
Përgjigje:Te studijoj ka qen gjithmon nje ide imja, per komputera ishe ideja e vllaut time Isamedinit i cilinë çdo bisedë qe kam pas ai me ka recomandu kete drejtim, dhe per kete e falimenderoj shume.
Pyetje: Pse Herzing?
Përgjigje: Bëra shumë kërkime për kolegje në Montreal dhe kolegji i cili dukej më i miri si nga niveli i mësimdhënies por dhe nga niveli i punësimit dhe garantimi i një vendi pune pas diplomimit ishte kolegji Herzing. Tash, pasi kam kaluar nga andej mund t’i rekomandoja pa frikë cdo kujt që shikon për një karrier në informatik t’i drejtohet këtij kolegji. Kurr nuk do t’i vij keq për një zgjedhje të tillë.
Pyetje: Në fillim dukeshe se kishe frikë, çfarë të bëri që jo vetëm t’ia dalësh mbanë por edhe të dalësh me sukses?
Përgjigje: te jem realist kam fillu nga zero, kam pas shume shume veshtirsi perveq se nuk kisha nje background ne IT kam pas mangsi edhe ne gjuhen angeze. Per te dal i suksesshem ja kam kushtuar kohen mesimit, por edhe perkrahja e Arjetes dhe Lendit nuk ka munguar. Në tetorin e vitit të kaluar, para nje viti fillova një stazh tek kompania Vision dhe i vura vetes si qëllim të bëj gjithçka që të dallohem.
Pyetje: Si ia dole te punosh për një kompani te madhe si VISION?
Pergjigje Nga shkolla kisha baza të mira sepse kisha dal me sukses nga ana teorike por edhe situatat që n’a krijonin atje është si të ishe në punë dhe kjo më ndihmoi shumë. Mes 4 kandidatëve, ata më zgjodhën mua. Nuk mund t’ përshkruaj atë që ndjeva kur më njoftuan se unë do të mbetesha në punë aty ku bëra stazhin.
Pyetje: Më ke pyetur disa herë se si i bëhet për t’u bërë qytetar i Shqipërisë, pse je kaq i interesuar?
Përgjigje:Edhe une jam shqiptare sikur se ju edhe te paret tanë luftuan te mbrojne Shqiperine sikur se ju, deshira ime te kam nje pasaporte shqiptare ka qen nga femijrija. E thash më sipër që qysh nga femijeria ne jemi edukuar me atë se atdheu ynë ishte Shqiperia dhe se ne ishim pjese e saj. Shtetesia apo nje pasaporte do të ishte konkretizimi i perpjekjeve gati 100-vjeçare por t’u bërë bashkë.
Pyetje: Po djalit tënd dëshiron t’ia transmetosh këtë dashuri për Shqipërinë dhe shqiptarinë?
Përgjigje: Do te mundohum, Por prap them se ai e ka te trashiguar. Sa krenar jam ndier kur ai në kuadrin e shkollës, për festën e flamurit vitin e kaluar (2013) ai bëri rolin e Ismail Qemalit në ngritjen e flamurit.
Pyetje: Planet për të ardhmen?
Përgjigje: Mendoj se do te vazhdoj me studime apo me kurse që të jem edhe më i aftë nga sa jam sot dhe ëndërra ime është që nje dite te kthem ne Shqiptarine tone e të jap atje ndihmën time në ecjen përpara të vendit tonë.
Pyetje: Çfarë do t’u thuash atyre që lexojnë Tribunën Shqiptare?
Përgjigje: Ne jemi me fat qe kemi nje reviste online e cila eshte serioze dhe profesionale.
Kanë thënë pë Zejadinin:
Giacomo D’Agostino drejtor i teknologjisë së informacionit në Vision Travel:
E dija që nga takimi i pare që Zejadini do të ishte personi I duhur për kompaninë tone. Ishte itejet I turpshëm dhe nervoz në ditën e intervistës. Të them të drejtën, unë nuk prisja shumë prej tij nga ana teknike duke qenë se ai sapo mbaroi shkollën, ndaj e pyeta kryesisht për sjelljen dhe përvojat e mëparshme. Nga përgjigjet e tij dukej se ai kishte shumë përvojë me shërbimin ndaj klientëve tekse kishte punuar në ristorante në pjesën më të madhe të jetës.
Ajo çka më ngeli në mendje nga ato 30 minuta bashkëbisedim, ishte energjia e tij dhe vetë-motivimi
Ai e donte sfidën që po I ofrohej dhe ishte gati të bënte gjithçka për tä patur postin.
Pas një bisede me Lindën e kolegjit Herzing, unë u binda që Zejadini ishte zgjedhja më e mire mes 4 kandidatëve që unë kisha intervistuar. Ajo instistonte se ai kishte njëkarakter qê bënte të mundur tejkalimin e çdo pengese që mund t’i dilte përpara. Ajo më foli se si profesori i Zejadinit, pas disa javëcve si kishte filluar mësimi, nuk ishte i sigurt nëse Zejadini do t’a kalonta klasën pasi Zejadini nuk kishte ansnjë përvojë me kompiuterat. Gjatë bisedës ajo më shpjegoi se i njëjti profesor, pak më pas më tha se ai është bërë një nga nxënësit më të mirë. Vendosmëria dhe këmbngulja e tij i dhe rezultatet dhe ishte një nga studentët më të mirë në klasën e tij. Këto komente të saj më bindën mua se ai ishte rasti më i mirë për ne.
Zejadini ka një vit që është në punë tek Vision Travel dhe ne jemi me fat që kemi një njeri si ai që punon me ne. Ai me të vërtet frymëzon çdo njërin rreth tij që dëshiron të përparoj. Ai mëson shpejtë dhe edhe pse mund të ketë qenë e vështirë për të në fillim, ai tani është bë më i pavarur dhe nuk kërkon më ndihmë si më parë. Ai është i angazhuar t’u jap ç’do ditë punonjësve tanë një mbështetje teknike me përvojë të pasur. Ç’do javë më vijnë njerëz në zyrë për të më thënë se sa i mrekullueshëm është ai.. People send me emails and come to see me several times a week to tell me how wonderful he is. Etika e punës së tij nuk ka të krahasuar dhe unë nuk kam nevojë t’a ndjek se çfarë bënë ai pasi ai ka fituar besimin tim dhe e di që ai nuk do më lërë ndonjëherë në baltë. Ai është një bashkëpunëtor i shkëlqyer dhe gjithmonë dëshiron të ndihmoj të tjerët dhe vë në plan të parë nevojat e të tjerëve para nevojave të tij. bënë që His work ethics are off the chart good and I don’t need to follow up with him because he’s earned my trust and has not let me down. He is a great coworker and always willing to help others and puts everyone’s needs before his own. Ai është një person i mahnitshëm.
Jam shumë krenar me arritjet e Zejadinit. Ai në mënyrë të vazhdueshme e të njëtrajtëshme bënë një punë të mahnitëshme dhe mua më vjenë mirë që e zgjodha atë për postin që ai mbanë.(Ne Foto; Zoti Dedinca me bashkshorten Arijeta dhe djalin Lend)
Kortezi: Tribuna Shqiptare