• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Enciklopedia e urrejtjes serbe, libri “Shtëpia e Verdhë” i Floiri Bruqit, si një dëshmi e urrejtjes së tillë…

October 21, 2020 by dgreca

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D – Enciklopedia e urrejtjes serbeNë vitin 2018, Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë” Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin e akademikut prof.dr. Flori Bruqi, me titull “Shtëpia e Verdhë”. 
Është një libër mjaft interesant, me një vëllim prej 350 faqesh, në të cilin gjen një pasqyrim të hollësishëm politika agresive e shovinizmit serb kundër kombi shqiptar. Autori, duke argumentuar me fakte, zbulon thelbin e politikës së kahmotshme serbe ndaj etnisë shqiptare:
“Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e popullit shqiptar” (f. 9).
Në libër autori trajton disa tema nga historia e politikës agresive të shovinizmit serbokriminal ndaj popullit shqiptar të Kosovës. 
Këtu do të ndalem në disa prej tyre.

Libri hapet me temën “Nobelisti Ivo Andriç si antishqiptar”, në të cilën përshkruhen “telegrafisht” pikat kulmore të strategjisë shoviniste serbe kundëkombit shqiptar, duke filluar nga dokumenti sekret – Naçertania- e vitit 1844 që mbante firmën e Ilia Garashaninit dhe duke vazhduar me elaboratin e akademikut Ivo Andriç, mandej me elaboratin e akademikut Vasa Çubrilloviç e deri te Memorandumi 1 dhe 2, hartuar nga shkrimtari shovinist Dobrica Qosiç, akademik.
Pra, njëri nga doktrinarët e zhdukjes së popullit shqiptar, ka qenë shkrimtari shovinist Ivo Andriç, i cili, fillimisht, kishte hartuar një program për ndarjen e Shqipërisë, për çka ai u ngrit deri në postin e ministrit të jashtëm. Programi i tij titullohej “Elaborati i Ivo Andriçit për Shqipërinë i vitit 1939”.
Ky shkrimtar shovinist, çuditërisht, në vitin 1961, paska fituar Çminin Nobel. Çdo njeri me gjykim të kthjellët, kur merr vesh se ky shkrimtar shovinist na qenka nderuar me Çmimin Nobel në letërsi, nuk mund të mos shtrojë pyetjet e mëposhtme:
Po si është e mundur që t’i jepej Çmimi Nobel një shkrimtari të tërbuar shovinist, i cili, në elaboratin e vet kërkonte shfarosjen e një populli tjetër?
 A thua se është e besueshme që juria e Çmimit Nobel nuk e paska pasur indormacionin e duhur për jetëshkrimin e Ivo Andriçit dhe, konkretisht, për platformën e tij shoviniste kundër popullit shqiptar? 
Është e pamundur që juria e Çmimit Nobel të ketë qenë e painformuar për platformën në fjalë të Ivo Andriçit. 
Ajo e pati nderuar atë shkrimtar shovinist se nuk ka pasë ushqyer kurrfarë respekti për popullin shqiptar dhe shfarosja e tij prej shovinizmit serbokriminal, nuk përbënte kurrfarë shqetësimi për të. 
Prandaj nderimi i Ivo Andriçit me Çmimin Nobel përbën një faqe të zezë në historinë e jurive të Çmimit në fjalë. 
Por një tjetër faqe e zezë në historinë e jurive të Çmimit Nobel u shënua edhe në vitin 2019, kur juria e tanishme e nderoi me këtë Çmim edhe një tjetër shkrimtar shovinist, siç është shkrimtari austriak Peter Handke, mbrojtës i flaktë i krimeve të Millosheviçit kundër popullit shqiptar të Kosovës. 
Në këtë mënyrë, juria në fjalë e damkosi përfundimisht veten me damkën e turpit, si një juri shoviniste në qëndrimin ndaj kombit shqiptar.
Akademik Flori Bruqi e sqaron lexuesin se shkrimtari shovinist Ivo Andriç e pati përgatitur elaboratin me kërkesë të kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Jugosllavisë Milan Stojadinoviç. 
Pra, elaborati në fjalë zbulonte orientimin e politikës zyrtare të shovinizmit serbokriminal, në themel të së cilës shtroheshin pikësynimet për shfarosjen e popullit shqiptar.
Për arritjen e këtyre pikësynimeve, politika shoviniste serbe ka gëzuar përkrahjen e plotë të tri fuqive kryesore evropiane të kohës, siç ishin Anglia, Franca dhe Rusia. 
Akademik Flori Bruqi citon nenin shtatë të Paktit të Londrës, të lidhur më 26 prill të vitit 1915 në mes Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Rusisë, i cili kishtesi qëllim përfundimtar fshirjen e Shqipërisë nga harta e Evropës.
 Në atë nen thuhej:
“Nëse do të vinte deri te formimi i një shteti të vogël autonom e neutral i Shqipërisë, Italia nuk do t’i kundërvihej dëshirës së Francës, të Britanisë së madhe dhe të Rusisë që viset veriore dhe ato jugore të Shqipërisë të ndaheshin në mes Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë” (f. 22).
Autori përmend, po ashtu, edhe fjalët e Ivo Andriçit, i cili citon një deklaratë të kryeministrit francez Klemanso në Konferencën e Paqes të vitit 1919:
“Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, në lidhje me lëshimin e Rijekës Italisë, deklaroi më sa vijon: pra, sipas kësaj, shteti i S.H.S. (serbëve, kroatëve e sllovenëve) do të ngrihet në kulmin e fuqisë së vet, pasi t’i ketë në zotërim Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin” (f. 27-28).
Dihet me kohë që shovinizmi serb, gjatë mësymjes drejt territoreve shqiptare në nëntor të vitit 1912, kur trupat sebe patën pushtuar krejt Shqipërinë Veriore dhe patën arritur deri në Tiranë dhe në Durrës, kishte si objektiv të siguronte një dalje në detin adriatik, dhe pikërisht në Durrës, sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913.
Ky objektiv gjente përkrahjen e plotë të shovinizmit rusomadh, armikut tradicional të kombit shqiptar.
 Prandaj, më 27 tetor (9 nëntor) 1912,në një telegram sekret që i dërguari rus në Beograd, N.G. Hartvig, i përcillte Ministrisë së Jashtme Ruse në Sankt Peterburg, thuhej:
“Për shkak të zgjerimit të ardhshëm të territoreve të të katër aleatëve, një Shqipëri autonome do të dukej si një anomali, si një vatër e përhershme trazirash, të cilat do të ngjallnin shqetësime për paqen në Ballkan… 
Shqipëria do të duhet të copëtohet mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë” (Citohet sipas librit: “Faktori shqiptar në zhvillimin e krizës në territorin e ish-Jugosllavisë. Dokumente. Vëll. i parë (1878-1997)”.
 Shtëpia Botuese “INDRIK”. Moskë 2006, f. 57).
Menjëherë pas këtij njoftimi, vjen edhe reagimi i ministrit të jashtëm të Rusisë Sergej Sazonov. Në kujtimet e veta, ky ministër, si armik i betuar i kombit shqiptar, shkruan:
“Kuptohet vetvetiu se nga ana e Rusisë copëtimi i Shqipërisë mes ballkanasve, në thelb, nuk mund të haste në kurrfarë kundërshtimesh… 
Lejimi i Serbisë për të pasur një dalje në Adriatik, gjatë një periudhe të gjatë kohe, u shndërrua në një problem qendror të politikës evropiane, megjithëse në vetvete ai kishte një rëndësi thjesht të karakterit lokal…” (Sergej Dmitrijeviç Sazonov. “Kujtime”. Shtëpia Botuese “Harvest”. Minsk 2002, f.77-79).
Një temë që meriton vëmendjen e veçantë të lexuesit, është ajo që akademik Flori Bruqi ia ka kushtuar kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç.
 Ai e ka titulluar “Duart e përgjakura të Aleksandër Vuçiçit”.
Në trajtimin e figurës së Vuçiçit, autori ka meritën e veçantë se ka flakur tutje “vellon e moderimit” të kryeministrit serb, e cila i është veshur prej propagandës shtetërore, duke anashkaluar natyrën e tij kriminale në gjenocidin e ushtruar kundër myslimanëve në Jugosllavi dhe veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës.
Akademik Flori Bruqi i çjerr maskën Aleksandër Vuçiçit, si bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sheshel, kryetarit të Partisë Radikale Serbe, ku Vuçiçi mbante postin e sekretarit të përgjithshëm dhe Nikoliçi postin e zëvendëskryetarit. Që të tre këta kriminelë kishin hartuar planin “për spastrimin etnik të Kosovës”, platformë kjo, e botuar në gazetën “Serbia e Madhe (Velika Serbia) më 14 tetor 1995 në Beograd” (f. 46).
Por natyra çnjerëzore e Vuçiçit del më shumë në pah përmes deklaratave të tij në përkrahje të dy kriminelëve me damkë, si Ratko Mlladiçi dhe Radovan Karaxhiçi, të dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime kundër njerëzimit. Akademik Flori Bruqi citon deklaratat e Vuçiçit për Mlladiçin dhe Karaxhiçin, të publikuara në vitet e para të këtij shekulli.
“Radovan Karaxhiçi ështësimbol i luftës për liri të popullit serb. Karaxhiçi dhe Mlladiçi janë patriotë të shquar serbë dhe heronj të luftës atdhetare. Nuk do ta dorëzojmë as Radovan Karaxhiçin dhe as Ratko Mlladiçin. Nëse i takoj diku, do të pi me ta kafe. Shtëpia ime, ashtu si edhe gjithë shtëpitë e familjes Vuçiç, do të jenë pikërisht shtëpi e sigurt e gjeneralit Ratko Mlladiç (f. 50).
Fakti që Vuçiçi është president i Serbisë, dëshmon më së miri për psikologjinë e kriminalizuar të popullit serb. 
Se jo më kot populli serb, me votën e vet, nxori në krye të shtetit pikërisht Vuçiçin, ministrin e informacionit të Sllobodan Millosheviçit, të kriminelit me damkë që lau me gjak mbarë Bosnjë-Hercegovinën dhe popullin shqiptar të Kosovës. 
Prandaj akademiku Flori Bruqi, në faqet e këtij libri, i ka bërë“skanerin” e duhur Aleksandër Vuçiçit, duke ia flakur tutje përfundimisht “mantelin e udhëheqësit të moderuar” të Serbisë.
Me mjaft interes në faqet e këtij libri është tema që trajtohet në kreun me titull “Kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë- trashëgimi shqiptare”.
Në argumentim të titullit që i ka vënë kësaj teme të librit, akademiku Flori Bruqi shkruan:
“Mbështetje për qëndrimet tona që paraqiten gjatë gjithë këtij punimi se kishat dhe manastiret ortodokse u rindërtuan ose, më mirë të themi, u adaptuan me ndërhyrje gjatë rindërtimeve për t’u transformuar nga stili katolik në atë ortodoks,.. do të gjejmë edhe te disa studiues serbë që shquhen me punimet e tyre për këto çështje” (f. 53).
Autori, me një objektivitet shkencor, ka nxjerrë në spikamë një të vërtetë historike. Sepse dihet që politeizmi ilir filloi t’ia lëshojë vendin kristianizmit, i cili, me Ediktin e Milanos, në vitin 313, u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetërore.
Akademik Flori Bruqi i ka dhënë propagandës mashtruese serbe një përgjigje historikisht të argumentuar. Madje përgjigjja e tij vlen edhe për Vatikanin, i cili, në vitin 2013,përmes një artikulli tëkardinalit Uallter Kasper për të përditshmen katolike “Kathpress”, deklaronte se “Kosova është djepi i kishës ortodokse serbe”.
Me analizën e temës në fjalë, akademik Flori Bruqi i ka bërë një shërbim të madh jo vetëm traditës së kahershme fetare të Kosovës, por edhe mbarë kombit shqiptar. 
Kjo për arsye se populli shqiptar i Kosovës e ka të vetin djepin fetar në Kosovë se është popull rrënjës dhe institucionet e veta fetare, si kisha dhe manastire, i ka ngritur ca shekuj më parë, para se tributë sllave të shpënguleshin nga stepat ruse dhe të dyndeshin drejt Gadishullit Ilirik.
 Mitet dhe mashtrimet e falsifikatorëve serbë të historisë për lashtësinë e kishave dhe të manastireve në Kosovë, nuk e mbulojnë dot diellin me shoshë.
Një tjetër temë me rëndësi që akademik Flori Bruqi trajton në këtë libër, është ajo që i kushtohet të ashtuquajturës “shtëpia e verdhë”, e cila, sipas propagandës shpifëse serbe, shërbyekej si qendër për trafikimin e organeve njerëzore. 
Ka qenë fjala për një shtëpi fshati që ndodhet 15 km në veri të Burrelit. 
Legjenda për një trafikim të organeve njerëzore që“organizohej” në një shtëpi të tillë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka pasur për qëllim të falsifikohej e vërteta historike për krimet barbare të bishës fashiste serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës, në mënyrë që Serbia, nga një shtet agresor, të shndërrohej në një shtet-viktimë. Kjo legjendë, e sajuar në Beogradë dhe në Moskë dhe e mbështetur paturpësisht edhe nga Perëndimi evropian, është faqja më e zezë në historinë evropiane të pasluftës.
Në faqet e këtij libri, autori ka vënë në dukje bashkëpunimin e ngushtë të Beogradit dhe të Moskës për fabrikimin e shpifjeve për ekzistencën e të ashtuquajturës “shtëpia e verdhë”.
 Ky bashkëpunim del në pah më së miri përmes deklaratave të ish-ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremiç dhe të ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov, të cilët, në sinkron me njëri-tjetrin, mbështetnin fuqimisht mashtrimet e Karla del Pontes dhe të Dik Martit, mashtrime trashanike këto që u hodhën në qarkullim me sponsorizimin e drejtpërdrejtë të Beogradit dhe të Moskës.
Në librin e akademikut Flori Bruqi bëhet e qartë se Beogradi dhe Moska, si dy vatrat më armiqësore të kombit shqiptar në tërësi dhe të popullit shqiptar të Kosovës në veçanti, patën bërë shumë investime për përgatitjen e dy tellallëve të Perëndimit evropian, si Karla del Ponte, ish-Kryeprokurore e Tribunalit të Hagës, dhe Dik Marti, anëtar i Dhomës së Ulët të Parlamnentit të Zvicrës dhe raportues i Këshillit të Evropës, për të shpikur mitin, sipas të cilit Ushtria Çlirimtare e Kosovës paskej kryer vrasje të të burgosurve serbë, me synimin për heqjen e organeve dhe trafikimin e tyre për qëllime fitimi. 
Për këtë qëllim, ish-kryeprokurorja Karla del Ponte (tani ambasadore e Zvicrës në Argjentinë) pati botuar librin me titull “Gjahu”, në të cilin, pa iu dridhur qerpiku, ka shpifur, duke deklaruar se gjoja civilët serbë, të burgosur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, qenkeshin vrarë në Shqipëri dhe organet e tyre qenkeshin shitur në tregun e zi pas përfundimit të luftës.
Këtë mënyrë shpifjeje e ka përdorur edhe Dik Marti, si raportues i posaçëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Raporti i tij u miratua në Komitetin për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut, çka përbën një njollë të zezë për Komitetin në fjalë, i cili i bashkohej korit të hienave serbe dhe ruse kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 
Është me të vërtetë e turpshme që ai Komitet i merrte për të vërteta shpifjet e ish-Kryeprokurores Karla del Ponte dhe të raportuesit Dik Mati, sipas të cilëve trafikimi i organeve njerëzore “mund të bëhej” në një shtëpi fshati në veri të Burrelit! 
Me këtë rast, akademik Flori Bruqi, për të hedhur poshtë shpifjet e ulëta të dy personazheve të lartpërmendura, i drejtohet deklaratës së një specialisti të mjekësisë ligjore nga Beogradi, prof.dr. Zoran Stankoviçit i cili “thotë se në këtë punë duhet të marrin pjesë kirurgë të mirë, një ekip multidisiplinar me të paktën 50 njerëz” (f. 101).
Arsyen e shpifjeve tëish-kryeprokurores Karla del Ponte dhe të raportuesit Dik Marti, akademik Flori Bruqi e gjen te një deklaratë e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar:
“Përderisane shqiptarët, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, nuk ngritëm padi kundër Serbisë për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë, tani një gjë të tillë e bëjnë serbët kundër neve shqiptarëve, edhe përmes lobit të tyre shumë të fuqishëm në Zvicër, fillimisht përmes librit të ish-Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Zonjës Karla del Ponte, dhe tani edhe përmes Raportit të Zotit Dik Marti në Këshillin e Evropës” (f. 143).
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar ka shumë të drejtë, por problemi është se padinë kundër Serbisë nuk kishte kush ta ngrinte pas përfundimit të luftës. 
Kjo për arsye se Hashim Thaçi kishte hyrë argat në shërbim të shovinizmit serbokriminal qëgjatë luftës dhe për të Beogradi kishte bërë një investim të madh për ta nxjerrë në krye të Kosovës, fillimisht si kryeministër dhe mandej si president.
 Nënkuptohet që Thaçi, në aktivitetin e vet si kryetar i partisë demokratike dhe si argat i Beogradit, do të mblidhte rreth vetes përkrahësit e bindur, me qëllim që jo vetëm të mos ngrihej kurrfarë padie kundër Serbisë për krimet, masakrat dhe shkatërrimet e rënda që i shkaktoi popullit shqiptar të Kosovës, por edhe për t’i bërë asaj lëshime pas lëshimesh, të cilat nuk mund të vlerësohen ndryshe, përveçse si tradhti komëtare.
Libri “Shtëpia e Verdhë” i akademik Flori Bruqit është një vepër historiko-publicistike me vlera të jashtëzakonshme njohëse për krimet mbinjëshekullore të shovinizmit serbokriminal kundër kombit shqiptar.
* * *
Kur lexuesi njihet me thelbin e politikës tradicionale serbe kundë shqiptarëve, sipas së cilës “Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e popullit shqiptar”, ai, vetvetiu, duke pyetur vetveten, bie në përsiatje të thella:
“Po si është e mundur që një popull rrënjës në Gadishullin Ilirik, siç është populli shqiptar, kërcënohej me zhdukje nga ardhacakët sllavë?”
Përgjigjja e kësaj pyetjeje duhet kërkuar në traditën tonë të lashtë pellazgoiliriane. Sepse atje është zanafilla e tragjedisë sonë kombëtare, e cila i ka rrënjët në mikpritjen karakteristike dhe nderimin e tepruar që u kemi bërë të huajve.
 Madje mbi bazën e kësaj mikpritjeje, e cila, duke i kaluar caqet e lejuara, ka ardhur e ka marrë ngjyrime servilizmi, në gjuhën shqipe, që kryeherazi, është krijuarshprehja“shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e shtegtarit”.
Pra, shqiptarët, që së lashti, derën e kanë pasur të hapur për miqtë dhe për shtegtarët fqinj. Por rezulton se këta të fundit, në rrjedhën e shekujve, nuk janë treguar aspak mirënjohës ndaj shqiptarëve. Përkundrazi, mikpritjen e shqiptarëve ata e kanë vlerësuar si kompleks inferioriteti dhe na e kanë shpërblyer me rrëmbimin e trojeve tona, duke na i rrëgjuar në një mënyrë tragjike.
 Dhe shqiptarët, si etnia më e madhe e Gadishullit Ilirik, në vend që të bashkoheshin fort me njëri-tjetrin dhe t’i mbronin me vendosmëri trojet e veta, ata vetëm janë tërhequr para furisë së pushtimeve të fqinjve tanë “miq dhe shtegtarë”.
Kësisoj, shqiptarët, duke e zhvendosur te të huajt gravitacionin e mikpritjes dhe të nderimit deri në servilizëm, gjatë shekujve kanë pasë krijuar një boshllëk të ndjeshëm për ngjizjen e unitetit brenda vetvetes, çka ka krijuar truall për përçarjen tragjike që i ka karakterizuar brez pas brezi.
Tek po hidhja në kompjuter këto radhë, menjëherë më erdhi në kujtesë një libër interesant, me autor zotërinë Sokol Braha, shqiptar nga Kosova që jeton në Zvicër. Ai, duke trajtuar natyrën e marrëdhënieve të shqiptarëve me serbët, shkruan:
“Shqiptarët përshëndetin, nderojnë, urojnë, përgëzojnë, presin e përcjellin me krenari, sepse i kanë në traditën e tyre këto dhe i ruajnë me krenari. 
Edhe pse këta komshinj nuk i ftuam ne, por na erdhën si miq të paftuar! 
Por unë pyes veten: a na solli neve ndonjë të mirë bujaria dhe zemërgjerësia me të huajt? Asnjëherë, kurrë! (Sokol Braha. “Vjen i kodrës, nxjerr të votrës”. Shtypshkronja “Grafobeni”. Prishtinë, 2011, f. 56).
Duke i nderuar të huajt deri në atë shkallë, saqë të mos respektosh dinjitetin personal, domosdo që do të fitosh jo simpatinë, por mungesën e respektit nga ana e tyre, i cili, me kalimin e kohës, vjen e merr përmasat e shpërfilljes, duke u ngritur ca nga ca deri në nivelin e neverisë dhe të urrejtjes së hapur. Pikërisht kështu ka ndodhur me shqiptarët. 
Duke u treguar mikpritës me ardhacakët sllavë, me të cilët u treguan bujarë, ilirët i lejuan të bëheshin zotër në tokat e Ilirisë.
 Me kalimin e shekujve, ardhacakët sllavë i zhvendosën ilirët rrënjës shekull pas shekulli, derisa trojet ua katandisën në një shoshë vend. Në këtë mënyrë, duke i respektuar tej mase ardhacakët sllavë, ilirët, siç u theksua më lart, fituan neverinë dhe urrejtjen e tyre, e thelluan përçarjen brenda vetes dhe erdhën duke u shndërruar në një popull vetëvrasës.
Skënder Sherifi, shkrimtar dhe gazetar frankofon me origjinë shqiptare, i njohur sidomos në rrethet letrare në Belgjikë dhe në Francë, në një intervistë që i ka marrë zotëria Gjovalin Kola këtu e ca vjet të shkuara, ka nxjerrë në pah “… një prirje vetëshkatërruese që manifestojnë shqiptarët, njëfarë vetëvrasjeje kolektive. 
Kur i sheh me realizëm të shkuarën dhe zhvillimet e sotme, arrin në përfundimin se ky komb është armiku më i madh i vetvetes. Këtu ka një urrejtje, xhelozi e mëritë tepruar. 
Nuk dimë ta vlerësojmë tjetrin. “S’të njoh, s’dua të të njoh, s’dua të di çfarë meritash ke ti”. 
Kështu arsyetohet, pak a shumë, te ne” (Gjovalin Kola. “Ky komb është armiku më i madh i vetvetes”. Gazeta “Shekulli”. 03 tetor 2006).
Pikërisht vetëvrasjes kolektive, për të cilën tërheq vëmendjen shkrimtari dhe gazetari Skënder Sherifi, një personalitet politik i viteve të luftës, ish-ministri i brendshëm Kol Bib Mirakaj, i ka kushtuar një libër të tërë, me titull “Vetëvrasja e një kombi”. Botimet “Fiorentina”. Shkodër 2014.
Pak a shumë të njëjtën linjë arsyetimi ndjek edhe publicisti dhe moderatori i njohur televiziv Artur Zheji në një material që ka botuar në internet ca muaj më parë:
“Një vend që s’ka bërë asnjë luftë me të tjerët, është dreqosur nga lufta e pamëshirshme dhe pa kufi me vetveten, si një gërryerje, si një acid vrasës, si një ligësi për të parë të dërrmuar më të dobëtin, më të pafuqishmin dhe këmbërrëshqiturin në humnerë” (Artur Zheji. “Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…”. Faqja e internetit: “VideoWap.Net”. 30 korrik 2019).
Prof.dr. Mehdi Hyseni, akademik, në një artikull të paradokohshëm, citon zotërinë Enis Shatri:
“Sikur shqiptarët të ishin treguar kaq mizorë me armiqtë shekullorë, sa ç’janë treguar me njëri-tjetrin, kufijtë tanë do të shtriheshin deri atje ku kanë qenë, deri në Pargë e në Prevezë”.
Dhe më poshtë profesori vazhdon:
“Ky paradoks sheshit provon edhe sot gjendjen tonë të mjeruar dhe të robëruar nën tutelën kolonialiste të disa shteteve fqinje sllave të Ballkanit (Greqia, Maqedonia Veriore, Serbia dhe Mali i Zi). 
Ky paradoks qartazi provon edhe aksiomën e qëlluar të Rilindësit tonë, Faik Konica, se “armiku i shqiptarit është vetë shqiptari”. 
Ky paradoks historik, politik, kombëtar e atdhetar dëshmon se populli shqiptar nuk ka ngelur rastësisht dhe vetëm si pasojë e armiqve të huaj, i copëtuar, i aneksuar, i kolonizuar, i shtypur dhe i robëruar nën thundrën tiranike shekullore të sllavëve të Ballkanit, por fajtori më i madh është vetë shqiptari, që me shekuj, që nga Hamzai e deri te Adem Jashari, e tradhton, e vret dhe ia fut thikën pas shpine shqiptarit, jo armikut!” (Prof.dr. Mehdi Hyseni. “Ndryshe”. Faqja e internetit “Albaniapress”. 19 maj 2019).
Në romanin me titull “Amanti i Arbërisë”, një libër
fantastiko-historik ky për fëmijë, të cilin Shtëpia Botuese “Toena” e pati hedhur në qarkullim në vitin 2003, shkrimtarja dhe publicistja e njohur Vilhelme Vranari Haxhiraj ka zbuluar me art ca të vërteta tragjike në ecurinë shumëshekullore të etnosit shqiptar në Gadishullin Ilirik:
Ilirët nuk kanë pasur perëndi të luftës. Nga bashkëbisedimi i dy heronjve të romanit – Amantit dhe Vranos – del në pah arsyeja se pse ilirët nuk kishin perëndi lufte. Amanti i jep këtë shpjegim Vranos:
“ – Nuk ka ç’na duhet Perëndia e luftës. Populli ilir ka qenë dhe është liridashës. Ne nuk e duam luftën dhe nuk i biem askujt në qafë”.
Kjo e vërtetë tragjike ilire zbulon një mendësi paradoksale: ilirët nuk kanë pasur absolutisht prirje për ekspansion.
 Po si ka qenë i mundur një paradoks i tillë, përderisa rreth e qark tyre, etnoset e tjerë etjen për ekspansion e kanë pasur si yll karvani në luftën e tyre për mbijetesë? Sa ishte sipërfaqja e etnosit grek në vitin 1831? 
Në vitin 1913, brenda 80 vjetëve, u trefishua pikërisht në dëm të sipërfaqes së etnosit shqiptar. 
Sa ishte sipërfaqja e etnosit serb në vitin 1878 dhe ku arriti në vitin 1913, në dëm të sipërfaqes së etnosit shqiptar?
Mungesa e prirjes për ekspansion, si trashëgimi fatkeqe që nga koha e Ilirisë, ku e katandisi Shqipërinë? Në një sipërfaqe sa një “fushë tenisi”.
Një tjetër e vërtetë tragjike që zbulohet në këtë roman, është përçarja që ka mbretëruar në botën e lashtë ilire.
 Pyetjes së Amantit, drejtuar Bukuroshes së Durrësit për njerëzit nëse janë ziliqarë, ajo i përgjigjet:
“ – Po, po, kanë smirë për këdo që i shkojnë punët mbarë, mundohen dhe bëjnë të pamundurën që ta shkatërrojnë tjetrin”.
Kjo smirë tragjike vazhdon traditën e vet që nga koha e Ilirisë dhe deri në ditët tona.
Në vazhdimësi, shkrimtarja nënvizon edhe një tjetër të vërtetë tragjike për kombin shqiptar, të trashëguar që nga lashtësia ilire. 
Kur po bisedojnë për ngritjen e kalasë së Shkodrës, për ndërtimin e së cilës dy vëllezër prenë në besë vëllain e vogël, Hyu i Jezercës i thotë Amantit:
“Ndër tre njerëz, vetëm njëri është i drejtë. Ndaj nuk bën hair ky truall, biro!”.
Për shkak të përçarjes që kanë pasë trashëguar që nga pellazgoiliria, shqiptarët, aty nga mesi i shekullit XIX, në vend që ta kuptonin rrezikun e madh që u kanosej nga grekosllavizmi përmes “Megaliidesë”dhe “Naçertanies”, u hodhën në kryengritje kundër taksave që u vendosën me Reformat e Tanzimatit, pa pasur absolutisht si qëllim që të luftonin për pavarësinë e vendit nga perandoria otomane.
Asokohe kombi shqiptar ishte numerikisht më i madhi në Gadishullin Ilirik. Grekët numëroheshin në 1 milion e 100 mijë, serbët – në 600 mijë, kurse shqiptarët – në 1 milion e 600 mijë. 
Por përçarja ndërshqiptare dhe mercenarizmi i parisë së tyre ishte pengesa kryesore për forcimin e unitetit aq të dëshiruar. 
Pikërisht mercenarizmin e parisë shqiptare e përmend edhe Ivo Andriçi në elaboratin e vet, çka citohet në librin e “Shtëpia e Verdhë” të akademikut Flori Bruqi:
“Në territorin shqiptar është zhvilluar një luftë e ashpër ndërmjet nesh dhe Italisë. Italianët atëherë iniciuan çështjen malazeze e maqedonase, si dhe idenë e Shqipërisë së Madhe deri në Kaçanik.
 Ne kundër tyre zhvilluam herë aksione të fshehta, herë të hapura, duke i bërë për vete me para fisnikët (parinë) shqiptarë dhe duke u shërbyer me idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkanin popujve të Ballkanit” (f. 28).
Përçarja ndërshqiptare në ditët tona ka marrë përmasa të frikshme. Ajo është trualli më i përshtatshëm i mercenarizmit, i servilizmit ndaj të huajve dhe i vëllavrasjes. Këtë e dëshmon më së miri numri i madh i partive politike. 
Në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup figurojnë 92 parti politike, të regjistruara në gjykata.
Shpërfillja dhe neveria që ushqejnë serbët për shqiptarët, mishërohet fare hapur në kërkesën skandaloze tëkryeministres serbe, drejtuar kryeministrit Rama dhjetorin e vitit të kaluar. Në faqet e internetit asokohe u bë i njohur informacioni i mëposhtëm:
“Serbia është aq e guximshme, saqë edhe Shqipërisë i kërkon tërheqje të njohjes së Kosovës, raporton KTV.
 Por, këtë kërkesë të kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri Ramush Haradinaj e quan të turpshme (Citohet sipas: “Serbia i kërkon Shqipërisë ta tërheqë njohjen e Kosovës, reagon ashpër Haradinaj”. 
Faqja e internetit “time.al”. 25 dhjetor 2018).
Kërkesa e kryeministres serbe është me të vërtetë e turpshme, por ajo e ka një bazë ku mbështetet – pikërisht te përçarja ndërshqiptare. 
Pikërisht kjo përçarje e mallkuar është arsyeja e heshtjes së Tiranës zyrtare para institucioneve ndërkombëtare, deri edhe para Tribunalit të Hagës, për krimet e rënda që Serbia kreu në Kosovë gjatë viteve të luftës. 
Ato krime ishin konkretizim i urrejtjes mbinjëshekullore që shovinizmi serbokriminal ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë ndaj kombit shqiptar, urrejtje që përbën një enciklopedi më vete.
Shovinizmi evropinoperëndimor, në bashkëpunim të ngushtë me shovinizmin rusomadh, e njihte mirë psikologjinë përçarëse që karakterizonte mbarë etninë shqiptare, prandaj edhe copëtimin e trojeve tona amtare e nisi në Kongresin famëkeq të Berlinit dhe e kurorëzoi me Konferencën edhe më famëkeqe të Londrës.
 Ato dy copëtime vërtetuan në praktikë se shqiptarët, megjithëse përfaqësonin etninë më të madhe në gadishullin tonë, përçarjen vetëvrasëse e kishin në gjenin e tyre. 
Kjo përçarje ka bërë që shqiptarët e Shqipërisë Londineze sot të jenë pre e lehtë e nëpërkëmbjes, e talljes së hapur nga ana e kryeministrit Rama, i cili, sipas të gjitha gjasave,ka ndërmarrë nismën pa zhurmë e pa bujë për shpërbërjen e popullsisë së vendit tonë, numri i së cilës, sipas një statistike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në vitin 2100 do të zbresë në 500 mijë banorë. 
Largimi drejt Perëndimit i gati 500 mijë shqiptarëve pas vitit 2013, është dëshmia më kuptimplote e veprimtarisë antikombëtare të kryeministrit Rama. 
Në këtë mënyrë, Rama është duke vënë në jetë doktrinën shtetërore serbe, të shpalosur 80 vjet më parë në elaboratin e Ivo Andriçit për zhdukjen e popullit shqiptar. Prandaj Rama, si simbol i përçarjes ndërshqiptare, ka për zemër jo Kosovën, por Serbinë e Aleksandër Vuçiçit, me të cilin kërkon të krijojë Minishengenin ballkanik, duke hedhur themelet e një Jugosllavie të Re, çka dëshmon shkoqur fare se, në dashurinë për serbosllavizmin, ai po ecën në gjurmët e kriminelit Enver Hoxha. 
Për fatkeqësinë tonë kombëtare, shqiptarët, në vend që të çohen peshë më këmbë dhe, përmes “armës së votes”, t’i tregojnë vendin politikës shkombëtarizuese të Ramës, ata, për shkak të përçarjes tragjike që i karakterizon, parapëlqejnë ose të braktisin atdheun dhe të enden nëpër vendet perëndimore, ose të shtrojnë kurrizin para tij, duke u sjellë si delet e Krishtit.
Në të njëjtën kohë, kryeministri Rama, me politikën shkombëtarizuese që ka ndjekur gjatë këtyre gjashtë vjetëve, ka bërë që vendi ynë të shndërrohet edhe në objekt i njëshpërfilljeje, deri në përbuzjetë heshtur, nga ana e Bashkimit Evropian dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 
Dëshmia më kuptimplote e kësaj shpërfilljeje është vizita e Sekretarit të Departamentit të Shtetit Majk Pompeo në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Greqi në javën e parë të muajit tetor 2019, kur ai e anashkaloi Shqipërinë dhe Kosovën.
Prandaj ka shumë të drejtë publicisti i njohur shqiptaro-amerikan, dr. Andon Dede, fjalët e të cilit kanë një tingëllim mjaft aktual:
“Duhet pranuar se aktualisht kemi marrë një nam të keq, saqë na tregojnë me gisht kudo që vemi. Dhe të ndryshosh një opinion që ka zënë vend, është shumë më vështirë sesa të krijosh një të ri” (Andon Dede. “Pa iluzione e paragjykime”. Shtëpia Botuese “Globus R”. Tiranë 2010, f. 149).
Tiranë, 18 shtator 2019
Leximi i plotë :

shtepiaeverdhe – Sa-Kra.ch
https://www.sa-kra.ch › shtepiaeverdhe

Filed Under: Analiza Tagged With: Flori Bruqi, Prof.Dr. Eshref Ymeri, Shtepia e Verdhe

O socialistë të ndershëm shqiptarë!

August 10, 2020 by dgreca

Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri-Përmes faqeve të internetit, u njoha me një “xhevahir të rrallë”. Aty lexova informacionin në vijim:

“Lajmi se SPAK ka nisur arrestimet për manipulimet zgjedhore në kuadër të dosjes 339, u shfry shumë shpejt një ditë më parë. Kurse sot, e gjithë historia u bë qesharake, pasi u mësua se SPAK u ka dërguar urdhërarresti dy komisionerëve që kishin dy vite të vdekur. Bashkëshortet e Kasem Lalës dhe Besim Bregut thonë se janë ndierë të fyera kur kanë mësuar se do të vijnë t’u arrestojnë burrat. Kurse rrjeti ka shpërthyer në meme e batuta…” (Citohet sipas: “Plas ironia me SPAK / Nuk vdiqën komisionerët, vdiq reforma…”. Faqja e internetit “Syri”. 29 korrik 2020).

Ky informacion tingëllon sa tragjik, aq edhe komik.

Si qytetar me gjak shqiptari, dëshiroj t’ju drejtohem me disa pyetje gjithë socialistëve të ndershëm, pa përjashtim, pavarësisht nga gjendja sociale që kanë, të cilët jetën e vet e kanë ndërtuar me djersën e ballit, duke mos u molepsur kurrë nga virusi i korrupsionit. Këto janë pyetjet në vijim:

Si shpjegohet që njeriu që keni në krye të partisë, dikur, kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, një pasdite tetori të vitit 2005, para forumit të lartë të partisë, pati paraqitur platformën për t’u zgjedhur kryetar, të cilën forumi ia hodhi poshtë, kurse të nesërmen, si me magji, e zgjodhi kryetar? A dini gjë se cila ishte ajo magji që ndikoi drejtpërsëdrejti në ngritjen e tij në postin e kryetarit të partisë?

A e keni pasur informacionin e duhur para se ta zgjidhnit në krye të partisë? A e keni lexuar letrën e avokatit Ilir Malindi që ia pati dërguar Presidentit para do kohësh dhe që titullohet “Edi Rama një i sëmurë psiqik tepër i rrezikshëm. Ka diagnozën “skizofren agresiv””, të botuar në faqen e internetit  “Kosova sot” të datës 22 maj 2020?

A e dini që Martin Henze, këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, nëpërmjet një postimi në Twitter, i ka bërë një pyetje të thjeshtë kryetarit tuaj?

“A jeni arrestuar dhe burgosur në Francë në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?”. (Citohet sipas: Poli Hoxha. “4 dëshmi: A ka qenë Edi (Edvin) Rama i arrestuar në Francë dhe pse e ndryshoi emrin pas akuzës së Nanos?!”. Faqja e internetit “VOAL”. 20 dhjetor 2019).

A e keni ndjekur informacionin e Gjegji Thimos në studion e gazetarit Adi Krasta, ku deklaroi si më poshtë?

“Numri i Ramës i burgosur në Paris AL.1961138/a (Citohet sipas deklaratës së tij në studion e Tv “Syri”, i ftuar nga gazetari Adi Krasta. 30 qershor 2020).

Pra, a e keni ditur që në krye të partisë keni një njeri me probleme mendore dhe që paska qenë i burgosur në Francë, çka nuk e ka deklaruar në kartelën për pastërtinë e figurës?

A jeni të bindur se kryetari juaj nuk gëzon kurrfarë respekti në Kosovë dhe se kjo mungesë respekti ka parahistorinë e vet, për të cilën prof.dr. Enver Bytyçi ka deklaruar si më poshtë?

“Publicistika e tij antiKosovë e viteve 1990 dhe kundërshtimet ndaj Rrugës së Kombit ruheshin në kujtesën e shqiptarëve në Kosovë, ndaj dhe respekti ndaj tij ishte përtokë” (Citohet sipas: Prof.dr. Enver Bytyçi. “Edi Rama është hero i kombit, popullit dhe shtetit të Serbisë”. Faqja e internetit “Kosova. Info”. 04 janar 2020).

A ju ka ardhur zor nga qëndrimi  i kryetarit tuaj kundër ndërtimit të Rrugës së Kombit, qëndrim që e pati shprehur hapur jo vetëm personalisht, por organizoi edhe korin socialist kundër ndërtimit të saj, kur mes atij kori ushtonin zërat e kryeservilëve të tij, si Arben Isaraj, Erion Braçe dhe Fatmir Toçi?  Madje deputeti i Vlorës Arben Isaraj lëshoi një deklaratë vetëposhtëruese. Me këtë rast, publicisti i njohur Rexhep Shahu thekson:

““Më pështyni mua në rast se ndërtohet kjo rrugë!”, -thotë me sigurinë e një bastexhiu zoti Isaraj. E kush do të denjonte ta pështynte deputetin e Partisë Socialiste Arben Isarajin tani? Askush. Por autostrada u bë. U bë një vit para afatit të parashikuar. Ai i gjori mbase pret ndokënd që të shkojë e ta pështyjë” (Citohet sipas: Rexhep Shahu. “Dashuria e vonuar e Edi Ramës për Udhën e Kombit”. Faqja e internetit e gazetës “Bota sot”. 20 qershor 2020).

A e keni pasur bindjen e plotë se merita kryesore për ndërtimin e Rrugës së Kombit i takon Kryeministrit Sali Berisha asokohe, për të cilin një ish-deputet dhe ish-ministër socialist qe shprehur dikur nën zë se ajo Rrugë u ndërtua pikërisht falë këmbënguljes së tij?

A keni pasur kundërshtime për vendosjen e taksës për atë Rrugë nga ana e kryetarit tuaj dhe a shërbeu ajo taksë si një arsye e fortë për lindjen e një mërie të heshtur ndaj kryetarit tuaj nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës?

A ju pati bërë përshtypje dhe a duhej të revoltoheshit ndaj kryetarit tuaj pas deklaratës në vijim të ish-deputetit, të ndjerit Dritan Prifti, nga foltorja e Kuvendit? Ja deklarata e tij:

“A ka shqiptar, që beson se zoti Edi Rama është i pastrehë? Ai në deklaratën e tij të pasurisë thotë që është i pastrehë dhe ne të gjithë e dimë që Edi Rama është pronar i fshehtë i mbi 200 apartamenteve në Tiranë, sepse flasin ndërtuesit. Taksa e tij e jashtëligjshme është 30 euro metër katror për çdo leje ndërtimi që ka dhënë nga viti 2000 e deri sot. A ka shqiptar që e beson këtë gjë qesharake, që Edi Rama nuk ka shtëpi, që jeton me nënën e vet?” (Citohet sipas: Dritan Prifti. “Edi Rama vetëm me hundë thith tre mijë euro në ditë”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 10 korrik 2010).

A e keni ndier veten ngushtë kur mësuat faktet me përgjime për vjedhjen e votave në vitin 2017, fakte, të cilat i bëri publike gazeta gjermane “BILD”, dhe mes bisedave të përgjuara u dëgjua edhe zëri i kryetarit tuaj?

Si shpjegohet që kryetari juaj, megjithëse ngriti një padi paradoksale kundër gazetarit të gazetës “BILD” për botimin e atyre përgjimeve, më pas mblodhi bishtin dhe u tërhoq?

A jeni alarmuar ndopak kur keni marrë informacionin me titull “Gazeta Gjermane BILD “ekzekuton” Ramën: Shqipëria, vendi në duart e një gangsteri”? (Citohet sipas faqes së internetit “Koha Islame”, 15 maj 2019).

A keni menduar ndonjëherë se kryetari juaj është frikacak, çka e dëshmoi më 21 janar 2011, kur i nxiti  protestuesit të pushtonin kryeministrinë, mes të cilëve pati edhe ndonjë syresh që flamurin kombëtar e flaku në tokë, kurse vetë kryetari u fsheh në kullën përballë piramidës?

Mbyllja e kanalit televiziv “Agon Channel”, si opozitar ndaj kryetarit tuaj dhe e qeverisjes së tij, a nuk dëshmon për natyrën e tij frikacake? Natyrën e tij frikacake a nuk e dëshmon edhe mbyllja e kanalit televiziv “Ora News”, edhe ky opozitar me kryetarin tuaj dhe qeverinë e tij?

A mund të dyshohet se nesër-pasnesër ai mund ta mbyllë edhe kanalin televiziv “Syri”, meqenëse, po ashtu, është në opozitë me kryetarin tuaj?

A jeni të vetëdijshëm që shumën marramendëse prej 110 milionë eurosh, sipas vendimit të gjykatës së Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve të Investimit (ICSID), organ i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, vendim që u mor pas shpronësimit të kompanisë televizive “Agon Channel”, me pronar biznesmenin italian Françesko Beketi (Francesco Bechetti), duhet ta paguajë kryetari juaj dhe jo Banka e Shtetit Shqiptar?

A jeni shqetësuar që kryetari juaj, duke e shndërruar Shqipërinë në Kolumbi të Evropës, siç ka shkruar shtypi i huaj, duke e mbytur me plantacione droge, çka bëri që banorët e zonave fshatare të braktisin kultivimin e kulturave bujqësore, solli si pasojë që një pjesë jo të vogël të zgjedhësve t’i shndërrojë në jeniçerë të vet në pazarin e shitblerjes së votës?

A ju ka shqetësuar zbulimi i korrupsionit të madh dhe tenderi pa rivalë për Unazën e re, çka ishte një përgjegjësi shumë e rëndë që binte mbi kryetarin tuaj?

A mendoni se kryetari juaj e ka shndërruar Shqipërinë në tokën e premtuar të diplomatëve të huaj, të cilët sillen në Shqipëri si zot shtëpie dhe prandaj ndokush prej tyre arrin deri atje, saqë, me sjelljen e vet rrugaçërore, të fyejë rëndë shqiptarët, duke iu ngritur gishtin e mesit, siç veproi ndaj banorëve të Astirit ambasadori i OSBE-së Borchard? A e keni bindjen e plotë se ai diplomat faqezi duhej përzënë nga vendi ynë me teneqe një sahat e më parë, por nuk ka kush ta përzërë se Shqipëria është vend pa zot?

A e keni informacionin e duhur se kryetari juaj është takuar me Vuçiçin në Nish në vjeshtën e vitit 2016 dhe atje kanë biseduar në fshehtësi për ndarjen e Kosovës? A e dini që atë bisedë të fshehtë e ka denoncuar kryetarja e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, Sonja Biserko, e cila ka deklaruar si më poshtë?

“Në 2016, në Nish, Vuçiç filloi bisedimet me Ramën për ndarjen e Kosovës…” (Citohet sipas: Sonja Biserko: “Jo Bolton as Grenell, ja kush filloi bisedimet më 2016 për ndarjen e Kosovës”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 06 korrik 2020).

A jeni në dijeni për informacionin që ka dhënë edhe ish-kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj për atë bisedë të fshehtë të kryetarit tuaj me Thaçin dhe Vuçiçin për copëtimin e Kosovës, kur ca muaj më parë ka deklaruar si më poshtë:

“Ndalova grabitjen e 10 miliardë eurove, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpuntorë në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçes, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës” (Citohet sipas: “Haradinaj “plas bombën”: Ndalova grabitjen e 10 miliardë eurove. Thaçi, Vuçiç dhe Rama janë bashkëpunëtorë!”. Faqja e internetit “dosja.al”. 17 tetor 2019).

A jeni të vetëdijshëm se me flirtet e nxehta me armikun e egër të Kosovës, Aleksandër Vuçiçin, dhe me argatin e Beogradit Hashim Thaçi, kryetari juaj, ashtu si Enver Hoxha, ka hyrë në rrugën e tradhtisë kombëtare, aq më tepër që Vuçiçi, si ish-ministër i kriminelit Millosheviç, në bashkëpunim të ngushtë me Sheshelin dhe me Nikoliçin, ka qenë hartues i platformës për spastrimin etnik të Kosovës, dhe me nismën që pati ndërmarrë për krijimin e Minishengenit ballkanik, kërkon të krjojë Jugosllavinë e re, edhe me Shqipërinë, siç deklaroi në Beograd më 06 prill 2017? A ju kujtohet konkretisht se çfarë deklaroi Vuçiçi pikërisht në këtë datë? Nëse e keni lexuar në internet, po jua rikujtoj:

“Në intervistën e tij të parë si president, dhënë portalit amerikan “Politico”, në 6 prill, i pyetur nëse me planin e tij për një treg të përbashkët ballkanik ai po përpiqet të rikrijojë Jugosllavinë, Vuçiç përgjigjet pa hezituar dhe në mënyrë pohuese se “Është Jugosllavia e vjetër, plus Shqipërinë” (Citohet sipas: Shaban Murati. “Për të shkundur neojugosllavët e Tiranës”. Faqja e internetit “fax.al”. 10 tetor 2019).

A jeni të bindur se këtë deklaratë për përfshirjen e Shqipërisë në Jugosllavinë neotitiste, Vuçiçi nuk mund ta bënte publike pa miratimin e kryetarit tuaj në bisedat e fshehta që ka pasur me të?

Si i shpjegoni ju flirtet e kryetarit tuaj me argatin e Beogradit Hashim Thaçi? A e dini ju se çfarë ka deklaruar Vuçiçi për Thaçin? Nëse nuk e dini, më lejoni t’jua citoj:

“Radio serbe B92, duke përcjellë një lajm nga Tanjug, sjell deklaratën bombë të Presidentit të Serbisë, drejtuar Hashim Thaçit. Aleksandër Vuçiç e nxjerr zbuluar Hashim Thaçin! Presidenti i Serbisë ia tha këtë deklaratë  Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi gjatë takimit të përbashkët në samitin e Brdo-Brijunit të zhvilluar në Tiranë, Shqipëri. Ja çfarë citon Tanjug t’i ketë thënë Vuçiç Hashim Thaçit:

“Ti Hashim varesh nga ne. Jam duke t’u lutur të flasësh, për të mos thënë atë që ti do apo atë që ti nuk do!”

Vuçiç përsëriti se ai nuk ka folur kurrë për zgjidhje por për arritjen e një marrëveshjeje” (Citohet sipas: “Deklarata e Aleksandër Vuçiçit: Hashimi varet nga ne! Nuk na ka kërkuar kurrë që Serbia ta njohë Kosovën…”. Faqja e internetit “Gazeta Impakt”. 12 maj 2019).

Ky bashkëpunim kaq i ngushtë i kryetarit tuaj me Vuçiçin, për ta shndërruar Shqipërinë në një koloni të Jugosllavisë së re serbiane, a nuk ju kujton bashkëpunimin e Enver Hoxhës me Beogradin, për ta kthyer Shqipërinë në koloni të Jugosllavisë titiste nën maskën e republikës së shtatë? A ju kujtohet fjala e tij në mbledhjen e Byrosë politike të 15 dhjetorit të vitit 1947, ku lexoi thirrjen e mëposhtme?

“…Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur  dhe  aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…”  (Citohet sipas: Mërgim Korça. “Ku gënjen Paskal Milo. Replikë me historianin “e nderuar”. Gazeta “Metropol”. 14 korrik 2012).

A jeni të bindur se kryetari juaj po ecën në gjurmët e Enver Hoxhës, i cili vendoste vetë për gjithçka, se populli, sipas tij, duhej të bënte vetëm atë që thoshte partia, prandaj s’ishte e nevojshme të vilej mendimi i tij, aq më tepër që komunistët nuk e dinin se nga bien me adresë referendumet mbarëpopullore?

A mendoni se kryetari juaj ishte i bindur që populli, përmes referendumit, do ta jepte pëlqimin e vet që Shqipëria të hynte në përbërjen e Jugosllavisë neotitiste të Vuçiçit?

Si i kuptoni dhe si i shpjegoni ju flirtet e kryetarit tuaj me Hashim Thaçin, i cili, siç deklaron Vuçiçi, është në shërbim të Serbisë, nuk ka kërkuar prej saj njohjen e Kosovës dhe prandaj, që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ai nuk mund ta padiste Serbinë për gjenocid në Kosvë? Këto flirte a nuk dëshmojnë më së miri se kryetari juaj është kundër ngritjes së padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për ndëshkimin e Serbisë?

A jeni të bindur se gjatë qeverisjes së kryetarit tuaj, populli i thjeshtë është varfëruar deri në atë shkallë, saqë qindra mijë shqiptarë kanë braktisur vendin?

A ju kujtohet  kur kryetari juaj, vitin e kaluar, ishte i ftuar në programin televiziv TG2 të RaiDue në Itali dhe  analisti Italian Alberto Negri  tha se “në vend qarkullojnë 2 miliardë euro para të krimit, që përbëjnë një rrezik,.. se nga vendi janë larguar 500 mijë njerëz”… Nëse njerëzit emigrojnë, do të thotë se aty gjërat nuk janë mirë”? (Citohet sipas: “Gazetari italian “gozhdon” Ramën: Ju jeni establishment, ish-ministri në trafik droge… ”. Faqja e internetit “Syri.net”. 28 shkurt 2019).

A kanë të drejtë njerëzit të dyshojnë se kryetari juaj, me qeverisjen e vet, ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë në rrudhosjen e popullsisë së vendit?

A ju ka shqetësuar informacioni i Departamentit të popullsisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sipas të cilit, duke parë ritmet e ulëta të lindshmërisë dhe ritmet e larta të emigracionit, në vitin 2100 popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 512 mijë banorë? A e dini se edhe në Kosovë ritmet e emigracionit janë edhe më alarmante po për të njëjtat arsye?

A kanë të drejtë të dyshojnë njerëzit se edhe kryetari juaj, edhe miku i tij Hashim Thaçi po ndikojnë drejtpërsëdrejti në shpopullimin e vendit, çka ka qenë interesi mbinjëshekullor i grekosllavizmit, me pikësynimin final shpërbërjen e kombit shqiptar?

A nuk ju tingëllojnë aktuale vargjet e Fishtës së  Madh “O Perendi a ndjeve / Tradhtarët na lane pa Atdhé / E Ti rrin e gjuen me rrfé / Lisat n’për male kot!”?

A ju kujtohet ligji që aprovoi Kuvendi juaj me deputet njëpartiak, sipas të cilit në Shqipëri ekzistuakan 9 minoritete? A e kuptoni qëllimin djallëzor që fshihet pas këtij ligji me pasoja të gjëmshme kombëtare?

A po ju shqetëson fakti që politika që po ndjek kryetari juaj në Tiranë dhe Thaçi në Prishtinë për shpopullimin shkallë-shkallë të vendit nëpërmjet varfërimit të vazhdueshëm të njerëzve, është duke bashkëpunuar ngushtë me antishkencën, pikërisht për shpërbërjen urtë e butë të kombit shqiptar? A e ndiqni emisionin  televiziv “Gjuha Kozmike” të profesorit Agron Dalipaj? A jeni në dijeni që Anila Omari, bijë dhe mbesë komunistësh, ka botuar një libër me titull “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe” dhe ka ardhur në përfundimin se 93% e Fjalorit të gjuhës shqipe është e huazuar? Në një takim, të organizuar nga Fondacioni “Albana” për mbrojtjen e gjuhës shqipe, Profesori Agron Dalipaj ka deklaruar:

“E njëjta gjë që bëhet me politikën kundër shqiptarëve, bëhet edhe në institucionet e gjuhës shqipe” (Citohet sipas: “Fjala emocionuese e studiuesit Agron Dalipaj”. YouTube. 04 tetor 2019).

Në atë takim, Profesori Agron Dalipaj njoftoi të pranishmit se çfarë i kishte thënë Anila Omarit kur e kishte takuar:

“Zonja Omari, deri tani keni arritur ta shpallni shqipen 93% të huazuar. Ka mbetur edhe 7% e Fjalorit pa u shkombëtarizuar. Thjesht çëshje kohe për ju. Ju punën tuaj me pasoja të rënda kundër kombit shqiptar gati e keni përfunduar dhe zyrtarizuar” (po aty).

A e dini se librin e Anila Omarit e ka hedhur në qarkullim Akademia Albanologjike? Po pse hesht Akademia e Shkencave? A jeni në gjendje ta shpjegoni se pse hesht? A e dini se pse kryetari juaj vendosi në krye të Akademisë një komunist të regjur, i cili ka pasur funksione të larta në kohën e diktaturës dhe, si matematicien, nuk ka kurrfarë lidhjeje me gjuhën shqipe dhe me gjuhësinë shqiptare, në vend që të vendoste një gjuhëtar, një historian apo një arkeolog? A duhet të dyshoni se çekani rreh me synim të largët: prania e 9 minoriteteve vërtetuaka se nuk ekzistuaka komb shqiptar, se nuk ekzistuaka gjuha shqipe, se të gjitha fjalët “ua paska vjedhur” gjuhëve të tjera?

Ju lutem miqësisht dhe me shumë çiltërsi, ndokush nga ju a mund ta pyes Anila Omarin se si t’ia bëjmë një figure të shquar të kulturës evropiane, dijetarit gjerman Leibnici (Gottfried Wilhelm Leibniz (1646 – 1716), i cili ka thënë:

“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t’i drejtohemi gjuhës shqipe”?.

A e dini se në mbështetje të politikës antikombëtare të kryetarit tuaj dhe të antishkencës gjuhësore të Anila Omarit me mbështetjen e Akademisë Albanologjike, del Panajot Barka, daullja e shpuar e politikës shoviniste greke, i cili na paska botuar një libër, ku deklaruaka se shqiptarët na qenkan ardhacakë, të cilët otomanët na i paskan sjellë në këto troje. A mendoni se sikur Shqipëria të ishte vend me zot, Anila Omari dhe Panajot Barka duheshin marrë në ndjekje penale?

A jeni të vetëdijshëm se, duke e shndërruar partinë socialiste në pronë të vetën, kryetari juaj ka ndikuar drejtpërsëdrejti që në radhët e saj të lulëzojë arti i servilizmit të neveritshëm ndaj tij, çka ka sjellë si pasojë që krejt partia juaj të kthehet në një universitet servilizmi?

A jeni të vetëdijshëm se ish-deputeti Andis Harasani kishte të drejtë kur deklaronte si më poshtë:

“Në PS është bërë mbizotëruese filozofia e të qëndruarit sa më pranë kryetarit të radhës. Nëse do që të jesh në listë dhe në vend të mirë për deputet, duhet të jesh pranë kryetarit… Shkurt, nëse do të doje një histori vetjake suksesi në politikë, duhet të jesh pranë kryetarit… Në këtë kuptim, shumica e kolegëve të mi të PS-së, ndryshe mendojnë, ndryshe flasin, ndryshe flasin në publik dhe ndryshe flasin në kafene. Tek ata ka mbizotëruar filozofia e kryetarit që mendon se sa kohë ta mbajë trëndafilin në grusht, ka gjithmonë një shans për të ardhur në pushtet, dhe ndaj e shtrëngon aq fort e harron çdo gjë tjetër” (Citohet sipas: Andis Harasani. “Qumështi në diktaturë dhe PS-ja”. Gazeta “Panorama”. 24 qershor 2011). 

A jeni të vetëdijshëm që me heshtjen tuaj keni lejuar që kryetari juaj të shndërrohet në një pronar pushtetplotë jo vetëm i partisë socialiste, por edhe i Republikës së Shqipërisë (siç rezulton nga bisedat e tij të fshehta me Vuçiçin), ndërkohë që vetë anëtarësia e partisë socialiste dhe të gjitha strukturat e saj, janë shndërruar në kopje të anëtarësisë dhe të strukturave të partisë së punës, të cilat rrinin sus para Enver Hoxhës?

Nëse jeni të vetëdijshëm për një gjë të tillë, a mendoni se kjo është një dukuri e shëmtuar që mund të shpjegohet vetëm me dy mënyra: ose korrupsioni në strukturat e larta të partisë suaj, duke filluar që nga kryetari, është kaq i lartë, saqë i ka katandisur të gjithë anëtarët e tyre të notojnë në një të tillë batak të përbashkët, ku është e pamundur që ndokush të guxojë të manifestojë individualitetin e vet, ose mes anëtarësisë së saj mbizotëron ideja enveriste e nënshtrimit pa kushte para njëshit të partisë?

A mendoni se me mënyrën se si i trajton strukturat e larta të partisë dhe sidomos grupin e deputetëve socialistë, të cilët i ka shndërruar në deledeputetë, kryetari juaj ka ndikuar që në atë parti të lindin ca dukuri negative, të dëmshme këto dhe me pasoja  jo të mira për autoritetin e partisë socialiste, si  anarshizmi, dyfytyrësia, hermetizmi, mosmirënjohja, pabesia, servilizmi, vulgariteti?

A mendoni se tingëllon aktual thelbi i përmbajtjes së një artikulli në vijim, të botur gati pesëmbëdhjetë vjet më parë:

“Partia Socialiste nuk është një formacion politik me  ide. Është një grumbull i madh interesash që nuk kanë as filozofi, as ide, as ideologji, pra, asgjë. Partia Socialiste Shqiptare është vazhduesja e Partisë Komuniste. Pjesa më e madhe e anëtarësisë së saj janë komunistët që kanë si kult Enver Hoxhën, por kjo e vërtetë nuk thuhet asnjëherë. Ata janë aty, pra, në PS, sepse nuk e përtypin dot as sot përmbysjen e komunizmit në Shqipëri dhe as në Evropë…” (Citohet sipas: Ilir Yzeiri. “Edi Rama apo heroi pa objekt”. (Gazeta “Metropol”, 04 tetor 2005, f. 13).

Cili ka qenë qëndrimi juaj ndaj ish-deputetes Arta Dade, e cila, në gazetën “Telegraf” të datës 09 mars 2019, ka pasë hedhur idenë për rithemelimin e partisë socialiste? A mendoni se partia socialiste duhet rithemeluar apo duhet themeluar? Në të vërtetë, partia socialiste nuk ka datë themelimi, sepse data 12 qershor 1991 shërben si data e ndërrimit të emrit të partisë së punës në parti socialiste, jo si data e themelimit. Prandaj a e quani të arsyeshme se duhet të themelohet partia socialiste, në mënyrë që në krye të saj të dalë një njeri me integritet të lartë intelektual dhe moral, me vetëdije të lartë kombëtare, i panjollosur nga balta e korrupsionit, që, në postin e kryeministrit, të gëzojë autoritet në marrëdhëniet me fqinjët dhe me Brukselin,  që  rivalët politikë t’i vlerësojë si konkurrentë nëpër fushatat zgjedhore dhe jo si armiq, siç i ka trajtuar dhe vazhdon t’i trajtojë kryetari juaj, i cili ka luajtur një rol mjaft negativ në pakësimin  e numrit të popullsisë, në përçarjen e popullit shqiptar dhe në varfërimin e tij?

Deklarata e kryetarit tuaj pas “fitores” në zgjedhjet e qershorit 2013, a nuk dëshmon për rolin e tij përçarës në radhët e popullit shqiptar? Një publicist i njohur shqiptaro-amerikan shkruante asokohe:

“Ai na përsërit fitoren historike të qershorit 2013, duke i krahasuar votat që mori me “një milion topa, grushte apo shuplaka” që iu dhanë opozitarëve të sotëm.  Por… qenë pikërisht ato zgjedhje që mbushën parlamentin me mediokër, por të pasur, hajdutë, kriminelë me precedentë penalë, të lidhur me trafiqe e të korruptuar, siç e kanë marrë vesh tashmë edhe kalamajt e kopshteve.  (Citohet sipas: Andon Dede. “Kur gjykojmë qeverinë”. Faqja e internetit “alb.spirit”. 23 prill 2017).

A duhej të ishit revoltuar kundër asaj deklarate skandaloze? Sepse topat, grushtet dhe shuplakat përdoren kundër armiqve, jo kundër konkurrentëve politikë. Sepse të tilla mjete, krimineli Enver Hoxha i përdorte kundër shtresës së të përndjekurve politikë, të cilët i trajtonte si armiq të klasës.

Kur ktheni kokën prapa dhe vëreni se ku është katandisur vendi gjatë këtyre shtatë vjetëve që lamë pas, a nuk mendoni se  kryetari juaj  është shkaktari i një tragjikomedie, në të cilën vetë, nën heshtjen tuaj, ka luajtur tragjedinë, kurse ju keni soditur komedinë? Kjo gjendje më kujton një shprehje të bukur të shkrimtarit anglez Oldos Haksli (Aldous Huxley – 1894-1963), i cili ka thënë:

“Në tragjedi ne jemi pjesëmarrës, kurse komeditë vetëm rrimë dhe i soditim”.

Në fillim citova atë informacionin, i cili në titullin e tij përmban fjalinë “Nuk vdiqën komisionerët, vdiq reforma…”. Më vjen shumë keq që doli parashikimi im, të cilin e pata bërë më shumë se katër vjet e gjysmë më parë në një analizë me titull “Reforma në drejtësi: do të mbarset mali dhe do të pjellë një mi”, të botuar në internet më 28 janar 2016. Në atë analizë pata theksuar se refotma në drejtësi duhet të fillojë nga krerët e politikës, deputetët dhe mandej të zbresë në strukturat e sistemit gjyqësor. Kryetari juaj nuk deshi ta niste reformën në fjalë nga politikanët se, faktikisht, ishte kundër saj, prandaj dhe ajo nuk mund të mos dështonte. Gjatë këtyre më shumë se katër vjetëve, kryetari juaj, në bashkëpunim të ngushtë me sejmenët që ka rreth e rrotull vetes, kanë nanurisur popullin shqiptar për reformën në drejtësi, duke u marrë me llafte të kota, për të cilat filozofi gjerman Shopenhaueri (Arthur Schopenhauer 1788-1860) thotë:

“Në qoftë se llafet e kota, të cilat na qëllon rasti t’i dëgjojmë në bisedë e sipër, fillojnë të na bëhen të mërzitshme, duhet përfytyruar se është duke u luajtur një skenë komike mes dy gaztorëve. Ky është një mjet jashtëzakonisht i stërprovuar”.

Filed Under: Analiza Tagged With: Prof.Dr. Eshref Ymeri, socialistë të ndershëm shqiptarë

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT