• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Përfundoi festivali “Hasi jehon 2017”- Fituesit

May 6, 2017 by dgreca

-Ansamblit “Mati” nga Burreli çmimi i parë/
unnamedunnamed (3)1 burrat valle1 gruaja

Gjonaj i Hasit-Prizren, 7 Maj 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Me ndarjen e çmimeve tradicionale u përmbyll mbrëmë edicioni i 28 i festivalit mbarëkombëtar i folklorit burimor “Hasi Jehon 2017”, i zhvilluar gjatë tre ditëve në fshatin Gjonaj të Hasit, në rajonin e Prizrenit, afër kufirit me Shqipërinë.

Çmimin e parë “Malësori” juria ia ndau  Ansamblit “Mati” nga Burreli.
Çmimi i dytë “Malësorja” iu nda shoqërisë kulturore artistike (ShKA) “Bajram Shabani” nga Kumanova.
Çmimi i tretë “Lahuta” iu dha ShKA “Januz Ramadani” nga  Smira dhe Ansamblit “Rugova” nga Peja.
Çmimi “Nazmije Tota” iu nda trios së këngëtareve nga Mati.
Valltari më i dalluar u vlerësua  Muhamet Sinani  i ShKA  “Bresana” nga fshati me këtë emër në Opojë, ndërsa valltarja më e mirë Elizabeta Zeneli nga ShKA “Prishtina”.
Dyshja më e mirë e valltareve u vlerësuan Vjollca Hajrullau dhe Ermira Sheta nga Kruma e Hasit.
Koreografia më e mirë u shpall ajo e Mehmet Xhemajlit nga ShKA “Prishtina”.
Për lojën më të mirë popullore u vlerësua ajo e ShKA “Katarina Josipi”, ndërsa për kostumet ShKA “Rapsha” nga Tuzi.
Rituali më objektiv u vlerësua ai i Ansamblit “Muharrem e Xhevat Qenaj” nga Ramaja.
Çmimi rapsodi më i mirë i festivalit iu nda rapsodes Xhevrije Vataj.
Grupi i rapsodëve më të mirë u vlerësuan Hamit Kastrati e Përparim Brati nga Hasi i Shqipërisë.
Orkestra më e mirë u vlerësua ajo e  ShKA “Shote Galica” nga Drenasi, ndërsa  klarineti nga Kavaja –
Instrumentisti më i dalluar.
Në natën e tretë në festivalin “Hasi Jehon” u paraqitën 5 ShKA. Në përmbyllje, derisa u parqit në skenë mikpritësi – shoqëria kulturore artistike “Malësori” e Gjonajt të Hasit, juria në përbërje Dilaver Kryeziu, Sami Piraj dhe Hysen Dida vendosën për çmimet tradicionale të festivalit “Hasi Jehon”.
“Publik i mrekullueshëm si zakonisht. E meritoni notën më të lartë për qëndrueshmërinë dhe për kulturën që e keni si publik”, tha Kryeziu, kryetar i jurisë.
Ndërsa, drejtori i festivalit, Haziz Hodaj,  e  falënderoi publikun. “Juria ndau çmimet për ansamblet, ndërsa unë them se  çmimi i parë si zakonisht ju takon juve që e përcillni me kujdes paraqitjen e çdo grupi. Mirupafshim në vitin e ardhshëm”, u shpreh ai.
Festivali “Hasi Jehon” i ka fillet në 8 mars të vitit 1975, kur  nga mësuesit e fshatit u themelua shoqëria kulturore-artistike “Malësori” dhe nëpër vite u shndërrua  në një nga ngjarjet më të organizuara dhe më të suksesshme kulturore në Kosovë.

Filed Under: Featured Tagged With: “Hasi jehon 2017, ”- Fituesit, Perfundoi Festivali

SHPALLEN FITUESIT E FESTIVALIT TË DYTË TË FILMIT SHQIPTAR NË NEW YORK

November 16, 2013 by dgreca

“E drejta për të dashuruar” me regji të Paul Kurti (Shqipëri) – fitoi çmimin e publikut për filmin më të mirë- “Rrëfimi i Fundit” me regji të Ibrahim Deari (Maqedoni) – çmimin e publikut për filmin më të mirë të shkurtër dhe filmi “Çmimi që të jesh femër” – me regji të Ilir Kabashit (Kosova) – çmimi i publikut dokumenatri më i mirë”…/

Nga BEQIR SINA, New York/

BROADWAY NEW YORK CITY : Festivali i II-të i filimit shqiptarë në Amerikë, ose Java e Filmit Shqiptarë, “agoi” javën e kaluar me filmin e suksesshëm “Agon” me regji nga Robert Budina, një përzgjedhje zyrtare e Oscar-it 2013. Kjo javë e filmit shqiptarë, u shoqërua me shfaqjen e 30 filmave të kinematografisë shqiptare nga të cilat : 24 filma prodhime të reja të vitit 2012-13 në tre kategori: filmi i gjatë, filmi i shkurtër si dhe ai dokumentar, “White & Black”, me një retrospektivë në kinematografinë shqiptare.

Kurse, në natën e fundit ka qenë filmi ruso- shqiptarë “Right To Love” (E drejta për të dashuruar”, një film ky që ka pas një sukses të jashtëzakonshëm në premierat në New York në dhjetor 2012 dhe  që është shfaqur edhe në kinemanë e Moskës, Rusi.

Ky film u shpall më i mirë i festivalit, me regji të Paul Kurtit dhe skenari i tij u shkrua nga aktorja dhe producentja e njohur Amina Zhaman, me origjinë Çerkeze, nga Kaukazi Verior(filmi ka dhe dialog në shqip dhe shumica e aktorëve janë emra të njohur të kinematografisë shiptare dhe të huaj – ku bie në sy aktoria e njohur shqiptare Pavlina Mani, Shpend Xani, Luan Bexheti, Ari Myrtaj, Praq Rado, Roza Kalaj, Omar Chaparro, Karina Ivanova dhe Theodore Buloukos interpretojnë në këtë film)

Ceremonia e hapjes së Javës së Filmit Shqiptar u zhvillua të premten, 8 nëntor 2013, në teatrin prestigjioz të New Yorkut “SVA Theatres” , ndërkohë, që ceremonia e mbylljes së këtij festivali me shfaqjen e filmit të fundit, u bë në kineman shqiptare që gjendet në lagjen Broduej – “The Producers Club Theater” . Aty kur për një javë teatri i shqiptarëve në Nju Jork, e ka “ndezuar” jetën artistike në komunitet, teksa për çdo natë, ai ka pritur spektatorë të shumtë që mbushnin njerën prej sallave të kinemasë, pronë e vëllezërve shqiptar Fredi dhe Ernesti Tollja

Kështuqë, me këtë rast jeta artistike e komunitetit të artistëve shqiptarë në Amerikë, shkëlqeu këto ditë në një nga bulevardet më të famëshme të Nju Jorkut, në Broduej(Broadway) , mbasi aty shumë pranë për të parë shfaqjen e filmave shqiptarë, u mblodhën për çdo mbrëmje, disa nga figurat e njohura të komunitetit të artistëve shqiptarë. Kan qenë të pranishëm gjatë kësaj jave dhjetra veprimtarë të njohur të komunitetit, kritikë, artistë shqiptarë e amerikan, gazetar, afaristë, dhe stundentë shqiptarë e amerikan.

Festivali me filmat të cilat shumica e tyre i përkasin historisë së vërtet -( true story ) kan një histori Inteligjente jo vetëm që argëton , por që kjo histori me të vërtetë mund të ndryshojë botën . Një tregim i mirë- i cili kap imagjinatën tonë , na bën të qeshim , na detyron për të reflektuar , dhe frymëzon transformim .

Dhe kështu u arritë dhe qëllimi i Festivalit të Filmit Shqiptarë në Nju Jork, i cili është për të festuar filmin inovativ dhe i pasionuar që sfidojë audiencat tanë, të cilët , nga ana tjetër , mund të bëjnë dallime të prekshme në botën tonë. Në Nju Jork, perden e bardhë, në shumë raste , e “zbukuruan” premierat e disa prej filmave të pavarur që shfaqen tiparet dramatike, veçoritë , dokumentarë dhe filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër

Ideatoria dhe bashkëthemeluesia Mrika Krasniqi, producente, regjisore & skenariste e filmit, i tha gazetës tonë: “Se ne do të zgjerojmë programin tonë të përfshijeres në të ardhmen – me synim që t’a bëjmë tradicional këtë festival. , duke iu dhënë kineastëve shqiptarë mundësinë të zbulojnë historinë e tyre, para një audience të ndërgjegjshëme në një nga qytetet më me ndikim në botën e kinematografisë . Ne duam të lidhen kineastët dhe artistët shqiptarë në Amerikë – me ata në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare, duke shfaqura filma të njohur – me audiencat të cilët janë të etur për një eksperiencë unike të kinematografisë shqiptare, dhe së bashku , të bëjmë botën e këtyre artistëve edhe më të suksesshme në Amerikë dhe në botë”, thotë ajo.

Konsulli i Përgjithshëm e Kosovës në New York, ambasadori Bekim Sejdiu tha në fund të këtij festivali se ne si Konsullatë kemi mbështetur ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit organizimin e Javës së Filmit Shqiptar në Nju Jork. Këtë aktivitet e ka mbështetur edhe Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, pra sipas tij kuptohet, që ata nuk jan mbështetësit e vetëm, meqë këtë e kanë bërë edhe sponspor privat, të cilët ai gjenë rastin t’i falenderoj.

“Këtë e kemi bërë në kuadër të përkushtimit të Republikës së Kosovës dhe angazhimit tonë si Konsullatë që të mbështesim promovimin e artit dhe kluturës tonë në Nju Jork. Shpresojmë shumë se Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork, do shëndërrohet në traditë jetegjatë”, theksoi  Konsulli i Përgjithshëm e Kosovës në New York, ambasadori Bekim Sejdiu.

Çmimet në këtë mbrëmje i ndau konsulli i Republikës së Kosovës në New York, Bekim Sejdiu, në shenjë nderimi për mbështetjen e Konsullatës së R. së Kosovës, në Nju Jork.

Zyrtarisht: Fitues në Javën e Filmit Shqiptar 2013 u shpallën :

– “E drejta për të dashuruar” me regji të Paul Kurti (Shqipëri) – çmimin e publikut për filmin më të mirë

– “Rrëfimi i Fundit” me regji të Ibrahim Deari (Maqedoni) – çmimin e publikut për filmin më të mirë të shkurtër

“Çmimi që të jesh femër” – me regji të Ilir Kabashit (Kosova) – çmimi i publikut documenatri më i mirë

Si në asnjë film tjetër, në trupën e këtij filmi luajnë aktorët më të njohur të komunitetit shqiptar në Amerikë, si Shpend Xani, Luan Bexheti, Ari Myrtaj, Praq Rado, Roza Kalaj etj. “Right to love” e shënon rikthimin në kinematografi të Pavlina Manit. Në këtë ngjarje ajo u nderua me mirënjohje për vepër jetësore. Aktorja 65 vjeçe, Pavlina Mani, e priti me shumë emocion këtë çmim.

Historia e filmit fillon me një flirtim që përfundon në dashuri. Një dashuri që familja nuk e pranon e të gjithe mendojnë se është e gabbuar. Arsyeja? Dashuria i përket një kombësie dhe një besimi fetar tjetër.

Organizatorja Krasniqi, thotë se sukses i veçantë i kësaj ngjarje ishte lajmi për filmin “Agon” ku një kompani italiane e distribuimit të filmave me të parë publicitetin në media kërkoi blerjen e të drejtave të filmit për në Itali. “Mbase kjo është ndër misionet tona kryesore që tu hapim rrugë artistëve shqiptar drejt depërtimit në botë”, ka theksuar Krasniqi duke shtura se edicioni i dytë i Javës së Filmit Shqiptar bashkoi të gjithë shqiptarët, por edhe shume artistë të tjerë që kishin ardhur për ta ndjekur këtë ngjarje nga vise të ndryshme të Amerikës.”

Sipas organizatorëve, ky intersim i lartë është një shtytje dhe përgjegjësi shtesë për vazhdimin e kësaj tradite në mënyrë që publikut shqiptar në SHBA, t’i prezantohen të rejat në kinematografinë shqiptare.

Albanian Film Week u themelua në muajin gusht të vitit 2012. Ideatorët dhe themeluesit janë: Mrika Krasniqi, producente, regjisore & skenariste e filmit, dhe Ariot Myrtaj, producent, aktor & skenarist i filmit, nën udhëheqjen e Nil Production dhe të Albanian Artists Associations.
Në këtë edicion u shfaqen 30 filma të kinematografisë shqiptare: 24 filma janë prodhime të reja të vitit 2012-13 në tre kategori: filmi i gjatë, filmi i shkurtër si dhe ai dokumentar. Sa i takon filmit artistik me metrazh të gjatë në garë janë “Agon” regjia Robert Budina, Shqipëri, “Agnus Dei” regjia Agim Sopi, Kosovë, “Pharmakon” regjia Joni Shanaj, Shqipëri dhe “Right to Love” regjia Paul Kurti, SHBA. Si pjesë e programit “White & Black” u shfaqen edhe 6 filma të tjerë, të cilët janë retrospektivë në kinematografinë shqiptare. Në këtë festival konkurrim ishte edhe për filmat më të mirë shqiptarë prodhuar nëpër botë me metrazh të shkurtër, të gjatë dhe dokumentare. Fituesi u shpall natën e fundit të festivalit më 14 nëntor 2013, jo nga një Juri por nga publike. Simbas www.albanianfilmweek.com edicioni i II-të I AFW-se është përgaditë nga të njejtët organizatorë Mrika Krasniqi, producente, regjisore & skenariste e filmit, dhe Ariot Myrtaj(themelues), producent, aktor & skenarist i filmit, që të dy nga Kosova me banim në SHBA. me drejtoreshë martketingu Theodora Rexhepi, Këshilltar Programi, Bajram Shala dhe Promovuese Kulturore Ermira Babamusta. AFW është mbështetur nga disa institutione duke përfshirë Konsullata e Kosovës në New York, ambasadori Bekim Sejdiu, Ministria e Kulturës në Kosovë, me sponsorizim nga LibertyBlue Group, Pizza Famiglia, AMT, Black Eagel etj.

Bashkëpunëtorët për projektin e AFW-së janë Praq Rado, Blerim Arifi, Eriola Kasemi, Faton Krasniqi, Festim Rexhepi, Arben Meta, Valmire Thaqi, Arnisa Myrtaj, Blerta Alikaj, Astrit Bytyqi, etj.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: i dyte shqiptar, ne New York, Perfundoi Festivali

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT