Nga Beqir Sina/
STATEN ISLAND NYC : Nën kujdesin e sekretarit të Shoqatës Çamëria në SHBA, inxhinier Sali Bollati, dhe përkrahjen e anëtarit të kryesisë së saj Cenko Brahimaj – “Ditën e Xhuma”, u mbajtë një lutje për Çamërinë dhe popullin çamë në xhamin më të madhe në qytetin e Nju Jorkut, xhaminë dhe Medresenë Miraj – Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Tompkinsville – ishullin e Staten Island.
Zurkani Vardari, Kryetar i Qendrës, Dr Tahir Kukaj, PhD, Imam dhe nënkryetar i Qendrës, dhe Imam Ferid Bedrolli, Imam Omer Papraniku, kryen faljen e “Dita e Xhumas”, një ditë e shenjët dhe i rëndësishëme e fesë islame, mbahet çdo të Premte, simbas riteve islame.
Krerët e lartë të kësaj xhamie me rastin me rastin e 27 Qershorit genocidit grek kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë mbajtën gjatë faljes së “Dita e Xhumas” një ligjërim – në të cilën morën pjesë disa dhjetra besimtarë shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës .
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe krerët e Partisë Lëvizja e Legalitetit, kryetari i saj Hakik Mena, nën kryetari Ahmet Hoti, anëtarët e kryesisë Adnan Ramadani, Dyleman Mile, dhe veprimtarët e dalluar të komunitetit zoti Uk Gjonbalaj dhe Yleber Pilku.
Kjo ishte për herë të parë, që në SHBA, shqiptarët e amerikës kryen një lutje dhe mbajtën një ligjeratë në Ditën e 27 Qershorit genocidit grek kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë, në një objekt të kultit
Dr Tahir Kukaj, PhD, Imam dhe nënkryetar i Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Tompkinsville – Staten Island, tha me këtë rast ” Meqënëse një pjesë e madhe e popullit shqiptarë, dinë se çfarë masakre dhe genocidi ka ndodhur ndaj popullit shqiptarë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, mirëpo për faktin se Çamëria, është një temë që nuk mundem t’a përdor termin “tabu” nuk dinë sa duhet, mund të them lirisht se ajo një temë e pa prekur që tash duhet ( një analizë më të thell për t’u gjykuar) dhe mbasi ajo ende nuk është njëqindë për qind në vetë dijen e popullit tonë, duhet kujtuar për çdo vjet.
Sipas tij, ka akoma shqiptarë, që nuk e dinë se në atë tokë shqiptare, ende frymojnë shqiptarët me të njëjtën gjuhë, kulturë, histori dhe një traditë, si shqiptarët e një gjaku, dhe fatkeqësisht kjo është një pjesë e madhe, që nuk di mbasi ka shumë arsye, të cilat ne tani dy dekadat e fundit ne po i kuptojmë, sqaroi ai.
“Unë, si e thashë edhe në lutjen time fetare – Falja e Xhumas”, u shpreh Dr Tahir Kukaj, sa herë mundohemi t’i kujtojmë gjërat nuk duhet me i përsërit ato, por duhet të mundohemi të vetdijësohemi”
Andaj shoti ai dhe qëllimi i këtij tubimi – lutjes sonë, ligjerimit, si klerikë, ishte që të vetëdijëseohemi ne dhe besimtarët tanë të shumtë, që të mos lejomë më, që populli ynë të shkojë në asisoj katrahurash, si ajo e genocidit grek ndaj popullit shqiptar çam, ose ai i Serbisë ndaj popullit të Kosovës……!
Pra vetëdijësim, mendon Dr Tahir Kukaj, do të thotë për ne shqiptarët se sa genocide të tjera shqiptare janë kryer dhe ne duhet të dimë ! se kemi ende një pjesë të popullatës tonë që lëgojnë nën kthetrat e sundimit , në tokat tona në Greqi, (Çamëri) por edhe në Luginën e Preshevës, nën Sërbi, e gjetkë ku jetojnë sot shqiptarët dhe luftojnë akoma për të drejtat e tyre të mohura dhë të nëpërkëmbura, si në Maqedoni dhe në Mal të Zi.
Për xhaminë, ne kemi shumë arsye dhe na shtyjnë dhe na motivoin ne si Xhami, dhe si besimtarë të mirë musliman, si shqiptarë që jemi si vëllezër të një gjaku, të kujtojmë dhe të lutemi që të drejtat e vëllezërve tanë Çamë, që ato të zgjidhen.
Dr Tahir Kukaj, PhD, Imam dhe nënkryetar i Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Tompkinsville – Staten Island – në fund i tha gazetës tonë: “Nëse ne shqiptarët , ndalemi, së medituari, i shlijojmë nga mendja jonë fillimisht, i harrojmë dhe nuk i kujtojmë ato çfarë kan ndodhur , gabojmë rëndë. Sepse, aq genocide janë kryer në popullin shqiptarë, sa që “ndoshta çdo ditë që vjen do të kemi ndonjë përkujtim të till”.
Do të thoja tha ai, se populli shqiptar ka derdhur aq shumë gjak sa që nuk ka popull në Ballkan që ka derdhur gjak aq shumë – dhe të gjithë e dinë se kjo ka qenë vazhdimisht vetëm çështje lirie – “Populli shqiptar, theksoi Imam Kukaj kurr nuk ka derdhur gjak se ka dashtë të okupojë dikë, por, se ka dashtë të mbrojë veteveten dhe të jetojë edhe ai si gjithë popujt e tjerë të botës; i lirë dhe në paqe”
Ka ardhur koha që çështja Çame të zgjidhet
Kështu u shpreh dje dhe i mbijetuari i Masakrës së Çamërisë, veprimtari i dalluar i kësaj çështje në Amerikë professor Sali Bollati, në përkujtim të 27 qershorit, e njohur si dita e Genocidit ndaj Shqiptareve të Çamërisë. Sekretari i shoqatës së çamëve, në Amerikë, zoti Sali Bollati,tha se “Në emër të, të gjithë vëllezërve dhe motrave çamë, mendojë se thjesht përkujtimi i kësaj të vërtetës nuk mjafton. Mbasi nuk ka të vërtetë pa bërë drejtësinë. Pra, për të vënë në vend drejtësinë për viktimat e genocidit mbi Çamërinë, duhet që të bëhet edhe zgjidhja e çështjes çame në bazë të, të gjitha të Konventave Ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut.”
Ndaj, mendojë vijojë ai “ka ardhur koha që përfundimisht që çështja Çame të zgjidhet. “, – u shpreh zoti Bollati, mbas lutjes fetare që u mbajtë dje në Xhaminë shqiptare të Staten Island në në përkujtim të 27 qershorit, e njohur si dita e Genocidit ndaj Shqiptareve të Çamërisë,
Me këtë rast zoti Sali Bollati nuk la pa kujtura historinë e qytetit dhe për Masakrën e Paramithisë më 27 qershor 1944, prej nga nisi edhe genocidi mbi shqiptarët e Çamërisë. Ai tha se “Mesazhi i këtij përkujtimi, është të mos harrojmë kurrë amanetin e atyre çamëve, që u pushkatuan dhe u dëbuan me forcë, iu morën pronat, e ju mohuan të gjithë të drejtat, nga trojet e tyre. Ky përkujtim, sipas tij është një përshpirtje edhe një thirrje e fortë për të gjithë shqiptarët, se të gjithë si shqiptarë duhet të mbështesëm e përkrahëm zgjidhjen e kësaj çështje. Bollati, thotë se “Unë kamë qënë shtatë vjeçë, dhe i kamë parë me syt e mijë ato masakra, kur ushtarët grekë të Zervos më vranë shtatë- anëtarë të familjes sime.”
Legalistët e Amerikës,(kryetari Hakik Men-a, nën kryetari Ahmet Hoti, anëtarët e kryesisë Adnan Ramadani, Dyleman Mile), duke medituar për Ditën e 27 Qershorit genocidit grek kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë, vlerësojnë dy momente nga më të rëndësishmet të kontributit të Mbretit Zog përgjatë mbretërisë së tij për çështjen Çame.
“Mbreti Zog i Parë – Ahmet Zogu, u shprehen legalistët ishte politikani me vokacionin më të fortë për shqiptarët e Çamërisë dhe ishte pikërisht beteja e tij ajo që mundësoi mosdëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre përgjatë shkëmbimit greko-turk. Mbreti Zog, pikasën ata mundësoi nënshkrimin e marrëveshjes për hapjen e shkollave shqipe për shqiptarët e Çamërisë në fund të mbretërimit të tij dhe nëse Shqipëria nuk do të pushtohej nga forcat fashiste, pa dyshim që këto shkolla do të ishin funksionale fal këmbënguljes së tij.
Në fund ata duke sjell kujtime thanë se”Kjo veprimtari e Mbretit Zog, shkon në vazhdën e një detaji të rëndësishëm, faktin që ai u shpall Mbret i Shqiptarëve dhe jo i Shqipërisë dhe me aq sa mundi, në kushtet në të cilat drejtoi e plotësoi detyrimin kushtetues që i kishte vendosur vetes për të mos qenë mbret i një territori, por mbret i një kombi.”
Në këtë këndëshikim sipas tyre edhe politika e sotme shqiptare duhet të marri leksione nga ato kohë të vështira, për të vepruar si politikë bashkuese e kombit shqiptar dhe si drejtues të një kombi dhe jo të një territori. Për më tepër, të gjithë ata politikanë e drejtues që kanë frikë të artikulojnë çështjen çame dhe Bashkimin Kombëtar duhet të shohin te vetvetja mungesën e trimërisë, pikërisht asaj trimërie për të cilën sot vlerësojnë Mbretin Zog.