-Kryeministri Mustafa: Reformat e Qeverisë po krijojnë kushte të favorshme për zhvillim ekonomik/Prishtinë, 8 dhjetor 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Bankës Evropiane të Investimeve, Romualdo Massa Bernucci. Gjatë takimit, u bisedua për mbështetjen e Bankës Evropiane të Investimeve në projekte konkrete që lidhen me zhvillimin ekonomik në Kosovë, siç janë projektet në infrastrukturën hekurudhore, në efiqencën e energjisë, mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe përkrahja e sektorit privat përmes bankave komerciale në Kosovë. Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe për hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në zhvillimin ekonomik, me theks të posaçëm për reformat fiskale dhe stabilitetin financiar që është arritur.Kryeministri Mustafa, po ashtu, prezantoi orientimet e mëtejshme të Qeverisë dhe mundësitë e zhvillimit në të gjithë sektorët e ekonomisë. “Qeveria e Kosovës, gjatë kësaj periudhe, është përcaktuar që prioritet kryesor t’i jap zhvillimit ekonomik. Kemi bërë reforma të shumta sidomos të fushës fiskale, kemi miratuar në Qeveri Projektligjin për Investime Strategjike, i cili do të mundësojë investime të mëdha në Kosovë, kemi miratuar Ligjin për Garantimin e Kredive dhe një varg hapash të tjerë të cilët do të rezultojnë me krijimin e kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës”, tha kryeministri Isa Mustafa, duke përmendur edhe rëndësinë e marrëveshjes me FMN-në. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Bankës Evropiane të Investimeve, Romualdo Massa Bernucci, vlerësoi të arriturat e deritashme në Kosovë. Bernucci, gjatë takimit, shprehu përkrahjen e mëtutjeshme të Bankës Evropiane të Investimeve për projekte konkrete në Kosovë./b.j/
Kryeministri Berisha priti Mbretëreshën e Botës në Xhudo
Kryeministri në detyrë Sali Berisha priti sot sportisten më përfaqësuese të botës sportive, jo vetëm shqiptare, simbolin sportiv të kombit Shqiptar, fitusen e Medaljes së Artë në Botërorin e Brazilit, Majlinda Kelemendi. Një vlerësim dinjitoz për këtë ambasadore të Kombit Shqiptar, që duke sfiduar politkën botërore, me aktin e saj, e ngriti Flamurin e Kosovës në Brazilin, shtet që ende nuk e njeh shtetin e Kosovës, por që u detyruar që ta respektojë sportisten e famshme të Xhudos dhe Flamurin që ajo lartësoi.
Në faqen e tij të Facebook-ut, kryeministri Berisha shkruan: Te dashur miq, sot prita Majlinda Kelmendin, mbretereshen e botes ne xhudo dhe trajnierin e saj te shquar Driton Kuka. Fill pas Kosoves, Majlinda erdhi ne Shqiperi per te ndare edhe ketu me bashkombasit e saj krenarine dhe lavdine e kurores se kampiones se botes ne xhudo qe mori ne Brazil.
E falenderova dhe e urova Mbretereshen shqiptare te xhudos ne bote per suksesin e jashtezakonshem me te cilin ka bere krenar çdo shqiptar dhe i dhurova medalionin ne te cilin eshte e gdhendur Deklarata e Pavaresise se Shqiperise me firmat e themelueseve te saj! sb