Te premten me 21 shkurt u mbyll fushata zgjedhore në Mitrovicën Veriore, para zgjedhjeve lokale për kryetarë komune të 23 shkurtit, ku kandidati shqiptarë dhe ai serb kanë shpalosur programin elektoral. Votimet zhvillohen përsëri pasi fituesi, i komunitetit serb, i zgjedhjeve lokale të mbajtura vitin e kaluar në Mitrovicën Veriore, refuzoi të japë betimin, duke mos pranuar ligjet e Kosovës, derisa betimin e dhanë të gjithe të zgjedhurit tjerë në gjithë territorin e vendit. Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i kanë garantuar sigurinë për një votim të të qetë, duke qenë të kujdesshëm kryesisht në skajn veriorë. Ky operacion është planifikuar në atë mënyrë që qytetarëve t’u garantojë të drejtën për të votuar, si dhe që procesi i votimit të kryhet në mënyrë të qetë dhe të rregullt.