• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Haporeks postdiktatorial

March 6, 2020 by dgreca

Ia kam zilinë Odisesë. Atij i mjaftuan 20 vjet heqakeqje për tʼu kthyer më në fund në shtëpi. Unë, ndërkaq, i mbusha 28 vjet mbi dallgët e Oqeanit të të Keqes, por Itakën time ma kanë fshehur tymnajat e mllefeve./

Shkruan: Shpend Sollaku Noé/

Jeta ime dhe e brezit tim është puthuaj një vepër arti, një film apo një roman i shkruar prej të Tjerëve.

Gjatë kësaj jete kanë ndodhur gjëra aq të pazakonshme, saqë asnjëra prej breznive të tjera nuk mund tʼi gëzohet këtij Fati Të Mirë. Ishte vërtetë një Fat i Hidhur, i Imponuar, por ai Fat na hodhi trag­jikisht në ngjarje histori­ke të papërsëritshme: në burgosjen e njerëz­ve që nuk i bënin keq askujt, në djegien e minareve e të këmbanareve në moshën kur sapo nisje të intereso­heshe për Zotin, në qethjen me zor të flokëve sipas modelit të vendosur nga byroja politike e në mbajtjen e favoriteve deri tek kocka e partisë, në Mohim­in e të drejtës për të studiuar në universitet, në Rënien e Statuja­ve, në Rënien e Mureve…

Duke dashur të na bënin keq, ata, të Tjerët, na nxitën të tejkalo­nim kufi­rin e të mundshmes.

Nëse ata do të më kishin çuar në universitet, unë do të kisha humbur ra­stin për të njohur tre vjetët në ujdhesën e Sazanit, apo në Tokën e Vogël, siç e quanim; nuk do të kisha provuar shijen e të studiuarit fshehurazi duke sfi­duar ligjin komunist që ndalonte va­zhdimin e çfarëdolloj shkolleje gjatë ush­trisë, do të kisha humbur adrenaliniket ikje pa leje, dhënien mes njëmijë peripecish të deri tre provimeve në ditë (shoh në librezë jo vetëm datën 26.06.1979, me një notë 8, një 9 dhe një 10 njëra pas tjetrës, në lëndë nga më të rëndësishmet); nuk do t’i isha gëzuar njohjes me emrin marinari nëpër auditore, marrjen e një viti akademik në një të vetëm sezon provimesh, lirimin nga ushtria me shkollën e lartë të mbaruar. Nëse nuk do të kisha frekuentuar Universitetin e Tuneleve të Sa­zanit, vështirë të më qe dhënë rasti të përgjoja bisedat plot tmerr të ofice­rëve ditën e vdekjes së papritur të Mehmet Shehut, përgënjeshtrimin e pathyeshmërisë të Ushtrisë Popullore Shqiptare në orët kur Gjiri i Vlorës u përdhunua nga një nëndetëse sovie­tike, që hyri e doli me nge nëpër ujrat tona, gjatë periudhës kur Enver Hoxha bënte pushimet në Ujin e Ftohtë.

Nëse ata nuk do të na kishin mohuar librat dhe studimin e gju­hëve të huaja të Ndaluara, ne nuk do të kishim provuar kurrë orgaz­mën e të të le­xuarit klandestin, nuk do të ishim bërë Autodidaktë të përsosur, duke ndër­tuar secili në tru nga një Akademi Personale, e vetmja që ata s’mund tʼi  imponoheshin.

Duke dashur të na bënin keq, ata bënë të mundur që ne të ishim të parët në betejat sy për sy për demokracinë e vërtetë, me energjitë e shpagimit të shumëzuara.

Më vonë, po qe se nuk do të kishim denoncuar korrupsionin, mund edhe të kishim bërë karrierë, mund edhe të ishim kor­ruptuar, të ishim bërë me vila përrallore, apo edhe të kishim marrë ndonjë plumb pas kokës. Por, për Fatin e Tyre të Keq, ne zgjodhëm akoma rebelimin.

Nëse Ata të mjerë nuk do të na kishin detyruar të braktisnim Shqipërinë, unë nuk do të kisha provuar mërgimin e stërzgjatur dhe vargjeve e rreshtave të mia sigurisht do tʼu kishin munguar Dhimbjet e Reja.

Shumë prej nesh shkuan në psiqiatri apo u çmendën në mënyrë të pakthyeshme, të tjerë vdiqën të rinj apo humbën dherash të hua­ja, ndokush bëri edhe vetvrasje, ngaqë nuk përballoi dot zhgënjimin intelektual.

Unë dhe të tjerë të ngjashëm pasjetuam, pa e ditur që kishim qenë kaq të rezi­stueshëm.

Për Fatin e Tyre të Keq… Sa më shumë ata na kishin bërë  të vua­nim, aq më tej ishte projektuar mbijetesa jonë. Duke dashur të na asgjësonin, ata kontri­buan në mënyrë të pandërgjegjshme që Ne të mbesim Gjallë edhe pas harrimit të tyre.       

Filed Under: ESSE Tagged With: Postdiktatorial, Shpend Sollaku No

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT