.- Faik Konica një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqipe ka pasardhës të tij dhe në Kosovë. Ka qënë Edicioni i VIII të i Konkursit Ndërkombetar ”Pianisti i ri” organizuar në Gjakovë- Kosovë, i cili ‘ka zbuluar’ stërmbesën e figurës së shquar. Ajo është Lisa Sahatçiu, e cila është nderuar në këtë konkurs me çmimin “Lola Gjoka”. Pianistja 12-vjeçare Lisa Sahatçiu, ka patur drejtuese mësuesen Pranvera Hohoxha në shkollën ”Prenk Jakova ”në Prishtine . Ky çmim është dhënë për herë të parë në këtë konkurs nga EPTA -Albania, perfaqësuar zonja Takuina Adami.
Vajza e motrës së Faik Konicës, pas ndryshimeve te viteve ’90 të, ka ardhur në Shqipëri dhe është martuar me një shqiptar të Kosovës. Nga martesa e tyre ka lindur Lisa e cila nè skenë është një artiste e vogël .
Faik Konica, prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.