PRISHTINË, 26 Prill 2016-B.Jashari/ Kosova është përfshirë në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” -Publikuar nga “The Heritage Foundation”. Ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e “The Heritage Foundation”, zëvendëspresidentin Jack Spencer dhe udhëheqësin e Institutit për Ekonomi të Lirë Anthony Kim, me të cilët ka diskutuar për prezantimin e hulumtimit të këtij institucioni “Indeksi i Lirisë Ekonomike”, ku Liria ekonomike e Kosovës është vlerësuar për herë të parë në Indeksin e vitit 2016. Ministri Hoti, thekson njoftimi i dërguar, e vlerësoi lartë punën e “The Heritage Foundation”, në veçanti për përfshirjen e Kosovës në hulumtim të këtij institucioni “Indeksi i Lirisë Ekonomike”.
“Vlerësimi i Kosovës për herë të parë dhe pozicionimi në vendin e 84 në këtë raport është një e arritur për vendin tonë. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme kur kemi parasysh që këtë herë Kosova sa i përket lirisë ekonomike në këtë publikim është ranguar më mirë se sa disa vende të rajonit dhe BE-së”, tha ministri Hoti.
Ai gjithashtu i njoftoi të pranishmit për Strategjinë Zhvillimore të Kosovës, ndryshimin e politikave fiskale, fillimin e prokurimit elektronik si dhe për zhvillimin e sistemit bankar në Kosovë.Zëvendëspresidenti i “The Heritage Foundation”, Jack Spencer, duke falënderuar ministrin Hoti për gatishmërinë e qeverisë së Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar me institucionin e tij, sidomos gjatë procesit të hulumtimit të këtij institucioni “Indeksi i Lirisë Ekonomike”, tha se përmes këtij hulumtimi bëhet vlerësimi vjetor i lirisë ekonomike për 186 vende dhe territore në mbarë botën.Liria ekonomike e Kosovës është vlerësuar për herë të parë në Indeksin e vitit 2016. Në renditjen botërore, Kosova në këtë publikim renditet në vendin e 84.Heritage Foundation është një nga vlerësuesit për Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation – MCC). Në mënyrë specifike, Heritage Foundation në partneritet me “The Wall Street Journal” shqyrton performancën e politikave tregtare të vendeve të botës dhe bën publikimin e hulumtimit vjetor “Indeksi i Lirisë Ekonomike”. Ky hulumtim shërben si bazë për notim nga ana e MCC të indikatorit të “Politikave Tregtare” tek “Liritë Ekonomike” të vendeve të ndryshme.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.