Dr. Skënder Murtezani pret ngushëllime për Babanë, Sulejman Murtezani-Gega, që ndërroi jetë në Tetovë, të Shtunën me 13 Gusht 2016, nga ora 5.00 pasdite deri në orën 7 e 30 PM./
Njoftohet komuniteti shqiptar, miqtë,kolegët, vatranët, se të Shtunën me 13 Gusht 2016, në ‘Red and Black Cafe’, nga ora 5.00 pasdite deri në 7 e 30 pasdite, pret ngushëllime për babanë e ndjerë Sulejman Murtezani-Gega. I ndjeri ndërroi jetë në vendlindje, Tetovë dhe me 30 korrik 2016, u përcoll për në banesën e fundit me ceremoni kombetare dhe fetare.I ndjeri Sulejman Murtezani-GEGA ishte vëllai i patriotit të njohur tetovar Mehmet GEGA. Sulejman GEGA rridhte nga një familje e njohur kombëtare tetovare të cilët gjithnjë janë përndjekur dhe burgosur nga pushteti serb dhe sllavo-maqedonas për shqiptarizmin e tyre.
Në varrimin e të ndjerit morën pjesë me qindra shqiptarë të ardhur nga të gjitha viset kombëtare, Kosova, Shqipëria dhe Çamëria duke i dhënë lamtumirën e fundit këtij atdhetari të devotshëm.
Familja njofton ata që duan të respektojnë të ndjerin Sulejman Murtezani-GEGA, mund të dërgojnë donacion për studimin e kancerit te adresa:
https://secure2.convio.net/aicr/site/Donation2?df_id=10920&10920.donation=form1&tribute=
Familja Murtezani do të informohet për dhuruesit.
Adresa ku Familja Murtezani pret ngushëllime është :
Red and Black Cafe
21-23 21 Ave.
ASTORIA, NY 11106