• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Njohja e Jerusalemit ka shkaktuar kritika, por nuk ka pasur dhunë

December 7, 2017 by dgreca

1 Trump Jeruzalem

Në një kafene në Jerusalem, disa palestinezë shikojnë adresimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. 6 dhjetor 2017/ Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, ka shkaktuar vërshim të kritikave në gjithë botën, por nuk ka shkaktuar dhunë të menjëhershme, ashtu siç parashikonin disa liderë botërorë.Vetëm Izraeli e ka mirëpritur shpalljen e mbrëmshme të zotit Trump si “akt të guximshëm dhe të drejtë”, ndërsa aleatët amerikanë, nga Gjermania, Arabia Saudite dhe Britania, e deri te Bashkimi Evropian, e kanë dënuar atë dhe thanë se do t’i vështirojë negociatat për arritje të paqes në rajon.

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, për transmetuesin publik, ARD, vlerësoi se “ky është problem i madh” dhe se me gjasë do të “hedhë benzinë në zjarr” dhe kjo do të shkaktojë “përshkallëzim të ri në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve”.

Palestinezët kanë shpresuar për ta shpallur kryeqytetin e tyre në pjesën lindore të Jerusalemit, në kuadër të opsionit shumë të diskutuar për zgjidhjen e konfliktit me Izraelin me dy shtete. Por, një negociator i lartë palestinez tha mbrëmë se tash me shpalljen e Trumpit, kjo mundësi “është shkatërruar”.

Shumica e shteteve nuk e njohin sovranitetin e Izraelit ndaj gjithë qytetit të Jerusalemit, ku gjenden shumë vende që konsiderohen të shenjta nga myslimanët, hebrentjë dhe të krishterët.

Presidenti i Autoritetit Pelstinez, Mahmud Abbas, tha se Shtetet e Bashkuara më nuk mund të luajnë rolin e ndërmjetësuesit paqësor në dritën e asaj që vendimin e Trumpit e ka cilësuar si “të dënueshëm”, e i cili i “shkatërron të gjitha përpjekjet për paqe”.

Palestinezët mbajnë në duar fotografi të presidentit Donald Trump, gjatë një proteste në qytetin Ramallah më 6 dhjetor.

Palestinezët mbajnë në duar fotografi të presidentit Donald Trump, gjatë një proteste në qytetin Ramallah më 6 dhjetor.

Arabia Saudite, të cilën Trump e konsideron aleat të afërt, lëvizjen e presidentit amerikan e ka vlerësuar si “të papërgjegjshme”, e cila, do të shkaktojë “regres drastik në përpjekjet për ta lëvizur përpara procesin e paqes”.

Tetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shumica e tyre aleatë amerikanë, përfshirë Britaninë, Francën, Egjiptin, Italinë dhe Suedinë, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për këtë lëvizje.

“Në këtë moment të shqetësimit të madh, dëshirojë të jem i qartë: nuk ka alternativë tjetër ndaj zgjidhjes me dy shtete”, tha sekretari i pëgjithshëm i Kombeveve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Gjatë deklaratës së tij presidenti Trump tha se “ne përfundimisht e njohim atë që është evidente – se Jerusalemi është kryeqytet i Izraelit” dhe ka shtuar se “Izraeli është shtet sovran me të drejta sikur të gjitha shtetet e tjera sovrane për ta përcaktuar kryeqytetin e vet”.

Zoti Trump e ka urdhëruar Departamentin amerikan të Shtetit për fillimin e përgatitjeve për lëvizjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara nga Tel Avivi në Jerusalem, në procesin i cili konsiderohet se mund të zgjasë tri-katër vjet.Kjo shpallje e ka kthyer prapa politikën amerikane për disa dekada se statusi i Jerusalemit duhet të vendoset në negociata me palestinezët.

Izrael: Një punëtor vendos flamurin amerikan në një shtyllë që gjendet në rrugën ku ndodhet konsullata e SHBA-së në Jerusalem. 6 dhjetor, 2017

Izrael: Një punëtor vendos flamurin amerikan në një shtyllë që gjendet në rrugën ku ndodhet konsullata e SHBA-së në Jerusalem. 6 dhjetor, 2017

Trump tha se ai ende synon “të bëjë çdo gjë të mundshme për të ndihmuar” për gjetjen e marrëveshjes paqësore të pranuar nga izraelitët dhe palestinezët.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përshëndetur këtë vendim si “historik” dhe ka kërkuar nga vendet e tjera që të veprojnë si Shtetet e Bashkuara, duke i lëvizur ambasadat e tyre.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se vendimi i Trumpit është “për keqardhje”.

“Është për keqardhje vendimi të cilin Franca nuk e miraton dhe i cili është kundër së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Macron.Përgatiti: Fatmir Bujupi

Filed Under: Politike Tagged With: Njohja e Jeruzalemit, por Jo dhune, Protesta

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT