PLANI I MIHAJLOVIQIT- DOKUMENT-“KOMISIONI I SHTETIT /F.N.R.JUGOSLAVIJE, PËR TË VËRTETUE TË GJITHA KRIMET E OKUPATORIT E TË BASHKPUNTORËVE TË TIJ” /
-Bashkëpuntorë të tij referohet edhe qeverisë nacionaliste të Mbretit Pjetri i dytë-
PLANI I QEVERISË MBRETNORE NACIONALISTE/
Përgatiti për Diellin Gjon Kadeli/
1) Lufta për lirinë e krejt popullit tonë në skripten e Madhnisë së tij Pjetrit të dytë.
2) Me krijue Jugosllavinë e Madhe, e brenda kësaj Serbinë e Madhe të spastrueme ndër kufijtë e Serbisë, Malit Zi, Hercegovinës, Sremit, Banatit e Backes.
3) Lufta për të shti në shtetin tonë të gjitha vendet sllave që kanë qenë të popullueme me Italianë e Gjermanë (Trieste, Goricë e Karonicë, si edhe ato nën Bullgari e Shqipninë e Veriut me Shkodrën.
4) Me spastrue (rascistiti)dmth me Shfaros nga të gjitha tokat e shtetit elementët e pakicave kombtarë që nuk janë sllave.
5) Me arrijtë lidhjen e kufijve të përbashkët në mes të Serbisë e Malit të Zi, si edhe në mes të Serbisë e Sllovenisë, tuej Shfaros e dëbue të gjithë elementin Mysliman të Sanxhakut dhe të Bosnjës, si edhe elementin kroat.
6) Me elementin komunist nuk mund të bahet asnji bashkpunim, mbasi ata luftojnë kundër dinastisë, dhe për revolucionin socialist, që nuk mund të jenë kurr të pajtueshëm me qëllimet tona mbasi na jemi ushtarë e luftarë për mbret, atdhe e lirinë e kombit.
PLANI I VEPRIMTARISË PËRSA I PËRKET KOSOVËS’
1) Me nji pjesë të fuqive të veprohet nga rrafshina e Limit drejt Bjellopoljes e Senicës, me ngarkim(zadatkom) spastrimin e Peshterit, me cfarosjen e elementit mysliman e shqiptar. Këto forca duhet të bashkpunojnë me lidhje të ngushtë me rapartet e Javorit e të Golskit.
2) Me nji pjesë të ushtrive të marshohet drejt e përtej Cakorrit për të mbrrijtë në Metohi me ngarkim(zadatkom) me spastrue atë krahinë, nga elementi shqiptar, si edhe për të pre rrugën e shpëtimit të atyne që mund të ikin nga Peshteri, Sanxhaku e tjera.
Këto fuqi duhet të ndërlidhen dhe të bashkpunojnë me forcat e
Kopaunikut……Komandanti Gjenerali i Shtamodhrisë Dragan M. Mihajloviq me nji pjesë të fuqive duhet të veprojë drejt jugut me objektiv pushtimin e Shkodrës. Me cdo kusht duhet të mbrohet Mali i Zi prej sulmeve eventuale të shqiptarëve.
Dragan M. Mihajlovoq(dora vet)
Ky dokument i qeverisë mbretnore nacionalist e Jugosllavisë që qe udhëheqej nga Mbreti Pjetri i Dytë i cili në atë kohë gjindej në mërgim në Lodër.Ky dokumet tejet sekret u gjetë në petkat e nji malazezi që kishte mbetun i vra.
Drazhe M. Mihajloviqi ka qenë njeri tejet barba e Cetnukve që ai ka drejtue ka ba krime që pa kurrfarë ngurrimi mund të thuhet se krahasohen me ato që fatkeqsisht kanë ba disa njerëz të organizatave tejet ekstremiste në Lindjen e Mesme.
*Këto të dhana u morën nga libri Vrasja e Nji Kombi i autorit Kol Bib Miraka .