• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zbulesa…“Nën petkun e vdekjes”

October 12, 2013 by dgreca

Lirikja dhe Psikikja në vargjet poetike të poetes e psikologes –Genta KALOCI/

Shkruar nga-Raimonda MOISIU/

Poetët janë  shprehës dhe emërtuesë të emocionit të fortë, që shpërthen nga  bukuria  e psikikes, njerëzores e shpirtit artistik. Poetët e  vështrojnë botën jo nga fasadat e pikturuara e të  stolisura me gjithfarë ngjyrash, ata janë krijuesit e  universit të intimitetit të bukurisë shpirtërore e verdiktit për  vazhdimësinë e njerëzores. Poetët  janë  Sovranë të  heshtur e modestë.  Liria dhe përjetësimi i dialogut me veten e botën që e rrethon, -mes brengës e mallit, nostalgjisë e kujtimit, urtësisë e mencurisë, vlerës e antivlerës, bukurisë e groteskes, vdekjes e jetës, admirimit dhe respektit,  nën aureolën e njerëzores  e dashurisë. Bota dhe vargjet poetike të Homerit janë aq të cmueshme e të admirueshme për Homerin, si fitoret e Agamemnonit që  janë të  Agamemnonit, ashtu janë bota dhe vargjet poetike të cdo poeti për poetin. Poetët nuk presin  të cfaqen heronjtë e të urtët, apo të bëjnë sehirxhiun e ndihmësin në studion e piktorit,-jo-poetët janë “arkitektët” e ekzistencës njerëzore  nën efektin e frymës dhe muzës poetike. Poetët njohin lirinë e të shprehurit, jeta e njeriut është poezi, – poezia është Poeti!  Poezia është liria  e ndjenjës, moment, gjendje emocionale e shpirtërore që ndodh në jetë. Të krijosh  poezi është përpjeka për të arritur të njëjtën përgjigje emocionale në akord me lexuesin. Poezia është gjerdani i artë i fjalës, i ëndrrave, pasioneve, dëshirave, psikikes e shpirtërores. Poetët janë të kulturuar, pasionantë,ëndërronjës të shoqërisë me parametra qytetare dhe intelektuale. Poezia është ndjenja, mendimi i shprehur në pak fjalë dhe histori e tërë,  e dhimbshme, reale  dhe e bukur. “ Nën petkun e vdekjes” titullohet vëllimi poetik i Poetes e Pedagoges së Psikologjisë, Genta Kaloci, koleksion poetik me vargje që kanë në qendër simbolikën e lidhjes së fortë me lirinë e psikiken e shpirtit, imtësira psiko-analitike  e figura të goditura metaforike, imazhin e dhimbjes e dashurisë, përjetimit të përvojave jetësore e  fantazisë, pasionit e shpresës mes kontrasteve të jetës e artit, raportin mes natyrës e njerëzores, sikundër i ka ndjerë e jetuar. Që në hyrje të vëllimit do të lexoni dedikimin shpirtëror: “Këtë libër i’a dedikoj babait tim, Petrit. Më mungon!” Kam pasur fatin e mirësinë t’i njoh prindërit e poetes, kam biseduar me Atin e saj të Shtrenjtë, burrë fisnik e idealist, plot urtësi e mëncuri mendimi, me zemër të madhe. Poetja, që në titullin e kopërtinës  dhe dedikimin ndaj Atit të saj, lë të kuptosh se ajo mundohet të përshtatet me rrethanat e reja, gjen ngushëllim e qetësi duke krijuar  vargje në prani të reales. Mënyra e vetme për t’i shpëtuar së kaluarës së dhimbëshme  është duke biseduar me vende dhe njerës që nuk do të mund t’i shohë përsëri, duke na folur për të munguar e të vdekur, mban në cdo varg të shkruar me ta marrëdhëniet në kohë, për të mos i harruar të dashurit e saj që i mungojnë e ndahen nga jeta. Në rastin konkret heroi i poetes është Ati i saj,  shpirti psikik e idealist i tij, që e frymëzojnë Gentën edhe në mungesë të tij: “Vdekjes, vargje i thurra,paqe të vendosja,/ vdekjen, desha të korruptoja. /Vdekjes nanulla i këndova, por ty kurrë s’të shpëtova.”  Poetesha Genta është në kërkim të normalitetit  brenda shpirtit dhe ekzistencës njerëzore, brenda asaj normales, ajo e konsideron njeriun e natyrën thelbësore,  përpiqet  të merret me të kaluraën,  i  kushton vëmendje të vecantë, përpiqet të përshtatet me bërthamën e kuptimit të vdekjes e jetës, si  intimitet shpirtëror dhe human,  mes mendjes së njeriut e natyrës, kohës e hapësirës nga humbja dhe poetesha vazhdon të jetojë ëndërrojë e shkruajë: Të humba në tokë, në qiell të gjeta,/ ëngjëllin mbrojtës u shëndrrove, me shenja më flet,/ në çdo figurë të reve fjalët e tua lexoj,/ në çdo fëshfërimë të gjetheve ty të dëgjoj.” Pëermes matierialit gjuhësor të spikatur me “bisturinë e psikologes”, Genta shpreson të arrijë përkohëshmërinë gjuhësore poetike dhe  të paarritshmen –Lirinë e pafrikëshme  dhe fabulën e poezisë! Në saj të strukturës së vargut, poetesha është në kërkim të dickaje më shumë se kaq:Ballafaqimin me realitetin e përvojat e jetës; mungesën, dhimbjen e shpresës,  nën lëkurën poetikë na jep thelbin e jetuar të një jete,  ashtu si ai  historiani që tregon më shumë se poezia. Me talent e mëncuri, me shpirtin artistik dhe  thelbin filozofik të psikikes, poetesha ndërton urën e takimit me Atin e saj- mes tokës e qiellit, në kohë e hapësirë, dhe provon se asgjë nuk është statike, ajo demonstron ndryshmin me forcën e fjalës e vargut. Disa poezi konsistojnë në një strofë të vetme, por që vargjet e tyre mbartin simboliken e esencialen, poezi ta tilla si p.sh. ”Unë”, “Vdekja”,   “Njeriu dhe Hëna”,  “Mirësia”, “Vetmia”, “Dobësia”, etj, të cilat kanë dicka impresive, përceptimin e poezisë dhe ndjeshmërinë e autores (e një femre)  në zemër të këtyre poezive, vecanërisht në ato vargje të drejtpërdrejta-që fillojnë me fëmijërinë, qytetin e lindjes, peisazhin, dashurinë, eliksirin e dashurisë, aventurat e moshës,  jetën e vdekjen, bashkimin e ndarjen, të cilat janë karakteristike në këtë vëllim poetik.

“Me hirin tim buzë detit luaj/ jeta bëri të sajën,/në paralel u ndamë,- (poezia,”Hiri im”)- poetja përcjell metafizikën e plakjes, e cila është e pashmangëshme, nuk është mallkim, por është  jetësorja, psikikja, hyjnorja dhe vdekja  në lidhje të ngushtë e të drejtpërdrejtë  mes hyjnores e njerëzores. Genta në disa poezi ka përdorur vargun linear, por ka edhe poezi që përbëhen nga linja rrëfyese, që përsos poezinë tradicionale, vargjet  lëvizin e nguliten në hapësirën e memorjes;

Sytë mbi ty ngul/ e s’mundem veҫ se të të shoh/ mundohem të të prek,/ nëpër gishta më rrëshqet/ zhurma e dallgëve në breg godet/ një melodi ritmike në qetësinë tënde/ ku ndonjë ҫift sinfoninë e vet po kompozon,/ unë aty në një cep vështroj,/Flladi i verës më ledhaton si nëna fëmijën e saj,/ aromat e ditës të grumbulluara nën dritën e hënës,/ shijohen në kulmin e tyre,/ etjen ma ruajnë minutat e orët kalojnë,/ vetmia më shumë më pushton./”(poezia-“Nata). Poetesha Kaloci nuk ka frikë nga urat e padukëshme, ajo vetëm është e frikësuar për pjesën e traditës poetike, për  lexuesin e poezisë,  të mos dalë jashtë këtyre  “urave të padukëshme”. Fuqia poetike e lidhur fort me filozofiken, njerëzit e gjithcka që e rrethon shpërthejnë nga thellësia e psikikes, shpirtit artistik e filozofik,  për të shprehur dicka të re, të ndryshme; impresive, optimiste e shpresëdhënëse, sikundër bënin poetët e metafizikes. Genta përdor gjuhën poetike me fjalë dhe elementë substacionalë  të pastër e dimensionalë, mendimi filozofik është implozion jo rrëfyes, ekspresionizmi abstrakt është në shpërthim. Forca  sociale, intelektuale, qytetare e historike, dëshmojnë labirinthin e fjalës e vargut, zërin dhe autoritetin e tyre, në poezi të tilla; “ Modestia”, “Zgjuarsia”, “Inteligjenca”, “Vetëkënaqësia”, etj. Intuita, lidhjet psikike me artistiken nëpërmjet figurave të goditura letrare janë të besueshme në këto poezi, ato janë në stilin meditativ, poetja është e interesuar më tëpër të vargëzojë përvojën e një momenti e mendimi të castit, që përbëjnë estetika të reja;  “Inteligjenca e dija, ne zemër të butë,/ e humanizëm,/ është thjesht vetëvrasje,/-(poezia-“Inteligjenca”). Poetja kërkon të ndjehet e mendojë atë, c’ka  do të ndjejmë  edhe lexuesi kur të lexojë poezinë, dhe lexuesi të shohë atë që poetesha sheh.  Genta Kaloci në poezitë e saj demonstron magjishëm procesin e saj të mendimeve e ideve në fabulën poetike.

“Krenaria,/ heroizmi,/ sedra e sëmurë,/ shkallë të përcaktimit,/ të budallallëkut, idiotësisë, injorancës./U arsimova,/ udhëtova,/ jetova,/ eksperimentova,/ këtë njollë,/ vetes kurrë s’ia hoqa”/.(poezia-“Njollë Njerëzore”).

Me një timbër original, autoritar e shprehur artistkisht, pa sforco fizike, kujdes psikik, artistik e filozofik, me mjete modeste, duke prekur elementë  të kohës, plagë të shoqërisë e farsave sociale, elementë që shqetësojnë cdo poet e intelektual, se cfarë do të bëhet në këtë botë të bukur- duke i stigmatizuar ato- poetja Kaloci  transmeton te lexuesi  mesazhin pozitiv nëpërmjet kodit poetik,  mesazhin e mirësisë, mirëkuptimit, përkushtimit  e hedh dritë  për shoqërinë shqiptare. Në poezinë “Shqiponja mërgimtare”, poetesha  shpreh dhe shtjellon plagën e mërgimit. Të gjithë shqiptarët që mërgojnë ajo i lidh si një marrëveshje rreth ciklimit eternal të riaftësimit të së kaluarës me të tashmen –mërgimin e sotëm, gjallëria poetike rrjedh në brendësi të psikikes e shpirtit artistik-unfikimi i kohës me hapësirën, i së tashmes me të kaluarën.  “Ankthi më përpin, dhëmbjet përvëluese më përshkojnë,/ nën lëkurë i ndjej,/mrekullia fillon e merr formë./. Fluturimin nis,/ horizonte të përshkoj,/ me shpejtësinë e ëndrrave të fluturoj/”. Subjekti i fabulës poetike merr rol aktiv në funksion të kohës e  hapësirës, projekt i vetekzistencës, shëndrrohet në një strukturë medituese e vajtuese e dyzuar –të vetvetes e të tjerëve –marrëdhenies humane—botës njerëzore e materiale brenda reales e psikikes.  Ndjenja e dashurisë përfshin disa poezi të poeteshes Genta Kaloci. Gjetjet poetike janë të goditura si nga ana figurative e letrare, mesazhe që ripërsërisin atë që të gjithë kemi nevojë; dashurinë e jetën.

“Çdo frikë e imja,/ me ty nuk ekziston,/ çdo puthje nga ty,(tënden),/ akoma llahtaroj,/çdo prekje,/ sërish kërkoj të përjetoj,/ çdo përkëdhelje e ëndërroj./Disa momente nga jeta e dikujt tjetër,/ vodha/ të drejtën mbi trupin tënd,/ përvetësova/ në skutat e shpirtit tënd,/u dorëzova/ në epshet tona u lëshova.”

Është poezia  “ Të përshëndes”, një poezi që e kapërxen mishin dhe trupi i njeriut është thjesht anija që lundron në këtë emocion të fuqishëm. Dashuria në këtë poezi nuk është e përfaqësuar si një ndjenjë e bazuar në mënryë rigoroze në perceptimet e jashtme apo në cektësinë e bukurisë, por dicka më tepër; ajo është  ngritur mbi termin e dashurisë në kuptimin e pastër e shpirtëror. Duke përdorur imazhe specifike dhe tematika të përzjerë, struktura poetike e kësaj poezie, merr shumë kuptim e domethënie, se duket që poetja ka një nocion të fuqisë së dashurisë. Këto ide të formës e përmbajtjes si një temë e vetme-janë të gërshetuara nga poetja me gjuhën poetike në kohë e hapësirë.

Poezia  “Ekziston vallë dicka?”- Ndjesi e çuditshme,/ ajri dorën më përkëdhel,/ ajri vetëm më prek ajër,/ e çuditshme vetëm ajër…”

Kjo poezi kryen funksionin e saj, trajton marrëdhëniet mes natyrës (ajrit) së papeshë dhe e paprekëshmja e një emocioni të brishtë,  të pastër e të fuqishëm, pra-duke vendosur idenë e dashurisë në një numur kontekstesh të ndryshme. Ajo është njëherë në krahasim dhe kontrast, ndërmjetësuese mes natyrës, ajri,  hyjnores  dhe njerëzores.

 

“Sytë,/ sa herë mbyll,/ aty do më gjesh./ Flladin,/ sa herë në trup ndjen,/ përkëdheljet e mia do jenë./ Perëndimin,/ sa herë të shohësh i shoqëruar në vetmi,/ kodi i përshëndetjes sonë do të jetë./Rrezet e diellit,/ sa herë të të ngrohin,/ afshi nga puthjet e mia,/ nga një tjetër dimension,/ të papërfunduara.” ( poezia- ‘ELIKSIR, SA HERË!)

Përzierja e përdorimi i termave të tilla;- “syve, përkëdheljeve, flladit” me trupin-pra mes botës së mishit (trupi), natyrës dhe botës së shpirtit të pastër, psikikes së shpirtit artistik,  i japin formë poetike emocionit të brishtë e të pastër të eliksirit të dashurisë, që poetja e ka hulumtuar në mënyra të ndryshme në të gjithë poezinë dhe në vargje lirike.Biles, në të njëjtën kohë është  një proces për të unifikuar mendimin artistik me atë filozofik, që endet mes dy ideve shpirtërores e psikikes.

Vëllimi poetik “Nën petkun e vdekjes” i poetes   dhe psikologoes Genta Kaloci-kumton llojshmërinë e thellësinë e shpirtit poetik, i botës njerëzore e përvojave jetësore, i vetëdijes mitike e tragjike,  të kohës e me kohën, mes lirisë të pakufi të vdekjes, imazhit tronditës të saj  dhe vazhdimësisë së jetës-mes të fshehtave të saj dhe dashurisë për jetën-nën frymën poetike të psikikes shpirtërore, hyjnore e njerëzore.

Raimonda MOISIU

HARTFORD CT USA

Tetor 2013

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Genta Kaloci, nen petkun e vdekjes, persiatje rreth, Raimonda Moisiu

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT