Perktheu Gjon Kadeli/
Kina ka fillue nje proces transferimi te qinda mija puntoreve Uigure e te grupeve te tjera etnike te krahines Xinjiang ne pune te reja,shpesh here larg nga shtepite e tyne. Ky veprim asht tuej shkaktue paksimin e numrit te banoreve te asaj krahine qe perbahet me shumice nga Uiguret.
Qeveria kineze pretendon se nuk asht tuej u perpjekun te ndrushoje popullsine e krahines perendimore,sepse tranferimi i puntoreve ka te baje me shtimin e te ardhunave te tyne dhe per t’i dhane fund papunsise se vazhdueshme ne zonat fshatare, si edhe me paksue vorfnine.
Por, simbas nje studimi te ba nga nje grup personash te nivelit te nalte britanik rreth kesaj ceshtjeje,qellimi nuk asht ai qe pretendohet. Ne baze te te dhanave qe kemi mbi kete gja, tuej perfshi ketu edhe kampet e riedukimit, te ndertueme ane e man krahines se Xingjangut gjate vjeteve te fundit, plani ka te baje me nje process detyrues shume te rrezikshem dhe se qellimi i vertet asht shperbamja (asimilimi) i pakicave kombetare, tuej ndryshue menyren e jeteses dhe
te mendimit te ketyne njerezve.
Ne nje film qe asht dergue nga nje person nga Xinjangu i Kines vehen ne dukje perpjekjet e shumta detyruese qe bahen gjate transferimit te Uigureve nga krahina e tyne ne pune neper fabrika e pune te tjera ne zona ,deri ne 4 mije kilometra larg shtepive te tyne.
Ne filmin ne fjale vehet ne dukje se si zyrtaret kineze folshin me nje burr, i cili shifej qarte se ngurronte shume per te dergue vajzen e tij Buzajat ne vende aq te largta. Baba ne fjal thote “patjeter ka ndonje njeri tjeter qe deshiron te shkoje.” Ai prap perpiqet me i bind ata tuej thane “ne mund te jetojme ketu sic kemi jetue deri tashti.”.
Mandej zyrtaret kinez folen drejt per drejt me vajzen e tij 19 vjecare Bazajnat. Ata i thane asaj se nese ajo rrin ketu do te martohet dhe keshtu, nuk do te mundet kurr te largohet nga ky vend.Zyrtaret kineze ju drejtuen perseri vajzes tuej i thane “mendo perseri, a do te
shkojsh.”.Nen presionin e madh te zyrtareve qeveritare dhe te gazetareve te
televizorit shttnore, ajo e luejti kryet disa here dhe u pergjejgj “nuk do te shkoi>” Megjithe kete, presioni vazhdoi, deri sa ma ne fund, tuej qa, pranoi tuej thane “une shkoi vetem ne qofte se shkojne edhe te tjere”.
Filmi mbaroi tuej tregue se si po perqafohesgin me sy te perlotun kur vajza Bazanjap e te tjerat te mobilizueme lane familjet e kulturen e tyne mbrapa
Ajo qe vihet ne dukje ne kete film asht nje fushate masive detyruese kineze per te shpergulun Uiguret e grupet te tjera etnike nga vendlindja e tyne.(Perkthyer nga nhe artikull i BBC)