TIRANE, 16 Dhjetor/- Opozita organizon paraditën e të enjtes para parlamentit protestën e radhës ku deputetët pritet të miratojnë buxhetin e vitit 2016.
Në kuadër të masave të marra, policia bën me dije se do të jetë në gatishmëri për të garantuar mbarëvajtjen e saj dhe shmangien e incidenteve të mundshme. Ndërkohë, edhe qarkullimi i automjeteve do të jetë i kufizuar.Sipas policisë, rruga “Xhorxh Bush” e cila është pranë Parlamentit do të jetë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve. E njëjta situatë edhe për rrugën “Abdi Toptani” dhe sheshin Skënderbej.
Ja ku nuk duhet të parkoni:
Duke filluar nga sonte në orën 00:00 e deri në përfundim të protestës së të enjtes e cila pritet të nisë në 11:00 e të zgjasë për disa orë, nuk do të lejohet parkimi i makinave në këto rrugë: Rruga Xhorxh Bush (nga ura e Elbasanit – kryqezimi tek sheshi Sulejman Pasha); Bulevardi Deshmoret e Kombit duke perfshire Sheshin Skenderbej; Rruga Abdi Toptani ( drejtoria e Burgjeve) si dhe rrugica prane Infosoft tek ish-PD.
Policia i bën apel qytetarëve për mirëkuptimin e tyre dhe të mos i lënë makinat në rrugët e sipërcituara. Në të kundërt – thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë, makinat do të spostohen me karrotrec.
Ndërkohë, edhe autobusët që vijnë nga rrethet nuk do të lejohen në brendësi të qytetit. Vija e kuqe do jetë Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, shkolla “Vasil Shanto”, rrethrrotullimi prane fakultetit Ekonomik