• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIELLI LIND NË UASHINGTON

February 19, 2020 by dgreca

Shkruan: Prend Ndoja, SHBA/

Nga e kaluara e jonë kemi mësuar se në orientimet ideologjike në shërbim të atdheut vërehej laramani e theksuar. Shumë orientime të tilla gabuara të së kaluarës tani më janë të pariparueshme. Sa njerëz të “dijes e politikanë të shquar” me tërë potencialin e tyre luftuan për pesë shekuj kundër vetvetes, për ta përqafuar kulturën e lindjes, kulturën e pushtuesit e për ta rrënjosur atë në tokën tonë, ndërsa ata që ndiznin kandila në errsirën e asj kohe dhe ruanin autoktoninë e tyre u vranë pas shpine nga bashkëkombasit  e tyre. Ata i vranë për të fituar tituj turpi që u dhuronte Perandoria, pasi ata ishin bërë vegla të pushtuesit. Ata luftonin, shkruanin dhe predikonin ideologji të gabuara që errësonin mendjen dhe fatin e popullit tonë. Pastaj, po të njëjtën gjë e vazhduann “dijetarët” me ide të gabuara, që luftonin, shkruanin dhe propagandonin gjoja se fati i popullit tonë lind nga dera e komunizmit. Shkruanin dhe luftonin kundër miqve të tyre të vërtetë anglo-amerikanë, për ta sjellë komunizmin-sllavizmin në vendin tonë. I gjithë ky tmerr ishte rrjedhojë e veprimeve armiqësore të mëparme dhe ata që i pasuan ia kishin ndaluar shkollimin popullit tonë në gjuhën amtare, që të mos kenë përgatitjen e duhur për t’i kuptuar intrigat e njerëzve tanë që ishin kthyer në shërbim të pushtuesve.

Në fund të shekullit të kaluar u bë një kthesë historike në të mirë të vendit tonë; është hapur një dritare që ishte  mbyllur që nga koha e Gjergj Kastriotit në tokën dardane. Kjo kthesë, ky orientim i mbarë për fatin tonë nuk erdhi vetvetiu, apo si dhuratë për popullin tone. Kjo qe një sakrificë, një përgatitje diplomatike që me shumë vështirësi zhvishte dogmat e mbeturinave të turqizmit, sllavizmit dhe komunizmit, që kishin vënë myk në mendjet e shumë njerëzve tanë, që për shumë shekuj lëvronin mbarë e mbrapashtë  në fushën e kombit tonë.

Emigrantët shqiptarë qenë dhe mbetën damari më i fuqishëm në zemrën e kombit. Ata nuk e njohën kurrë servilizmin, apo pajtimin në asnjë aspekt, në asnjë moment me pushtuesin. Ata, me një ndjenjë malli e dhembsurie të thellë e bënë të pamundurën të mundur për vendlindjen e tyre të robëruar. Mbi peshën e rëndë të mërgimit, ata i shpenzuan rezervat e fundit të energjisë kundër çdo pushtuesi, ndërsa në anën tjetër i kërkonin të gjitha variantet e depërtimit për ta përfituar dorën ndihmëtare të shtetit amerikan dhe të shteteve me ndikim për çlirimin e vendit tonë. Por, edhe në mërgim në të shumtën e rasteve ndihej mungesa e një organizimi të mirëfilltë në fushën e diplomacisë dhe të organizimi të aktiviteteve politike.

Në mungesë të vetëdijësimit të plotë, zëri i partive, klubeve, shoqatave të ndara ideologjikisht e kishte zbehur forcën, nuk kumbonte ashtu siç kërkohej. Pra, ndihej mungesë e madhe e një mendjeje të ndritur që t‘i ngjante Kuvendit të Lezhës, që t‘i bashkonte gjithë shqiptarët, të cilët njëzëri do t‘i shpalosnin problemet e kombit tonë në mënyrë unike para fuqive të mëdha. Në SHBA e gjithë kjo mungesë që vërehej vite me radhë u plotësua me ardhjen e Ibrahim Rugovës këtu. Kështu filloi epoka e re duke i bërë jehonë bashkimit dhe veprimit njëzëri, duke i shkrirë të gjitha partitë tjera politike në një forcë të përbashkët që ishte LDK. Kjo parti në krye me Ibrahim Rugovën nuk ishte vetëm parti politike, por ishte shndërruar në një armatë diplomatike, që e mbante në këmbë skeletin e kombit brenda dhe jashtë atdheut. Ajo ishte shtetësia e jonë, shpresa e jonë përballë armikut të tmerrshëm. Por, prapë, si gjithmonë në skenën  tonë politike dilnin në pah figura të sojit të Hamzait, që si hijena e sulmonin nga mbrapa. Ai ia doli me diplomaci dhe butësi që t‘i izolonte efektet e tyre në skenën politike. Ai, me rezistencën paqësore u bë arma më e fuqishme dhe e pakompromis në luftë kundër armikut. Në kushte të vështira nën regjimin e egër serb, ai arriti  t‘i lidhte urat e miqësisë me vendet dhe miqtë famëmëdhenj të botës, nga ku dhe i vuri themelet e shtetit shqiptar në Dardanin e vjetër.

Dr. Ibrahim Rugova me armët paqësore i shpëtoi me mijëra jetë, e shmangu Srebrenicën që mos të ndodhtë në Kosovë. Sot bashkëveprimtarët e kohës së tij e udhëheqin LDK-në e dhuruar nga Rugova, por, edhe sot ka nga ata që dhuratën e mbajnë si pasaportë nderi për të qëndruar lart në duelet politike, ndërsa në realitet, parimet bazë i kanë fundosur për interesat e tyre personale. Nga dritarja e hapur që Rugova e freskonte shtëpinë tonë me rreze lirie, andej duhet edhe sot t’i projektojmë udhët e ardhmërisë sonë. Gabimet tona e kanë boshatisur këtë udhë, gjë që na kushtoi shumë gjatë këtyre viteve. Tani, timoni i udhës së shpresës është afër udhëtarëve të denjë, që me padurim e kanë pritur këtë ditë që të vazhdojnë aty ku kishte mbetur. Orientimet e gabuara politike, ndarjet, pavetëdije apo të qëllimshme e lëndojnë vazhdimisht mirëqenien e popullit tonë, gjë që kërkon një korrektim, për një përqëndrim të saktë.

Ne vitet ‘90, në shtetin e New York-ut, i dhamë shqelmin njëherë e përgjithmonë kësaj dukurie negative. Në emër të Lirisë, u bashkuam të gjithë në shtetin e Neë York-ut dhe më gjerë, nga të gjitha rajonet, religjionet, partitë, ideologjitë, që njëzëri t’i përgjigjemi zërit të Atdheut. Nga ky bashkim, nga ky zë i përbashkët, u fuqizua liria e vendit tonë. Ashtu si atëherë, edhe sot është mëse e nevojshme që në radhë të parë të vihen interesat e kombit, interesat e këtij populli të shumëvuajtur, qe ta gëzojnë një jetë të lumtur me plot begati e në liri, në vendin e tyre të dashur. Përndryshe, ne vetë po e mallkojmë fatin tonë dhe një ditë kur do të jetë shumë vonë, do të pendohemi dhe do të turpërohemi nga gabimet tona. Toka dardane nën sqetullën e saj e mban nje ditar, ku do të lexohet e vërteta përgjatë shekujve që do të vijnë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Prend Ndoja-Dielli Lindi-Washington

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT