Nga Ramiz LUSHAJ/
Presidenti Bujar Nishani, në një kohë të shkurtër ka prekur realitetet e ndjeshme historike-shpirtërore në Veri dhe në Jug, gjithkahit në shtete e vise shqiptare, duke shpalosur mjaft mirë dimensionin e tij njerëzor, intelektual dhe atë të të gjithë shqiptarëve.
Presidenti ynë, tashti së fundit, ishte dhe në krahinën etno-historike e turistike të Plavë-Gucisë, në Manifestimin tradicional kombëtar “Mirësevini në Alpet Shqiptare”, në Vuthaj – 1 gusht 2016, dhe në përmbyllje të të parit Festival Folklorik Kombëtar “Kënga e Vallja Shqipe na Bashkon”, të organizuar më 29 korrik- 1 gusht 2016 në Plavë-Guci.
Ishte hera e parë që në këtë vend me bukuri e madhështi natyre e historie vinte nji President Shqiptar. E, ky, ishte: i Yni, Bujar Nishani.
Ky rast, ky fakt, kjo vizitë, mesazhet e Tij presidenciale, ri-dëshmojnë qartë se Presidenti Nishani i ka dhanë një ndjeshmëri të re institucionit të përfaqësimit të të gjithë shqiptarëve.
Realisht, Presidenti Nishani demonstroi praktikën ma racionale të kulturave dhe udhëheqësve modern, shpirtin praktik amerikan, të angazhimit social-historik e politik mbi faktet…
Presidenti Nishani duke nderuar njerëzisht, intelektualisht, institucionalisht traditën më të mirë të njerëzve të Alpeve Shqiptare, siç ishte Takimi Kombëtar në Vuthaj e Plavë-Guci, Ai solli në vemendjen e klasës politike, qeveritarëve, intelektualëve,historianëve, të sotmes e të ardhmes, nji këshillë: Atdheu nuk ç’bëhet…!
Faleminderit, zoti President!