• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PETRAQ KOTE ËSHTË SHPREHJA KYÇE  E POEZISË SË BREZIT TË TIJ

June 6, 2015 by dgreca

NGA ALBERT R. HABAZAJ/
 Letërsidashësit nga kritika letrare shqiptare janë orientuar me letërsinë e viteve ’80-’85 të  shekullit të kaluar. Vetëm pak bulëza të freskëta të viteve ’90 kujtohen si vegime dhe kaq. Duke lexuar librin e ri të Petraq Kotes, për mua më të plotin e tij, nuk e di se përse më erdhi nëpër mend një thënie e Kadaresë … “Madje krishtërimi shqiptar ishte më i moçëm se ai sllav …”. Ka mbi 35 vjet që në Pemën e Krijimit, pikërisht (me apo pa dëshirën tonë) pashë në atë Fidanishte të Gjelber në Tiranë një syth të çelte freskët, shëndetshëm, pastër
Sot “portretin kam varur në muret e kohës” thotë miku im i vjetër. Unë e kundërshtoj:- Jo, Petraq, ti je tashmë një Gjethe e Gjelbër e Pemës së Krijimit që, nuk mund të thahesh asnjëherë, biles tashmë ngjyrat e gjelbëra te pena jote bëhen më të dukshme, që s’ka zot t’i fshijë, me kollaro a pa kollaro, sepse tullumbackë apo fyryfyçkë do të katandiset.
Miku ynë Petraq Risto evidenton që jemi grimca të pluhurit kozmik të Letrave në globin aq të vogël Njerëzor. Apo jo, Peço?
Ti, Kote je një identitet letrar i brezit tënd dhe më shumë se kaq . (Ndërkohë mosha 55 vjeçare është djepi i pjekurisë e përgjegjësisë qytetare për të mbajtur e rritur vlera në shërbim të njerëzve, për t’u fisnikëruar shpirtin atyre, për t’u zbukuruar ndjenjat, për t’u rrezatuar virtytet, për t’i bërë mirë shoqërisë ,kombit e qytetërimit në tërësi).
Edhe pse mos ekzistenca e kritikës letrare për grupmoshën tonë të krijimit ka lënë apo  ka tentuar të lerë gjurmët e shpërfilljes apo të paktën të heshtjes ndaj Vlerës Letrare, ti, Petraq Kote e ca të tjerë si ti, që guxojnë me mend në krye, i thatë kohës: Unë jam! Të kam pritur, o kohë të vije tek unë. Di t’i them dhe vetes më fal, se pena ime i përket të nesërmes .
Me dhembje dhe dinjitet  ti e thua veten sinqerisht, sepse “E thëna“  perëndia shqiptare e artit të fjalës është hyjnorja jonë për nesër, sepse ti di të gjunjëzosh edhe perënditë, sepse siç shkruan  ti, i Miri i Penës:“Në gjunj i ulem vetëm Atdheut  “…Më rritën në formë pushke /në duart e atdheut,/të vrisja armiq..
Por…eh…Endërr e keqe…Realiteti ynë i ashpër…Betonizimi i ndjenjave, i gjakut, i shpirtit nuk mundi të realizohej deri barbari.
Atëherë”nëna…”na pastroi me lotët e nderit  …” e “ndoshta kam marr formën e librit “ thua  ti vërtetësisht.
Petraq Kote,ti je poet që në shfaqje. Sytë e tu burojnë vargje jete, qëndrimi yt gurgullon poezi dinjiteti, trupi yt  emeton krijim ilirik të paimagjinueshëm, ndërkohë shpirti yt është gurrë qytetarie e vjershërimit elitar .Ti je poet modern, biles po e përsëris me gërma të mëdha shtypi: PETRAQ KOTE ËSHTË POET MODERN NË SHQIPËRI. Libri yt me 159 faqe e mbajti, e mban dhe do ta mbajë syrin e mendjes e shpirtit tënd  në harmoni ngjyrash e aromash me artin tënd e për këtë arsye, me vëllazëri poetike urimi im  të vjen nga Vlora i ngrohtë: Të lumtë pena, Poet e mjalt prodhoftë dhe pesëdhjet vjet të tjera për të ëmbëlsuar në breza shqiptarët që do të vijnë, njerëzit që do të jetojnë!
Edhe pse e lexova, unë do ta kem hapur gjithnjë librin tënd, do të lexoj një poezi, dy ,tre, do ta mbyll prapë, do t’i rikthehem përsëri, por gjithmonë me kënaqësi e respekt, sepse vërej arritje në formë, edhe në përmbajtje, në figurat stilistike dhe në shëndetin e qëndrueshëm të poezive, për gjerësinë e thellësinë, për gjeografinë e hapësirat që rrok e mbi të gjitha për guximin artistik që u jep atë dinjitet të hijshëm krijimeve të tua, sa që edhe poetë me emër të përmendur do t’i kishin zili.
O Poet! Ti s’shkruan, s’mund, do para, nuk jemi ne apo s’ka lindur akoma ajo lloj kritike pa frerë krerësh me kollaro? Nërkohë krijimi yt është shprehje kyçe e poezisë sonë, më saktë identifikimi i asaj që kritika s’flet, s’shprehet. Ti je krijues dinjitoz, më vjen mirë që po ta them disa herë këtë vlerësim apo më saktë evidentim, konstatimin tim, sepse më kujtohet  E.Kanti kur shprehej: ”Individi pa dinjitets’mund të prodhojë vepra dinjitoze.”
Libri yt, miku im i respektuar thot ëshumë gjëra, ka botë, ka jetë, ka dashuri, ka dhembje, ka vizion dhe identitet. Jep mesazhe të pastra e të mëdha njerëzore dhe qytetare. Ti asnjëherë nuk më ke folur për poezitë e tua. Interesant! Tani më vjen ndërmend. Askurrë nuk më je mburrur për çke shkruar e për ç’ke botuar. Dhe unë e di që ti shkruan bukur dhe shumë miq të lartë që ke t’i kanë vlerësuar krijimet e tua.Që  te “Kënga e Marrë”, “Ranë  Kambanat”, “Humbja”, “Muza”, “Këngë e parrëfyer”, “Këngët e Motmotit”, “Ngjarje ndër Muzakë” (vëll.1, vëll.2), “Mirë se erdhe Lamtumirë!…”, “Gjerana”, “Nesër” apo një nga librat me cilësi artistike të lartë jo vetëm të autorit, por edhe të krijuesve të Principatës Letrare Vlorë Fier, Lushnjë Berat, Rrogozhinë, vëllimi poetik “Portretin kam varur në muret e kohës, botuar nga Shtëpia Botuese “Globus R” ti, Petraq Kote je cilësuar si antidogmatist që “rri zgjuar mbi vargje, ritme, figura…” Bukur ta ka gdhendur profilin artistik Prof. Agim Vinca, kritik i shquar i poezisë dhe poet i njohur kosovar, me origjinë nga Veleshta e Strugës.
Petraq! Kur mbarova librin tënd “Mirë se erdhe Lamtumirë!”, shkrova në shënimet e mia për librat e veçantë që lexoj këto radhë: “Një shërbim i madh po i bëhet poezisë së sotme shqipe me “Mirë se erdhe Lamtumirë”. Poeti P. Kote që rri zgjuar mbi vargjet e reja, shpreh ide të fuqishme poetike me dritë e tejdukshmëri. Që në poezinë e parë, atë për Atdheun dalloj stilin e tij të veçantë. Si një nga përfaqësuesit e mirë të krijimit hyjnor ai është tokësori i vërtetë i asaj të bekuare penë, që ngec, se thahet po e shpërdorove…Në 160 faqe libër pashë poezi në lëvizje, poezi të vrullshme, poezi të natyrshme, njoha ekzistencialistin e formatuar për të mos u tutur. Ndjehem mirë kur lexoj Petraq Koten. Ai bazamenton poezinë e re të brezit. Poezia e tij është mali i detit tim…
 E këto mendime estetike  të thjeshta nuk t’i shpreha asnjëherë gjatë bisedave. Apo jo, miku im.
Për të tjera gjëra kemi folur së bashku, për poezinë e kohës, për të nesërmen e saj, për shqetësimet që ajo ka…
Ndërsa rishfletoj “Portretin…” vërej se shpesh herë shfaqet dhe një bulëzim origjinal i  Uollt Uitmanit.
“…mëzet e reja më hanë barin e shpirtit”, shkruan ti. E “Kur flet libri, autori duhet të hesht…” shkruan filozofi gjerman Friedrich Nietzsche (Fridrih Niçe).
 

Filed Under: ESSE Tagged With: Albert R Habazaj, poezia e Petraq Kote

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT