*Lulzim Basha: Azem Hajdari u vra se ishte mbrojtës i demokracisë/
* I BIRI, KIRI:SOT, PO NA KTHENI SHPIRTERISHT BABANE-AZEMIN/
*Berisha: Gjunjëzove diktaturën më të egër komuniste. Azem ti je gjallë!/
*Ne Foto: Ambasadori Amerikan Arvizu gjate homazheve para arkivolit te heroit Azem Hajdari/
Personalitete të larta të jetës politike nga Shqipëria dhe më gjerë, kryetarët e partive politike, studentët e dhjetorit ‘90, intelektualët, nismëtarë të lëvizjes për demokraci, miq, shokë dhe kolegë të Azemit kanë kryer homazhe për nder të tij Heroit të Demokracisë.
Homazhe kanë zhvilluar Presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kreu i bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, Sali Berisha, 3 ish-presidentët Bamir Topi, Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani, 4 ministrat e kabinetit “Rama” Edmond Haxhinasto, Ilirjan Celibashi, Mimi Kodheli dhe Lindita Nikolla, ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE-së Ettore Sequi, si dhe deputetë të mazhorancës dhe të opozitës.
Kreu i FRD-së, Bamir Topi pas homazheve ka deklaruar se ndihet i emocionuar që Azemi do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve.
“Fat i jetës sime që kam njohur Azem Hajdarin, njeriu më i hapur nga ata që kam njohur të Partisë Demokratike, shumë i guximshëm, dinjitoz, kurajoz, pa komplekse, që dinte të bënte edhe trimin edhe diplomatin. E përkujtoj me shumë mall, respekt, e vlerësim, ai do të mbahet mend si një njeri që do të frymezoje të rinj e të reja, e ata që duan t’i hyjnë rrugës së politikës me dinjitet” tha Topi.
Në një prononcim për mediat pas homazheve, kryetari i Parlamentit Ilir Meta theksoi se të gjithë sot duhet të tregojnë urtësi në mënyrë që të plotësohet ëndrra e Azemit dhe Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian.
“Sot është një ditë homazhesh dhe kujtimi për simbolin e demokracisë, anëtarin e lëvizjes së Dhjetorit e cila ktheu barrierat përmes thirrjes “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, për ish kolegun tonë Azem Hajdari. Kujtimi i të cilit do të jetë gjithmonë e paharrueshme, dhe është një ditë angazhimi për të plotësuar ëndrrën e tij që Shqipëria të jetë si gjithë Europa. Ai nuk e kurseu guximin, kurajon dhe vizionin e tij duke rrezikuar gjithçka. Jam i bindur se të gjithë ne do të na duhet të tregojmë më shumë urtësi dhe përgjegjshëmri në mënyrë që ëndrra e tij të bëhet realitet në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Këto sakrifica duhet ti respektojmë dhe ti çmojmë për të përmbudhur ëndrrën e tij dhe të gjeneratës së tij” u shpreh Meta.
Homazhet janë zhvilluar në Pallatin e Kongreseve ndërsa në orën 12:30 kortezhi i përmortshëm me arkivolin e vendosur në shtratin e topit, është nisur për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit ku është bërë edhe ceremonia e varrimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Basha: Azemi pason rilindasit me vlerësimet e marra
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha u shpreh se sot në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azemit shqiptarët bashkohen me nderimin për të.
“Sot kemi ardhur tek ky vend i shenjtë për të sjellë eshtrat e një heroi, për të betuar në heshtje para guximit të tij. Azem Hajdari na mungon të gjithve,i mungon të afërmëve, i mungon Shqipërisë” theksoi Basha.
Gjithashtu Basha ka shprehur vlerësimet më të larta për Azem Hajdarin duke shtuar se lëvizja e Dhjetorit dha liderin e saj për demokracinë e vendit.
“Ai ishte prijësi i lëvizjes studentore prandaj edhe u vra. Se kishte qënë protagonist për hapjen demokratike të vendit, se kishte qënë themeluesi I PD-së, se kishte qënë mbrojtës i demokracisë dhe çështjes kombëtare. Nuk është e vërtetë se përmbysja e komunizmit u bë në mënyrë paqësore, lëvizja për demokraci ka dhënë liderin e saj të parë. Nuk e vranë në betejën ballore të fillimit por në pabesinë e revanshit. Sot figura e tij apelon për unitet dhe bashkim për vlerat kombëtare” tha Basha.
Sipas tij, dita e vrasjes së Azem Hajdarit ka qenë vetëm fillimi i përjetësisë për të. “Ai pason rilindasit më të shquar për vlerësimet institucionale qe ka marrë, se lëvizja e dhjetorit shënoi ndarjen nga dikatura, kjo ishte dhe mbetet rilindja e vërtete e vendit”- tha Basha, duke kujtuar se ai është gjallë dhe se është e do të jetë frymëzim i brezave.
Azem Hajdari, Heroi i Demokracisë mban titullin më të lartë të Republikës së Shqipërisë “Urdhërin e Flamurit” dhe urdhërin më të lartë në Republikën e Kosovës, “Medaljen e Lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të dhënë nga ish – Presidenti Ibrahim Rugova. Azem Hajdari është Qyteta
Berisha: Gjunjëzove diktaturën më të egër komuniste. Azem ti je gjallë!
Ndërsa mori pjesë në ceremoninë e vedosjes së eshtrave të Heroit të Demokracisë, në Varrezat e Dëshmorëve, ish-kryeministri Sali Berisha i ka dedikuar disa rreshta edhe në rrjetin social facebook, mikut te paharruar, siç e vlerëson ai, Azem Hajdarit.
“Ne krye te levizjes studentore ne dhjetor te vitit 1990 Azemi gjunjezoi diktaturen me te eger komuniste ne Europe dhe beri per lirine e shqiptareve te shtypur me shume se kushdo tjeter ne histori” shruan Berisha, ndërsa e mbyll me fjalinë “Azem ti je gjallë!”
“Te dashur miq, sot vendosem ne Varrezat e te Reneve te Kombit, eshtrat e burrit te madh te kombit shqiptar, tribunit legjendar te lirive dhe dinjitetit njerezor te shqiptareve, udheheqesit te levizjes studentore te dhjetorit 90, themeluesit te PD, mikut tim te paharruar Azem Hajdarit.Ne krye te levizjes studentore ne dhjetor te vitit 1990 Azemi gjunjezoi diktaturen me te eger komuniste ne Europe dhe beri per lirine e shqiptareve te shtypur me shume se kushdo tjeter ne histori. Nder perjete vepres se pavdekshme dhe kujtimit te ndritur te Azem Hajdarit! Azem ti je gjalle!” përfundon komenti ish- Kryeministrit.
Azem Hajdari do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve të kombit. Eshtrat e tij u vendosën aty, paraditen e së enjtes në një ceremoni, 15 vjet pas vrasjes së tij.
Kryebashkiaku i Tiranes, ne fjalen e rastit, tha se te gjithe i detyrohen Azem Hajdarit per hapin e madh qe ndermori ne dhjetor te 90-s, kur vrau friken.
Me heret ne Pallatin e Kongreseve u zhvilluan homazhe oprane arkivolit me eshterat e Azem Hajdarit. Mijera qytare kane marre pjese ne kete homazh per te nderuar figuren e liderit te dhjetorit 90. Shume prej tyre hedhin pershtypjet e veprimtarise se zotit Hajdari, apo edhe ndajne kujtime te shkuara me te.
Ne homazhe mori pjese Presidenti i Republikes zoti Nishani, ish-kryeministri dhe lideri historik i te djathtëve Sali Berisha, ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, kreu i LSI-së Ilir Meta, nje grup ministrash i Qeverise se re te socialisteve e drejtuar nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, deputete te forcave te ndryshme politike, perfaqesues se klerit ne vend, perfaqesues te trupave akademike.
r Nderi i Tiranës dhe pothuajse i të gjithë bashkive dhe komunave të Republikës së Shqipërisë.
Biografia e Azem Hajdarit:
-Azem Hajdari u lind më 11 mars 1963, në qytetin Bajram Curri;
-I martuar, me tre fëmijë, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi i vogël, i lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit;
-Më 1987, fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike;
-Në vitin 1993 diplomohet për filozofi, në Universitetin e Tiranës;
-Në vitin 1995 diplomohet si jurist, në Universitetin e Tiranës;
-Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për filozofi;
-Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani;
Aktiviteti Politik:
-Dhjetor 1990 – Udhëheqës i Lëvizjes Studentore;
-Dhjetor 1990 – shkurt – Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike;
-1991 – 1993 – Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj Drejtues;
-31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën;
-22 mars 1992 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun;
-26 maj 1996 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën;
-29 qershor 1997 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën;
-1992-1996 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un;
-Nëntor 1996 – Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare;
-Qershor 1997 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare;
-1995 – 1998 – President i klubit të futbollit “Vllaznia” – Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale
Vlerësime për Heroin e Demokracisë:
– Urdhëri i Flamurit;
– Urdhëri “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, dhënë nga Presidenti i Republikës;
– Medalja e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, dhënë nga ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 2003;
– Urdhëri “Nderi i Kombit” (2002);
– Pishtar i Demokracisë;
– “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Vlorës dhe i pothuajse të gjithë bashkive e komunave të Shqipërisë
I BIRI, KIRI:SOT, PO NA KTHENI SHPIRTERISHT BABANE-AZEMIN
“Të nderuar miq të Azem Hajdarit, familjes sonë!
Ju, sot duke lartësuar më tej figurën e Azem Hajdarit ktheni shpirtërisht babanë, në duar të fëmijëve dhe në zemër të familjes. Është kjo arsyeja që unë, të gjithëve ju që jeni këtu, dua t’ju falenderoj dhe t’ju shpreh mirënjohjen e pakufishme njerëzore. Në radhë të parë juve, doktor Berisha. Në të gjithë jetën tonë dhe të Azemit, keni qenë mishërues i dhimbjeve tona. Ju, z. Berisha,Ibrahim Rugova, Haradinajt dhe Jasharët e Kosovës na i keni bërë netët vetmitare të kalueshme dhe të prisnim mëngjeset me shpresa të reja, ashtu siç na është gjendur në momente të veçanta edhe z. Ilir Meta.
Burrat e rritur në pozitën e Azemit, si presidenti Nishani e kanë dekoruar babain me Urdhrin e Flamurit. Është gjithashtu një emër i respektuar por do të duhej një dishepull politik shpirtëror, njerëzor si z. Lulzim Basha, të projektonte këtë lartësim sa prekëse nga ana njerëzore, aq edhe të nevojshme për ditët që kemi përpara, si vazhdimin e luftës së babait tonë, për liri dhe demokraci. Dua të kujtoj këtu, të paharrueshmin Besim Çera që dha jetën pranë babait tim.
Ne, tre fëmijët e Azem Hajdarit, unë Azemi dhe Rudina, në mbështetje të nënës sonë Fatmirës do të përpiqemi të jemi së bashku, sa një Azem. Ju faleminderit!”