• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Përkrahje për zhvillimin e agroturizmit në Istog

June 9, 2016 by dgreca

 -Kryeministri Mustafa: Projekt që nxjerr në pah vlerat dhe bukuritë që i ka Komuna e Istogut/
-Përfaqësuesi i BE-së, Zhbogar: Dëshmohen efektet e asistencës së BE-së në Komunën e Istogut/
ISTOG, 9 Qershor 2016 – Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë inauguruese të projektit “Mbështetja e agroturizmit, bizneseve dhe zhvillimit ekonomik në Istog”.Të pranishëm në këtë ngjarje ishin shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë / përfaqësues Special i BE-së, Samuel Zhbogar, kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mendim Rugova dhe qytetarë të shumtë të Istogut dhe më gjerë. 

 Kryeministri Mustafa tha se ky projekt nxjerr në pah vlerat dhe bukuritë që i ka Komuna e Istogut. 

“Është një projekt shumë i rëndësishëm, një projekt shumëdimensional që qet në pah vlerat turistike dhe bukuritë natyrore të veçanta që i ka Istogu dhe Kosova, që qet në pah bukuritë dhe mrekullitë njerëzore, sepse ata krijojnë këtë mrekulli dhe e mbajnë atë dhe këta janë qytetarët e kësaj ane. Por, po ashtu edhe njerëzit shumë punëtorë të cilët i kanë shfrytëzuar mjetet e këtij projekti për bujqësi dhe produkte bujqësore, të cilat i pamë ne sot këtu dhe që është një iniciativë shumë e rëndësishme për ne. Ky projekt flet edhe për një perfeksionim të detyrave, të punimeve dhe të objektivave tona, sepse deri më tani jemi marrë me ndërtimin e rrugëve, trotuareve, ndriçimit, të infrastrukturës shkollore, kulturore dhe Istogu ka bërë një përparim tepër të madh, por sot po kulmojmë me një projekt shumë të bukur”, tha kryeministri.

Kryeministri Mustafa ftoi qytetarët e Kosovës, por edhe të vendeve fqinje që të vizitojnë Istogun dhe të shikojnë bukuritë dhe natyrën e bukur të kësaj komune. 

“Uroj që qytetarët ta përdorin dhe ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë stazë dhe këto bukuri natyrore, të cilat janë edhe të shëndetshme edhe relaksuese, por janë edhe produktive për zhvillimin tonë ekonomik dhe social”, tha kryeministri Mustafa.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësues Special i BE-së, Samuel Zhbogar, tha se me këtë projekt po dëshmohen efektet e vërteta të asistencës së BE-së në Komunën e Istogut. 

 “Ky projekt  të cilin e ka mbështetur Zyra e BE-së me gati 400 mijë euro, është një prej shembujve të shumtë të asistencës tonë për zhvillimin ekonomik të regjioneve të ndryshme të Kosovës. Përmes tij, BE-ja ka mbështetur mjedisin biznesor dhe potencialin e agroturizmit që ka Istogu, zhvillimin ekonomik dhe gjenerimin e vendeve të punës në ato vende në të cilat ka pasur investime më të vogla”, tha Zhbogar. Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, e vlerësoi të rëndësishëm këtë projekt për Komunën e Istogut. 

“Shpreh kënaqësinë time për një projekt i cili jo vetëm që më ka bërë krenar mua si kryetar komune, por kam përshtypjen se i ka bërë krenarë gjithë qytetarët e Istogut, sepse po e shoh çdo ditë frekuentimin e kësaj pike të rëndësishme të Komunës së Istogut, që ka qëllim të promovoj edhe vlerat turistike të Istogut, por edhe të promovoj bizneset, të promovoj zhvillimin e agrokulturës dhe produkteve çfarë i ka në potencial Komuna e Istogut”, tha kryetari Rugova, duke falënderuar kryeministrin për përkrahjen e vazhdueshme për Komunën e Istogut. 

Drejtori Ekzekutiv i Organizatës “Syri i Vizionit”, Veton Mujaj, tha se qëllimi i këtij projekti ka qenë që të bëhet e mundur që vizitorët të qëndrojnë sa më shumë në Istog, që të përfitojë ekonomia lokale, të ndihmohen bizneset dhe fermerët, që produktet e tyre të bëhen më konkurrentë në treg.

“Ne kemi intervenuar edhe në infrastrukturë, që ka gjeneruar lidhshmëri mes ofertave të ndryshme turistike dhe që ka bërë që vizitorët të kenë qëndrim interesant në Istog. Kemi bërë shumë për të përkrahur dhe promovuar produktet dhe shërbimet lokale, përfshirë këtu edhe gjenerimin e punësimit”, tha Mujaj.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Kryeministri Mustafa, ne Istog, perkrahje agroturizmit

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT