• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Princ Leka – II vizitë në Monako

April 27, 2016 by dgreca

Princ Leka  – II vizitë në Monako, takim me Mbretër dhe Princër të Europës/

13043237_10208915795004325_2451030787155518002_n
H.R.H Mbreti Leka II pati një audiencë private me H.S.H princit Albert të Monakos në Pallatin mbretëror.
MONAKO : Në faqen zyrtare të Oborrit mbretëror Shqiptarë, njoftohet se gjatë vizitës së tij në Principatën e Monakos, më 21 prill dhe 22, HRH Princi Leka II i Shqiptarëve, u prit në një audiencë private nga H.S.H. Princi Albert II i Monakos.
-Darkë në Monaco.
Të enjten me 21/04/2016 morëm pjesë bashkë me LTM Princin Leka II në darkën që organizuan në Monaco Lartësitë e Tyre Mbretërore Princi dhe Princesha Alvaro de Orléans-Borbon.
Në atë mbrëmje ishin prezent MT Mbreti Juan Karlos i Spanjes, LTP Princi Albert II i Monacos, LTP Princi Hans Adam II i Lichtensteinit, MT Mbreti Simeon i Bullgarisë, LTM Princi Karl i Burbonëve të Dy Siçilive, Duka i Kastros, dhe shumë përfaqësues të Familjeve Mbretërore europiane.

Në qëndrimin në Monaco, LTM Princi Leka II u prit edhe në audiencë të veçantë në Pallat nga LTP Princi Albert II i Monacos.
Gjatë audiencës, HRH Princi Leka II, thuhet se ka shprehur gatishmërinë e tij për të forcuar lidhjet e miqësisë midis dy familjeve mbretërore.
HRH Princi Leka II përmendi se një nga prioritetet e tij, aktuale mbetet përmirësimi i imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, dhe, se ai do të jetë i kënaqur në ndonjë bashkëpunim në këtë drejtim.
HRH Princi Leka II ka shprehur, gjithashtu, mirënjohjen e tij të sinqertë për të H.S.H. Princi Albert II i Monakos për njohjen e dhënë në vitin 2008 për pavarësinë e Kosovës nga Principatën e Monakos.
Me rastin e vizitës së tij në Monaco, HRH Princi Leka II ishte i ftuar për darkë dhënë në nder të Tyre, nfa Familja Mbretërore, Madhërisë së Tijë Princi dhe Princesha Alvaro de Orléans-Borbon ku Lartësia e Tij Mbretërore, takua me HM Mbretit Juan Carlos të Spanjës, HSH The Sovereign Prince Hans Adam II i Lihtenshtajnit, HM Simeon Mbreti i Bullgarisë dhe shumë anëtarë të tjerë të familjeve mbretërore evropiane./B.S/

13087410_10208915795284332_3367797266167886674_n

13076583_10208915793084277_5556641559451185660_n13062289_10208915793404285_8449347589356926240_n13087465_10208915793164279_7523786158275319584_n13062376_10208915794324308_612344617804775321_nFoto:© David Nivière 2016 All Rights Reserved
 
 
13062289_10208915793404285_8449347589356926240_n.jpg

13062289_10208915793404285_8449347589356926240_n.jpg

13062376_10208915794324308_612344617804775321_n.jpg

13076583_10208915793084277_5556641559451185660_n.jpg

13087410_10208915795284332_3367797266167886674_n.jpg

13087465_10208915793164279_7523786158275319584_n.jpg

Filed Under: Featured Tagged With: Princ Leka II, vizitë në Monako

Princi Leka II: Pse qau babai në çastet e fundit të jetës

April 3, 2013 by dgreca

Nga Rezarta Delisula*/
NE FOTO:Pronci Leka II ne Vater, 26 prill 2012, vizite me rastin e 100 vjetorit te themelimit te Federates “Vatra”/
Ai është një djalë i edukuar, i kulturuar, e me të folurën e tij të qetë, të bën ta dëgjosh me kujdes. Në këtë drejtim i ngjan shumë atit të tij, të cilit me kalimin e viteve, ka nisur t’i ngjasojë edhe në portret. E takojmë Princin Leka II, në rezidencën mbre-tërore në qendër, takim që përkoi me ditëlindjen e tij të 31-të. Me politesën karakteristike, ai pranon të na japë kohë dhe të flasë për një moment shumë të vështirë të jetës së tij, humbjen e babait, njeriut që e mësoi mbi të gjitha të jetë ky që është sot, një djalosh me zemër e mendje të madhe. Në këtë intervistë të dhënë për “Gazetën Shqip-tare”, Princi Leka II na përcjell përjetimet, bisedën e fundit me të atin, planet që ka në të ardhmen dhe veçantinë e punës së tij, tashmë si këshilltar i presidentit.
Dje festuat 31-vjetorin dhe është hera e dytë që e festoni ditëlindjen tuaj pa babain. Sot, gati 18 muaj pas vdekjes së tij, cila është pjesa në të përditshmen tuaj ku ia ndjeni më tepër mungesën? 
Më mungon jashtëzakonisht dashuria prindërore, afërsia që kishim dhe diskutimet që ndanim çdo ditë së bashku. Më mungojnë këshillat e tij në aktivitetet e përditshme, të shprehurit lirshëm për problemet me të cilat përballet Shqipëria dhe Kombi shqiptar, si dhe e ardhmja e tij. Janë gjithnjë një sërë gjërash nga më të thjeshtat që të kujtohen kur humbet njerëzit më të dashur, krahas dhimbjes së përhershme shpirtërore që nuk shërohet kurrë.
Dy humbje të njëpasnjëshme brenda pak vitesh, nëna dhe babai, … a ju kanë rritur para kohe? 
Unë kam qenë me fat, edhe si fëmijë i vetëm, që gjithnjë kam ndjerë shumë dashuri nga prindërit e mi dhe nëpërmjet edukimit ata më kanë dhënë gjithnjë mbështetje. E gjitha kjo dhe, jeta në vetvete në situata specifike, të jep pjekuri dhe forcë që të përballesh me sfidat e kohës, dhe mund të them se prindërit e mi më kanë përgatitur mirë e me një edukatë shembullore. Në sajë të formimit tim, të edukatës dhe përgatitjes, unë ndjej shumë përgjegjësi dhe detyrim për të përmbushur aspiratat e Familjes Mbretërore, si simbol i unitetit të Kombit shqiptar, dhe për këtë kam një besim të patundur.
Keni pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me Mbretin Leka I, keni po ashtu një ngjashmëri shumë të madhe edhe në fizik; çfarë keni marrë më shumë prej karakterit të tij? 
Durimin, gjakftohtësinë, vetëpërmbajtjen dhe përkushtimin ndaj idealit që ne besojmë.
Cila ka qenë biseda e fundit me babain tuaj në fund të nëntorit 2011 kur ai u shua? 
Biseduam për z. Ramush Haradinaj, i cili në atë kohë ndodhej në Gjykatën e Hagës, dhe kjo bisedë u zhvillua pas vizitës në spital të vëllait të tij, Gjeneral Daut Haradinajt. Babai kishte një respekt të veçantë për familjen Haradinaj dhe sigurisht, për të gjithë ata që sakrifikuan për idealet kombëtare me gjakun dhe jetën e tyre. Padyshim, unë kam trashëguar të njëjtën dashuri për këtë familje, si dhe për familjen Jashari dhe familjen Rugova.
Cili ka qenë meraku i babait tuaj? 
Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë merak vetjak apo familjar. Ai ua kushtoi gjithë jetën e tij idealeve kombëtare, një Shqipërie të lirë, demokratike dhe të begatshme në kuptimin perëndimor të fjalës. Meraku i parë ishte shembja e diktaturës komuniste dhe pavarësia e Kosovës, që u realizuan dhe i përjetoi. Pas kësaj, merak kishte një Shqipëri më të begatë dhe një komb të bashkuar, – aspiratë kjo që i mbetet brezit tonë për ta realizuar. Sistemin e Monarkisë Kushtetuese nuk e shihte aq si ambicie personale, sesa si një sistem më të efektshëm dhe të përshtatshëm mbarëkombëtar.
Vjet erdhën në Tiranë eshtrat e Ahmet Zogut, gjyshit tuaj; a ndiheni më i lehtësuar nga kjo ngjarje dhe cili ka qenë roli juaj në gjithë këtë? 
Viti i kaluar ishte një vit i paharruar për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, si vit jubilar i 100-vjetorit të Pavarësisë, dhe në këtë kuadër u bë i mundur dhe rikthimi i eshtrave të Mbretit Zog, ngjarje për të cilën unë i jam shumë mirënjohës qeverisë. Roli im ishte si anëtar i Komisionit Qendror, posaçërisht për këtë eveniment, dhe gjej rastin të falënderoj z. Flamur Noka, Aldo Bumçi, Lulzim Basha dhe Ekrem Spahia për punën e palodhur. Njëkohësisht, falënderoj tej mase edhe ambasadorin tonë në Francë, z.Ylljet Aliçka, për ceremoninë solemne të organizuar në Paris, ku morën pjesë shumë personalitete të shquara të qeverisë franceze dhe të aristokracisë evropiane. Pa dyshim që mirënjohjen më të thellë, Familja Mbretërore ia dedikon kryeministrit, z. Sali Berisha, pa të cilin, rikthimi i eshtrave, rindërtimi i Mauzoleumit dhe përmendorja kushtuar Mbretit Zog në Tiranë do të ishin të pamundura.
A ishte ky, një premtim juaji i mbajtur? 
Kjo është e vërtetë, por jo e gjitha. Ne, me të vërtetë jemi të qetë që dinjiteti i Familjes Mbretërore u vu në vendin që i takon, por duhet menduar dhe punuar edhe për gjithë ato familje pro-monarkiste që janë persekutuar çnjerëzisht gjatë periudhës së regjimit komunist. Eshtrat e Mbretit Zog nuk do të gjejnë qetësinë e plotë pa u vënë në vend edhe dinjiteti i përkrahësve të tij, dhe ky nuk është vetëm një obligim i Familjes Mbre-tërore, por mendoj se duhet të jetë obligim i gjithë shoqërisë demokratike, për të cilën ata u persekutuan.
Thoni që eshtrat e Mbretit Zog nuk do gjejnë qetësinë e plotë pa u vënë në vend dinjiteti i përkrahësve të tij; çfarë nënkuptoni me këtë? 
Unë shpresoj që me realizimin e përfundimin e Mauzoleumit të Familjes Mbre-tërore, do të kemi mundësi që të bëjmë një mur kuptimor, për të gjithë ata njerëz, ato familje që kanë sakrifikuar e kanë dhënë kontributin e tyre për ndërtimin e shtetit shqiptar në kohën e Ahmet Zogut, por edhe që janë persekutuar në regjimin komunist, për të siguruar që historia e tyre të mos harrohet nga populli shqiptar, dhe në këtë drejtim, ne e kemi obligim që si Familje Mbretërore, të sigurojmë që të vërtetat historike të mos harrohen nga gjeneratat që do vijnë e nga rinia e sotshme.
Kur do të bëhet bashkimi i të gjithë anëtarëve të Familjes Mbretërore në Mauzoleumin e ndërtuar? 
Pyetja është e drejtë, pasi fillimisht Mauzoleumi i ndërtuar në vitin 1936 u quajt “Varri i Nënës Mbre-tëreshë” dhe në kujtesën e popullit ky emërtim nuk u shua edhe gjatë viteve të diktaturës komuniste, e cila në mënyrë barbare kishte shkatërruar varrin e një nëne. Deri tani në Mauzoleumin e rindërtuar prehen eshtrat e gjithë anëtarëve të familjes, me përjashtim të Nënës Mbretëreshë Sadije, së cilës dhe iu kushtua ky Mauzoleum në kohën e Mbretërisë.
Projekti ynë imediat është që Nëna Mbretëreshë Sadije të jetë së bashku me djalin dhe nipin e saj, si dhe me Mbre-tëreshën Geraldinë dhe Mbretëreshën Suzanë, duke restauruar themelet e varrit origjinal si pjesë përbërëse e plotësuese të Mauzoleumit të rindërtuar dhe ndërkohë, duke krijuar edhe një dimension tjetër historik, për t’u treguar brezave të rinj egërsinë dhe aktet çnjerëzore të regjimit komunist.
Babai juaj, Mbreti Leka I, u shua vetëm pak ditë pas 28 nëntorit 2011, e fjalët që u thanë ishte se ai lëshoi lot në shtratin e vdekjes kur pa flamurin që e kishte kërkuar nga ju ta vinit në dritaren e dhomës së tij në spital. E vërtetë? 
Kjo është absolutisht e vërtetë, ishin çastet më emocionale e më të paharruara. Mbreti në ato momente nuk ishte në gjendje të fliste dhe unë kujtoj prekjen e flamurit me dorën e tij… vështrimin nga dritarja ku e vendosëm flamurin… disa pika lot që u rrokullisën… e që nuk i kisha parë kurrë në sytë e këtij njeriu të fortë… Të tjerat, mund t’i imagjinoni vetë.
Cila ka qenë këshilla më e vlefshme që ju ka thënë Mbreti Leka I? 
Dëgjoji të tjerët. Nuk ka rëndësi rangu që ka në shoqëri personi që flet. Konsiderojeni atë sikur të jetë njeriu më i fuqishëm, duke i vlerësuar mendimet e tij dhe jo vetëm mënyrën e të shprehurit.
Po ju, e këshillonit ndonjëherë për diçka? Për tymosjen e duhanit, për shembull? 
Jam përpjekur gjithnjë t’ia largoj duhanin, por pa sukses. Ai kishte lirinë për ta zgjedhur vetë mënyrën e tij të jetës. Siç duket, kishte shumë strese dhe duhani e qetësonte.
Elia, krah jush për shumë vite tashmë; do kemi dasmë sivjet siç është përfolur apo është ende herët? Detajet, nëse ka ardhur momenti t’i zbuloni?
Jemi ende duke bërë plane dhe do t’ju informojmë në kohën e duhur.
Nga Ministria e Jashtme si këshilltar, i të Brendshmes deri në 2012-ën e, prej pak muajsh në Presidencë si këshilltar politik. Cila nga të tria është puna më tërheqëse, ajo që ju bën të mendoheni më gjatë, me më shumë përgjegjësi, edhe pse në thelb janë të ngjashme? 
Secila nga detyrat ka pasur të veçantat e veta, por them se kam qenë me fat që gjatë gjashtë viteve më është dhënë mundësia të përfitoj përvoja të ndryshme. Nëse puna në Ministrinë e Brendshme ishte shumë teknike, në Ministrinë e Jashtme ishte më tepër dinamike, ndërsa në Presidencë ka karakter më krijues. Më kujton studimet e mia, kur qëndroja gjatë duke shkruar dhe analizuar çdo zhvillim nëpërmjet llogarive të detajuara.
Keni punuar me presidentin aktual Bujar Nishani si këshilltar i tij edhe në Ministrinë e Bre-ndshme; aty u vendos komunikimi mes jush, pasuar më pas edhe me ftesën për t’u bërë kë-shilltar i tij? 
Jam shumë i nderuar që presidenti Nishani më propozoi të bëhem pjesë e kabinetit të tij, gjë të cilën unë e konsideroj së pari si vlerësim të punës sime në Ministrinë e Punëve të Brendshme. E ndjej që na bashkon një gjë e përbashkët dhe shumë e rëndësishme: Dashuria për Kombin shqiptar, pavarësisht nga forma e qeverisjes së shtetit, ku ndajmë pikëpamje të ndryshme. Por synimet dhe qëllimet tona janë plotësisht të njëjta: Të punojmë me përkushtim për të mirën dhe begatinë e popullit dhe Kombit shqiptar.
Sa kohë keni pa shkuar në Afrikën e Jugut, vendin ku u lindët e rritët? 
Nuk jam kthyer në Afrikën e Jugut qysh nga viti 2002 kur erdha për herë të parë në Shqipëri dhe mund të them se këto 11 vite kanë kaluar me një shpejtësi të pabesueshme.
Ju mungon ajo pjesë e fëmijërisë suaj? 
Unë kam shumë kujtime të bukura për Afrikën dhe shpresoj se në një kohë të përshtatshme, së bashku me Elian do të vizitojmë vendin ku kam kaluar fëmijërinë time. Çdo gjë bëhet në kohën e duhur.
Mbani qen tani? E keni pasur pasion, apo jo? 
Qentë janë krijesa të mrekullueshme dhe mbajtja e tyre ka qenë në traditën e familjes sonë. Di se edhe gjyshi im, Mbreti Zog, ka pasur një të tillë.
Cilët janë miqtë që ju ndenjën më pranë pas humbjes së babait? 
Ju them se jam me shumë fat që kam pasur një mbështetje të gjithanshme vitin e kaluar. Miqësia është një gjë shumë e rëndësishme. Më kanë rrethuar kaq shumë miq, sa nuk numërohen.
Ka pasur njerëz që dikur, kur Leka I ishte gjallë vinin e pas vdekjes së tij u ‘zhdukën’? 
Unë vetë kam zgjedhjet e mija, por miqësia e vërtetë mbetet gjithnjë e tillë, pavarësisht nga rrethanat dhe situatat që ndodhin. Babai im ka pasur shumë miq gjatë jetës së tij dhe ata kanë mbetur përsëri të tillë.
Sot jeni trashëgimtari i vetëm i fronit mbretëror; si janë marrëdhëniet tuaja me Partinë e Legalitetit? 
Është një marrëdhënie e natyrshme, pasi Partia e Legalitetit ka qenë dhe është mbështetësja kryesore e Monarkisë. Është një zë i rëndësishëm për vizionin që kanë pasur gjyshi dhe babai im për një Shqipëri moderne dhe të lirë si dhe një komb të bashkuar e të fortë. Partia e Legalitetit synon një shtet të mirëfilltë ligjor, për një familje të shëndoshë, duke ruajtur traditat më të mira të popullit shqiptar. Ajo është një parti konsekuente ndaj vlerave morale dhe kundër çdo devijimi. Është parti që ka në programin e saj krijimin e kushteve të përshtatshme për rimbajtjen e një referendumi lidhur me formën e organizimit të shtetit, duke synuar vendosjen e sistemit të Monarkisë Kushtetuese, si sistemi më garant i demokracisë dhe prosperitetit të popullit, gjë kjo e dëshmuar pothuajse në të gjitha Monarkitë evropiane dhe shtetet më të zhvilluara të Evropës dhe të botës.
Keni bërë kërkesë për kthimin e pronave të familjes suaj, së fundmi dhe Pallatit të Brigadave; keni besim se do i merrni? 
Unë kam kërkuar që Pallati i vjetër Mbretëror të jetë i hapur për gjithë publikun. Ai është një pasuri, e ndërtuar nga gjyshi im, Mbreti Zog, si shenjë e dashurisë së tij ndaj Mbretëreshës Geraldinë. Tirana duhet të krenohet me historinë dhe kulturën e saj, dhe periudha e Monarkisë është një pjesë shumë e rëndësishme e historisë dhe kulturës së kryeqytetit. Për sa u përket pronave, unë jam i sigurt se edhe Shqipëria do të veprojë si vendet e tjera të Rajonit për trajtimin e këtij problemi, si dhe për statusin që gëzojnë Familjet Mbretërore në këto vende.

  • Dergoi per Diellin, z. Sulejman Gjana

Filed Under: Interviste Tagged With: ne castet e fundit, Princ Leka II, pse qau babai, Rezarta Delisula, te jetes

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT