• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PREJARDHJA E SHQIPTAREVE?

April 6, 2015 by dgreca

NGA FAHRI XHARRA/
Do të doja edhe unë në kafen e Rrugës së Ngushtë , në Gjakovë ,pranë kafes italiane, t`i përmblidhja do shkrime të cilat janë brenga më shqetsuese kombëtare ;Prejardhja e shqiptarëve ?
(Kadare : “ Mëngjeset në Kafe Rostand ,faqe 172,; Enver Robelli ““Hoxha” Irfan Salihu llomotit e gënjen për historinë e shqiptarëve dhe të Kosovës . ; Muhamed Mufaku : “Kur romansierët shndërrohen në historianë e historianët shndërrohen në teologë!” Lis Bukuroca : Millosheviçi, hero i shqiptarëve? : Hoxhë Irfan Salihu: Në Kosovë s’ka pasur shqiptarë – ata i solli Turqia (VIDEO) )

Po çka na ligjëroi Hoxha dhe i helmoi dhe qindra të rinj e pleqë?

”-Osmanët u kanë dhënë shqiptarëve me hektarë tokë dhe i kanë sjellë të jetojnë në Kosovë.
– Osmanët i bënë shqiptarët sundimtarë të Ballkanit.
-Gjatë kohës së Rankoviqit shqiptarët “vetë kanë shku” në Turqi.
-Statistikat e vitit 1455 tregojnë se këtu, në Kosovë, vetëm 1 për qind e banorëve kanë qenë shqiptarë.
– Më 1389, kur erdhi osmanliu, ai këtu luftoi kundër hungarezëve dhe Car Llazarit. Osmanliu ia mori serbit Kosovën dhe ua la në dorë shqiptarëve.”

Vetëmohimi kombëtar nga vet shqiptarët kishte filluar herët , ashtu në atë mënyrë që ne nuk guxonim as të flisnim e as të reagonim , se pse bëhej në emër të shkencës ““Në universitetin gjysmë të braktisur, ndërsa shokët copëtoheshin nga tanket, në një kthinë të heshtur, një student nga Peja vijonte të shkruante doktoratën e vet “Zanafilla arabe e shqiptarëve”. Është doktor i ardhshëm Muhamed Mufaku. Ai që do t’i gjendej pranë Serbisë në orët e këqija të saj. Më pranë se tanket. Doktorata e Mufakut tridhjetë e ca vite më parë dëshmon se projekti i turqizmit të Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë një frymëzim i rastit” ( Në kafen Rostand f. 172).
“Hoxhë” Irfan Salihu në të ardhmen mund të prezantohet edhe si myderriz, myezin, myftar e çka jo tjetër, por këta tituj të shpifur nuk do t’i bëjnë të besueshme dhe shkencore përrallat e tij. Megjithatë, është e tmerrshme që imamë të tillë kaq të poshtër lejohen të flasin publikisht nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila gjatë viteve të fundit është shndërruar në çerdhe gjarpinjsh antishqiptarë. Me fenë islame kjo propagandë nuk ka të bëjë asgjë. Paraqitjet si kjo e Irfan Salihut janë pjesë e një agjende antishqiptare dhe tregojnë se në çfarë mjerimi gjendemi si shoqëri. ( Enver Robelli )
Një dikush, me emrin E. Bega, paraqet në shtypin shqiptar të Prishtinës dhe të Tiranës librin “Shqiptarët në botën arabe”. Autori i librit është një tjetër dikush, Dr. Mohamed Mufaku, shqiptar nga Peja, i lindur në Damask, me doktoraturë të vitit 1981 në Universitetin e Prishtinës. Siç është zakoni në paraqitjen dashamirëse të botimeve, E. Bega thekson vlerat e librit, në mënyrë të lexuesit, qofshin në Kosovë, qofshin në Shqipëri, të bëhen të ndërgjegjshëm për to. Ja pjese nga teksti i paraqitjes: “Autori na tregon qysh në fillim se midis shqiptarëve dhe arabëve ekziston një traditë e pasur që flet për prejardhjen e shqiptarëve prej vendeve arabe.Kështu, të dhëna të tilla shpalosen së pari në një histori arabe me titullin ‘Tuarih Tuaf’, në të cilin shpjegohet gjerë e gjatë së shqiptarët kanë origjinë arabe. Me vonë këto të dhëna kalojnë në burimet osmane”. ( (Ismail Kadare )

“Deri tani Kadareja u shfaq me qëndrime antiturke, antiaziatike, antikomuniste e antiislame, që i lidh ato me mjeshtëri, kurse tani merret me “makthin” e “arabizmit” të shqiptarëve _-ankohet Dr. Mufaku .Sa vështirë kur dikush ta paralizon mendimine porositur Zoti Mufaku!

Kadareja e kishte përrallosur historianen franceze Nathalie Clayer dhe librin e saj
” “Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë” për veprën e saj “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar” dhe Mufaku e ndiente vetën të ofenduar me qëndrimin e Kadaresë ; normalisht prekëse kur dikush e then teorinë serbe për “prejardhjen “arabe të shqiptarëve

“E për këtë niset nga disertacioni im “Lidhjet letrare shqiptare-arabe” që u mbrojt në Universitetin e Prishtinës në vjeshtë të vitit 1981, dhe u botua si libër në Tiranë më 2009. Pasi që në hyrje është dashur të shkruhet për lidhjet historike është përmendur një traditë e pasur që trashëgohej me shekuj te shqiptarët e te arabët për “prejardhjen arabe të shqiptarëve”. Edhe pse në disertacion flitet shprehimisht se “këto mendime nuk marrin vlerë shkencore” (f. 28 nga disertacioni i botuar në Tiranë), arsyetohet Muhamed Mufaku. Por nese ““këto mendime nuk marrin vlerë shkencore” atëherë pse shkruhe në një disertacion shkencor . Ik ore , ik!
Perandoria Osmane ashtu si na hodhi neve pas për disa shekuj në fushën kulturore dhe shkencore, këtë realizoi me sukses edhe me vendet arabe. Ndalimi i shqipes nuk u bë për të na mbrojtur nga serbet, por për të na asimiluar tërësisht. Shqiptarët që fituan pozita në perandori, nuk i fituan pse ndjeheshin shqiptarë patriot, por pse ndjeheshin osman dhe të gjithë ata qeveritarë osman, pa përjashtim, nuk kërkuan ndryshimin e ligjit, që ndalonte gjuhën e tyre amtare. (Lis Bukuroca )
Për realizimin e kësaj teme , pranë kafësë zezë italiane u sherbeva me të gjithë këta autorë sepse po shkruhet për mua : Fahriu besohet të jetë konvertuar katolik gjatë qëndresës së tij në Kroaci. ( Në Slloveni . Lublanë isha une fxh)Në Jugosllavinë e Titos dhe Sllobodanit ka qenë modë e shërbimit sekret jugosllav që në bashkëpunim me Kishën Katolike dhe Opus Dein të konvertonte tradhëtarët shqiptarë në katolikë, dhe ti bënte ata armiq të muslimanëve shqiptarë të Kosovës. Fahri Xharra është një nga yjet e racizmit, urrejtjenxitjes dhe histerisë kundër muslimanëve në Kosovë. . Ne po e quajmë Xharrën të sëmurë mendor duke shpresuar që shprehjet e tij të jenë vërtet pasojë e ndonjë sëmundje. Këtë e bëjmë për t’a lehtësuar Xharrën nga përgjegjësia e rëndë morale që mbajnë thëniet e tij që ngjajnë me jezuitët e mesjetës në Europë. Në këtë rast Xharra duhet të kërkojë sa më shpejt mjekim. Nëse dëshiron ai mund t’i vizitojë disa mjekë popullorë muslimanë që t’i këndojnë Kur’an dhe t’ja heqin xhindet që ka në kokë ose ndonjë mjek të njohur psikolog nga mjekët e shumtë që ka Shqipëria dhe Kosova.
Dhe këta që e kërcejnë vallen e dreqit shkruajne ” Katoliku fanatik Fahri Xharra, një prej propaganduesve të Shqipërisë së Madhe dhe nacionalizmit të sëmurë laik-katolik, duhet patjetër të vizitohet tek ndonjë mjek psikolog. Nacionalizmi i tij katolik ekstremist dhe racizmi i tij i theksuar po krijon habi tek opinioni i gjerë.” ( diku në shtypin ekstremist islamik)
Të jesh arab apo turk është privilegj në këtë shoqërinë tonë gjithëpërfshirëse shqiptare.

06.04.15, Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, prejardhja, turko arabe

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT