NAIROBI, 25 korrik – Afrika funksionon, konfirmoi sot në Kenia presidenti amerikan, Barack Obama, në ditën e parë të një vizite historike në vendlindjen e babait të tij dhe nën masa të larta sigurie.
“Dëshiroja të isha këtu sepse Afrika funksionon. Ajo është një prej rajoneve me rritjen më të ndjeshme në botë ”, theksoi ai gjatë hapjes së një samiti botëror mbi sipërmarrjen.
Presidenti amerikan, Barak Obama, mbërriti në Kenia, vendlindjen e babait të tij, në një vizitë që cilësohet historike për vendin afrikan, që e konsideron si djalin e tij.
Ky udhëtim, sipas tij, tregon edhe njëherë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar terrorizmin në Afrikën Lindore.
Menjëherë pas një takimi të shkurtër me Presidentin e vendit, Uhuru Kenjata në Nairobi, Obama zgjodhi të kalonte natën e parë në tokën e paraardhësve të tij, duke darkuar me familjarët.