Kur hedhin hapin e parë drejt Shtëpisë së Bardhë janë më të qeshur, më të rinj dhe me më pak rrudha në fytyrë, por kur dalin prej saj, dalin me më shumë thinja dhe më të zbehtë.
Kjo është kostoja e pushtetit për shumicën e Presidentëve amerikanë.
Që nga Lincoln, Kennedy, Clinton e Bush e deri tek shembulli më perfekt për të ilustruar këtë, Barack Obama; të gjithë duket sikur kanë kaluar dekada dhe jo 4 apo 8 vite në Shtëpinë e Bardhë. Ndoshta edhe për afërsinë kohore, Barack Obama ndonjëherë duket më i prekuri ‘i plakjes nga pushteti’.
Po tek ne cdodh? Për analogji, këto 70 vjet shumica e atyre që kanë hipur në pushtet, poshtë 70 kilëshit, me fytyra të vrerosura e të ngrysura, brenda vitit, shtojnë 10 kg, janë zbukuruar në fytyrë, rinohen, venë bark dhe i shndrit faqja. Nuk i njeh, a është Hasani, Koli apo Peci! Arësyeja pse? …kuptohet…ngaqë e vrasin shumë mendjen për punën dhe hallet e popullit?! {SH.K}