-Le ta mbështesim së bashku APD dhe t’i tregojmë mafies politike Shqiptare se ne nuk do të jemi më indeferentë, por do të angazhohemi edhe në përbërjen e demokracis së vërtetë në vendin tonë./
Që në fillimet a këtij tranzicioni të tejzgjatur u vu re një valë entuziazmi dhe u krijua iluzioni, sidomos tek të përndjekurit politikë që drejtësia e mohuar për një gjysëm shekulli do të vihej në vend. Kishte mjaft prej tyre që zunë edhe ndonjë karrike me shpresën që ti shërbejnë sadopak atdheut të rrënuar tej mase. Kishte dhe nga ata të pakët që ishin krejtësisht skeptikë që vendi mund të qeverisej nga njerëz qe I kishin shërbyer me devocion sistemit komunist. Por përherë zëri I tyre mbytej nga një lloj euforie që kish zënë vend ne të gjith hapsirën shqiptare. Bile thuhej me një farë keqardhje “të shkretëve u ka mbetur ora tridhjet vjet përpara.” Për bëmat e këtij tranzicioni fatkeq mund të mbushen faqe të tëra, por nuk është ky qëllimi I këtij shkrimi. Le te permendim disa. Qe ne vitet e para te burgosurit politike bene greven e pare duke bere kerkesa legjitime per te drejtat e tyre. “Demokracia i nxorri me dhune perjasht. Sic ndodhi ne gjithe lindjen, pronaret e ligjshem kerkojne tokat e tyre te lena trashegim brez pas brezi. Te dyja partite e medha si pergjigje firmosen ligjin fame keq 7501, ligji Leninist mbi token “toka I takon atij qe e punon”. Vitet kalojn e te perndjekurit dhe pronaret legjtime ndjehen te braktisur. Te rrenuar ekonomikisht hyjn perseri ne greve. Nga mengjesi ne darke perserisin refrenin e kerkesave ekonomike . Jane gati te flijohen nese kerkesat e tyre per buke nuk plotesohen. Jane gabuar, gjithcka bie ne vesh te shurdhet. Kerkesat e tyre u politizuan skajshmerisht, aq sa nga deshperimi, per turpin e demokracise ata veteflijohen. Edhe ky nje rast I paprecedent ne gjithe lindjen komuniste.
Le te vazhdojm me tej me zhvillimet e fundit, reformen ne drejtesi, dekriminalizimin, hapjen e dosjeve…. Nje zhurme e zvarrisje e papare. Gjyqe qe vazhdojne pambarimisht edhe sot e kesaj dite. Korrupsioni ka marre permasa astronomike. Gjykates e prokurore me te kaluar kriminale qe veprojne me urdhera e shperblehen me dekorime. Familje te tera qe edhe sot e kesaj dite kerkojne eshtrat e te vrareve me gjyq e pa gjyq qe tu vene te afermeve nje tufe lule mbi gurin e varrit. Nje alergji e urrejtje per kete klase qe vuajti me shume por u degradua po aq shume. Perca e sundo ka qene ne qender te vemendjes se politikes shqiptare qe ne fillimet e saj. Fillimisht me fjalimin e Katovices, e bere realitet me trembedhjete shoqata te perndjekurish qe edhe sot e kesaj dite per turpin tone iu sherbejne klaneve te caktuara pa mundur asnjehere te gjejne nje rruge te perbashket per bashkimin e tyre ne nje ideal. Koha e gjate qe duhet te kish qene nje ilac per plaget e prinderve tane, ka vertetuar te kunderten e asaj qe pritej. Heshtja dhe indiferentizmi nuk jane zgjidhe, per mendimin tim keto jane te leshosh vendin ne duart e padrejtesise.
Me nje fare pesimizmi shpesh kisha menduar se vetem nje super man mund te gjej nje gjuhe te perbashket me ish te perndjekurit dhe pronaret legjtime. Por problemi nuk ka qene ketu. Problem ka qene se te perndjekurit dhe pronaret e ligjeshem nuk kan pasur asnje here perfaqesim te vertet brenda o jashte Shqiperise. Ata kan qene gjithmone te varur nga partite e tjera dhe nga forcat politike ne Shqiperi, te cilet I kane perdorur dhe vazhdojne ti perdorin edhe sot. Mendoj thjesht se partia e re ADP eshte nje fryme e re per rinine shqiptare dhe sidomos per rinine qe vlereson te drejtat e njeriut, dhe te drejtat e pronave qe jane baza e perparimit ne nje demokraci te vertete.
Une jam rritur ne kampet e interrnimit Gjaze e Saver. Kur babai doli nga burgu familjarisht kemi emigruar ne Amerike. Kame sherbyer ne Marinsat Amerikane dhe jam edukuar po ketu. Por nuk ka pasur cast qe te mos mendoja per vendin tim. Nisma e ADP me jep mua dhe gjith komunitetit Shqipetare ketu ne Amerike, e kudo neper bote rastin te bashkohemi ne nje kauze. Te bashkohemi me nje synim qe edhe ne te kemi zerin tone ne institucionet politike shqiptare. Kjo thirrje eshte per te gjith ish te perndjekurit dhe pronaret legjitime. Le te ndergjegjesohemi edhe ne se fundi te bashkuar dhe te luftojm per te drejtat tona, per tokat tona, dhe per dinjitetin tone, dhe te atyre qe kane vuajtur aq shume para nesh. Kjo thirrje eshte per ata qe vazhdojne te zvarriten neper gjyqet e Shqiperise per te marre tokat e tyre qe ne fakt duhet ti kishin marre qe ne vitet e parat te tranzicionit. Partia ADP ne programin politik te saj permban te drejtat elementare qe ne kerkojme, dhe eshte e hapur per sugjerimet e te gjith ketij komuniteti te vuajtur. Le ta mbeshtesim se bashku dhe ti tregojme mafies politike shqiptare qe ne nuk do te jemi me indeferente, por do te angazhohemi edhe ne zhvillimin e demokracise se vertete ne vendin tone.