• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Delvina mbushet me përmendoret e andartëve grekë që masakruan shqiptarët, reagon Arben Llala

November 15, 2013 by dgreca

Ne Foto: Arkiv: Gjate vendosjes se permendores se Thimi Lolis.Historiani Arben Llalla ka deklaruar se ka të dhënë që Thimo Lolis ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptarë, që gjenden në Kostur dhe Follorinë. “Ka të dhënë që Thimo Lolis më 1904 ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptarë që gjenden në Kostur dhe Follorinë./

Ka reaguar historiani dhe njohësi i mirë i çështjeve greko-shqiptare, Arben Llalla, për vendosjen e disa përmendoreve të andartëve grekë në territoret shqiptare, të cilët kanë luftuar dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Përmendore të tilla ka në çdo fshat ku banon minoriteti grek dhe strukturat shtetërore shqiptare nuk kanë fare qasje në këto fshatra, bile gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe anashkalohet. “Është e vërtetë se më 15 Gusht 2013 sheshi qendror i  fshatit Sopik në Gjirokastër u pagëzua me emrin e Mihal Zerva. Mihal Zerva ka lindur në Janinë, ai është njëri nga aktivistët e flaktë të lobit grek në SHBA që promovojnë greqizmin e jugut të Shqipërisë. Ai ka qenë disa vite kryetar i Federatës së Epiriotasve në SHBA dhe sot është kryetar i Fondacionit grek në SHBA. Është financuesi i aktiviteteve të ndryshme në aspektin propagandistik për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose siç i thonë grekët Autonomisë së Vorio Epirit. Por nuk është vetëm sheshi i Sopikut me përmendore të grekëve që punojnë dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë”, ka deklaruar Lalla. Ai ka shtuar se në shumë fshatra shqiptare, ku jeton minoriteti grek, janë ngritur përmendore për figurat kombëtare greke, të cilët kanë masakruar popullsinë shqiptare. “Në çdo fshat që jeton minoriteti grek ka nga një përmendore apo më shumë të figurave kombëtare greke, të cilat kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare. Ironike është fakti se në fshatrat e minoritetit grek gjuha shqipe nuk figuron fare në mbishkrimet e këtyre përmendoreve, duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë Një rast të tillë kemi në Kranë të Delvinës ku klasa politike e minoritetit grek më 2010 vendosën Përmendoren e njërit nga andartët më të rrezikshëm Thimi Lolis i cili më 1914 kreu masakra në fshatrat shqiptar në jug të Shqipërisë”, tha ai.

Kush është Thimo Lolis

Historiani Arben Llalla ka deklaruar se ka të dhënë që Thimo Lolis ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptarë, që gjenden në Kostur dhe Follorinë. “Ka të dhënë që Thimo Lolis më 1904 ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptarë që gjenden në Kostur dhe Follorinë. Për këto masakra, qeveria shqiptare më 1940 i kërkoi qeverisë greke arrestimin dhe ekstradimin e tij në Tiranë. Në vitin 1941 qeveria greke e arreston Thimo Lolin dhe ia dorëzon qeverisë shqiptare, të cilët e burgosin, por pas kapitullimit të Italisë fashiste Lolis del nga burgu dhe i bashkohet trupave të Napolon Zervës të cilët kryenin masakra mbi popullsinë shqiptare në Çamëri. Pra, për këto merita minoriteti grek i ngriti përmendore në Kranë Thimo Lolit më 2010”, tha ai.

Kryetari i partisë MEGA

Një fakt tjetër interesant është se më 2012, kryetari i partisë MEGA të minoriteti grek Kristaq Kiços, deklaroi përpara përmendores së Thimo Lolit se: “Çdo komb në botë ka heronjtë e tij, dhe për këtë kemi ardhur ne sot për të përkujtuar heronjtë tanë kombëtar të cilët luftuan për të drejtat e tyre, në tokën e tyre stërgjyshore, këtu në Vorio Epir(në Shqipërinë e Jugut). Është detyra jonë për të nderuar heronjtë e djeshëm dhe për të marrë shembull për luftën e sotme. Për të ruajtur arsimin tonë, pronën tonë, identitetin tonë kombëtar. Për të ruajtur gjithçka që gjyshërit tanë na e kanë lënë për të cilat luftuan dhe sakrifikuan. Të gjithë bashkë duhet ta kuptojmë se shkojmë për të arritur kombëtar…”

Grekët bllokuan përmendoren për çamët

Deklarata e Kiços është provokative duke ditur se ai e tha më 19 Shkurt 2012 në kishën e Shën Gjergjit me rastin e shpalljes së 98 vjetorit të Autonomisë së Vorio Epirit. Më tej Llalla bëri krahasimin me kryetarin e Komunës së Xarrës në Sarandë Dhimo Kote i cili pengon qëllimisht ngritjen e përmendores në kujtim të viktimave të genocidit grek kundër popullsisë çame. Ku ndër të tjera Llalla tha: Mesa kam informacion përfaqësues të shtetit grek dhe kishës së tyre i kanë kërkuar kryetarit të komunës së Xarës Dhimi Kotes që të pengojë me sa mundet ndërtimin e Monumentit në Kllogjer në kujtim të popullsisë çame të cilët vdiqën gjatë rrugës për në Shqipëri në vitin 1945. Në të njëjtën kohë Dhimi Kote në komunën që drejton ka lejuar ngritjen e përmendoreve shkruara vetëm në gjuhën greke në Mursio etj.

Nipi i Napolon Zervës

Një shesh i një fshati shqiptar ka marrë emrin e nipit të Napolon Zervës, arkitektit, ideatorit dhe orkestruesit të masakrës së kryer mbi popullsinë shqiptare në Çamëri, gjatë viteve 1944-1945. Ndërsa Greqia ende nuk ka kërkuar falje për genocidin dhe masakrimin e mijëra burrave dhe grave shqiptare, nipi i famëkeqit Napolon Zerva, nderohet, duke i vendosur emrin e tij fshatit Sopik në Gjirokastër. Pas aktiviteteve të fshehta për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, ky është provokimi i radhës që u bëhet shqiptarëve. Gjithçka ka ndodhur gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ku Greqisë iu falën edhe territore ujore, pavarësisht se këto pazare u hodhën poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Më konkretisht, në datën 15 Gusht 2013 sheshi i fshatit Sopik në Gjirokastër u quajt me emrin Mihal Zerva. Ky emërtim i një sheshi që ndodhet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë është një provokim i hapur, pasi Mihal Zerva është njeri nga ekstremistët grek në SHBA që promovon aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Adriatik Doçi

Friday, November 15, 2013 – 08:43

 

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, ne Delvine, permendore te andarteve greke, Reagon historiani

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT