Shkruan: Shaban Cakolli*/
Unë kurbetqari i pa fat,të cilin vala e migrimeve shqiptare,më përplasi në strehimoret e huaja, nuk jam as më shumë dhe as më pak,se mërgimtarët e tjerë shqiptarë,të cilët si rezultat i përndjekjeve,u detyruan të bredhin strehimoreve të Europës.Shkaqet e këtyre shpërnguljeve nuk duan shpjegime,nga se ato i njeh çdo cep i botës.Ato shpërngulëje të viteve 90-ta,kishin arritur kulmin,i cili mund të krahasohet me me shpërngulëjet më të mëdha shqiptare, gjatë historisë sonë,të realizuara sipas planeve,memorandumeve,
Motivi i poezive të tij është fund e krye motiv atdhedashuriePoeti Sylë Bajrami u takon trevave të Drenicës,e asaj treve të përvuajtur,të cilët me gjakun e tyre gjithmonë hynë në historinë kombëtare të shqiptarëve.E me lavdinë e përjetshme të burrave të Drenicës,të cilët ranë për një qëllim të shenjët me qindra e mijëra,në atë rrugëtim Jasharajt u radhitën në krye të legjendës e u bënë legjendë e gjallë. Si për këtë,Sylë Bajrami me vargjet e tij poetike bëhet fanar,në dritën e fanarit të tijë flasin vargjet,të cilat na dëftojnë se liria e Kosovës nuk mund të imagjinohej pa kontributin e çlirimtarëve.Herë-herë,pak vargje të tij flasin më tepër se mund të flet vargu,bëhen histori kombëtare.Si shembull,vargjet e tijë shtrojnë një sofër në Drenicë,ku poeti gjallon në sofrën e asaj kulle prej guri dhe shprehet:
E ka shtrue Drenica sofrën
e fjalës e të bukës
në Kullë te Shaban Jashari
si në Kullë të Oso Kukës
Poezia shpalosë motivin e jetës përballë vdekjes,në të gjitha kohërat e qëndresës,për të shenjëten Liri,nisë nga Oso Kuka,deri te legjenda e Jasharajve për të njejtin qëllim.Poeti nëpër vargje bënë dialog me dëshmorët e rënë,me të cilët jeta dhe vdekja rrinin ballë për ballë,vetëm për realizimin e ëndërres së madhe kombëtare.Poeti shprehë dhimbjen dhe krenarinë kombëtare nëpër sofrën e Drenicës,në ato kulla prej guri,që ishin qëndresa të popullit trim Drenicas,e në strofën e fundit,i jep vulën poetike,duke u shprehur:
Kush lufton në atë kullë guri
Paska pvet Europa
Është Drenica e Adem Jasharit
Me Azema e Shota.
Poezia flet për përpjekëjet heroike nëpër kohë,për çlirimin,ku zjarri i lirisë gjëthnjë mbeti i pashuar,deri te Epopeja e UÇK-së,e cila solli lirinë e shenjët të një pjese të atdheut,edhe pse ideja jonë shkon përtej çlirimit të Kosovës,në shtetin natyral të cilin e njohën kohët e lashtësisë,e cila është detyrë dhe vullnet i çdo shqiptari.Vargjet e Sylë Bajramit janë vargje dhimbje e krenarie,të cilat të i shtjellosh të tëra në një vështrim të shkurtër është e pamundur.Ato nisin me poezitë:Është Kosova djep trimërie,Kosharja e Krenarisë,Ka ra Dielli mbi Tivar,Për Lirinë e shumëpritur,Çamërinë,Molla e Kuqe,e shumë tituj tjerë historiko-kombëtarë.Sylë Bajrami me përmbledhjen poetike “Një copë atdhe”,na del një poet i pjekur,ku poezia e tijë bëhet shkëlqim,me subjekt,lëndë e aftësi për të ndërtuar heronj me personazhe të spikatur,ku shprehet dhimbja,malli,dashuria,
28 Nentore 2012 !!
Njeqind vjete po e ruaj gurin,
pesqind vjete po e ruaj Flamurin!
Njeqind vjet me nate mbi krye,
njeqind vjete s’kan mujt me me thye!
Njeqind vjete me djepa plot,
njeqind vjet po e pres kete mot!
Njeqind vjet se humba shpresen ,
njeqind vjete e mbajta besen!
Njeqind vjete me zjarr ne oxhak ,
njeqind vjete s’muj mora hak!
Njeqind vjete po e rriti trimin ,
njeqind vjete po e prese bashkimin!
Njeqind vjet po u therras me loder,
njeqind vjete po u pres ne kete voter!
Njeqind vjete po e pres kete Mot,
marrue kjofte kush nuk vjen sot!!
Një poezi kushtrimi,thirrëje për agim kombëtarë.Çka mund të themi më shumë?Ishte fat që arritëm të kemi në dorë këtë përmbledhje,u pasuruam me imagjinatën dhe botën e pasur poetike,shpirtërore e ndjenjave të poetit,i cili përmes frymëzimeve na sjell poezi të cilat na e ngjallin kujtesën mbi historinë,mbi personalitetet kombëtare,,kujtesën mbi historinë e lavdishme dhe krenare.Padyshim edhe në përmbledhjen e Sylë Bajramit,sikur të gjithë poetët e mërgimit gjejmë edhe tematikën e kurbetit,mall,dhimbje e thuajse gjysmës së kombit të mërguar,të cilin e shohin si detyrim të e trajtojnë poetët e mërgatës.Libri “Një copë atdhe” del si libër i arrirë,me vulë historiko-kombëtare,i pasur dhe i dashur për çdo lexues.Ne e përgëzojmë poetin për këtë libër të arrirë dhe i dëshirojmë edhe shumë libra tjerë.
* NJË COPË ATDHE
Sylë Bajrami
Biblioteka:FENIKSI
Redaktor:Naim Kelmendi
Design:Çajup Kajtazi
Shtëpia Botuese:Rugova Art
Prishtinë 2013