• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KONTRIBUTI I MILAN SHUFLAJT DHE LAZAR DODIQIT NË HULUMTIMIN E HISTORISË SHQIPTARE

December 12, 2023 by s p

Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies

Budapest/

Studiuesit e mesjetës – medievistët – që janë marrë më Shqipërinë nuk janë të shumtë. Njëri ndër më të njohurit, ai që i vuri themelet e medievistikës shqiptare, është kroati me origjinë gjemane Millan von Shuflaj. Për jetën dhe veprën e tij, është shkruar, por i patejkaluar, edhe sot e kësaj dite mbetet studimi i kroatit kosovar, nga Janjeva, Lazar Dodić (Lazër Dodaj), i cili mbrojti tezën e doktoraturës për vepërn e M. Suflajt për shqiptarët, te Instituti i studimeve Shqiptare në Romë, ku për udhëheqës kishte Ernest Koliqin. Kjo vepër deri me sot nuk është botuar.

Ne kësaj radhe sjellim një fragment të përkthyer nga kroatishtja dhe gjermanishtja (për këtë të fundit duhet ti shprehim mirënjohjen tonë kolegut dhe mikut Blerim Shabani), ku autori prof. dr. Lazar Dodić (Lazër Dodaj), në formë përmbledhëse e boton dhe sa ishte gjallë. Ai me dëshirë na e dha përbotim pasiqë e shikoj përkthimin në gjuhën shqipe, në Zagreb, në vitin 1997, kur ligjëronte gjuhën shqipe në Universitetin e atjeshëm. Duhet thënë se leksionet e tija ndiqeshin me mjaft interesim nga albanologët kroat dhe të tjerë, sepse, profesori kishte edhe kolegë e bashkëligjërues profesorët e nderuar kroat: Katiçiqin e Kovaqecin. Profesor Dodaj siç kishte dëshirë ta thërrasim, fliste dhe shkruante rrjedhshëm gjuhën shqipe. Ka lënë në dorëshkrim një numër të konsiderueshëm veprash, të cilat janë me intres për albanologjinë dhe historinë e popullit shqiptar. Shpresojmë se një ditë, familjarët e tij, të cilët ruajnë këto dorëshkrime do i botojnë ato ose do ju ofrojnë institucioneve përkatëse shqiptare për botim këto dorëshkrime të vlershme.

Në vijim sjellim një biografi-bibliografi përmbledhëse të jetës dhe veprave të botuara të profesor Dodiqir (Dodaj), kurse për dorëshkrimet, edhepse i kemi titujt, ne nuk kemi një autorizim për botimin e tyre.

Prof. Dr. Lazar Dodić (Lazër Dodaj)ka lindur në Janjevë të Kosovës më 30 shtator të vitit 1931 dhe vdiq më 6 qershor 2008, në moshën 77 vjeçare në St. Goar në Gjermani. Shkollimin fillor dhe dy vitet e para të shkollimit të mesëm i mbaroi në Shkodër, te jezuitët, për të vazhduar pastaj në gjimnazin klasik kroat, të Seminarit Ipeshkvnor në Pazin, për të vazhduar në gjimnazin Shtetëror të Osijekut e Vukovar, për vitin e fundit. Në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti Filozofik, në vitet 1953–1955 studioi Filologji Romane. Nga Zagrebi u largua për në Romë ku vazhdon studimin e Filologjisë Romane, Sllave dhe Albanologjisë, në Universitetin e Romës në 1955-1959. Në vitet 1959-60 ka studiuar për dy semestra, në Institutin Evropian (Collège d’Europe) në Bruges, Belgjikë, për Studime të Larta Evropiane (Hautes Études Européennes). Ndërsa në vitet 1960/61 studion Historinë e Evropës Juglindore në Universitetin e Mynihut. Gjatë viteve 1962-1964 punon në Radio Evropa e Lirë, (Radio Free Europe ) në Mynih dhe nga viti 1964 deri në 1966 në radiot gjermane Deutsche Welle dhe Deutschlandfunk në Këln, në redaksinë kroate.

Në vitin 1966 doktoroi në Institutin e Studimeve Shqiptare në Romë, me tezën L’Albania nell’opera di Milan Šufflay, ku për mentor kishte Ernest Koliqin. Nga viti 1966 deri në vitin 1996, ka dhënë mësim si profesor për albanologji e ballkanologji, në Institutin e Gjuhësisë (Sprachwissenschaftliches Institut) të Universitetit të Bochum-it, ku kishte thirrjen Lektor në Lektoratin e Albanologjisë në Institutin për gjuhë të Europës Juglindore. Nga viti 1996 deri në vitin 1998 ka punuar në Fakultetin Filozofik në Zagreb, në cilësinë e profesorit të ftuar si mësimdhënës i gjuhës shqipe, së bashku me profesor Ratosllav Katiçiqin dhe Augustin Kovaçecin.

Gjatë punës së tij tridhjetëvjeçare në Universitet, përveç temave gjuhësore, të cilat ishin fusha kryesore e punës mësimore dhe shkencore, ai trajtoi edhe shumë tema historike dhe politike të vendeve të Evropës Juglindore në formë seminaresh, leksionesh dhe punimesh shkencore. Shkroi artikuj të shumtë në gazetat dhe revistat gjemane si dhe për radiostacionet Deutschlandfunk, Deutsche Welle dhe Hessischer Rundfunk dhe për gazetën Frankfurten Allgemeine Zeitung, kryesisht duke trajtuar temat nga “Evropa Juglindore”.

Për punën e tij shkencore dhe publike, ai mori mirënjohje me nga institucionet gjermane si ekspert, studiues dhe publicist për Evropën Juglindore. Gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë, ai u përfshi në prezantimin e çështjeve kroate përmes ligjëratave, intervistave dhe pjesëmarrjes në programet televizive që trajtonin luftën në Kroaci. Në vitet 1991-1997 drejtoi degën e Matica Hrvatska për rajonin e Ruhrit. Ishte anëtar i Kongresit Botëror Kroat në Gjermani dhe një nga themeluesit e tij.

Pos për kontributin e Millan Šufflayt në historiografinë shqiptare (Studia Albanica Monacensia. In memoriam Georgii Scanderbegi, Mynih 1969) shkruar studime edhe për korrespondencën e rilindësve shqiptarë me albanologun G. Meyer (Gjurmine albanologije, Prishtinë, 1972), për poetin shqiptar Gjergja Fishta (Marulić, Split, 1975), mbi trashëgiminë e albanologut Norbert Jokl (Akten des internationalen albanologischen Kolloquiums — zum Gedächtnis an Norbert Jokl, Innsbruck, 1977). Është autor i një studimi mjaft cilësor me titull: “Rückblick auf die Stellung Albaniens im Weltkommunismus (1941–1968), Këln 1970”; “Albanische Grammatik mit Übungen,” Bochum, 1980”; si dhe i “Der Beitrag Milan Šufflay zur Albanischen Geschichtsforschung“, në: Beiträge zur Kenntnis Südosteuropas und des Nahen Orients 8 (1969): 47-67.”etj.

Përkthimin që sjellim në vijim është nxjerrë nga studimi: i “Der Beitrag Milan Šufflay zur Albanischen Geschichtsforschung“, në: Beiträge zur Kenntnis Südosteuropas und des Nahen Orients 8 (1969): 47-67 dhe do jetë në dy vazhdime. Në pjesën e dytë është do të jetë edhe komenti dhe qëndrimi ynë për këtë studim dhe trajtimin profesional të autorit.

*************

KONTRIBUTI I MILAN SHUFLAJT NË HULUMTIMIN E HISTORISË SHQIPTARE

Lazar Dodiq – Bochum

(Përktheu në gjuhën shqipe, plotësoi me referanca

dhe përgatiti për botim

Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies

Budapest)

Pa dyshim që gjuhësia është pjesa më interesante e studimeve shqiptare. Që kur Laibnici iu referua shqipes si “lingua singularis”, vëmendja e shkencëtarëve i është drejtuar kryesisht kësaj fushe. Indogermanistë me emër u morën me shqipen dhe disa prej tyre si p. sh. Petersen, nxorrën nga ajo konkluzione të rëndësishme për të gjithë gjuhën indo-germane. Gjuha shipe ishte dhe është edhe sot pikëqendra e studimeve shqiptare.

Historia shqiptare nuk është më pak interesante. Që prej themelimit të kolonisë së parë greke, Buthroton, në shek. VII p.e.s deri në dëpërtimin e turqve në shek. XIV dhe XV, Shqipëria ishte arenë e ngjarjeve të rëndësishme kulturore dhe politike. Në antikitet këtu lulëzuan qendra kulturore dhe tregëtie të rangut të parë. E famshmja Via Egnatia, e cila lidhte Romën me Konstantinopolin, kalonte përmes Shqipërisë. Prej këtu degëzoheshin edhe rrugë të tjera për në brendësi të Ballkanit. Në Shqipëri përplaseshin interesat më kontradiktore të Lindjes dhe të Perëndimit. Kisha romake dhe bizantine i zhvillonin këtu kontraditat e tyre. Simbiozat e shumta kulturore dhe etnike gjendeshin në Shqipëri, më shumë se kudo tjetër në Ballkan. Shkëlqimi i antikitetit çoi në atë që historianët të merreshin kryesisht me historinë e vjetër shqiptare dhe madje me epikën greke, romake, dhe bizantinizmin e hershëm. Historianë klasikë dhe bizantinë kanë lënë një material mjaft të pasur për këtë epokë. Megjithatë shekujt e mesjetës dhe veçanërisht periudha kohore midis shek. VII deri në shek. XIV kanë mbetur një periudhë mjaft e vështirë për t’u ndriçuar për shkak të trashëgimisë së paktë burimologjike. I vetmi që e bëri këtë periudhë të historisë shqiptare qëllim të studimeve të tij, dhe e ndriçoi atë mjaftueshëm në pikat më thelbësore ishte historiani kroat Milan Shuflaj[1], i cili megjithatë u angazhua për gjithë historinë shqiptare.[2] Për shkak të punëve të tij, Shuflaj e tregoi veten si një njohës i pashoq i Shqipërisë.

Milan Shuflaj lindi më 8. 11. 1879 në Lepoglava (Kroaci). Arsimimin ekuivalent me atë tetëvjeçar ai e mori në vendlindje dhe gjimnazin e kreu në Zagreb. Që në gjimnaz ai u tregua mjaft i talentuar: ai ishte gjithmonë nxënësi më i mirë i klasës së tij. Pas maturës u regjistrua tek Fakulteti i Filozofisë në Universitetin e Zagrebit dhe studioi histori me Smiçiklasin.

Smiçiklasi e trajtonte Shuflajn si studentin e tij më të mirë. Ai e mori atë në rrethin e tij të punës, i besoi atij detyra shkencore për përgatitjet e botimit të ri të vëllimit të dytë të “Codex diplomaticus regni Croatiae, Slavoniae et Dalmatiae” nga Kukuljeviq dhe e mori me vete në udhëtimet e tij hulumtuese nëpër arkivat e Dalmacisë.[3] Nëpërmjet kësaj pune, Shuflaj u njoh me problemet e e historisë mesjetare të Ballkanit, sidomos të Ballkanit perëndimor. Që prej asaj kohe ai u ndesh me problemin e provincës antike romake të Diolkesë, e cila më vonë u quajt “Kroacia e kuqe” (Croatia rubea),[4] sot Mali i Zi. Ky problem e çoi atë drejpërdrejt tek studimi i historisë shqiptare, meqë fati i Shqipërisë së Veriut kishte qenë gjithmonë i lidhur ngushtë me fatin e Provincës së Dioklesë, respektivisht me atë të shtetit të mëvonshëm sllav, Duklja. Nëpërmjet përvojës që ai mblodhi në udhëtimet hulumtuese në Dalmaci, ai vendosi një bazë të sigurt për studimet e veta të mëvonshme në arkivat e pasura me lëndë burimologjike të Dubrovnikut, Venedikut, Milanos, Barcelonës, dhe Vienës.

Në vitin 1902 ai doktoron me dekorim me temën “Kroatien und die letzten Ansprüche des östlichen Imperiums unter dem Zepter der drei Komnenen 1075-1180” (Kroacia dhe pretendimet e fundit të Perandorisë së Lindjes, nën skeptrin e tre Komnenëve). Puna e tij u botua[5] dhe u bë shumë e njohur. Pak pas doktorimit, ai mori një vend provizor në Institutin Austriak për Studimin e Historisë në Vienë. Më 20. 5. 1903 i dorëzoi Akademisë së Shkencave në Vienë punimin e tij “Die dalmatinische Privaturkunde”. Ai u pranua dhe u botua. Në këtë kohë Shuflaj ishte 24 vjeç. Për një djalosh kaq të ri, botimi i kësaj pune ishte një sukses që binte në sy. Edhe sot e kësaj dite, ky punim ka mbetur një vepër standarte në çështjet e historisë së Notariatit mesjetar dalmatin. Në të njejtën kohë ai botoi në “Starine” e Akademisë së Sllavëve të Jugut dokumenta nga Makushevi për lidhjet e Raguzës me Venedikun.[6] Më 1904 ai u bë asistent në Muzeun Nacional në Budapest, ku qendroi deri në vitin 1908.

Kur në vitin 1907, Taloci bashkë me Jikeçekun filloi që të mblidhte dokumenta për Shqipërinë, për të nxjerrë “Acta Albaniae”, që nga fillimi ia besoi Shuflajt redaktimin e Acta-ve. Jireçeku dorëzoi materjalin që e kishte mbledhur nga arkivi i Dubrovnikut, Shuflaj e përmblodhi sipas kritereve të tij shkencore dhe e plotësoi aq sa ishte e nevojshme.

Më 1913 u botua vëllimi i parë i “Acta Albaniae” dhe më 1918 i dyti.[7] Në vitin 1908, Shuflaj u emërua profesor i jashtëzakonshëm për shkencat ndihmëse të historisë dhe në vitin 1912 u emërua profesor i rregullt në Universitetin e Zagrebit. Megjithatë, për shkaqe politike, ai nuk mundi që ta ushtronte profesionin e tij si profesor. Në vitin e 39-të të jetës së tij (1918) e nxorrën në pension. Në vitet e luftës 1915-1916 botoi tre nga punimet e tij më të rëndësishme për historinë e Shqipërisë: 1. Gjendja kishtare e Shqipërisë paraturke, 2. Fate politike të temës së Durrahut, dhe 3. Biologjia e rracës shqiptare[8] si dhe disa ese në shtypin vjenez për mesjetën shqiptare.[9] Në vitin 1918-19 ai punoi në romanin historik “Konstantin Balshaj”, të cilin e botoi nën një pseudonim.[10] Tema e romanit është marrë nga historia e Shqipërisë së epokës venedikase, fundi i shek. XIV dhe fillimi i shek. XV. Për shkaqe politike, në vitin 1921 ai u dënua me burg për tre vjet e gjysëm, gjysmën e të cilëve e kaloi në burgun e Mitrovicës. Pas lirimit të tij nga burgu, ai jetoi në një gjendje të rëndë ekonomike dhe me probleme të theksuara shëndetësore. Gjatë kësaj kohe ai punoi si publicist i lirë në Zagreb. Në vitet 1924-1930 ai botoi në shtypin Zagrebas artikuj të shumtë për tema të ndryshme ndër të cilat shumë për historinë e Shqipërisë.[11] Në vitin 1924, Akademia e Vjenës botoi në serinë e saj të shkrimeve memoriale “Qytete dhe kështjella të Shqipërisë”[12]. Këtë punë fondamentala Shuflaj e kishte përfunduar që në vitin 1918, megjithatë ajo doli në dritë si botimit i veçantë, gjashtë vjet më vonë, si pasojë e gjendjes së vështirë financiare të kohës së pasluftës në Austri. Në të njëjtin vit, Shuflaj botoi në arkivin e Bariqit trajtesën “Povijest sjevernih Arbanasa”[13] (Historia e Shqiptarëve të Veriut) dhe një vit më vonë librin “Srbi i Arbanasi”[14]. Ky libër, i cili u botua edhe në shqip[15] paraqet një sintezë të punëve të Shuflajt të botuara deri atëher për historinë shqiptare. Ky ishte botimi i fundit shkencor i madh i Shuflajt. Pas kësaj ai iu kushtua në mënyrë intensive mbledhjes së materjalit për vazhdimin e “Acta Albaniae”. Përpjekjet e tij në këtë territor bëhen të qarta në një shkrim[16], të cilin e boton në arkivin e Bariqit.

Në pranverën e vitit 1928 Shuflaj mori një thirrje nga universiteti i Budapestit për në profesoratin e historisë së Evropës Juglindore. Pas emërimit të tij si Ordinarius, ai aplikoi për një vizë udhëtimi për në Hungari. Megjithatë nuk iu dha leje kalimi. Kur në gjysmën e dytë të vitit 1929 Shuflaj u ngarkua nga Akademia e Vjenës me parapërgatitjen e vëllimit ttë tretë të “Acta Albaniae”, dhe për këtë shkak donte të vizitonte disa arkiva në Itali dhe disa qendra kulturore në Shqipëri, iu mohua viza përsëri. Vetëm pas shumë ndërhyrjeve nga qeveria shqiptare tek qeveria në Beograd, ai mori një vizë udhëtimi dhe vizitoi Shqipërinë për një javë. Gjatë kthimit ai u ndal në Kotor dhe në Dubrovnik. Në mes të shkurtit u kthye në Zagreb”.

Më 18. 2. 1931 u bë viktimë e një atentati politik. Ai u sulmua në banesën e tij në Zagreb dhe u godit rëndë me një shkop hekuri në kokë. Ai u çua pa ndjenja në spital, ku vdiq pak orë më vonë. Nëpërmjet raporteve të ndryshme, sidomos nëpërmjet dështimit në procesin gjyqësor kundër atentatorit në vitin 1940 u konstatua që organizatorët e atentatit ishin qeveritarët në Beograd. Në prapaskenë duket se kishte qenë vetë shtëpia mbretërore.[17] Atentati mbi Shuflajn çoi në indinjim dhe protesta brenda dhe jashtë vendit. Personalitete të shumtë të jetës kulturore dhe publike, ndër ta edhe shumë profesorë universiteti, dënuan krimin mbi Shuflajn. Ndër personalitetet gjermane janë veçanërisht dy për t’u përmendur: Heinrich Mann dhe Albert Einstein. Ata protestuan kundër krimit në një apel të përbashkët tek “Ligue internationale des droits de l’homme”.[18] Shtypi internacional shkroi gjerë e gjatë për Shuflajn dhe për kontributin e tij shkencor në fushën e Albanologjisë. Sipas mendimit të përgjithshëm, shkaku i atentatit ishte veprimtaria shkencore e Shuflajt mbi Shqipërinë, e cila nuk përkonte me politikën e qeverisë së atëhershme jugosllave.[19] Qeveria mbretërore nuk kishte hequr dorë nga pretendimet territorjale mbi Shqipërinë. Provë që ky ishte shkaku, është fakt që menjëherë pas atentatit policia shpërtheu banesën e Shuflajt dhe sekuestroi manuskriptet shkencore, ndër të cilat edhe vëllimin e tretë të “Acta Albaniae”[20]. Ky dorëshkrim me vlerë ka humbur.

Nëpërmjet atentatit mbi Shuflajn shkenca kroate humbi një burrë me cilësi jashtëzakonisht të larta intelektuale. Studimeve historike shqiptare iu shkaktua një dëm i pazëvendësueshëm. Shuflaj zotëronte një dije historike dhe të përgjithshme jashtëzakonisht të gjerë dhe të thellë. Krahas njohurive specialistike ai zotëronte njohuri të shkëlqyeshme në një sëri gjuhësh: përveç gjuhës së tij amtare, kroatishtes, ai fliste dhe shkruante rrjedhshëm gjermanisht dhe hungarisht. Në këto gjuhë ai ka botuar punime shkencore. Përveç kësaj, ai zotëronte shumë mirë edhe të dy gjuhët klasike: latinisht e greqisht. Në latinisht ai ka shkruar parathënien e detajuar të “Acta Albaniae” dhe komentarin për dokumentet e veçanta të veprës dyvëllimëshe . Nga gjuhët moderne, ai dinte mirë italishten, frengjishten, anglishten, greqishten e re, dhe shqipen.

Ai konsultonte pa vështirësi literaturën profesionale në të gjitha gjuhët sllave. Në aktivitetin e tij shkencor ai praktikisht i përdorte të gjitha veprat në gjuhën origjinale. Kjo shprehet qartë në punët e tij. Mund të pranohet me siguri që Shuflaj do të kishte kontribuar shumë më tepër në fushën e tij nëse nuk do të ishte vrarë kaq papritur dhe tragjikisht. Ai u shkëput në mes të punës së tij. Ndër të tjera, plani i tij për të botuar një histori të Shqipërisë mbeti i parealizuar. Megjithatë edhe aq sa ka lënë pas, paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor në historinë shqiptare dhe meriton një vëmendje të veçantë.

Aktiviteti i parë serioz i Shuflajt me historinë shqiptare ishte bashkëpunimi i tij në botimin e “Acta Albaniae”. Ai ka dhënë kontributin më të rëndësishëm në këtë vepër monumentale: ai i ka renditur dokumentet në mënyrë kronologjike, ka shkruar një parathënie të hollësishme për Shqipërinë mesjetare, ka përpiluar një hartë gjeografike të Shqipërisë mesjetare dhe ka komentuar dokumente. Nga këto kontribute, ai i definicionit gjeografik dhe etnik të Shqipërisë në mesjetë, i paraqitur nëpërmjet hartës së tij, është një kontribut shumë i rëndësishëm. Edhe komentet e tij të hollësishme për dokumentat janë me vlerë të madhe shkencore. Këtu del në dritë edhe njohuria profesionale e madhe e Shuflajt. Ai ka përdorur të gjitha burimet historike dhe të gjithë literaturën shkencore përkatëse.

Koncepti shkencor gjeografik i Shqipërisë mesjetare përmbledh Malësinë në katërkëndëshin Antivari-Prizren-Ochrid-Valona.[21] Kufijtë e saj të saktë[22] zgjateshin mbi Antibaris (Tivar) mbi qafën Sutorman diagonalisht mbi liqenin e Shkodrës deri në lumin Moraça. Pastaj merr lumin Cem (Cerna) përpjetë, deri tek burimet e tij, mbi Alpet Shqiptare – Bjeshkët e Nemuna , Malin Kainjo (nyja shqiptare) dhe pastaj për tek burimet e Valbonës mbi lumin Erenik. Nën Gjakovë pas Drinit të Bardhë, mbi Prizren, Ljumë Drinin e Zi, respektivisht mbi vargmalin lindor që shkon paralelisht me luginën e Drinit deri në Liqenin e Ohrit, pastaj mbi pjesën perëndimore të liqenit deri në Lumin Devoll, përpjetë Tomorricës drejt lumit Osum, nën Berat, përpjetë lumit Osum, mbi rrjedhjen e përronit të Selcës deri tek kthesa kryesore e Vjosës dhe mbi rrjedhën e Shushicës nën Vlorë për tek bregdeti i Adriatikut. E parë nga pikëpamja historike, në këtë zonë arrin të mbijetojë shtresa e parë etnike e ilirëve dhe trakasve, pasardhësit e të cilëve janë shqiptarët e sotëm, përballë shtresës sekondare (greke dhe romake) dhe përballë shtresës tertiere (sllave).

Shqiptarët përmenden për herë të parë në shek. II pas Krishtit nga Ptolemeu dhe pastaj zhduken nga historia. Në shek. XI ata përmenden përsëri në burimet bizantine dhe për më tepër si banorë të Malësisë midis Skutari, Durazzo, Ochrid dhe Prizren (Shkodrës, Durrësit, Ohrit, dhe Prizrenit) me kështjellën e Krujës në qendër.[23]Që këtu, ata u shpërndanë në rrjedhën e shekujve të mëvonshëm në të gjitha drejtimet.

Rabъnъ i serbët në shek. XII ishte më i madh se “Aλβανον”, “Αρβανον” i bizantinëve në shek. XI dhe Arbanoni i bizantinëve të shek. XIII (1255) ishte më i madh se Rabъnъ i serbëve në shek. XII. Në shek. XIV, princi Karl Thopia sundon zonën nga lumi Mat deri në lumin Devol (Seman) si “Zot i gjithë Shqipërisë” (1381). Në dokumentat raguzane të shek. XV, Antibari (Tivari), manastiri Rtac, Podgorica, dhe Lustica në Kotorr shënohen si territore që gjenden në Shqipëri. Përshkrimet venedikase të shek. XVI e quajnë Shqipërinë vendi nga Dulcigno (Ulqini) deri në Valona (Vlorë).[24] Vendabnimet e shqiptarëve mund ti vësh re edhe në shekujt e mëvonshëm deri në ditet tona, dhe pikërisht në drejtim të Kosovës dhe të Maqedonisë.[25]

Shuflaj mundi ta përcaktonte këtë Shqipëri të kohës paraturke, të skicuar me sukses në këtë mënyrë në bazë të dokumentave që përmban “Acta Albaniae”. Bëhet fjalë për një formacion mesjetar të periudhës nga shek. XI deri në shek. XV. Aspektet e veçanta të këtij formacioni ai i elaboroi në një trajtesë më vonë të hollësishme “Gjendja kishtare e Shqipërisë paraturke”; “Fatet politike të temës së Dyrrahut”; “Qytete dhe kështjella të Shqipërisë”. Konstruksioni i Shqipërisë mesjetare paraturke nuk ishte vetëm një kontribut i rëndësishëm shkencor në një fushë, në të cilën sundonte errësirë e plotë, por edhe një kontribut i rëndësishëm për forcimin e një shteti të ri shqiptar (1913). Puna e Shuflajt provoi se: qe në mesjetë kishte ekzistuar një Shqipëri e përcaktuar gjeografike dhe etnike, një Shqipëri që edhe në ditët tona përbën thelbin e një Shteti autonom. Në vitet pas çlirimit nga sundimi turk, në vitin 1912, ky fakt ishte shumë i rëndësishëm dhe fatal për Shqipërinë.

Vepra “Acta Albaniae” fillimisht ishte planifikuar në katër vëllime. Nga këto e panë dritën e botimit vetëm dy.Vëllimi i parë përmban 834 dokumenta dhe përmbledh kohën nga viti 344 deri në vitin 1344; vëllimi i dytë 812 dokumente që shtrihen nga viti 1344 deri në vitin 1406. Vëllimi i tretë dhe i katërt duhet të përmbanin dokumente nga koha e luftërave kundër turqve deri në vitin 1479, kur Skutari (Shkodra), Kroja (Kruja) dhe pjesë të tjera të Shqipërisë ranë përfundimisht nën sundimin e turqve.[26] Siç e thamë më parë, pak para vdekjes së tij tragjike, ai po përgatiste vëllimin e tretë që ka humbur.

Në lidhjen me aktivitetin e Shuflajt në dokumentet historike është interesat edhe edhe pohimi që bën Jovan Radoniq në veprën e tij “Djuradj Kastriot Skenderbeg i Arbanija u XV veku”. Radoniq përmend që Shuflaj i ka vënë në dispozicion atij materjal nga arkivat e Barcelonës dhe Milanos, për veprën e tij.[27] Është për të ardhur keq që 11 vjet pas vdekjes së Shuflajt, ai nuk dha informacione të tjera se cilat dokumenta nga ato të botuarat ai i ka falë Shuflaj. Unë besoj se kjo do të kishte qenë korrekte për bujarinë së Shuflajt. Përveç kësaj është interesant që të përmendet që Bariq[28] thotë për veprën e Radoniqit që ajo është krijuar kryesisht nga materjali i Shuflajt. Mund të pranohet me siguri të plotë që Bariq ishte i mirëinformuar, sepse ai vetë merrej me albanologji, dhe Shuflaj ishte bashkëpunëtor i Arkivit të tij. Pasi Shuflaj kishte botuar në Arkivin dhe në Bibliotekën e Bariqit “Povijest sjevernih Arbanasa” dhe “Srbi i Arbanasi”, ai bëri të njohur edhe dokumentet aragoneze për historinë shqiptare. Këto dokumente (Aragonski dokumenti za arbanasku povijest, Arhiv za arban. star., knj. II, f. 420) nuk janë botuar.

Një kontribut tjetër të Shuflajt për botimin e teksteve, ishin edhe përpjekjet e tij për të botuar Statutet e qytetit mesjetar shqiptar të Drivastit (Drisht).[29] Për botimin e këtyre statuteve Shuflaj u aktivizua në mënyrë të veçantë[30], por fati i këtij botimi është i paqartë deri tani, ngaqë nuk gjendet asnje ekzemplar gjëkundi.[31]

Trajtesa “Biologji e rracës shqiptare” është një kontribut për etnogjenezën e shqiptarëve. Këtu paraqiten dhe prezantohen madje në plotësi mendimet e disa gjuhëtarëve dhe historianëve për origjinën e shqiptarëve; elaborimet e Shuflajt janë megjithatë një kontribut i mirëfilltë në këtë çështje të komplikuar: Kush janë shqiptarët, nga vjen rraca e tyre? Shuflaj përsërit mendimin e Tunmanit, Hanit, Kreçmerit dhe Majerit që shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe për këtë mbështetet para së gjithash në Gustav Meyer. Nga ana e tij ai ndërmerr një analizë të simbiozës iliro-trake, dhe albano-rumune, mbi bazën e së cilës përpiqet që t’i kundërshtojë ithtarët e origjinës trakase të shqiptareve.

Që shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, për Shuflajn del nga fakti i thjeshtë që ata jetojnë atje ku në antikitet ishin ngulitur ilirët. Një kundërprove historike direkte nuk mund të paraqitet, sepse në histori nuk ka të rregjistruara shpërngulje të reja të shqiptarëve. Gjuha shqipe përmban disa elemente që janë të ngjashme me dalmatishten e vjetjer, d.m.th. me latinishten e bregdetit, dhe nuk janë të ngjashme me rumanishten, që ishte latinishtja e hinterlandit. Ky fakt vërteton që shqiptarët nuk kanë jetuar larg nga bregdeti. Edhe përputhja gjuhësore me italishten e jugut (dialekti i Abruzzia-s, dhe Puglia-s), që gjithashtu bazohet mbi një substrat ilir (mesap), vërteton origjinën ilire të shqiptarëve. Në mbishkrimet mesape, ekziston një përputhje gjuhësore me shqipen dhe mesapët ishin një fis iliro-ballkanik. Mbi bazë të këtyre përshkrimeve, mund të mbështetet sipas Shuflajt teoria e G. Meyer, sipas së cilës shqipja prezanton fazën më të re të një dialekti të lashtë ilir, në një dije shkencore. Megjithatë kjo teori u refuzua ndërkohë nga shumë studiues (Hirt, Weigand, Petersen Georgiev, Barić, Popović) dhe u zëvendësua me një teori të pasardhjes nga trakasit.[32] Për disa studiues (Budimir, Pisani, Çabej)[33] vërtetimi i tezës, që shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, me gjithë marrjen parasysh të elementeve trake në shqipe, vlen në të shumtën e rasteve akoma. Jokli[34] sqaronte që në gjuhën shqipe ka po kaq shumë elemente gjuhësore të ilirishtes sa ç’ka edhe të trakishtes. Në diskutimin për shqiptarët e vjeter, mori pjese edhe Shtatmyleri me një kontribut themelor.[35]

Përputhjet e shqipes me rumanishten, e cila është një gjuhë romane mbi substrat trak (dak), Shuflaj është përpjekur që t’i shpjegojë me anë të simbiozave iliro-trake, zhvendosjes së banesave të rumunëve në rrjedhën e historisë dhe nëpërmjet simbiozave të shqiptarëve me Rumunët në mesjetë. Kufijtë e ilirëve nuk ishin të fiksuar nga asnjë anë. Në periferi të bërthamës ilire kishte që herët përzjerje me popujt fqinjë, ndër të tjerë edhe me trakët. Përveç kësaj fluksi i elementeve trake drejt perëndimit në zonën e Ilirisë, të Shqipërisë së mëvonshme, ka qenë mjaft intensiv. Kështu gjurmët e ndikimit trak mbi elementin ilir në Shqipëri mund të gjenden edhe në mesjetë në disa emra vendesh si Dibra, Debra (Δίρβη, Δερβη), Benda (βενδίς), Ergessi (’Εργισσα), Sappa (Σαπαίοι, Σάπαι). Sidoqoftë kur kolonizimi romak u vendos, elementi trak ishte me siguri një zonë e përzier, që zgjerohej gjithmonë e më shumë në jug. Shtresat e para etnike ishin shtyrë. Më vonë erdhi edhe ndikimi i pushtetit politik romak, i cili nën perandorin Trajan e zhvendosi me dhunë p.sh. fisin ilir të Pirustëve në zonat me ar të Dacies. Zhvendosja e popullsisë mund tëvërehet edhe në faktin që gjatë kryengritjes së Ilirëve kunder Romës nën Augustin, u desh që ta linin brendesinë e vendit një masë e madhe e poullsisë vendase, ndërkohë që gjatë periudhës së migrimeve të popujve, atje mbizotëronte mungesë në njerëz. Bredësia e vendit duket se ka qenë më pak e populluar sesa zona bregdetare. Nën këtë aspekt duhet parë edhe procesi i romanizimit. Në thellësi të vendit, në limesin e Danubit, ku popullsia ishte e paktë, kolonizimi romak e kishte më të lehtë, aq me tepër që ky kolonizim kishte karakter militar. Ushtarët e shumtë që e kishin kryer shërbimin ushtarak, u ngulitën me familjet e tyre. Gjuha latine mundi që të përhapej shpejt dhe në mënyrë të plotë. Në bregdet, ku ishte masa kryesore e ilirëve, mundi që të ruhej gjuha shqipe, sidomos pas imigrimit të sllavëve.

(Përktheu në gjuhën shqipe, plotësoi me referanca

dhe përgatiti për botim

Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies

Budapest)

Referencat:

[1] Bibliografi për Shuflajn: Slavko Cihlar, “Milan Šufflay”, në: Berliner Tageblatt, 26. 2. 1931; Oskar Randi, “Milan Šufflay”, në: Europa Orientale, nr. 12, 1932; The Croatian University Association, Appeal of the Croatian academians to the world of civilization, how the Croatian savant, Professor of University Dr. Milan Šufflay, was murdered by the Serbian royal dictatorship, Zagreb 1931, Franjo Perše, “Milan Šufflay in memoriam-prilikom 25. godišnjice smrti – 18.2.1931”, në: Hrvatska Revija, nr. 4, 1956; Ivan Meštrović, Uspomene na političke ljude i dogadjaje, Buenos Aires 1961, f. 197-219; Josip Horvat, Hrvatski panoptikum, Zagreb 1965, f. 171-230 (Milan Šufflay); Enciclopedia Italiana di Treccani, … etj.

[2] Në botimin e trajtesave “Biologie des albanischen Volksstammes” (Biologjia e rracës shqiptare), “Die Kischenzustände des vortürkischen Albaniens” (Gjendja kishtare e Shqipërisë paraturke), dhe “Schicksale des Themas Dyrrachion” (Fatet e temës së Dyrrahut) Shuflaj përmend që këto janë kapituj të veçantë të një historie të Shqipërisë, në të cilën ai po punonte.

[3] Në trajtesën e tij “Die dalmatinische Privaturkunde” (Dokumenta private dalmate) Sitzungsberichte der Phil.-Histor. Kl. d. kais. Akadem. d. Wiss., Wien, 1904, vëll. 147, Abh.VI, f. 1-166, në faqen 3-5 Shuflaj shkruan që Tade Smiçiklas kishte marrë përsipër redaktimin e vazhdimit të “Codex diplomaticus regni Croatiae, Dalmatiae et Slavoniae,” nga Kukuljeviq pas vdekjes së Raçkit. Së pari doli e nevojshme më vëllimin e dytë të përpunuar ta botojnë përsëri (për një botim të vëllimit të parë ishte kujdesur tashmë Raçki. Si nxënës i Smiçiklasit Shuflaj kishte rastin që të merrte pjesë në parapërgatitjet për botimin e ri të vëllimit të dytë, veçanërisht në mbledhjen e materjaleve dokumentarre deri në vitin 1409. “Kështu m’u ofrua rasti që si shoqërues i tij ose nën udhëheqjen e tij, në shërbim të Akademisë, të hulumtoja pothuajse të gjitha arkivat apo koleksionet e dokumentave në mbretërinë trinitri” – shkruan Shuflaj. Në të dhënat mbi secilin prej arkivave që kishte vizituar, ai përmend arkivin në Zarë: Arkivi i guvernatorit mbreto-perandorak (das Archiv der k.k Statthalterei), Arkivi i murgeshave të Shën Marisë (das Archiv des Frauenklosters S. Maria), dhe koleksionin e dokumentave të bibliotekës publike të Paravisë; në Shibenik koleksioni i dokumentave të françiskanëve, në Split, Trogir dhe Hvar arkivi i kapitullit të katedrales (Domkapitulararchive), në Posedarje pranë Zarës koleksioni i dokumentave të Dukës Bagna. Më tej ai shkruan që për “Die dalmatinische Privaturkunde” ka punuar në Arkivin e Akademisë së Sllavëve të Jugut (Südslavischen Akademie), në Arkivin e Vendit (Landesarchiv) në Zagreb, dhe në atë shtetëror të perandorisë Austro-Hungareze (K.u.K. Staatsarchiv) në Vienë.

[4] Me këtë problem Shuflaj u mor tek “Srbi i Arbanasi”, f. 107-113 dhe në artikullin “U prodornoj zoni pravoslavlja na Jadranu”, në Obzor të datës 7. 4. 1928. Të njejtin artikull ai e botoi në përmbledhjen e tij të eseve “Hrvatska u svijetlu svjetske historije i politike”, Zagreb 1928, f. 52-60. Ekzistenca e “Croatia rubea” vërtetohet nga Thomas Archidiaconus (Kryeipeshkvi Thoma): “Deinde Maritima in duas divisit provintias a loco Dalmatiae, ubi rex tunc manebat et synodus runc facta est usque ad Valerino vocavit Croatiam Albam, quae et inferior Dalmatia dicitur. Item ab eodem loco Dalmatiae usque Bambolanum civitatem quae nunc dicitur Dyrrachium, “Croatiam rubeam” vocavit, quae et superios Dalmatia dicitur.” Shih. V. Mošin, Ljetopis popa Duklanina, Zagreb 1950, f. 54. Punë të tjera mbi këtë temë: Sava Štedimilija, Crvena Hrvatska, Zagreb 1937; D. Mandić, Crvena Hrvatska u svijetlu povjesnih izvora, Chicago 1957, D. Mandić, Rasprave i prilozi iz stare hrvatske povijesti, Roma: 1963, f. 368-375.

[5] Milan Šufflay, Hrvatska i zadnja pregnuća istočne imerije pod žezlom triju Komnena (1075-1180). Zagreb 1902.

[6] Vikentije Makušev, (za tisak priredio Milan Šufflay/ për botim i përgatiti M. Shuflaj), Isprave za odnošaj Dubrovnika prema Veneciji, në: Starine Jugoslavenske Akademije Znanosti i Umjetnosti u Zagrebu, knj. XXX. Zagreb, 1902, f. 335-352, knj. XXXI, (1905) f. 1-275.

[7] Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia, collegerunt et degesserunt Dr. Ludevicus de Thálloczy, Dr. Constantinus Jireček et Drr. Emilianus de Šufflay,, vol. I Vindobonae MCMXIII, vol. II, Vindobonae MCMXVIII.

[8] Milan Šufflay, Die Kirchenzustände im vortürkischen Albanien, në: Vjesnik hrvatskog zemaljskog arhiva, 1915, f. 275-300; po ai: Biologie des albanischen Volksstammes, në: Ungarische Rundschau, 1916, f. 1-26.

[9] Milan Šufflay, Das mittelalterliche Albanien, në: Neue Freie Presse, 28 nëntor 1912; po ai: Die Grenzen Albaniens im Mittelalter, në: Pester Lloyd, 13 prill 1913.

[10] Alba Limi, Konstantin Balšić (1392 – 1402), Zagreb, 1920, f. 1-200. (Shih edhe përkthimin tonë nga kroatishja në gjuhën shqipe: Alba Limi (Milan Shuflaj), Konstantin Balshaj. (Roman historik). Prishtinë: Rozafa, 2010. (Po ai, po aty: “Milan Shuflaj jo vetëm studiues historie – por edhe romansier i zoti”, f. 5-20 dhe po ai, po aty: “Jeta dhe vepra e Milan Shuflajt (Emilianus de Sufflay” 268-275).

[11] Milan Šufflay, “Kulturno stanje na sredovječnom Balkanu”, në: Obzor, nr. 349, 1924; po ai: “Etnički cikloni na Balkanu”, Obzor nr. 16, 1924; po ai: “Nacionalne maglice (sredovječna plemena Albanije i Crne Gore”, në: Obzor, nr. 49, 50, 53, 54, 1924; po ai: “Kulturno stanje na Jadranu”, në: Obzor 24.12.1924; po ai: “Državne jezgrice (sredovječne dinastije Albanije i Crne Gore)”, në: Obzor nr. 105, 106, 107, 108 (1924); po ai: “O važnosti Skadarskog katastika iz god. 1416,” në: Glasnik geografskog društva, Beograd 1926; po ai: “Prasjedioci na Balkanu”, në: Obzor, 1. 5. 1926; po ai: “Vjerske prilike u Albaniji kroz vjekove (katolički sjever i pravoslavni jug u muslimanskoj državi)”, në: Obzor 11. 6. 1926; po ai: “Hrvati u sredovječnom svjetskom viru”, në: Sveslavenski Zornik, Zagreb 1930, f. 214-241; po ai: “Albanija u prošlosti”, në: Hrvatska Revija, nr. 5, 1930.

[12] Milan Šufflay, “Städte und Burgen Albaniens hauptsächtlich während des Mittelalters”, në: Akad. d. Wiss. In Wien, Phil.-hist. Kl., Denkschriften. Bd. 63, trajtim i parë, Vjenë, 1924.

[13] Milan Šufflay, “Povijest sjevernih Arbanasa”, në: Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju. Knj. II. (Beograd) 1924, f. 192-239.

[14] Milan Šufflay, “Srbi i Arbanasi”, në: Bibliotekae za arbanasku starinu, jezik i etnologiju.knj. I. Beograd: Izdanje Seminara za arbanasku filologiju i Biblioteke za arbanasku starinu, jezik i etnologiju, knj. I, 1925: 1-142.

[15] Milan Šufflay, Serbët dhe Shqipëtarët. Përkthyer prej: Zef Fekecit e Karl Gurakuqit, Tiranë 1926.

[16] Milan Šufflay, “Acta Albaniae. Kako da se nastavi njihovo izdanje?” Në: Arhiv za arb. Star., jez. I etnolog., knj. III, 1926: 209-212.

[17] Skulptori i famshëm kroat Ivan Meštrović, i cili kishte njohuri të bollshme për rastin në fjalë, shkruan në librin e tij “Uspomene na političke ljude i dogadjaje”, Buenos Aires 1961, f. 220: “Kada je usred Zagreba ubijen profesor Dr. Milan Šufflay, 18. veljače 1931, nastalo je u gradu veliko uzbudjenje i to ne samo zbog Šufflayeve osobe, nego i radi metoda, kojima se režim služi, da se riješi nepoželjenih ljudi. Saznalo se, da su ga ubili policijski agenti, a naskoro se saznalo i za njihova imena. Ima i drugih indicija, da je Šufflayevo umorstvo uslijedilo na službeni nalog državnih vlasti. Sam kralj je, na primjer, rekao Dru. Svetozaru Rittigu, kad mu je Rittig došao, da se žali na takove metode: – Pa moralo ga se ubiti, jer je on bio talijanski špijun!” Krahaso gjithashtu Josip Horvat, Hrvatski panoptikum, (Milan Šufflay), Zagreb 1965, f. 227; Svetozar Pribitscevitsch, La dictature du roi Alexandre, Paris 1933, f. 84.

[18] Krahaso, Appeal.

[19] Krahaso, Appeal.

[20] Krahaso, Horvat, vepër e cituar: 225.

[21] Krahaso, Šufflay, “Acta Albaniae I, Prolegomena”, f. III: “Namque haec est regio montuosa iacens in quadrangulo Antibaris-Prizren-Achris-Avlona, cuius in puncto illo, ubi diagonales decussantur, Albaniae nomen iam inde ab antiquissimis temporibus florebat.” Shih edhe: Šufflay, Das mittelalterliche Albanien (Shqipëria mesjetare) në: Illyrisch-Albanische Forschungen I., f. 283; po ai: “Die Grenzen Albaniens im Mittelalter (Kufijtë e Shqipërisë në Mesjetë),” në: Illyr.–alb. Forsch. I, f. 292.

[22] “Die Grenzen Albaniens im Mittelalter (Kufijtë e Shqipërisë në Mesjetë),” në: Illyr. –alb. Forsch. I, f. 292-293.

[23] Šufflay, “Acta Albaniae I, Prolegomena,” f. IV: “Nostra sententia nullum est dubium, quin Alanensium natio medio aevo, condensa ceterva itaque aboriginum instar, circa centrum Croense in illa seltem viveret dimensione, in qua nomen albanense circa centrum hocce paullatim potuerit dilatari.”

[24] Šufflay, “Acta Albaniae I. Prolegomena”, f. 3-4: “In fontibus saeculi XI byzantinis “Aλβανον”, “Αρβανον” regiones montuosas inter Scodram-Dyrrachium-Achriden-Prizrenum positas significat”. Rabъnъ Serborum utrumque Polatum, regionem scilicet a lacu Scutarensi ad Drin barz viae Scodra-Prizren se applicantem comprehendens saeculo XII. iam aliquanto maius est Arbano Byzantinorum. At eodem ipso tempore aut paulo post (1225) Arbanum Byzantinorum conceptum eximiae efficit capacitatis versus ortum brumalem (v. AA, no 239). Sed ad regiones etiam meridionales mature iam transit nomen Albaniae, nam Carolus Topia, qui se dominum totius Albaniae (αύθεντης πασης χώρας ’Αλβανου nominat (1381), re vera provintias inter flumina Mat et Dievali in suis manibus tenet, Andreas Musachi autem anno 1319 regni Albaniae marescallus dicitur a pontifice. Regnum Albaniae Andegavernsum saeculi XIII. regiones circa Dyrrachium interdum una cum oppido Croia complectebatur. In actis Ragusinis saeculi XIV. exeuntis Sanctus Sergius in ostio fluminae Bojanae, saeculo XV. Antibaris, Lustica prope Catharum, Podgorica in Albania sitae esse dicuntur. Descriptio quaedam saeculi XVI. Albaniam dicit terram ab Ulcinio usque Aulonem et montem Chimarae se extendum.”

[25] Krahaso: Šufflay, Srbi i Arbanasi, f. 51-68; po ai, “Povijest sjevernih Arbanasa”, në: Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju, knj. II, (1924), Beograd 1925, f. 236-239; Atanasije Urošević, Kosovo, Beograd 1965, f. 68-112 (VI Stanovništvo). Izdanje Srpske Akademije nauka i umetnosti, Srpski Etnografski Zbornik, knj. LXXVIII.

[26] Ky ishte plani origjinal. Në artikullin: Acta Albaniae. Kako da se nastavi nijhovo izdanje? Shuflaj i vuri vetes si qëllim një botim të Acta deri në vitin 1571, d.m.th. deri në vitin kur Venedikasit duhet t’ia linin turqve Tivarin dhe Ulqinin.

[27] Jovan Radonić, Djuradj Kastriot Skenderbeg i Arbanija u XV veku, Srp. Kralj. Akad., Spomenik XCV, Beograd 1942, f. X: “Kada sam mu jednom prilikom rekao da pribiram arhivalnu gradju za istoriju Skenderbega, Šufflay mi je bez daljega ustopio gradju koju je imao, osobito onu iz arhiva u Barceloni i Milanu. Pišući ove retke sa zahvalnošću sećam se ove širokogrudosti prof. M. Šufflaya.”

[28] Henrik Barić, Enciklopedija Jugoslavije, I, f. 164.

[29] Milan Šufflay et Victor Novak, “Statuta et orinationes capituli ecclesiae cathedralis Drivastensis”, në: Biblioteka Arhiva za arbanasku starinu, jezik i etnologiju, knj. IV. Beograd, 1927.

[30] Në “Srbi i Arbanasi” Shuflaj thotë që ky “Unicum” gjendet në pronësi të antikuaristit Laipcigas Hirzeman (Hiersemann). Hirzemani i ka përshkruar statutet e Drishtit në katalogun e tij 438 (qershor 1915), nr. 250 në faqen 43 dhe në katalogun 447 (1920), nr. 33, f. 7. Shuflaj i sugjeron qeverisë së atëhershme jugosllave që ta blinte këtë manuskript dhe ta linte atë të botohej nga akademia e Zagrebit ose e Beogradit. Shih edhe botimin komplet të statuteve të shoqëruar me: fkasimile të origjinalit; transkriptim në latinisht dhe përkthim në gjuhën shqipe: Musa Ahmeti & Etleva Lala. Statutet dhe Urdhëresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit. (Statuta et ordinationes capituli Ecclesiae cathedralis Drivastensis). Tiranë: Shtëpia e Librit OMBRA GVG, 2009.

[31] Sipas hetimeve tona, këto statuta nuk gjenden në asnjë bibliotekë jugosllave apo evropiano-perëndimore. Edhe vetë bashkë-botuesi, prof. Novak, i është përgjigjur pyetjes sime që nuk e ka. Megjithëate, në vitin 2006, ne kemi pasur fatin që dorëshrkimin origjinal të Statutit të Drishtit, ta gjejmë në Kopenhagë të Danimarkës, e në vitin 209 ta botojmë në tërsi. Shih ref. 30, këtu.

[32] Krahaso: Stadtmüller, Forschungen zur albanischen Frühgeschichte, (Studime në historinë e hershme shqiptare), botim i dytë, Wiesbaden 1966, f. 13-15; M. Camaj, Albanische Wortbildung, Wiesbaden 1966, f. 10-25.

[33] E. Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, Tiranë 1960, f. 19-37; Pisani, Origjina e gjuhes shqipe, në: Konferenca e parë Albanologjike, Tiranë 1965, f. 109-116

[34] N. Jokl, Reallexikon für Vorgeschichte I, Berlin 1924, shih edhe: Albaner…

[35] Georg Stadtmüller, “Forschungen zur albanischen Frühgeschichte”, në: Archivum Europae Centro Orientalis, VII, (1941), f. 1-196, Budapest; botim i dytë Wiesbaden 1966 (Harrassowitz).

Filed Under: Histori Tagged With: Prof. Dr. Musa ahmeti

PAL ENGJËLLI, KRYEIPESHKVI I DURRËSIT – MBAN NJË FJALIM PARA SENATORËVE E QEVERITARËVE RAGUSANË MË 25 GUSHT TË VITIT 1461

March 4, 2023 by s p

Portreti i Pal Engjellit nga viti 1468
Portreti i Gjergj Kastriotit Skenderbeut nga viti 1493

Me rastin e shkurarjes së Gjergj Kastriotit Skenderbeut në Pulja të Italisë, në ndalesën që kishin për tre ditë në Raguzë, kryeipeshkvi i sapozgjedhur i Durrësit, imzot Pal Engjëlli, mban një fjalim të mrekullueshëm para Senatorëve e qeveritarëve Raguzanë dhe Gjergj Kastriotit Skënderbeut e shoqëruesve të tij të lartë, ushtarak e fetar, më 25 gusht të vitit 1461. – Pal Engjëlli ishte një “burrë me gjenialitet të madh dhe aftësi të veçanta, i pajisur me njohuri të shkëlqyera në shkrimet e shenjta dhe humane, si në greqisht ashtu edhe në latinisht, shumë i ditur në jetë dhe në seriozitetin e zakoneve, shumë i zjarrtë në fenë e krishterë, të cilin Skënderbeu, për shkak të modestisë së jetës së tij fetare dhe ndershmërisë së tij, e nderonte në maksimum, dhe të gjithë epirotët dhe shqiptarët e dëgjonin dhe e nderonin si një lloj orakulli;” [M. B.].- Fjalimi i cili edhe sot do të ishte model për deputet e politkanët tonë, botohet i tejshkronjëzuar në gjuhë latine dhe i përkthyer edhe në gjuhën shqipe. 

Prof. dr. Musa Ahmeti

Ceneter for Albanian Studies

Budapest

Gjergj Kastrioti Skenderbeu arriti në Raguzë (Dubrovniku i sotëm) më më 24 gusht të vitit 1461, në rrugë për t’i shkuar në ndihmë, mbretit të Napolit, Ferdinadit, i cili ishte në luftë të ashpër me kundërshtarët e tij dhe rrezikonte të humbiste mbretërinë. Në Raguzë, Gj. K. Skenderbeu u pirt me nderimet më të larta nga Rektori i Këshillit të Vogël Raguzan, senatorët dhe finsikët vendas si dhe ambasadori i mbreti Ferdinad, zoti Parapugnano. 

Rektori i Këshillit të Vogël raguzan (Rector Minori Consiglio), më 24 gusht kishe caktuar edhe shtëpinë ku do vendosej Gj. K Skënderbeu, ajo ishte në pronë të fisnikut Junni de Gradi, [Đoni Gardić], të ciliën ky e kishte blerë nga fisniku Luxe Milicich [Luka Miličić]. Që më parë Senati Raguzan kishte caktuar personalitetet më të nderuara të qytetit, që ta prinsin dhe nderonin Skenderebeun. Ata ishin: finsniku me originë shqiptare Pal Llukari (Palladinus de Lucharis) dhe bujari tjetër Nicola de Palmalota, njëherësh Rektor i Këshillit të Vogël.

Së bashku me ushtarakët e lartë, këshilltarët e tij dhe ushtarët, këmbësorë rreth 1500 dhe kalorës rreth 500) ai qëndroi në Raguzë deri me datën 26 gusht. Gjatë këtyre tre ditëve, sipas burimeve arkivore dhe kronikave raguzane, u organizuan takime të nivele të ndryshme qoftë me karakter: ushtarak, ekonomik, tregtar, fetar etj., dhe njëkohësisht u bënë përgaditjet e duhura për udhëtimin me anije, për në Pulje të Italisë.

Është interesat se, pothuajse, të gjithë biografëve, historianëve dhe studiuesve ju ka shpëtuar pa u botuar, një dokument që ruhet në Bibliotekën “Male Braće“ të Dubrovnikut, ku bëhet fjalë për një fjalim, që këshilltari i lartë i Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe njëherësh, perosni kryesor për mardhënje ndërkombëtare, Pal Engjëlli, kishte mbajtur një fjalim para Senatorëve dhe Qeveritarëve të Senatit Raguzan, më 25 gusht 1461, pasdite. Këtë fjalim e përmend Marin Barleti te “Historia e Skenderbeut,” por të tjerët nuk e kanë botuar deri me sot, duke filluar që nga Giacomo Lucari (Jakov Lukarević) [1513 – 1575], e deri te Gj. Berisha, historian i sotëm.

Dokumenti bruimologjik për të cilin e kemi fjalën është në gjuhën latine. Në fund mban datën 25 gusht 1461, dhe si autor Paulus Angelus, Archiepiscopus Duracensis. Duke qenë se ka një përmbajte shumë interesante, një elekuencë në të shprehur, një simbolikë të mrekullueshme, një gjuhë të rrjedhëshme dhe një logjikë të fortë, ku kryeipeshkvi shpreh falëmnderimet dhe konsideratat e tij dhe të Gjergj Kastriotit Skenderebeut, për mikpritjen dhe respektin që treguan raguzanët, duke treguar njohurit e tij të thella historiko-filozofike dhe një oratori pothuajse magjespe, që edhe sot, shumë politikan e deputet shqiptar do ja kishin lakmi.

E botojmë të tejshkronjëzuar në gjuhën latine dhe të përkthyer në gjuhën shqipe, duke mos u ndalur fare te rrethanat politike, ushtarake, zhvillimet nderkombëtare dhe te sukseset e Gjergj Kastriotit Skënderbeut që kishte në Itali. 

***************

TEJSHKRONJËZIMI NË GJUHËN LATINE, SIPAS ORIGJINALIT TË KOHËS 

(15 GUSHT 1461)

Credo equidem Patres conscripti cives optimi atque prestantissimi nullo humano ingenio, sed divino potius urbem hanc, et moenia fundata fuisse ut unicuique mortalium in summa essent admiratione. Quis enim unquam tam eleganti froetum se putavit ingenio? Quis ea doctrine copia? Quis tanta eloquentiae vel arte politus? Vel natura preeditus? Ut eius laudes non explicare sed concipere tamen aut valeat aut audeat. Ragusina enim urbs quae alio quoque digniori nomine Epidaurum dicta est quasi civitas supra omne aurum. Immo omni auro dignior excellentiorque vere recteque Epidaurum appellatum. Nam quae urbs nostrae aetate? Quae civitas huic comparari potest? Ea enim cunctis opibus ac divitiis plena refertaque haec optimis moribus et virtutibus ac disciplinis predita. In ea senatus amplissimus res publica florentissima, patres conscripti et senatores maiestate quadam Augusta et venerabili qui cum omnibus gentibus et populis amicitiam pacem atque concordiam perpetuo servare noverunt.

Quid enim per Deum immortalem urbibus pace melius iucundius vere? Praeterea hic artes omnes liberales philosophia theologia leges caetereque artes et disciplinae vigent.

  Sed quid potissimum de navi factiva de mercatura pacem enim naeterarum urbium et civitatum dixerim, cum quibus urbs vestra non contendere tantummodo sed illas etiam longe superare potest.

  Nam quae maria Ragusini mercatores non navigant? Quas terras ii non permeant? Quae loca tam abdita atque remotissima ad quae non accedant atque penetrent?

  Quid igitur urbe ragusina nobilius? Quid clarius atque praestantius?

  Quae nulli subdita neque obnoxia legibus suis vivit moderaturque.

  Hinc mare inde terram habent agro satis feraci et bene culto atque armoeno fruitur. Insulas scopulos in quibus omnis amoenitas atque cultura reperitur. Oppida munita cum salinis portu satis tuto accomodatoque utitur.

  Sed quid de pietate et misericordia vestra in naufragos profugos exules pauperes ac mercatores dicam? Quid plura de urbe Ragusina nisi. Id quod de Roma, iam olim dici consueverat, asyllum esse mortalium et patriam parique modo nunc de urbe ragusina dicendum.

  Eam esse portum tutissimum confugium et receptaculum omnium mercatorum divitum ac pauperum scholam et magistram omnium virtutum exemplar et lumen bonorum morum decus et ornamentum totius Dalmatiae Illyrici adriatici Aegeique maris.

 Ideo dicendum Ragusium sive Epidaurum ab epidaurensibus divino quidem nutu hoc in loco positum atque fundatum esse.

  Neque forte quis vanum esset vatessi hanc urbem vestram inter caeteras maximas urbes orbis terrae altius caput aliquin elaturam prediceret.

  Et cum his de imperio armis viribus potentia virtuteque certaturam.

Sed quid de liberalitate vestra Patres conscripti de magnificentia et humanitate dicam?

Quis enim unquam mortalium cives egregii et prestantissimi tot et tanta preclara opera totque beneficia vestra in nos dignis satis extollere laudibus possit?

De quibus mihi tacendum satius puto quam pauca dicere vel ea frigide laudare, quia quinto plura de his proferrem eo maiora mihi proferenda essent.

Crederem equidem mihi potius diem quam materiam de futurum. Verum ne omnino ingratus videar pro vestra in nos munificentia ac liberalitate ut cumque et quascumque valeam possiimue pro inopia ac ingenii mei imbecillitate gratias agam. Referre enim minime possim. Itaque in primis tuae serenati Princeps illustrissime tuoque sublimi consilio benignissimoque. Senatui atque reipublicae infinitas ac immortales ago gratias. Deinde vobis cives egregii atque prestantissimi huius almae atque magnificae urbis postremo vobis omnibus cuiuscumque generis gradus et conditionis quibus polliceor (Deum testor, fidemque meam obstringo). Quod ob vestra in nos beneficia collata vosque nomenque vestrum urbisque semper et quoad vixerimus et nomen Epiroticum durabit animis mentibus et cordibus nostris ossibusque medulitus fixa inhaerebunt et in archivo vivoque lapide sculpta atque incisa semper apud nos permanebunt.

Quae nullus unquam casus tollet aut aliquam aetas delebit nosque filiis ac nepotibus nostris iique filiis ac nepotibus suis ea referent atque predicabutn. Quam ob rem in presentiarum deum summum optimumque qui omnium benefactorum ac bonorum operum retributor oprimus est exoramus obsecramusque ut ipse vobis pro tot ac tantis vestris in nos beneficiis condigna merita et aeterna premia retribuat atque condonet. Vos regnum imperium vestrum urbem Senatum rem publicam liberos opes familiam nomen vestrum perpetuo conservet corroboret consolidet atque confirmet.

PËRKTHIMI NË GJUHËN SHQIPE

Në të vërtetë, unë besoj se Etërit mblodhën qytetarët më të mirë dhe më të dalluar, pa talent njerëzor, por më tepër hyjnor, që ky qytet dhe muret e tij u themeluan, në mënyrë që ata të ishin në mrekullinë më të madhe që mund të mendojë çdo vdekatar ndonjëherë. Kush e ka menduar ndonjëherë veten fryt të një gjeniu kaq elegant?  Kush e siguron atë doktrinë?  Kush është kaq i përpunuar në elokuencë apo art? Apo i llastuar nga natyra? Me qëllim që lavdet të mos mund t’i shpjegojë, por megjithatë të jetë në gjendje ose të guxojë të jetë pjellor. Sepse qyteti i Raguzës, i cili quhej edhe me një emër tjetër më të denjë, Epidaurus, është si një qytet mbi flori. Në të vërtetë, më i denjë dhe më i shkëlqyer se çdo ar, prandaj dhe quhet me të drejtë Epidaurus. Për cilin qytet në epokën tonë,  apo cila qytezë mund të krahasohet me të? Sepse ajo ishte plot me të gjitha pasuritë dhe begatitë, të shoqëruara me sjellje, virtyte dhe disiplinat më të mira. Në të është senati, republika më e madhe dhe më e begatë, baballarët e emëruar dhe senatorët me madhështinë e Augustit dhe të nderuarit, të cilët dinin të ruanin përgjithmonë miqësinë, paqen dhe harmoninë me të gjitha kombet dhe popujt.

  Sepse çfarë është vërtet më e pëlqyeshme për qytetet sesa paqja e Perëndisë së pavdekshëm? Për më tepër, këtu lulëzojnë të gjitha artet liberale, filozofia, teologjia, ligjet dhe artet dhe disiplinat e tjera.

Por çfarë duhet të them më shumë për anijen, e cila është efektive në tregti, për paqen e qyteteve dhe të qendrave të lashta qytetare, me të cilët qyteti juaj jo vetëm që mund të konkurojë, por edhe t’i tejkalojë.

Në çfarë detesh nuk lundrojnë tregtarët e Raguzës? Nëpër cilat vende nuk kalojnë? Në cilat vende të fshehura e të largëta nuk shkojnë dhe depërtojnë?

Çfarë është, pra, më fisnik se qyteti i Raguzës? Çfarë është më e shkëlqyer dhe më i rëndësishëm?

Ai nuk i nënshtrohet askujt dhe jeton dhe qeveriset sipas ligjeve të veta.

Nga këtu deri në det kanë një tokë mjaft pjellore dhe që gëzon kultivim të mirë dhe mirëmbajtje, ishuj shkëmborë ku gjenden gjithë sharmi dhe kultura, kështjella të fortifikuara me porte kripe mjaft të sigurta dhe të pajisura mirë.

Por çfarë të them për mëshirën dhe dhembshurinë tuaj për refugjatët e anijeve të mbytura, refugjatët e varfër dhe tregtarët? Po çfarë të them më për qytetin e Raguzës? Dikur, një herë e një kohë ishte zakon të thuhej për Romën, e tashmë për qytetin e Raguzës thuhet se është djep njerëzie dhe vend.

Ajo është porti më i sigurt i strehimit dhe strehimit për të gjithë tregtarët e pasur, dhe shkolla e të varfërve, modeli dhe mësuesi i të gjitha virtyteve, dhe drita e mirësjelljes, stoli dhe dekor i gjithë Dalmacisë, Ilirisë, Adriatikut, dhe detit Egje.

Prandaj duhet thënë se Raguza, ose Epidaurus, me të vërtetë u vendos dhe u themelua në këtë vend nga banorët e Epidaurit, me një dremitje hyjnore.

  Askush nuk do të fliste kot nëse do të parashikonte se ky qytet i juaj do ta ngrinte kokën më lart se pjesa tjetër e qyteteve të mëdha të botës.

  Dhe për këtë unë do të luftoj me fuqinë e armëve, forcën e fuqisë dhe trimërisë.

  Por çfarë të them për madhështinë dhe humanizmin e bujarisë së etërve tuaj?

  Sepse kush do të jetë ndonjëherë në gjendje të lavdërojë mjaft nga qytetarët tuaj të vdekshëm të merituar dhe më të shquar, kaq shumë vepra të shkëlqyera dhe kaq shumë përfitime?

Mendoj se është më mirë për mua të hesht për ta sesa të them disa gjëra ose t’i lavdëroj ftohtë, sepse herën e pestë që do të nxirrja më shumë nga këto gjëra, gjërat më të rëndësishme do të ishin për mua që të nxirrja.

Në të vërtetë, më mirë do t’i besoja ditës sesa çështjes së së ardhmes. Është e vërtetë që nuk duhet të dukem krejtësisht mosmirënjohës për bujarinë dhe bollëkun tuaj ndaj nesh, ndaj ju falënderoj me aq sa mundem, pavarësisht varfërisë dhe dobësisë së intelektit tim, sepse nuk mund të lidhem fare.

  Dhe kështu, në radhë të parë, falënderoj pafundësisht të pavdekshmin princin tuaj të qetë, më të shquarin, dhe për këshillën tuaj fisnike dhe më të sjellshme, senatin dhe republikën.

  Pastaj për ju, qytetarët e dalluar dhe të shquar të këtij qyteti shpirtëror dhe madhështor, dhe së fundi për të gjithë ju, të çfarëdo shkalle dhe gjendjeje, të cilëve u premtoj (Zoti është dëshmitar dhe e lidh besimin tim),  se për shkak të favoret tuaja të bëra ndaj nesh, ju dhe emri juaj dhe qyteti juaj do të jenë gjithmonë dhe sa të jetojmë, dhe emri epirot do të qëndrojë në zemrat tona, ata do të qëndrojnë fort në mendjet, zemrat dhe kockat tona dhe do të mbeten gjithmonë me ne në një arkiv, të gdhendur dhe të prerë në gur të gjallë.

Këto gjëra nuk do t’i heq në asnjë rast dhe asnjë epokë nuk do t’i shkatërrojë, dhe ne do t’ua tregojmë e mësojmë fëmijëve dhe nipërve tanë, fëmijëve dhe nipërve të tyre. Për këtë arsye, ne ju lutemi dhe i lutemi pranisë së Zotit, më të lartit dhe më të mirit të të gjithëve, i cili është shpërblyesi i të gjithë bamirësve dhe veprave të mira, që t’jua shpërblejë dhe t’ju falë meritat e denja dhe shpërblimet e përjetshme për favoret tuaja të shumta ndaj nesh. Ju, mbretëria juaj, perandoria juaj, qyteti juaj, senati juaj, shteti juaj, pasuria juaj, familja juaj, ruani emrin tuaj përgjithmonë, forconi atë, konsolidojeni dhe forcojeni atë.

Në Raguzë, 25 gusht 1461.

Filed Under: Opinion Tagged With: Prof. Dr. Musa ahmeti

HISTORIA E SKËNDERBEUT E MARIN BARLETIT QË DATON NGA VITI 1493 – INKUNABULË … APO FALLSIFIKIM I VITIT TË BOTIMIT?

November 11, 2021 by s p

Portreti i Skenderbeut me vitin e shenuar te botimit 1493, poshte portretit
Frontespici i librit te M. Barletit -nga viti 1493
Shenimi i vitit te botimit 1493, ne faqen e fundit te librit te M. Barletit qe ruhet ne Budapest

Prof. Dr. Musa AHMETI

Center for Albanian Studies – Budapest/

Ksomblla e veprës së Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, që ruhet në bibliotekën universitare ELTE të Budapestit është e vetmja ksombëll e kësaj vepre e njohur deri më sot që përmban edhe vitin e botimit të saj. Një e dhënë e tillë saktëson edhe shumë hamendësime të tjera dhe hap rrugë për shumë pista të tjera studimesh barletiane siç do të shohim më poshtë.

Viti i botimit të një prej librave më të rëndësishëm të Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, ka qenë një prej elementeve munguese në të gjitha ksombllat e njohura deri më sot të këtij libri, gjë që i ka çuar të gjithë studiuesit ta marrin me hamendësim këtë të dhënë duke e nxjerrë atë në mënyrë të tërthortë nga përmbajtja apo nga elemente të tjera të botimit të tij. Sigurisht që hamendësimet e ndryshme kanë çuar në rezultate të ndryshme disa më kryesoret e të cilave do t’i përmendim në vijim. 

Rreth vitit të botimit të librit të Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, është debatuar dhe hamendësuar nga albanologë, historianë, bibliografë dhe specialistë të tjerë, shqiptarë e të huaj, por sigurisht që për aq kohë sa nuk kanë pasur në dorë ksombllën e Barletit ku viti i botimit jepet shprehimisht, duke ju dhënë fund të gjitha këtyre, njëherë e përgjithmonë.

Pra ishte viti i botimit një ndër arsyet kryesore se përse asnjë studiues, albanolog, historian, bibliograf apo bibliotekar, nuk është marrë seriozisht me këtë vepër, për të na ofruar diçka përfundimtare, të saktësuar. Të gjithë ata që duke u marrë me Gjergj Kastriotin Skenderbeun u është dashur të merren edhe me këtë vepër të Barletit dhe me kohën e botimit të kësaj vepre u është dashur të mjaftohen vetem duke shkruar ndonjë radhë, duke hedhur ndonjë ide, duke bërë ndonjë hamendësim, por pa arritur të saktësojnë asgjë.

Është për të ardhur keq që ky libër nuk ka tërhequr vëmendje të mjaftueshme nga specialistët e shkencave të ndryhme për të bërë studime e analiza shkencore specialistike të profileve të ndryshme për të saktësuar të paktën vitin e botimit të atyre tre ksombllave që disponojmë në trojet shqiptare, dy në Shqipëri, Tiranë (B.K.T.) e Shkodër (B.U.L.G.Sh) dhe një në Prishtinë, familja Pacolli. Një analizë e hollësishme e fizikut të këtyre ksomblave si e filigraneve, peshës, cilësisë, rrjetit të letrës, inicialve, portretit si dhe matjeve të sakta të fletëve, portretit, inicialeve, grafemave dhe krahasime të tjera do të kishte ndihmuar me siguri për saktësimin e vitit të botimit të këtyre ksomblave, derisa nuk dihej për inkunabulën e Budapestit nga viti 1493.

Hamendësimet dhe mendimet kryesore që kanë mbizotëruar për vitin e botimit të librit të Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis pluskojnë në periudhën kohore prej vitit 1502 [E. Çabej, Kastritotët. Në: Studime gjuhësore. (Botimi i dytë). Prishtinë, 1988, vëll. V, f. 328] deri në vitin 1521 [Aurel Plasari, Arbëria e Skënderbeut dhe Burgundi i Filipit të Mirë. Në: Skënderbeu dhe Europa. Tiranë, 2006, f. 128, ref. 8]. Megjithatë, si vite më të përafërta, për të mos thënë të sakta, kudo janë konsideruar vitet 1508-1510. Kështu shkruhet viti i botimit i kësaj vepre edhe në pothuajse të gjitha bibliotekat evropiane që e kanë këtë vepër në fondet e tyre, por ka edhe nga ato biblioteka që shënojnë si vit të mundshëm botimi vitet 1506, 1508, 1510, 1520… etj.

Pavarësisht nga sa u tha më sipër, duhet të pohojmë edhe faktin që ka pasur edhe studiues të cilët vitin e botimit të këtij libri e japin jashtë kornizës së sipërpërmendur duke thënë se ky libër mund të jetë botuar edhe në vitin 1493. Këtë informacion, e ndeshim për herë të parë te rumuni, Francisc Pall, Marino Barlezio: uno storico umanista. Në: Melanges d’Histoire Generale. Cluj, 1938, v. II, f. 135-315. 

F. Pall, shkruan se Jovan Popović (Život i viteža kneza Epirskoga Đorđa Kastriota Skenderbega. Opisana Ioannome S. Popovićeme.  Budim, 1828, f. V), dhe Vilmos Franknói, (A Hunyadiak es a Jagellok kora (1440-1526). Budapest, 1896, f. 667) shënojnë si vit botimi të këtij libri vitin 1493, por duke qenë se ata nuk sjellin ndonjë burim të saktë për të mbështetur këtë datë edhe vetë F. Pall e konsideron si gabim vitin 1493. Ky veprim i F. Pallit, deri diku mund të duket i arsyeshëm, sepse përveç këtyre dy autorëve të lartëcekur, të cilët veprat e tyre i kishin botuar në Hungari, të gjithë të tjerët kanë konsideruar si të më të përarfërta vitet 1506-1510. Natyrisht, ka edhe disa hamendësime të ndonjë autori, veçanërisht bibliografi, pa të mbështetura në ndonjë burim të saktë, se viti i botimit mund të lëviz në mes viteve 1508-1522.

Nëse ne shënuam se për vite botimi janë marrë vitet 1502-1521, me theks të veçnatë vitet 1508-1510, këtë e bëmë qëllimisht për të saktësuar se ka pasur edhe më shumë se një rast tjetër kur është thënë se ky libër mund të jetë botuar edhe në vitin 1493. [Para disa kohësh, (23 mars 2009), dr. Aurel Plasari na njofton në vitet 1995-1996, kur kishte punuar në Paris dhe sapo kishte filluar kërkimet bibliografike për Skenderbun, kishte hasur në të dhënën se në tekstet maqdone flitet për një botim të Historia-s së Barletit të vitit 1493, por në Paris nuk kishte gjetur ndonjë informacion për këtë dhe në Shqipëri një të dhënë të tillë nuk i kishte kushtuar kujdes, ose e kishte quajtur “pa gjasë” se mund të ishte e saktë.

Në trojet shqiptare, studiuesi Aurel Plasari është i pari që është marrë seriozisht me analizimin e hamendësimeve për vitin e botimit të librit të Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, duke e vendosur datën e botimit rreth viteve 1515-1522. Duke qenë se informacionin për këtë analizë të Plasarit e gjetëm në internet, për të mos lënë shteg për spekullime dhe duke dëshiruar të saktësojmë edhe një herë këtë informacion, iu drejtuam vetë Plasarit me një letër nga Budapesti, më 30 maj 2008. Dr. A. Plasari pati mirësinë, gjë për të cilën e falënderojmë publikisht, të na përgjigjet menjëherë, duke na dërguar një informacion të thukët dhe shumë interesant, të cilin e sjellim në vijim, meqenëse e konsiderojmë si një kontribut të çmuar rreth debatit për vitin e botimit të librit të M. Barletit.

Aurel Plasari shkruan: “Në librin tim “Skënderbeu. Një histori politike”, tanimë të faqosur, në një nga shënimet përfund faqeve në Hyrje-n kam vërejtur – pa mbajtur qëndrim timin për datimin, sepse më duket punë fort e vështirë – çfarë po e bashkëlidh (in attachment) këtu. ‘84 Vetë botimi i parë i Historisë së Barletit nuk mban vit botimi (absque anno), përpos një shënimi për botuesin-shtypshkruesin në fund të librit “impressum Romae per B. V.”. Për ç’i takon vitit të botimit, ata që kanë menduar se ndërkoha 1506-1510 është “caktuar nga Noli” (Çoba & Prela: Albanica, nr. 3) janë gabuar. Hamendja për një ndërkohë të mundshme botimi rreth 1508-s duket ta ketë zënë fillin te bibliografi i botimeve të shekujve XV-XIX, Brunet: Manuel du libraire, I, 658, si vijon: “Hamendohet që dy shkronjat V. B. duan të thonë Bernardinus Venetus de Vitalibus, shtypshkrues që shtypte në Romë më 1508, por që kishte realizuar tanimë në Venedik, më 1504, veprën e Barletit Mbi rrethimin e Shkodrës, in-4”. Kjo hamendje është bartur tradicionalisht. Noli: Gorge Casitrioti, 78-79, ka pranuar si vite të mundshme botimi të saj ndërkohën 1506-1510. Edhe Pall, Gegaj, Buda dhe thuajse gjithë skënderbegologët e tjerë, deri te Frashëri dhe Biçoku sot, kanë pranuar si ndërkohë të mundshme botimi 1506-1510 ose 1508-1510. Duke u nisur nga një ndryshim shkronje shtypi në këtë botim, së fundi Norton: Italian printers, 103-104, e ka zhvendosur shtypjen e tij mes viteve 1515 dhe 1522. Si kufi i fundit i të qenit të autorit (Barletit) në jetë, ose së paku në mundësi pune, është marrë viti 1512, kur mbarojnë shënimet në veprën e tij Compendium (shih); por nëse pranohet që Compendium-i është vepër apokrife me burim Engjëllorët (gli Angeli) e Italisë, sikurse mendohet tanimë, kufijtë kohorë ndërlikohen edhe më. Kështu si paraqitet, çështja nuk mund të quhet e mbyllur.’” 

Pra, A. Plasari kishte shumë të drejtë për një ndërlikim të kufijve kohorë të botimit të librit të M. Barletit. Në fakt, nuk ishte i pari Norton (F. J., Norton, Italian printers, 1501-1520. An Annotated list, With an introduction by F. J. Norton, under-Librarian, University Library Cambridge. London: Bowes and Bowes, 1958) ai që shënoi në f. 104, të studimit të tij, vitina 1522, sepse një gjë tillë e kishte bërë shumë më herët, përkatësisht në vitin 1909, Prince d’Essling (Les Livres a figures Vénitiens de la fin du XVe Siècleet du Commencement du XVIe. (Études su l’Art de la Gravure sur bois a Venise). Seconde Partie. Ouvrages impromés de 1501 à 1525. FLORENCE: Libraire Leo S. Olschki 4, Lungarno Acciaioli; PARIS: Libraire Henri Leclerc 219, Rue Saint-Honoré, 1909), i cili në blenin e dytë, të vëllimit të dytë, të veprës së tij, (vëll. II/2), f. 527, shënon si vite të mundshme botime periudhën kohore 1508-1522.

Shënimi i Francisc Pall-it, na bëri që të kërkojmë në biblioteka dhe arkiva hungareze, ekzistencësn e mundshme të një informacioni që përmendin J. Popović dhe V. Franknói. Rezultatet nuk munguan. Pas disa kohësh, në Biblioteken Universitare, ELTE të Budapestit arritëm të kishim në dorë, librin e Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, ku në dy vende të ndryshme, poshtë portetit dhe në kolofon   (faqen e fundit) ishte shënuar viti i botimit, 1493. Një vit i tillë automatikisht e klasifikon veprën e Barletit si inkunabulë.

Përshkrimi fizik i inkunabulës së Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, nga viti 1493

Kopertinat e inkunabulës janë prej lëkure ngjyrë kafe dhe datojnë nga mesi i shekullit XVIII . Të dy kopertinat janë pa dekorime. Kopertina e parë është e dëmtuar nga koha (krimbi) në fund majtas. Kurrizi është i ndarë në 8 (tetë) gishtërinj proporcionalë. Brenda gishtërinjve ka dekorime floreale të praruara me flori, të gjitha identike. Në të ndarën e dytë ka këtë shënim me grafema të praruara ne flori:

           HISTORIA:/

           DE VITA/

           SC ANDER:/

    BEGI/

Në kapakun e brendshëm të kopertinës së parë kemi këto shënime: lart në të majtë, shkruar me pendë me ngjyrë kafe: XLII. A, menjëherë më poshtë, është shkruar me laps plumbi në kohët moderne: fol. 558, pastaj në fund të faqes majtas: me laps plumbi, e njëjta dorë si më lart: Koráblan: Inc. 465, poshtë këtij rreshti është një etiketë e bardhë që mban këtë shënim: BUDAPEST, Vet. 13/35. Të dy fletët (4 faqet) në vijim janë boshe, dhe janë të kohës së lidhjes së librit aty nga mesi i shek. XVIII. Nuk kanë shenja filigrane, por kanë ndarjet vertikale në 9 (nëntë) kolona (fusha).

Inkunabula ka dy lloj pagjinimesh: njërin origjinal me numra romakë, si të gjitha kopjet e tjera që njohim deri tani, dhe tjetrin të kohës moderne, me vulë, me numra arabë që fillojnë nga nr. 1r dhe përfundon me nr. 163r.  Në pagjinimin e dytë (modern) është llogaritur edhe frontespici, faqet e indeksit dhe portreti; f. Ir, e origjinalit, korrespondon me f. 5r të pagjinimit të ri, etj. dhe f. CLIXr e origjinalit me f. 163r të pagjinimit të ri. 

Inkunabula është restauruar. Kjo gjë vërehet lehtë nga letra në të djathtë të secilës faqe e cila mesa duket ka qenë e dëmtuar nga lagështia.

Frontespici është i shtypur në dy  ngjyra, kuq e zi, sikurse edhe ksomblat e tjera të librit të Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis. Në të djathtë brenda kuadratit të titullit, ka vulën e bibliotekës ELTE, e brenda që mund të lexohet teksti: BIBLIOTH.REG.SCIENT. VNIVERSIT. HVNGARICÆ., dhe poshtë vulës, në të djathtë, jashtë kuadratit të titullit, është firma e botuesit Bernardinus de Vitalibus, e shkruar me ngjyrë të kuqe, e cila është mjaft e dëmtuar, por ne kemi arritur ta lexojmë me ndihmën e rrezeve ultraviolet. Frontespici është i dëmtuar dhe është pothuajse i shkëputur nga lidhja me kopertinën dhe pjesën tjetër të tekstit. Po ashtu frontespici është i dëmtuar (grisur) poshtë në të djathtë, menjëherë pas përfundimit të fjalës Privilegio. (shih ilustrimin). Në frontespic, lart, menjëherë sipër titullit kemi të shënuar signaturën aktuale të librit në Bibliotekën ELTE: Ant. 1308, me laps plumbi dhe menjëherë në vazhdim, kemi të shënuar po ashtu me laps plumbi signaturën e  vjetër: Vet. 13/35.

Viti 1493 poshtë portretit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe 

dallimet me portretet tjera 

Portreti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ashtu si edhe në dy botimet e mëvonshme (1508 dhe 1522) është në f. 4v. Sipër portretit, në hapësirën e parë, aty ku te portretet tjera vendi është bosh, ka këtë shënim: Obiit. Anno Domini 1466 XVI. Kalend. Februar. Ætatis A°. 63. Imperii verò XXIV. (Shih ilustrimin që botojmë në vijim). Poshtë portretit në hapësirën e fundit, që te faqet e botimeve të tjera është boshe, kemi të shënuar në mes të gjethit të parë dekorues14 dhe menjëherë pas gjethit të dytë dekorues 93, ose më saktë: I4. |SIGNOR . SCANDER BEGO||  93. (Shih ilustrimin që botojmë në vijim). 

Pra, për herë të parë, në një ksombël të librit të Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, gjejmë të shënuar vitin e botimit, 1493. Pos shënimt të vitit të botimit, dhe shënimit sipër portretit, kemi edhe disa ndryshime të tjera në portret, nga botimet e mëvonshme. 

Një ndryshim tjetër janë gjethet dekorative, forma e tyre, para dhe pas vitit 1493, por ndryshim edhe më të rëndësishëm fizik kemi në portetin (gravurën) e Gj. K. Skënderbeut: në këtë botim portreti i Skënderbeut na paraqitet i shtrirë në tërë faqen. Hapësira midis portretit dhe margjinave boshe te ky botim janë fare të vogla, p.sh. ajo poshtë portetit pothuajse nuk ekziston fare. (Shih ilustrimin që botojmë në vijim).

Ndryshimet në frontespic të  librit të M. Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, nga ELTE, me botimet e tjera

Frontespici i librit të Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, botim i vitit 1493 që ruhet në Bibliotekën e universitetit Eötvös Loránd (ELTE), të Budapestit, ka ndryshime në tekst. Këto ndryshime, janë vetëm në këtë inkunabulë dhe nuk ndodhen në asnjë prej 32 librave-antikuarë të tjerë të Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, të cilat i kemi konsultuar deri më sot. 

Disa nga ndryshimet e frontespicit janë si më poshtë: 

a). Rreshti i 3 i tekstit poshtë titullit, te fjala: Apostolice, është grafema “e” fundit e cila dallon te botimet e tjera; 

b). Në rrreshtin 10 të tekstit te fjala Interprete, grafema e fundit “e” dallon nga botimet e tjera, ku në vend të “e” është shënuar: “a”;

c) Te rreshti i parafundit, në fjalën magnis ndryshon grafema e parafundit e fjalës që është “i” te botimi i ELTE, ndërsa te botimet e tjera është “u”. 

d) Ndryshim tjetër kemi në dimensionet e faqes së frontespicit. 

Pra kemi tre ndryshime të theksuara, të cilat nuk kanë mundur të ndodhin rastësisht apo si gabime të tipografit-shtypshkruesit, por janë dallime të botimit të parë të inkunabulës së librit të Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, nga viti 1493.

Ndryshimet në kolofon   (faqen e fundit)  të  librit të M. Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, nga ELTE, me botimet tjera

Përveç ndryshimeve në frontespic, te portreti i Gjergj Kastritotit Skenderbeut në f. 4v, libri i Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, ka ndryshime shumë të rëndësishme edhe në kolofon   (faqen e fundit të librit).

Ndryshimi thelbësor dhe shumë i rëndësishëm është se edhe këtu, për herë të parë e gjejmë të shënuar vitin e botimit ë inkunabulës së Marin Barletit, përkatësisht vitin 1493 me numra romakë: M.CCCC.XCIII. Pra, për herë të dytë, në këtë inkunabulë shënohet viti i botimit në dy forma të ndryshme, gjë e zakonshme kjo edhe për inkunabulat e tjera që na janë ruajtur nëpër biblioteka e arkiva të ndryshme. 

Viti i botimit M.CCCC.XCIII., kësaj radhe është shënuar në f. CLIXv, pra vetëm në këtë ksombël të njohur deri me sot. Shënimi i vitit vjen menjëherë pas vendit të botimit: Rome dhe inicialeve të botuesit: B. V.. Në botimet e mëvonshme nga vitet 1508 dhe 1522, nuk është shënuar fare viti i botimit.

Shënimi i vitit të botimit të inkunabulës së Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, për albanologjinë dhe historiografinë shqiptare ka rëndësi të jashtëzakonshme: 

E para, kjo është inkunabula e tretë prej autorëve shqiptarë, të njohura deri me sot. Dy autorët shqiptarë që kanë shtypur inkunabula dhe na janë ruajtur deri me sot janë: Marin Beçikemi dhe Michael Marullus Tarchaniota, Hymni et epigramata. Florenz: Societas Colubris (comp. del Drago), 1497.

E dyta, saktësohet viti i botimit, 1493 i kësaj inkunabule, që është botimi i parë, por kemi arritur të saktësojmë edhe dy ribotime të mëvonshme po të kësaj inkunabule, në vitet 1508 dhe 1522. Ndërsa për vitin 1508, ka pasur shumë hamendësime, sepse shpesh shënohej si vit botimi edhe viti 1510, për vitin 1522, askush deri më sot shprehimisht nuk e ka theksuar si vit të ribotimit të tretë të librit të Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis. 

E treta, saktësohet se M. Barleti, ka shkruar: “Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis” para librit të dytë të tij, i llogaritur si libër i parë deri me sot: “De Obsidione Scodrensi–ad Serenissimum Leonardum Laurentanum Aristocratiae Venetae principem. Conciones variae a Moumathe Turcharum principe et ab aliis militiae praefectis artificiosae compositae. Libri tres. Venetiis: Bernardinum Vitalibus, 1504, etj.

E katërta, vërtetohet se B. Vitalibus, shtypshkruesi me origjinë shqiptare i veprës në fjalë, e kishte filluar veprimtarinë e tij botuese shumë më herët sesa viti 1494 siç konsiderohet deri më sot nga historianët dhe bibliografët.

Në kolofon   të inkunabulës së Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis,nga viti 1493, ka edhe ndryshime të tjera përveç shënimit të vitit të botimit. Disa nga këto ndryshime janë: a) në rreshtin e parë, menjëherë pas fjalës së parë, është shënuar grafema “M” për vitin njëmijë, që nuk është e shënuar të dy ribotimet e mëvonshme nga vitet 1508 dhe 1522. b) ndryshim tjetër kemi në rreshtin e tretë, përkatësisht në fjalën e 5 (pesë) nga e majta, që është shënuar në inkunabulë: “barbam” ndërsa në dy ribotimet nga vitet 1508 dhe 1522 është shënuar: “barbara”. Ka edhe ndryshime të tjera të shumta të cilat lexuesit dhe studiuesit mund t’i gjejnë me lehtësi në faksimilet që po botojmë në vazhdim. Këto ndryshime kanë të bëjnë p.sh. me: shenjat e pikësimit, format e grafemave, madhësinë e tyre, paraqitjen grafike, gjerësinë e margjinave, etj. etj.

Ndryshimet e inkunabulës nga viti 1493 me ksombllat tjera si: filigranes, shenjat e fijve (rrjetës), dimensionet e ksomblave, dimensionet e letrës, pesha (gramatura) e letrës, cilësia e letrës, inicialet

Ndryshimeve të cekura më lartë, ju shtohen edhe disa elemente tjera shumë të rëndësishëm dhe pothuajse të padiskutueshëm, siç janë: filigranes, shenjat e fijeve (rrjetës), dimensionet e ksomblave, dimensionet e letrës, pesha (gramatura) e letrës, cilësia e letrës, inicialet etj. të cilat i kemi analizuar një për një duke bërë krahasimet e duhura në mes të inkunabulës nga viti 1493, me 31 ksomblat tjera nga viti 1508 dhe një ksomble nga viti 1522, të cilat kemi pasur rastin ti studiojmë.

Problemi i përcaktimit të autorësisë dhe të datës së krijimit të një dokumenti të shkruar dhe në këtë kontekst edhe ekzaminimi i një dokumenti të caktuar, është i vjetër po aq sa edhe vetë shkrimi. Megjithatë ashtu si çdo gjë tjetër që ka nevojë për kohë e për maturim, edhe ky aspekt i shkrimit pati nevojë që të kalonte në shkallë të ndryshme evoluimi gjersa të krijohej një sistem i plotë kriteresh dhe vetë ekzaminimi i dokumentit të shndërrohej në një shkencë më vete, që nuk lë më hapësirë për hamendësime në gjykime të këtij lloji.   

Krahas njohurive paleografike, ku dorëshkrimi është kriteri më i njohur dhe gjerësisht i përdorur, për përcaktimin e saktë të datës së një letre-dokumenti, sot përdoren edhe cilësia e prodhimit të letrës (pesha, gramatura), dimensionet, shenjat e fijve (rrjetës), pothuajse të padukshme me shikim normal, dhe filigranes – shenjat e ujit. 

Filigranes apo shenjat e ujit

Filigranes (Watermark, angl.; Wasserzeichen, gjerm.; le filigrane, fren.; filigrani, ital.; filigranos, span.; vodjanoj znak, rus.; vodoznačka, çek.; vodeni znak, kroat.; znaki wodne, pol.; shenjat e ujit, shqip, etj) është figurë, grafemë apo shenjë e dallueshme në letër, që duket qartë vetëm kur pas letrës vendosim një burim drite. Quhet shenjë uji sepse shenja në letër duket sikur ajo pjesë të jetë e lagur nga uji. Shenja krijohet me anë të fijeve të metalit të cilat ngjiten në letër dhe në momentin kur shtypet letra konturet e shenjës (gjurmës, fotografisë, gravurës, grafemës) dalin më të holla për shkak të shtypjes më të madhe që krijohet nga fija e metalit. Është pak a shumë një proces i ngjashëm me punimet e metaleve të çmuara, psh. të floririt, prandaj edhe quhet filigranes. Në fakt, ky term, nuk është gjithpërfshirës, përkundër përdorimit zyrtar, por më afër përmbajtjes së tij është p.sh. termi në gjermanisht “Papierzeichen” (shenjë letre), spanjisht “markas transparentes” (shenjë transparente), italisht “marche, segni,” latinisht “signum” etj. 

Për herë të parë filigranes janë përdorur në Bolonjë në vitin 1282, dhe qëllimi ishte që të letra e prodhuar aty të mos ngatërrohej me letrën e prodhuar gjetkë. Që nga paraqitja e parë e filigranes në vitin 1282, përdorimi i tyre është i pandërprerë si kur prodhimi i letrës bëhej në mënyrë manuale ashtu edhe me aplikimin e teknologjisë shkencore moderne. Në ditët e sotme, filigranes kanë një përdorim të pakontestueshëm në filateli, në kartëmonedha e në dokumente ekskluzivisht shtetërore, etj. 

Të gjitha filigranet e lashta, janë të thjeshta dhe të shenjuara me fije metali dhe nuk paraqesin ndonjë punim estetik me vlerë të veçantë. Me kalimin e kohës, filigranes, përsosen duke arritur një shkallë të lartë saktësie, bukurie dhe cilësie, kombinime të elementeve të shumtë dhe të ndryshëm nga fusha të llojllojshme. Filigranet e shenjuara në letër gjatë shekujve, është e pamundur të fshihen, ndryshohen ose plotësohen, përkundër zhvillimit të shkencës së sotme dhe përdorimit të përbërjeve të ndryshme kimike. Kjo është e veçanta e tyre dhe ajo që i bën të dallueshme për gjatë gjithë historisë që nga aplikimi i parë i tyre e deri në ditët e sotme.

Vendosja e filigranes në letër, ka ndërruar pozicion gjatë historisë shekullore të aplikimt të tyre. Fillimisht filigranes janë vendosur në këndet e letres, poshtë ose lart, pothuajse çdoherë djathtas, e në raste tepër të rrallë vendosej edhe majtas, gjë që ndodhte kur kishte porosi ekskluzive të shtypshkruesve për një gjë të tillë. Nga gjysma e dytë e shek. XV, filigranes filluan të vendosen në mes të letrës (fletës), por nuk përjashtohet edhe aplikimi i tij poshtë e lart në këndet e letrës: filluan pra të aplikohen vetëm tre pozicione të vendojes së filigranes në letër. Në Venedik dhe Gjenovë, që prej shek. XV, filigranes vendosen në këndin e poshtëm të letrës, në atë pjesë që është e pashkruar, përkatësisht në marginë. 

Në vitin 1562, në Gjenevë, botohet një rregullore se ku duhet të vendosen filigranes. Në të thuhet saktësisht se duhet të praktikohet kryesisht vendosja e filigranes në njërin kënd: poshtë ose lart dhe gjithmonë djathtas, që të mos pengohen teksti, ilustrimet, inicialet, tabelat etj, e dorëshkrimeve, dokumentave dhe ilustrimeve. Në kohët moderne, filigranes vendoset në pozicione të ndryshme, sipas funksionit dhe qëllimit që ka, por dominon aplikimi i tij në mes të faqes, ku shpesh shenohen edhe inicialet ose emri i prodhuesit.

Zgjedhja e paraqitjes së simboleve të ndryshme të filigranes nuk ishte punë e lehtë për prodhuesit e letrës, përkundrazi, kërkohej mjeshtri por edhe përgjegjësi e plotë e tyre, sepse paraqitja e një elementi simbolik, kishte vlerë alegorike dhe dykuptimësia e tij shpesh mund të sillte probleme dhe keqkuptime. Ka raste kur në shenjat e filigranes janë vendosur simbolet e shoqërive të fshehta, urdhërave fetarë, dhe organizatave të ndryshme. Simboli më i vjetër deri sot i njohur i filigranes, ai që daton nga viti 1282, është fetar, monogrami i kryqit, element ky që vazhdoi të ishte shumë i shpeshtë deri në fund të shek. XV, pothuajse te të gjithë prodhuesit e letrës që aplikonin filigranes. Po ashtu “numri 4” është element i shpeshtë i periudhës që përfshin shek. XIII-XV, numër ky që përdorej për të shënuar armët, kafshët etj, por edhe si monogram i shkurtër për fjalinë: “in hoc signo vinces.” Përkundër të gjitha funksioneve të tjera, pothuajse të gjithë specialistët, studiuesit dhe historianët janë të mendimit se përdorimi i filigranes në letër, ka funksion dallues dhe mbrojtës të prodhuesit, për të shmangur keqpëdorimet e ndryshme si dhe si element garantues për cilësinë dhe në të njëjtën kohë si moment kyç për saktësimin e datimit të vitit të letrës. Shenja të tilla mbrojtëse nuk janë karakteristikë vetëm e letrës, por edhe e prodhimeve të tjera të ndsyhme, artizanale, por edhe seriale. 

Në manuscripte, dokumenta dhe libra të shypur, jo rrallë ndeshim në dy apo më shumë filigranes! Një gjë e tillë, sipas specialisteve të filigranologjisë, ka ardhur si pasojë e përdorimit të dy apo më shumë llojeve të letrës së prodhuara nga fabrika të ndryshme. Një veprim të tillë, përdorimin e disa lloj letrash të ndryshme, botuesi e ka bërë me qëllim që të krijonte një mbrojtje të dyfishtë për produktin e tij (dorëshkrimin, dokumentin apo librin) ose me kërkesen e autorit. Ka edhe raste kur një veprim i tillë ka ardhur nga pakujdesia e punëtorëve gjatë transportimit të letrës nga depot e shtypshkronjës. Një tjetër moment është edhe paraqitja e të njëtit simbol filigranes, por në forma dhe dimensione të ndryshme! Për raste të tilla mendohet se kemi të bëjmë, kur një prodhues ka përdorur mjeshtra të ndryshëm të shënjimit të filigranes gjatë prodhimit të letrës. Secili nga këta mjeshtra e ka realizuar simbolin e dhënë për filigran në mënyrën e tij. Natyrisht, që gjatë punës së tyre, prodhuesit e letrës kanë përdorur disa lloj filigranes, për cilësi të ndryshme letre, si shenja dalluese për punën e tyre profesionale. Të dyja rastet e mësipërme, si atë të një libri me më shumë se një filigranes në fletët që e përbëjnë atë, ashtu edhe filigranes të njejtë por me realizim e dimensione të ndryshme i ndeshim te libri i Marin Barletit, Historia de vita…. Edhe rastin e tretë atë të filigranes të ndryshme për cilësi të ndryshme letre e ndeshim te historia e Skënderbeut e M. Barletit, ku më shumë se një herë na paraqitet letër me peshë të ndryshme në gramaturë.

Filigranes gjatë historisë

Filigranes në librat e shtypur ndeshen për herë të parë në Angli dhe Gjermani. Botuesi i parë që i përdori filigranet në botimet e tij ishte anglezi Caxton, nga fundi i shek. XV shkruan Jon Lewis, në vitin 1737, edhe ky i pari studiues që merret me historinë e filigraneve. Ndër gjermanët debati shkencor për filigranes filloi në vitin 1736 me J. Hering i cili shkruan studimin e tij “Unvorgreifliche Gedanken.” Lewis, boton 20 shenja filigranes, të cilat ribotohen nga Joseph Ames në vitin 1749 dhe W. Herbert në vitin 1785. Në Zvicër, për filigranes i pari debaton Samuel Engel në vitin 1741. 

Interesi për shenjat e filigranes rritet në fundshekullin e XVIII, dhe veçanërisht, për librin e shtypur, për të saktësuar vitin e botimit të parë, të dytë apo të tretë të një libri. Nga kjo kohë shquhen punimet e Breitkopf 1784, Sir John Fen 1787, Schwartz 1793, Samuel Denne 1795, Camus 1799, Fischer 1801, Koning 1816, etj. 

Koleksioni i parë i rëndësishëm i shenjave filigranes botohet në Paris në vitin 1808, nga Jansen dhe përmban 287 fotografi (skica, ilustrime, por edhe fotografi origjinale) të filigranes, të cilat ishin të zvogëluara dhe jo në formatin origjinal të tyre. Samuel Denne, është i pari që bëri datimin e dokumentave në bazë të filigranes (S. Denne, Observations on Papers, 1795), për ta vazhduar Goth Fischer (G. Fischer, Beschreibung typographischer Seltenheiten, 1801) dhe A. Ebert në vitin 1820 (A. Ebert, Die Bildung des Bibliotekars, Leipzig). Ndërsa te rusët është I. Laptev, që debaton për filigranes, në vitin 1824, duke nxjerrë 145 shenja filigranes për periudhën kohore 1439-1700. 

Përfundimisht në shek. XIX fillojnë të bëhen kërkime dhe hulumtime shkencore për filigranes dhe nga kjo kohë kemi botime të koleksioneve shumë të mëdha dhe tepër të rëndësishme për këtë shkencë të re. Hassler në vitin 1844 dhe F. Gutermann në vitin 1845 debatojnë për prodhimin e letrës së vjetër të lanenog-it. Po në vitin 1844, rusi K. Tromonin, boton një koleksion të jashtëzakonshëm filigranes prej 1.493 shenjash, ku 287 i kishte përshkruar nga Jansen-i, ndërsa në vitin 1845, Sotheby, boton koleksionin prej 600 filigranes, duke i plotësuar ato në vitin 1868 (Londër) edhe me 500 shenja të reja filigranes. Botimet e koleksioneve vazhdojnë, kështu në vitin 1868, francezët Midoux e Matton botojnë 600 filigranes nga dokumentet e shek. XIV-XV që ruheshin në arkivat franceze; holandezi Stoppellar në vitin 1867 boton 265 filigranes dhe belgët Piot e Pinchard, në vitin 1872, botojnë 1.544 shenja nga arkivat belge. Në vitin 1881, A. Zonghi, përfundon koleksionin e tij të filigranes të cilin e paraqet në një ekspozitë në vitin 1884. Ky koleksion, shumë i rrallë dhe i veçantë, përbëhet nga 1.887 shenja filigranes për 306 vitet e prodhimit të letrës në Fabriano të Italisë. 

Gjatë këtij shekulli, Franca ishte qendra e debateve dhe botimeve të veçanta për shkencën e filigranes, ku veçojmë: Ch. M. Briquet-in, i cili merret me studime të specializuara për historinë e letrës dhe atë për fillimet dhe përbërjën e saj, që nga koha e përdorimit tek arabët, e ashtuquajtuara “bombicine” për të cilën më parë ishte menduar se është prodhuar nga pambuku, por Briquet (dhe austriaket J. Karabaček e J. Wiesner, në të njëjtën kohë, por në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri), arrin të dëshmojë se ajo ishte prodhuar nga fijet e litarit, sikurse më vonë edhe letra europiane. Me vlerë është edhe studimi për prodhimin e letrës në lindje në shek. X-XIV, me një teknikë tjetër nga ajo e mëvonshmja në perëndim, dhe ishte vetëm teknika e re e perëndimit e cila mundësoi që të viheshin në letër shenja filigranes, në vitin 1282, pra fundshekulli i XIII, etj. 

Studimet e filigranes janë të ndara në tre kategori sipas specifikave të ngushta: a) sipas kriterit regjional, b) sipas ikonografisë së filigranes dhe c) sipas kronologjisë. 

a). Sipas kriterit të parë, atij regjional, elementi më i rëndësishëm është historia e prodhimit të letrës në vende të ndryshme, duke studiuar specifikat e veçanta të çdo vendi veç e veç si dhe elementet e përbashkëta me vende të ndryshe. Rezultate inkurajuese janë arritur veçanërisht në: Zvicrër, Itali, Francë, Poloni, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Austri, Rusi, Hungari, Kroaci, etj. 

b). Sipas kriterit të dytë, atij ikonografik, del që studimi i filigranes është i pamundur nëse nuk analizohen dhe studiohen shenjat e veçanta në letër, p.sh. figurat e ndryshme të kafshëve, shpezëve, por edhe ato abstrakte dhe të tjera të veçanta, p.sh, çelsi, numrat, grafemat, etj. 

c). Kriteri i tretë, ai i kronologjisë, ka rëndësi parësore, sepse përmes tij mund të përcaktohet viti i futjes në përdorim të një shenje – filigranes të veçantë, duke gjetur pastaj, vendin, por edhe duke zbërthyer ikonën dalluese. Elementi i kronologjisë, përdoret shumë shpesh te datimi dhe përcaktimi i elementeve të tjera tek inkunabulat duke saktësuar vitin e botimit, përkatësisht të prodhimit të letrës, pastaj vendin e prodhimit ose edhe prodhuesin konkret, deri te i cili arrijmë përmes ikonës së caktuar, të cilën ai prodhues e ka përdorur në vitin e caktuar, gjatë prodhimit të letrës, si shenjë mbrojtëse për punën e tij dhe në anën tjetër si dëshmi cilësie dhe profesionalizmi.

Për studimin e filigranes në inkunabula është me rëndësi studimi i Heitz-it (1902-1903), i cili sjell shenja nga inkunabulat origjinale që ruhen në Strasburg si dhe nga ato që ruhen në Bazel (1904), duke aplikuar metodën kritike krahasuese dhe në duke ballafaquar të gjitha filigranes e njohura deri në atë kohë, qofshin ato në manuscripte, dokumenta apo inkunbaula të ngjajshme. 

Dimensionet dhe pesha (gramatura) e letrës

Përveç filigranes, një rëndësi të madhe në ekzaminimin e dokumenteve zënë edhe pesha dhe dimensionet e letrës. Pesha është njëri prej elementeve rëndësishme, dhe i domosdoshëm për njohjen dhe datimin e letrës. Ky element është i rëndësishëm posaqërisht për mesjetën kur, prodhimi i letrës ishte ende shumë specifik dhe mjaft i rrallë, veçanërisht kur ndryshimet në llojet e letrës paraqiten në momente të ndryshimeve të mëdha historike dhe aplikimit të prodhimit serial me teknologji të re më të avancuar të këtij produkti. Ndryshimet më të mëdha janë vërejtur te mënyra e prodhimit të letrës te kinezët, arabët dhe europianët në lashtësi, përderisa në kohët e mëvonshme kjo gjë vërehet te prodhimi modern i letrës me aplikimin e elementeve të celulozës së drurit aty kah mesi i shekullit XIX. Gjatë prodhimit të saj në periudha të ndryshme historike, dimensionet e letrës jo gjithherë mund të ndiqen me sukses, por, megjithatë, ekzemplarët e ruajtur deri në ditët e sotme na mundësojnë të nxjerrim konkludime të sakta dhe preçize. 

Është fakt i njohur se dimensionet e letrës gjatë procesit të prodhimit nuk janë absolute, por ndryshojnë për shkak se gjatë tharjes dhe përpunimit të shtresave të saj me ngjitës, ato mund të lëvizin, përkatësisht të tkurren deri në 3 cm nga dimensioni normal. Te prodhimi arab i letrës, janë të njohura nëntë dimensione të vogla nga 14 x 21.3 cm deri te prodhimi “gjigand” i ashtuquajturi “Tumara” ose i “Bagdadit” që kishte dimensione maksimale 73.3 x 109.9 cm. Dimensionet e letrës në Evropë gjatë shekujve nuk kanë ndryshime të tilla ekstreme. Ato janë kryesisht brenda kufijve “normal” dhe deri në shek. XVIII, nuk kishte dimensione më të vogla se 23 x 35 cm dhe jo më të mëdha se 50 x 74 cm. Si ilustrim po përmendim rastin e prodhimit të letrës në Borgo Polese, paralagje e Bolonjës në Itali, ku na janë ruajtur katër lloje dimensionesh të letrës që ka përdorur shtypshkronja e njohur “Merlani” deri në fund të shek. XV. Këto dimensione na janë ruajtur në një pllakë mermeri gri, në të cilën janë gdhendur katër katërkëndësha ku në çdonjërën janë të shënuara këto dimensione së bashku me emrin përkatës të dimensionit: a) Imperial (perandorak) 50 x 74 cm; b) Realle (mbretëror) 44, 5 x 61,5 cm; Mecane (i mesëm) 34,5 x 51,5 cm dhe Recute (i voglë) 31,5 x 45 cm. Specialistët mendojnë se dimensioni Mecane (i mesëm) është më i lashti dhe në dimensionet e tjera Realle (mbretëror) dhe Recute (i vogël) ndeshim “vetëm” në vitin 1310 për herë të parë. Ndërsa dimensioni Imperial (perandorak) ndeshet në vitin 1379, por në përdorim shumë të kufizuar, dimensioni i Mecane (i mesëm) për herë të parë dëshmohet në vitin 1390. 

Për ne shqiptarët ka rëndësi Venediku, ku dimensionet e letrës ishin ato të lashtat edhe në fund të shekullit XV, dhe fillim të shekullit XVI, ato ishin 32 x 44 cm me shenjën filigranes në këndet e djathta të letrës. Në këtë kuadër, theksojmë p.sh. në Francë, me 18 shtator të vitit 1741, janë të rregjistuara në “Conseil d’Etat” 53 lloje dimensionesh, 25,7 x 35,8 cm minimali dhe 67 x 98,8 cm maksimali. Edhe për vendet e tjera europiane prodhuese të letrës, kemi pothuajse dimensione të njëjta pa ndryshime të theksuara.

Shenjat e fijve (rrjetës)

Shenjat e fijve (rrjetës) janë njëri ndër elementet më të rëndësishëm për datimin e letrës, sepse ato ndryshojnë në etapa të caktuara kohore dhe mund të përcillen pa ndonjë vështirësi të madhe. Ky element shenjohet në letër me vija horizontale paralele, dhe filigranes gjendet në mes të tyre ose mbi to. Zakonisht janë të shënuara njëzet vija të tilla, e në disa raste kur dimensionet janë të vogla ka “vetëm” 10 “pontuseaux ose ponticelli” të tilla. Gjatë shek. XIV, “pontuseaux ose ponticelli” në dimensionet normale (31,5 x 45 cm) ishte i shënuar me 7 deri 10 vija me një largësi prej njëra-tjetrës nga 4,5 deri në 6 cm. Gjatë gjysmës së dytë të shek. XIV dhe fillimit të shek XV, “pontuseaux ose ponticelli-n” i ndeshim me nga 10 deri 14 vija me një largësi prej 2,8 deri në 4 cm (Ksombla e Marin Barletit që ruhet në BKT dhe ajo te Pacollët ka 12 vija  me një largësi prej 2.8 cm); kurse në gjysmën e dytë të shek. XV, dhe fillimin e shek. XVI,  ndeshim 20 deri 24 “pontuseaux” me një largësi prej 1,8 x 2,5 cm. Sa më shumë “pontuseaux” të ketë letra, është shenjë se ajo është e cilësisë së lartë, ndërsa te dimensionet e mëdha, numri i “pontuseaux” është i njëjtë ndërkohë që rritet largësia në mes vijave.

Veprimtaria botuese e Bernardinus de Vitalibus

Veprimtaria botuese e Bernardinus de Vitalibus fillon në vitin 1480 e jo 1494

Përkundër informacioneve që gjenden në të gjitha bibliografitë dhe katalogjet e specializuara të autorëve me eminentë botërorë, për vitin e fillimit të veprimtarisë botuese të Bernardinus de Vitalibus, ne me sigurinë më të madhe, korrigjojmë datën e deritanishme, vitin 1494, si vit i fillimit të shtypshkrimit të librave nga ky botues. Data e saktë është viti 1480. 

Në këtë vit (1480), Bernardinus de Vitalibus botoi inkunabulën e autorit: Arnaldus de Villanova: Regimen sanitatis Salernitanum.Venetiis: Bernardinus de Vitalibus 1480, e cila ruhet në fondet e bibliotekës së Vienës “Bibliothek des Instituts für Geschichte der Medizin an der Universität Wien“ me signaturë JB 6402. Kjo është njëra nga 16 inkunabulat që ruhet në fondet e “Bibliothek des Instituts für Geschichte der Medizin an der Universität Wien“ dhe njëra nga gjashtë inkunabulat e kësaj biblioteke që janë shtypur në Venedik. Informacionin e parë për ekzistimin e kësaj inkunabule e kemi shënuar nga: Georgii Vvolfgangi Panzer, Annales typographici ab artis inventae origine ad annum MD Maittairii Denisii aliorumque doctissimprum virorum curas in ordinem redacti emendati et aucti. Opera Georgi Vvolfgangi Panzer, Capituli eccles. Catheral. ad D. Sebald. Norimberg. Praepositi Societatis Florigerae ad Pegnesum praesidis. Volumen Tertium. Norimbergae: Impensis Joannis Eberhardi Zeh, Bibliopolae, 1745, vëll. III, f. 158, nr. 464, për ta përforcuar me vonë edhe me linkun: http://www.b2i.de/fabian?Geschichte_Der_Medizin_(Wien). Për të qenë të sigurtë, në pamundësi që fizikisht ne vetë të konsultojmë fondet e bibliotekës së lartëcekur, ju drejtuam me një letër më 18 dhjetor 2009 zonjës Linda Aksan përgjegjëse për informacion në “Universitätsbibliothek der Medizinischen Universität Wien,” dr. Linda Aksan, e cila shprehimisht na shkruan: “S. g. Herr Ahmeti, ich habe soeben nachgesehen. leider haben wir die von Ihnen gewünschte Arbeit nicht in unserer Bibliothek aufliegen, weder in Buchform noch in Zeitschriftenform”, pra marrim një përgjigje negative. Duke menduar se W. Panzer dhe faqja zyrtare e vetë bibliotekës nuk mund të sjellin informacione të gabaura, ne ju drejtuar edhe një herë zonj. Linda Aksan me një letër të dytë me 23 mars 2009, duke e lutur të shikojë me vëmendje fondet e inkunabulave të bibliotekës ku punonte dhe duke i ofruar informacionet që kishim ne. Me 24 mars 2009, marrim një përgjigje tjetër, në të cilërn dr. Brigitte Kranz, na konfirmon ekzistimin e inkunabulës së shtypur nga Bernardinus de Vitalibus më 1480, duke na dhënë edhe singantrurën e saktë JB 6402 si dhe duke na premtuar se brenda disa ditësh do na dërgonte riprodhimet e frontespicit dhe të kolofon  it të kësaj inkunabule. Ne shfrytëzojmë rastin që dr. Brigitte Kranz, ta falënderojmë publikisht për ndihëm e ofruar.

Qëllimisht deri në hollësi përshkruam informacionet për këtë inkunabulë, në dukje të parë edhe jo shumë e rëndësishme për ne! Por, në anën tjetër, kjo ka rëndësi të veçantë, për shkak se botuesi i inkuabulës së Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, tani na del në plan të parë, duke eliminuar një moment shumë të rëndësishëm, fillimin e veprimtarisë së tij botuese, me 1480, e jo më 1494, sikur që ishte menduar deri me tani. Pra, inkunabula jonë, nuk është e para, por është e katërta me radhë te botimet e B. Vitalibus. Inkunabula e dytë është ajo e John Estwood, Summa astrologlae judiclalis. Venice: Bernardinus de Vitalibus, 1489, (për më shumë informacion shih: Stillwell, R. 72.), ndërsa inkunabula e tretë është me autor: Fran Lucijan Gundulić, Baptistinus. Venetiis: Bernardinus de Vitalibus, 1490, dhe ruhet në Biblioteken Kombëtare dhe Universitare të Zagrebit, sektori i inkunabulave, dorëshkrimeve dhe librit të rrallë. Ne këtë inkunabulë e kemi konsultuar dhe ka disa ngjajshmëri me inkunabulën tonë, veçanërisht te katër iniciale. Pra, janë tre tituj inkunabulash, që i paraprijnë, inkunabulës së katërt nga viti 1493, të Marinus Barletius, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis. Impressum Rome per B. V. A.o M. CCCC. XCIII.

Qytetet në të cilat ka zhvilluar veprimtarinë e tij botuese Bernardinus de Vitalibus

Siç e cekëm edhe më lartë, veprimtaria botuese Bernardinus de Vitalibus, filloi në vitin 1480 në Vendik, ku shtypi edhe 2 inkunabula të tjera dhe në vitin 1493, Bernardinus de Vitalibus lenë Venedikun për të ka shkuar në Romë, ku shtypi inkunabulën e Marin Barletit Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis. 

Ecejaket e B. Vitalibusit nga Venediku në Romë e anasjelltas dhe qytete të tjera italiane janë të dokumentuara saktësisht: në nëntor të vitin 1493, kthehet përsëri në Venedik ku qëndroi deri në korrik të vitit 1507; në shtator të vitit 1507 e gjejmë përsëri në Romë, ndërsa në nëntor po të vitit 1507 kthehet përsëri në Venedik ku qëndroi deri në qershor të vitit 1508; në fund të qershorit të viti 1508, kthehet në Romë ku qëndron deri në fund të nëntorit, për të shkuar në dhjetor po të vitit 1508 në Napoli; në shkurt të vitit 1509, kthehet prapë në Venedik për të qëndruar aty deri në dhejtor të vitit 1515. Në Romë e gjejmë po ashtu gjatë vitit 1516, përkatësisht nga janari deri në dhjetor. Ndërsa në fillim të vitit 1517 e gjejmë në Venedik, ku qëndroi deri prill të vitit 1521. Në Rimini e gjemë në dhjetor të vitit 1521, ndërkohë që në Romë qëndroi gjatë tërë vitit 1522, përkatësisht nga fillimi i janarit e deri në fund të dhjetorit. Përfundimisht kthehet në Venedik në janar të vitit 1523 ku qëndroi derisa vdiq në vitin 1539.

Veprat e botuara për 51 vite të Bernardinus de Vitalibus

Gjatë veprimtarisë së tij si shtypëshkrues-botues (tipograf), për 56 vite me radhë, B. Vitalibus botoi 152 tituj të njohur deri me sot. Për ta disponojmë të dhëna të sakta, si për vendndodhjen, bibliotekën, arkivin ose koleksionin privat të tyre, poashtu /signaturën/ dhe të dhëna tjera, si titulli, kopertinat, frontespicet, kolofon  ët, ilustrimet, inicialet, gravurat, portretet… etj. 

Prej këtyre 152 titujsh, 74 janë inkunabula të botuara deri më 31 dhjetor të vitit 1500, dhe sipas vitit venedikas deri më 31 mars të vitit 1501. Të gjitha këto inkunabula si dhe pjesa tjetër prej 78 titujsh të librave antikuarë-rarae nga viti 1500 deri më 1536 (kur Vitalibus botoi edhe librin e fundit) janë të ruajtura në biblioteka e arkiva të ndryshme. 

Siç vërehet Bernardinus de Vitalibus ka botuar një numër të jashtëzakonshëm inkunabulash, 73 tituj, dhe diçka më shumë libra antikuarë, ku 4 nga këto nuk kanë vit botimi, por kanë vendin e botimit. Nëse shohim numrin e veprave të botuara sipas viteve, qofshin ato inkunabula apo libra të rrallë-antikuarë do të kishim këtë pasqyrë: trembëdhjetë herë boton nga një titull në vit, përkatësisht në vitet: 1480, 1489, 1490, 1493, 1513, 1514, 1517, 1518, 1523, 1524, 1526, 1532, 1534; ndërsa shtatë herë boton dy tituj në vit: 1495, 1506, 1509, 1522, 1529, 1533 dhe 1536; kurse tre tituj në vit ka botuar pesë herë dhe përkatësisht në vitet 1504, 1519, 1521, 1531 dhe 1535; ndërsa katër herë në vit botoi katër tituj: në vitet 1503, 1505, 1507 dhe 1525; po ashtu shtatë tituj ka botuar katër herë në vitet 1494, 1499, 1502 dhe 1508; ndërsa tetë tituj ka botuar vetëm një herë, në vitin 1501. Vitet më të frytshme të veprimtarisë botuese-shtypëshkruese të B. Vitalibusit kanë qenë viti 1500 kur boton njëzetë e gjashtë inkunabula dhe kulmin e arriti në vitin 1498 kur botoi njëzetë e tetë inkunabula, ndërsa për katër tituj siç cekëm më lart, nuk dihet viti i botimit. 

Megjithatë ka pasur vite kur Bernardinus de Vitalibus nuk ka botuar asnjë titull. Të marra së bashku këto vite shtrihen në periudhën nga viti 1480 deri në vitin 1536 dhe janë gjithsej njëzet e dy vite, të cilat janë si vijon: 1491, 1492, 1496, 1497, 1510, 1511, 1512, 1515, 1516, 1520, 1527, 1528 dhe 1530. Nuk kemi ndonjë informacion për arsyet e mungesës së aktivitetit botues në këto vite, por mund të supozojmë se njëra ndër pengesat për këtë kanë qenë lëvizjet e shpeshta nëpër qytete të ndryshme italiane ose shtërngesat financiare, edhe pse Bernardinus de Vitalibus, botonte vepra të autorëve shumë të njohur të kohës së tij, apo vepra të autorëve klasikë.

Mënyra e firmosjes e Bernardinus de Vitalibus në veprat që ka botuar ai në 

vitet 1489-1536

Në të gjithë titujt e inkunabulave dhe librave të rrallë-antikuarë që kemi konsultuar ne, por edhe nga literatura e shumtë e shfrytëzuar, kemi saktësuar mënyrën se si firmoste B. Vitalibus në librat që shtypte vetë. Këto forma janë: B. de Vitalibus; B. V.; Bernardin di Venezia; Bernardin Vinitian; Bernardini de Vitalibus; Bernardino da Veneto; Bernardino da Venezia; Bernardino de Vidali; Bernardino di Vitale; Bernardino di Vitalli; Bernardino Veneto de Vitalibus; Bernardino Veneto; Bernardinus Venetus; Bernardino Veneziano; Bernardinus de Vitalibus; Bernardino Vitale; Bernardino Vitale; Bernardinus Albenesotus; Bernardinus de Vitalibus; Bernardinus Venetus de Vitalibus; Bernardinus Venetus; Bernardinus Vitalis dhe në vitin 1498 firmoset: Bernardinvm et Mathevm Venetos. Qvi vvulgo dicvntvr li Albanesoti. (Shih ilustrimet që po i bashkangjisim këtij shkrimi). Pos firmosjes me grafema, ne shume raste, B. Vitalibus, firmoste edhe ane te simboleve-figurave te veçanta. Deri me tani na jane te njohura 6 menyra te tilla te firmosjes, tre ne inkunabula dhe tre te tjera ne libra te rralle-antikuare.

Filed Under: Featured Tagged With: Prof. Dr. Musa ahmeti

“ELABORATI I IVO ANDRIQIT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPËTARËT NGA VITI 1939”

October 28, 2021 by s p

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Elaborati i Ivo Andriqit është një ndër projektet e shumta për zhdukjen, shpërnguljen e asmimilin e shqiptarëve, për përvetësimin e territorreve të tyre etnike, ndarjen e tyre në mes të fqinjëve si dhe për zhbërjen e 

shtetit të tyre të cunguar. – Ky projekt ka përmbajtje raciste (A. Stipçeviq, 1992) 

dhe mbështet gjenocidin mbi shqiptarët (S. Çekiq, 2009). Ai është punuar me përkushtim (S. Keçmezi-Basha, 2014), vetëdije të plotë, qëllime të qarta dhe ide largpamëse kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 – Ne i kemi bërë një përkthim ad literam tërë “Elaboratit” duke ruajtur besnikërisht terminologjinë profesionale diplomatike, juridike, gjeopolitke, politike, ekonomike dhe topononiminë. Nuk kemi bërë asnjë lloj ndërhyrje në tekstin origjinal të dokumentit.

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Editimi kritik sipas metodave bashkëkohore të burimeve dokumentare duke u mbështetur në origjinal e jo në botimin e botimit ose në përkthimin e përkthimit është një çështje delikate, serioze dhe mjaft me përgjegjësi. Duke pasur një botim të transliteruar e nga ai edhe të paktën një përkthim, edituesi i burimit arkivor iu shmanget qëllimshëm përsëritjeve por, edhe lëshimeve e gabimeve të mëparshme duke ruajtur autoritetin e botuesit të parë dhe të përkthyesit të parë, njëkohësisht duke sjellë një editim të ri me saktësime, plotësime e korrigjime të domosdoshme. 

Burimi arkivor që kemi në dorë ka njohur dy botime në origjinal sllavisht (B. Krizman, 1977, Zagreb dhe te revista “Sveske” 1988 Beograd. Ky botimi i dytë është mbështetur te botimi i parë dhe nuk ka autor. Redaktor i revistës “Sveske” më 1988 ishte Slobodan Zubanoviq (L. Radoviq, 2008). Për këtë dorëshkrim është shkruar e debatuar edhe nga autorë shqiptarë në shqip e sllavisht. Është përkthyer në shqip në mënyrë fragmetare a të plotë që nga viti 1981, J. Grvalla, (Zvicër), më 1990 në revistën Fjala, (Prishtinë), në vitin 2003 H. Islami, (V. Shita) dhe 2005 R. Qosja (V. Shita).

Debatet për këtë dokument arkivor që njihet me titull: “Elaborati i Ivo Andriqit për Shqipërinë i vitit 1939” titull ky i vënë nga botuesi i parë B. Krizman, që në origjinal nuk ka titull, janë jashtëzakonisht të shumta si nga shqiptarët (J. Grvalla, E. Mekuli, H. Islami, R. Qosja…, etj) ashtu edhe nga kroatët (B. Krizman, I. Jeliq, A. Stipçeviq, B. Horvat, etj), malazezët (V. Kaleziq), boshnjak (Bećir Macić), etj., ndërkohë që u mbrojt nga pothuajse të gjithë autorët serbë.

Me këtë rast dëshirojmë të theksojmë se disponojmë tërë polemikën e zhvilluar në mes të kryeredaktorit të revistës kroate: “Časopis za suvremene povijest” I. Jelić, B. Krizmanit dhe R. Čolakoviqit, V. Kaleziqit, E. Koshit, I. Tartaljes, R. Cvjetiqaninit, e cila ruhet në dorëshkrim në Beograd në: “Centar za dokumentaciju Zadužbine Ive Andrića, nr. 1156-1164, f. 243-261”. Këto dokumente pasi të përkthehen shpresojmë t’i botojmë, sepse mendojmë se përmbajnë qëndrime shumë intersante rreth “Elaboratit” të Andriqit, duke hedhur dritë në disa aspekte pak ose fare të panjohura nga veprimatria e Ivo Andriqit.

Kur është fjala te debatet me këtë rast dëshirojmë të sjellim në vëmendje të lexuesve dhe studiuesve polemikën shumë origjinale të poetit të madh shqiptar Esat Mekulit, i cili permes një poezie të botuar fillimisht në gjuhën shqipe në Prishtinë, në vitin 1979 në revistën “Jeta e Re”, nr. 4, f. 390, pastaj edhe në kroatisht në revistën “Forum”, të Akademisë së Shkencave Jugoslave në Zagreb (sot HAZU), më 1980, viti XIX, libri XL, nr. 9, f. 364, shpreh kundërshtimin e tij ndaj nobelisit Ivo Andriq në këtë formë:

AVET TAME

B. Krizman: Elaborat dr Ive Andrića

o Albaniji iz 1939. godine

(Časopis za suvremenu povjest, Zagreb 1977)

Reč po reč, stranice i stranice.

Misao što je besmisao mami…

Zar sanjar onaj, sužanj iz tamnice

da tamniči druge, otvara put tami?

(Kako verovati danas u vedrine

rečima tvojim sloge i širine?!)

Stojim zapanjen. Žao mi je, žao…

Zar si se tako, slobodar, predao!

(1978) /Dëshiroj të falënderoj prof. dr. Sabine Florance Fabijanec, nga Akademia e Shkencave Kroate për dërgimin e poezisë së E. Mekulit në kroatisht/.

SI KE MUNDUR?

Duke lexuar tekstin e një dokumenti nga viti 1939,

i cili u publikua tashmë vonë,

të shkruar nga I. A.

Fjalë pas fjale – faqe të tëra ke shkruar –

faqe dhune, robërie e smire?…

Ëndërrues i dikurshëm, në burgje i sprovuar,

t’i robërosh të tjerët? Të ndjellish ditë errësire?!

Si t’i marr sot, në këto ditë lirie,

fjalët e tua farmak?

Po shkrimet tua të tjera, që aq të patën hije?!

Syve si t’u besoj?… Ti, që nderimin e pate hak,

vallë,

lirinë e tjetrit ta vësh në darë e lak?!

(1978) 

Prishtinë, Revista“Jeta e Re,” 1979, nr. 4, f. 39

Ne kemi sjellë të dy variantet e poezisë së E. Mekulit, sepse ato dallojnë nga njëra-tjetra. Ne kemi bërë përkthimin e variantit kroatisht, por duke ditur se vetë autori e ka botuar në shqip këtë poezi, ne nuk po e botojmë atë kësaj radhe. Ndryshimet që vërehen sigurisht që E. Mekuli i kishte parasysh, veçanërisht ai këto i bën për lexuesin e gjuhës “serbokrate” të kohës, kur u botua poezia. Një tjetër reagim interesant është edhe ai që Ivo Andriq dhe veprat e tij të hiqen nga literatura (L. Radoviq, 2008) dhe librat e letërsisë shkollore në Kosovë (D. Kostiq, 2010). Një kërkesë e tillë u bë edhe nga dr. Ibrahim Rugova në vitin 1988 (V. Lalić, 2008; A. Paliq, 2013).

Përshkrimi fizik i dokumentit

Dokumenti i Ivo Andriqit sot ruhet në: “Arhiv Serbije, [Jugoslavije, m.a.] fondi i: Milan Stojadinoviqit, kutia 37, f. 1-13” dhe është i daktiloshkruar në dy kopje, e para me ngjyrë blu, ndërsa e dyta me ngjyrë të zezë. Është daktiloshkruar me grafema qirilike. Është i paginuar në fund në mes te faqeve me numra 1-13, dhe kopja e parë me laps plumbi me të njëjtat numra, ndërsa kopja e dytë është e papaginuar me laps plumbi. Faqja e parë ka përmbajten e dokumentit, ku janë të shënuara dhjetë kapituj me numra romakë. Në fund të faqes së parë, djathas, poshtë është shkruar me stilograf me ngjyrë blu nga kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme i Serbisë së asaj kohe, Milan M. Stojadinoviq: “Referat i z. Ivo Andriq, 30 janar 1939”.

Dokumenti nuk ka titull autorial. Data e krijimit të tij, merret ajo që ka shënuar Stojadinoviqi me dorë në faqen e parë, po ne jemi të mendimit se dokumenti është hartuar të paktën disa ditë më herët (gjithashtu nuk jemi dakord se ky dokument u hartua me 1 janar të vitti 1939, siç mund të haset në ndonjë shkrim të autorëve shqiptarë). Fletët e dokumentit kanë dimensione: 28.8cm x 20,6cm. Nuk kanë shenja filigranes. Dokumenti nuk ka shënime të tjera. 

Dokumenti lexohet lehtë. Është në gjendje shumë të mirë. Ruhet në një kuti kartoni së bashku me disa dokumente të tjera me përmbajtje të ngjashme, për të cilat do shkruajmë një herë tjetër. Dokumenti është i ndarë në dhjetë kapituj dhe ka edhe katërmbëdhjetë nënkapituj, të parët të shkruar me grafema kapitale ndërsa të dytët me grafema normale.

Çfarë është “Elaborati i Ivo Andriqit për Shqipërinë i vitit 1939”?

Një ndër projektet e shumta për zhdukjen, shpërnguljen e asimilimin e shqiptarëve si dhe për përvetësimin e territoreve të tyre etnike dhe ndarjen e tyre në mes të fqinjëve si dhe zhbërjen e shtetit të tyre të cunguar, është edhe ai i nobelistit jugosllav, Ivo Andriqit. Ky projekt ka përmbatje raciste (A. Stipçeviq, 1992), dhe mbështet gjenocidin mbi shqiptarët (S. Çekiq, 2009), është punuar me përkushtim, (S. Keçmezi-Basha, 2014) vetëdije të plotë, qëllime të qarta dhe ide largpamëse, nga Ivo Andriqi në janar të vitit 1939, për kryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Mbretërisë Serbe Kroate Sllovene,(MSKS) Milan M. Stojadinoviqin (M. M. Stojadinović, Ni rat ni pakt. 1963), i cili ka shënuar me dorën e tij në të djathtë, poshtë faqes së parë të dokumentin datën 30 janar të vititi 1939 dhe emrin e autorit, Ivo Andriq. 

Këtë “Elaborat” Andriqi e shkroi kur ishte me funksion ndihmës ministër i puëve të jashtme (A. Stipçeviq, 1992) në Mbretërinë Serbo Kroato Slovene – MSKS (D. Kostiq, 2010), që në fakt ishte personi më përgjegjësi më të madhe në ministrinë e punëve të jashtme të MSKS, pasi M. Stojadinoviq ishte kryeministër, I. Andriqi kryente punët e ministrit të punëve të jashtme (R. Paviq, 2001). Më 25 mars të vitit 1941 në Vienë, Ivo Andriqi firmos paktin “Trepalësh“ për bashkimin e MSKS me shtetet fashishte (L. Radoviq, 2008).

Leximi i kujdesshëm i tekstit të “Elaboratit” hedh dritë mbi disa ngjarje dhe personalitete historike shqiptare, siç është “Republika e Mirditës” si krijesë e ideuar, financuar dhe mbështetur nga serbët (B. Horvat, 1988) etj, por edhe mbi pretendimet serbe për të pasur një baraspeshë në rajon ndaj pretendimeve greke e italiane.

Ne kemi bërë një përkthim ad literam të tërë “Elaboratit” duke ruajtur besnikërisht terminologjinë profesionale diplomatike, juridike, gjeopolitike, politike, ekonomike dhe topononiminë. Në ato vende ku në origjinal mungonte kuptimi i fjalës në fjali, në kllapa kemi vënë fjalën që mungon ose atë që duhej të ishte. Nuk kemi bërë asnjë lloj ndërhyrje në tekst siç është bërë në botimet sllavisht ose në përkthimet shqip.

***

“ELABORATI I IVO ANDRIQIT PËR SHQIPËRINË I VITIT 1939”

(Përkthimi ad litteram)

I.

LUFTA BALLKANIKE DHE SHQIPËRIA

Dalja e ushtrisë serbe në Adriatik

Sipas aneksit të fshehtë të Marrëveshjes për Aleancën në mes të Bullgarisë dhe Serbisë, të datës 26 shkurt të vitit 1912, Serbisë i njihej e drejta në territoret e deriatëhershme turke në Veri dhe në Perëndim të malit të Sharrit. Lidhur me këtë dispozitë, duke synuar t’i siguronin vendit të tyre dalje në det, trupat serbe më 15 nëntor të vitit 1912, hynë në Lezhë dhe gradualisht pushtuan tërë Shqipërinë Veriore, deri në Tiranë e në Durrës. Në “Times” të Londrës më 25 nëntor [të vitit 1912, m.a.] u botua deklarata e Pashiqit që Serbia kërkon Durrësin me pjesën më të madhe të hinterlandit. 

Krijimi i Shqipërisë autonome

Megjithatë Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 20 dhjetor të vitit 1912 mori vendim për krijimin e Shqipërisë autonome, duke i dhënë Serbisë vetëm të drejtën e daljes tregtare në detin Adriatik. Po kjo Konferencë, më 20 mars të vitit 1913 vendosi që Shkodra t’i dorëzohej Shqipërisë. Mali i Zi refuzoi ta pranonte vendimin e Fuqive të Mëdha; për këtë e mbështeti Serbia, e cila dërgoi trupat e veta për ta forcuar rrethimin e Shkodrës. Fuqitë e Mëdha vendosën (më 21 mars [të vitit 1913, m.a.]) të bënin demonstrimin detar, nga i cili u përmbajt vetëm Rusia. Kryqëzorët austro-hungarezë, anglezë, francezë, gjermanë dhe italianë, të grumbulluar afër Tivarit, i detyruan trupat serbe të tërhiqeshin nga pozicionet afër Shkodrës.

Bllokada e bregdetit malazes

Fuqitë e Mëdha shpallën më 10 prill [të vitit 1913, m.a.] bllokadën e brigjeve të Malit të Zi, por qeveria malazeze vazhdoi rrethimin e Shkodrës, e cila kapitulloi më 20 prill [të vitit 1913, m.a.]. Mbreti Nikolla, megjithatë, u detyrua të lëshonte pe dhe më 4 maj [të vitit 1913, m.a.] me një telegram që i dërgon sër Eduard Greit (sir Edward Gray), e dorëzon fatin e Shkodrës në duar të Fuqive të Mëdha. Pushtimi ndërkombëtar i Shkodrës zgjati prej 5 majit të vitit 1913 deri në fillim të Luftës Botërore.

II.

NDARJA E SFERAVE TË INTERESIT NË SHQIPËRI NDËRMJET 

SERBISË E GREQISË

Edhe pse nën presionin e Fuqive të Mëdha, në radhë të parë të Austrisë, u detyrua të tërhiqet nga Adriatiku dhe Shqipëria Veriore, Serbia nuk pushon së humburi shpresën. Në deklaratën, e cila ishte shtesë e fshehtë e Marrëveshjes së aleancës mes Greqisë e Serbisë nga 19 maj i vitit 1913, u ndanë sferat e interesit mes Greqisë e Serbisë, në Shqipërinë e porsaformuar autonome. Territori që shtrihet në veri të grykës së lumit të Semanit në det, pastaj drejt rrjedhës së këtij lumi deri te Gryka e Devollit, pastaj përgjatë Devollit deri te Mali i Kamjes – bënte pjesë në sferën e ndikimit serb. Pjesa jugore e Shqipërisë, nga kjo vijë, bënte pjesë në sferën e ndikimit grek. Në rast trazirash në Shqipëri, dy shtetet do të merreshin vesh për qëndrimin që do të mbanin. Këto janë kërkesat maksimale që në një dokument të shkruar i kemi parashtruar ndaj Shqipërisë. 

III.

PAKTI I LONDRËS DHE SHQIPËRIA

Pakti i Londrës është lidhur më 26 prill të vitit 1915 në mes: Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Italisë dhe kishte dispozitat vijuese ndaj Shqipërisë: 

  1. Në vërejtjen e nenit 5 është thënë: “Katër fuqitë aleate do të ndajnë tokat e poshtëshënuara të Adriatikut Kroacisë, Serbisë e Malit të Zi: […]. Në Adriatikun e poshtëm (në viset që u interesojnë Serbisë e Malit të Zi) tërë bregdetin, nga Kepi Planca deri te Lumi Drin, me portet e rëndësishme të Splitit, Dubrovnikut, Kotorrit, Tivarit, Ulqinit, Shëngjinit […]. Porti i Durrësit do t’i ndahet shtetit të pavarur mysliman, Shqipërisë”.
  2. Në nenin 6 thuhet: “Italia do ta marrë në zotërim të plotë Vlorën, ishullin Sazan, e përveç këtyre edhe një territor mjaft të gjërë të domosdoshëm për mbrojten e tyre, domethënë pjesën ndërmjet lumit të Vjosës në veri e në lindje, kurse në jug deri në Himarë”.
  3. Në nenin 7 thuhet: “Nëse do të vinte deri te formimi i një shteti të vogël autonom e neutral të Shqipërisë, Italia nuk do t’i kundërvihej dëshirës së Francës, të Britanisë së Madhe dhe të Rusisë që viset veriore dhe ato jugore të Shqipërisë të ndaheshin mes Malit të Zi, Serbisë e Greqisë”. 

“Italia do të fitonte të drejtën të udhëhiqte punët e jashtme të Shqipërisë”.

Që në vitin 1915 Fuqitë e Mëdha, pra, miratojnë parimin e ndarjes së Shqipërisë dhe pranojnë që në Shqipëri të kanë interesat e tyre Italia, Serbia e Greqia. Ndërsa këtyre dy vendeve ballkanike u njihet e drejta në korrigjimin e kufijve, Italisë i dorëzohet Vlora si dhe protektorati mbi Shqipërinë e cunguar. 

IV.

SHQIPËRIA NË KONFERENCËN E PAQES

Pikëpamjet e fuqive të mëdha

Në Konferencën e Paqes fuqitë aleate (Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), propozuan më parë për Shqipërinë, në Veri e Lindje, ato kufij, që ishin përcaktuar në Konferencën e Londrës në vitin 1913; i njihnin sovranitetin e plotë Italisë mbi Vlorën dhe hinterlandin e nevojshëm dhe i jepnin Italisë mandatin për administrim të lirë të shtetit shqiptar nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve (Memorandumi nga 9 dhjetori i vitit 1919).

Pikëpamja jonë

(Kundër mandatit të Italisë. Për Shqipërinë e pavarur. Argumentet për korrigjimin e kufijve dhe për marrjen e Shkodrës e të Shqipërisë Veriore).

Në përgjigjen tonë nga 8 janari i vitit 1920 ne e hodhëm poshtë propozimin, që Italisë t’i jepej mandati mbi Shqipërinë, duke theksuar se kjo do të ishte përsëritje e rastit të Bosnjës e Hercegovinës. “Kjo zgjidhje, thuhet në përgjigjen tonë, do të krijonte në favor të Italisë kufij ofensivë kundër shtetit tonë, i cili do të privohej nga mjetet për t’u mbrojtur. Kjo do të thoshte në njëfarë dore përparësi ofensive, kurse në anën tjetër varësi e përsosur strategjike”.

Ne kemi kërkuar, për shkaqe ekonomike dhe strategjike, që të bëhet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (në rrjedhën e mesme të Drinit, në Bunë dhe në shikim [drejtim, m.a.] të fiseve Kelmendi e Kastrati), që i përcaktoi Konferenca e Londrës nga viti 1913. Përveç këtij korrigjimi, delegacioni ynë kishte deklaruar se zgjidhja më e mirë është, nëse Shqipëria bëhet shtet i pavarur në kufijtë e viti 1913, dhe me administrim autonom.

Në rast se kjo zgjidhje nuk do të pranohej, ose nëse pjesa Jugore e Shqipërisë do t’u jepej shteteve të tjera, delegacioni ynë kishte kërkuar për ne pjesën Veriore të Shqipërisë deri në Drin. “Shteti ynë ka të drejta të lashta në këto treva, thuhet në memorandumin tonë. Shkodra është kryeqyteti i dikurshëm i sundimtarëve serbë. Populli ynë ka derdhur lumenj gjaku për Shkodrën, sidomos në luftën e vitit 1913, i cili i ka kushtuar Serbisë disa mijëra ushtarë të saj, kurse Malit të Zi një të tretën e ushtrisë së tij. Për t’i kënaqur dëshirat e Fuqive të Mëdha, trupat serbe dhe malazeze zbrazën në vitin 1913 Shkodrën dhe Shqipërinë Veriore. Austria duke mobilizuar ushtrinë, kërcënoi me luftë. Shkodra mund t’i takonte Malit të Zi, po të pranonte ky i fundit t’ia lëshonte Llovqenin Austrisë, ose të ishte neutral. Por Mali i Zi refuzoi t’ia lëshonte Austrisë këtë pozicion të rëndësishëm strategjik”.

“Lugina e Drinit me Shkodrën përbëjnë një tërësi gjeografike dhe ekonomike me Malin e Zi dhe trevat kufitare të Serbisë. Për Serbinë e Mesme dhe për Malin e Zi, Lugina e Drinit është e vetmja rrugë natyrore direkte dhe më e shkurtër për në Adriatik. Hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik duhet të kalojë nëpër Luginën e Drinit. Konferenca e Ambasadorëve në Londër e vitit 1913, ia ka njohur Serbisë këtë të drejtë të daljes në det”.

“Shkodra është në lidhje edhe me lumin Buna, i cili i hap udhë natyrore tregtisë së Malit të Zi në det. Që nga Marrëveshja e Berlinit, Mali i Zi gëzonte të drejtën e lundrimit të lirë në Bunë. Liqeni i Shkodrës, në pjesën më të madhe i takon Malit të Zi. Për shkak të pakujdesisë së turqve, tokat më të mira të Malit të Zi edhe më tutje janë të përmbytura nga uji i Liqenit të Shkodrës. Për këtë shkak shtetit tonë i intereson në masën më të madhe rregullimi i Bunës dhe i Drinit, jo vetëm për shkak të lundrimit në Bunë, por edhe për shkak se në këtë mënyrë do të thaheshin 12 deri në 20.000 hektarë të tokës më pjellore dhe po aq hektarë do të bonifikoheshin. Dy të tretat e kësaj toke i takojnë Malit të Zi”.

Pikëpamjet italiane

(Sipas Memorandumit të 10 janarit 1920)

  1. Italia kërkon nga Lidhja e Kombeve mandatin që ta administrojë shtetin e pavarur shqiptar.
  2. Kufijtë shqiptarë në Veri e në Lindje do të jenë ata që janë caktuar në Konferencën e Londrës. Kufiri Jugor do të jetë objekt shqyrtimi.
  3. Qyteti i Vlorës do t’i jepet Italisë nën sovranitet të plotë, bashkë me hinterlandin e nevojshëm për mbrojtjen e saj dhe zhvillimin ekonomik.

Aleatët pranojnë që Shkodra dhe Shqipëria e Veriut t’i bashkohen Jugosllavisë

  Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, në lidhje me lëshimin e Rijekës Italisë, deklaroi si vijon: “pra sipas kësaj shteti i S. H. S. [Serbëve, Kroatëve e Sllovenëve, m.a.] do të ngrihet në kulmin e fuqisë së vet, pasi të ketë në zotërim Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin”.

Niti kishte pranuar këtë, me kusht që Italia ta mbante Vlorën dhe ta fitonte mandatin mbi Shqipërinë.

Përgjigjja jonë e fundit Konferencës së Paqes 

Në përgjigjen tonë të fundit Konferencës së Paqes (më 14 janar të vitit 1920), ne edhe më tutje kemi qëndruar në pikëpamjen, se zgjidhja më e mirë do të ishte që administrimi i Shqipërisë në kufijtë e caktuar më 1913 t’i besohej qeverisë autonome lokale, pa kompetenca të cilësdo fuqi të huaj. Nëse kjo zgjidhje nuk pranohet, por vendoset që pjesë të territorit shqiptar t’u jepen shteteve të tjera, delegacioni ynë do të kërkojë pjesën e Shqipërisë Veriore (duke bashkangjitur një hartë me kufirin e shënuar), për të cilën ishte premtuar regjim autonom. 

Pikëpamja e të ndjerit Pashiq

Kur dukej e sigurt se aleatët do t’i lejonin Italisë të përforcohej në Shqipërinë e Mesme, kryetari i delegacionit tonë, Pashiqi, në fund të vitit 1919 njoftoi qeverinë në Beograd se kishte ardhur koha, që të shtrënguar nga rrethanat, ta ndryshojmë politikën tonë ndaj Shqipërisë. Në atë letër thuhej: “Pasi në Shqipëri nuk mund ta kthejmë gjendjen që ka qenë para evakuimit të ushtrisë sonë dhe të shtetit të parë të Esad Pashës, për shkak të depërtimit të Italisë dhe të përkrahjes së Italisë nga ana e fuqive; pasi Fuqitë duan ta zbatojnë Marrëveshjen e Londrës dhe s’do të ketë Shqipëri që ne kemi mbrojtur, aleatët do t’ia japin Italisë Vlorën me hinterlandin dhe protektoratin mbi një pjesë të Shqipërisë –  në këto rrethana, ne duhet të kërkojmë kufij të tjerë më të mirë ndaj territoreve shqiptare, të cilat do të bien nën protektoratin italian”. 

“Minimumi që do të pranojmë nga aleatët është ky: kufiri përgjatë Drinit të Zi deri në grykëderdhejn e Drinit të Bardhë e nga aty Drinit të Madh (duhet të jetë të Bardhë, në origjinal është të Drinit të Madh, m.a) deri në det”. 

“Maksimumin duhet të kërkojmë, në mënyrë që Italia të marrë sa më pak territore. Ky maksimum i pretendimeve tona do të ishte: Lumi i Matit deri në burimin e tij, e nga aty drejt nga lindja deri te Drini i Zi. Pra, Mati dhe Drini do të ishin kufijtë tanë me protektoratin italian”. 

V. 
PUSHTIMI ITALIAN I SHQIPËRISË PAS LUFTËS DHE TËRHEQJA PËRFUNDIMTARE PAS MOSSUKSESIT TE VLORA

Pas përfundimit të luftës, në bazë të një vendimi ushtarak ndërmjet aleatëve, trupat italiane pushtuan tërë territorin e Shqipërisë, madje edhe atë pjesë veriore, të cilën ne, na e kishte njohur Pakti i Londrës. Vetëm Shkodra ishte nën pushtimin e përbashkët të trupave franceze dhe italiane. 

Për shkak të qëndrimit armiqësor që Italia kishte asokohe ndaj shtetit SKS, ne e kemi konsideruar pushtim ushtarak italian të Shqipërisë si rrezikun më të madh për ekzistencën tonë. Ne territorin shqiptar është zhvilluar luftë e ashpër ndërmjet nesh dhe Italisë. Italianët atëherë inicuan çështjen malazeze e maqedonase, si dhe idenë e Shqipërinë së Madhe deri në Kaçanik. Ne kundër tyre zhvilluam herë aksione të fshehta, herë të hapura, duke bërë për vete me para, fisnikët (parinë, m.a.) shqiptare dhe duke u shërbyer me idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkanin popujve të Ballkanit”. 

Pakënaqësia e popullsisë shqiptare, të cilën e përkrahnim edhe ne, i detyroi italianët që në fillim të vitit 1920, t’i tërhiqnin trupat e tyre nga viset e brendshme të Shqipërisë dhe të përqëndroheshim vetëm rreth Vlorës, prej nga po ashtu në qershor të të të njëjtit vit do të detyrohen të tërhiqen, duke lidhur një marrëveshje me qeverinë e Tiranës për evakuimin e tyre nga tërë territori shqiptar, përveç ishullit të Sazanit.

Deri te evakuimi nga Shqipërisa erdhi për shkak të rezistencës së organizuar të shqiptarëve, por nuk duhet harruar se në atë kohë Italia ishte shumë e dobët politikisht dhe ushtarakisht. Edhe sot ka shqiptarë të cilët mendojnë se mund t’i përzënë italianët nga Shqipëria kur të dëshirojnë. Ky vetëbesim është fatal për ata, sepse nuk e shohin që Italia e sotme fashiste nuk është ajo që ishte në vitin 1920 nën qeveritë parlamentare të Nitit, të Gjolitit e të Faktës. 

VI. 
SHQIPËRIA PARA KONFERENCËS SË AMBASADORËVE

Pas evakuimit të trupave italiane nga Shqipëria, gjendja në terren ishte pastruar (qetësuar, m.a.), Konferenca e Ambasadorëve mundi që në nëntor të vitit 1921 të merrte vendim për njohjen e Shqipërisë si shtet të pavarur e sovran. Në vend të premtimeve të mëparshme lidhur me Vlorën dhe me mandatin mbi Shqipërinë, Fuqitë e Mëdha ia njohën Italisë vetëm interesin e saj të posaçëm për ruajtjen e pavarësisë shqiptare. Shqipëria hyri në Lidhjen e Kombeve, me shpresë se kjo do ta siguronte edhe më tepër pavarësinë e saj. 

Para Konferencës së Ambasadorëve, edhe një herë provuam, por pa sukses, që të realizonim korrigjimin e kufirit në drejtim të Shkodrës dhe të Drinit, duke theksuar për Shkodrën shkaqet historike, kurse për Drinin shkaqet ekonomike dhe ato të trafikut. Eksperti francez në Konferencë, Larosh, na ngushëlloi kështu: “Qeveria mbretërore ka gabuar, që nuk e ka miratuar, në atë kohë, propozimin e Francës për ndarjen e Shqipërisë. Pashiqi qe pajtuar me këtë, por qeveria e Beogradit e kishte refuzuar”. Që mos të lejonim italjanët në Vlorë, ne u detyruam të hiqnim dorë nga Shkodra dhe kufiri deri në Dri. 

Meqenëse gjithmonë ne kemi përqafuar idenë e pandashmërisë së territorit shqiptar, ashtu siç ishte caktuar në vitin 1913, si dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të mund të supozohej se ne do të na kënaqte kjo zgjidhje e Konferencës së Ambasadorëve. Megjithatë nuk është kështu. Vështirësitë në marrëdhëniet tona me Shqipërinë, si dhe në marrëdhëniet tona me Italinë për shkak të Shqipërisë, po rëndoheshin edhe më tutje, edhe përkundër shpalljes së Shqipërisë si shtet i pavarur dhe anëtar i Lidhjes së Kombeve. 

Republika e Mirditës 

Ndërsa Konferenca e Ambasadorëve po zgjidhte çështjen e kufijve të Shqipërisë dhe organizimin e pavarësisë, ne, në gjysmën e vitit 1921 nënshkruam të parët (fisnikët, bajraktarët, m.a.) e Mirditës marrëveshjen e bashkëpunimit. Ishte paraparë formimi i shtetit të lirë të Mirditës, të cilin do ta mbronin forcat ushtarake të S.K.S. dhe interesat e të cilit në botën e jashtme do t’i përfaqësonte qeveria e Beogradit. Qeveria e Tiranës e shtypi këtë lëvizje, kurse ne qemë akuzuar dhe dënuar para Lidhjes së Kombeve. 

VII. 
PAKTI I ROMËS, PASHIQI, MUSOLINI DHE SHQIPËRIA

Pakti i Romës i janarit të vitit 1924, me frymën e tij, ua imponoi edhe Romës edhe Beogradit respektimin e pavarësisë dhe parimin e mospërzierjes në punët e brendshme të Shqipërisë, si dhe informimin e ndërsjellë rreth ngjarjeve në Shqipëri. Kjo, megjithatë nuk e pengoi qeverinë italiane që të ndihmonte Fan Nolin në qershor të vitit 1924, që të organizonte kryengritjen kundër Ahmet Zogut, dhe as qeverinë tonë, që në dhjetor të të njëjtit vit t’i mundësonte Ahmet Zogut që të futej në Shqipëri nga territori ynë dhe të merrte pushtetin. As Roma, as Beogradi nuk mund t’u bënin ballë intrigave dhe kërkesave të “miqve” të shqiptarëve, të cilët kërkonin ndihmë për të ruajtur ose për të ardhur në pushtet dhe premtonin besnikëri e bashkëpunim, kurse në rastin e parë ndërronin orientimin. 

VIII. 
PAKTI I TIRANËS DHE GJENDJA QË KRIJOI AI

I ndjeri Pashiq duke i udhëzuar përfaqësuesit tanë për punë në Shqipëri, u thoshte: Ne dëshirojmë Shqipëri të pavarur, por edhe Shqipëri të dobët dhe të trazuar (jostabile, m.a.). Koha dëshmoi se kjo nuk ishte e mundur të mbahej (realizohej, m.a.). Shqipëria e dobët dhe e trazuar ishte e detyruar të kërkonte ndihmë dhe mbrojtje atje ku mund të gjente. Regjimi që rrezikohej nga Italia, na drejtohej neve, ndërsa ai që ne dëshironim ta rrëzonim, kërkonte mbrojtje nga Italia. 

Shqipëria e dobët dhe e trazuar (jostabile, m.a.), në vitin 1926 i kërkoi mbrojtje dhe ndihmë Italisë. Ahmet Zogu mori së pari garanci për regjimin e tij, dhe pastaj pranoi në vitin 1927 lidhjen e një Aleance Ushtarake për 20 vjet, e përfitoi qindra e qindra miliona lireta për punime botërore, dhe ekonomikisht dhe finaciarisht e vuri Shqipërinë në zgjedhën italiane, pranoi shumë instruktorë italianë. U krijua, kështu, një raport që i ngjante shumë atij protektorati, kundër të cilit kishim luftuar në Konferencën e Paqes. 

Ajo që viteve të fundit më së shumti na rrezikonte prej Shqipërie, ishte organizimi ushtarak, fortifikimet ushtarake dhe aksionet irredentiste. Gjithandej e vërenim rrezikun nga aksionet italiane dhe “kufirin ofensiv”, kundër të cilit patëm luftuar para aleatëve në Paris, kur patëm propozuar që Italisë t’i jepej mandati në Shqipëri. 

Në këtë vend është me interes të theksohet, që vetëm ne kishim protestuar dhe kishim luftuar kundër ndërhyrjes së Italisë në Shqipëri dhe në Ballkan. Asnjë vend tjetër i Ballkanit në kërë drejtim nuk na përkrahu. Dy fuqitë detare mesdhetare, Franca dhe Anglia, nuk kundërshtuan mbylljen e detit Adriatik. Për më tepër, Osten Çëmbërleni, në takimin me Musolinin në Livorno në vitin 1926, dha pëlqimin për Paktin e Tiranës. E të gjithë përfaqësuesit francezë në Tiranë vazhdimisht i jepnin këshilla mbretit Zog që të mos futej në konflikt me italianët. 

IX. 
PAKTI I MIQËSISË ITALO-JUGOSLLAVE I 27 MARSIT TË VITIT 1937

Italia e Jugoslavia duke ndjekur politikë miqësie njëra ndaj tjetrës, mund të merren vesh për Shqipërinë në këtë formë: Italia ka interesin e vet jetësor në Vlorë, kjo pjesë e bregdetit shqiptar nuk bën të rrezikohet prej nesh; ne këtë interes duhet ta kuptojmë dhe ta respektojmë. Interesi jetësor i Jugosllavisë është të mos jetë e rrezikuar në kufirin në drejtim të Serbisë Jugore, as nga Kosova (e populluar me shqiptarë), as nga Shkodra dhe Mali i Zi. Për këtë, pa dyshim është llogaritur, kur në protokollin e fshehtë së bashku me Paktin e Miqësisë është parashikuar që të ndërpritet fortifikimi i mëtejmë në zonat e Librazhdit e të Milotit. Për sa i përket aksionit ekonomiko-financiar në Shqipëri, ne për këtë nuk kemi, dhe nuk dëshirojmë të investojmë mjete të veçanta. Italianët, pra, mbeten pa konkurrencë dhe pa vërejtje nga ana jonë, kuptohet me kusht që të mbeten në kufijtë e obligimit tjetër të fshehtë, të cilin para dy vjetësh e kanë marrë ndaj nesh që në pikëpamje politike, ekonomike dhe financiare nuk do të kërkojnë kurrfarë përfitimesh të posaçme, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë do ta kompromentonin pavarësinë e shtetit shqiptar. 

Në këtë mënyrë Pakti i Miqësisë i datës 25 mars 1937 krijoi një “modus vivendi” tolerant ndërmjet nesh dhe Italisë në territorin shqiptar, për të cilin vite më parë kemi pasur aq shumë konflikte e dyshime (mosmarrëveshje, m.a).

Është çështje tjetër, që ky shqetësim, në Shqipëri, nëse do të mund të përballojë disa situata të rënda dhe të komplikuara në Detin Mesdhe ose në Ballkan. 

X. 
RUAJTJA OSE NDRYSHIMI I STATUS-QUO-së

Pavarësia e Shqipërisë është zvogëluar, por nuk është shkatërruar 

Pavarësia e një shteti ndaj botës së jashtme gjithnjë është një koncept relativ. Duke pasur parasysh rrethanat, kjo pavarësi është më e plotë ose është më e zvogëluar. Për Shqipërinë, sot nuk mund të thuhet që politika e brendshme dhe e jashtme është e pavarur nga Italia. E megjithatë, ajo në bashkësinë ndërkombëtare konsiderohet si shtet i pavarur. E drejta ndërkombëtare e njeh bregdetin shqiptar si të pavarur e jo si italian, përkatësisht e konsideron atë nën sovranitetin e një shteti ballkanik. Italia ende nuk ka shkelur në Ballkan. Ajo ka një pjesë të sovranitetit të territorit të Zarës, por ky nuk i ofron mundësi të zgjerohet më tutje. Në Shqipëri, Italia ka ndikim, por nuk ka lirinë e aksionit si në territorin e saj. Shqiptarët megjithatë e kundërshtojnë ndërhyrjen e saj, i shkaktojnë vështirësi dhe e ngadalësojnë. 

“Ballkani – popujve të Ballkanit” 

Politika tradicionale e Serbisë është “Ballkani – popujve të Ballkanit”. Ky parim është përdorur në kohën e tij në luftë kundër Perandorisë Osmane dhe kundër Monarkisë Austro-Hungareze. Jugosllavia e përdori me sukses këtë kundër dispozitave të Paktit të Londrës, i cili e futi Italinë në Dalmaci dhe në Shqipëri. Në zbatimin e këtij parimi ne gjithmonë kemi parë garancinë më të mirë për paqe në Ballkan, për bashkëpunim ndërmjet popujve të Ballkani dhe për zhvillim normal të popujve ballkanas. Prania e një Fuqie të Madhe në Ballkan, është derë e hapur e intrigave të pushtimeve. 

Zgjerimi i Italisë 

A është e mundur që Italia, duke u bërë zotëruese sovrane e Shqipërisë Jugore dhe të Mesme, të mbetet vetëm në atë brez të ngushtë bregdetar? Ne këtë nuk e kemi besuar para 20 vjetësh, kur Fuqitë e Mëdha ia ofruan Italisë Vlorën me hinterlandin. Ne këtë e kemi edhe më të vështirë ta besojmë sot, kur Italia tregon aq shumë dinamizëm e guxim në politikën e saj të jashtme. 

Një precedent i rrezikshëm 

Marrja e një pjese të territorit të Ballkanit nga një Fuqi e Madhe joballkanike pa kurrfarë baze etnike, për tërë popujt e Ballkanit, pra edhe për ne, është një precedent i rrezikshëm. Të tjera Fuqi të Mëdha nga drejtime të tjera mund të paraqiten me pretendime të ngjashme. Rasti i veçantë i Italisë në Shqipëri për ne është i rrezikshëm, sepse me Paktin e Londrës, me të cilin për herë të parë Italisë iu njoh Shqipëria Jugore, po kësaj Italie i ishte njohur edhe Dalmacia Veriore. Precedenti për gjallërimin e dispozitave të Paktit të Londrës në një sektor të Ballkanit hap dyert edhe për gjallërimin e dispozitave të tjera. 

Ndarja e Shqipërisë 

Me rastin e vlerësimit të tërë kësaj çështjeje, duhet të kemi parasysh që me çdo kusht duhet të shikojmë që t’i shmangemi konfliktit të hapur ose të fshehtë me Italinë. Gjithashtu duhet ta shmangim pushtimin e tërë Shqipërisë nga Italia, ngase kjo do të na rrezikonte në vendet më të ndjeshme (nevralgjike, m.a.) si në Bokë të Kotorrit e në Kosovë. 

Duke pasur parasysh gjithë ç’thamë më lart, për ne ndarja e Shqipërisë mund të vinte në konsideratë vetëm si një e keqe e domosdoshme, të cilën  nuk mund ta evitojmë dhe si një dëm i madh nga i cili duhet të nxjerrim përfitime të atilla aq sa është e mundur, d.m.th. prej dy të këqijave ta zgjedhim më të voglën. 

KOMPENSIMET TONA

Këto kompensime gjenden në materialin e përpunuar para 20 vjetësh, kur është shtruar çështja e ndarjes së Shqipërisë. 

Maksimumi që kemi kërkuar asokohe ishte kufiri që do të shkonte përgjatë lumit të Matit dhe Drinit të Zi, i cili do të na jepte garanci strategjike të Malit të Zi dhe Kosovës. Gjithashtu do të duhej të siguronim luginat e Liqenit të Ohrit dhe Prespës, duke përfshirë edhe Pogradecin dhe fshatrat sllave të Malit të Thatë si dhe ato në mes të Prespës e Korçës. 

Marrja e Shkodrës me këtë rast do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike. Kjo do të na mundësonte që të bënim punime të mëdha hidroteknike dhe të përfitonim tokë pjellore për ushqimin e Malit të Zi. Shqipëria Veriore në kuadër të Jugosllavisë do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të trafikut të Serbisë Veriore e Jugore me Adriatikun. 

Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare të Kosovës, e cila në situatën e re lehtësisht do të asimilohej. Ne eventualisht do të fitonim 2-300.000 shqiptarë, por këta shumica janë katolikë, marrëdhëniet e të cilëve me shqiptarët myslimanë nuk kanë qenë asnjëherë të mira. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve myslimanë në Turqi do të bëhej gjithashtu në rrethana të reja, sepse nuk do të kishte kurrfarë aksionesh të forta (organizuara, m.a.), për pengimin e tij.

Filed Under: Featured Tagged With: Prof. Dr. Musa ahmeti

CODEX BERATINUS 1 Φ 043 – NJËRI NDËR SHTATË DORËSHKRIMET MË TË VJETRA TË BOTËS RUHET NË SHQIPËRI

October 14, 2021 by s p

Ilustrimi 1 – f. 139 e Beratinusit
Ilustrimi 1a – Faqe te doreshkrimit origjinal te Kodikut Beratinus
Ilustrimi 2 – Kapaku i Kodikut te Beratit nga shek. VI
Ilustrimi 3 – Faqe te Kodikut Beratinus pas restaurimit – maket

Ilustrimi 4 – Kodiku i Purpurt i Beratit i ashtuqujaturi Kodiku i Aleksiudhit shek IX
Ilustrimi 5 – Kodiku i X i Vlores nga shek. XI
Ilustrimi 6 – Miniature e ungjilltarit Luka, nga shek XII

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Ilustrimi 9 -Shen Gjon Gojarti

Tradita e shkrimeve të shenjta në Shqipëri është njëra ndër më të lashtat dhe shkon krahas me traditën e vendeve të tjera evropiane, në të gjithë hapësirën e krishterimit të hershëm. I kësaj kohe, pra i shkrimeve më të hershme ungjillore biblike është edhe dorëshkrimi origjinal i Kodikut të Purpurt të Beratit, i shkruar më së voni në shekullin VI, i cili për fat të mirë ndodhet në Shqipëri dhe ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror, në Tiranë. Që nga koha e paleokrishtërimit, popujt me traditë dhe zhvillim kulturor siç ishin latinët, helenët, iliro-shqiptarët dhe hebrenjtë kanë një privilegj mjaft të madh, sepse te ata u ruajtën të shkruara ose të përshkruara këto vepra të rralla me rëndësi dhe vlera të paçmuara jo vetëm për këta popuj, por edhe për gjithë kulturën botërore në përgjithësi.

Kodikët e Shqipërisë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit të krishterë dhe mbajnë vulën e hapësirës biblike-ekumenike ku kanë jetuar shqiptarët dhe të parët e tyre. Ato janë burim krenarie për bibliologët, për njohësit e shkrimeve të shenjta e për kishën, por edhe objekt studimi për etno-psikologjinë, për gjuhën dhe teknikën e shkrimit, për kaligrafinë, për artet e zbatuara figurative dhe për ikonografinë. Kodikët janë enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë. (Sh. Sinani-M. Ahmeti, 2003).

Deri me sot, me sa na është njohur ne, një katalogizim të plotë të të gjithë kodikëve ekzistues në Shqipëri nuk ka, edhepse për ta “ndonjëher” shkruhet e flitet, por ende pritet një katalog i kompletuar për gjithë këto thesare me vlera të paçmuara, për të cilat duhet të krenohemi që janë krijuar (kopjuar-shkruar) dhe ruajtur në trojet tona. Megjithatë, ekziston një katalogizim i pjesshëm, vetëm për ata kodikë të cilët ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës, dhe më saktë, vetëm për një pjesë të atyre që ruhen në këtë arkiv, sepse edhe këtu nuk janë të katalogizuar dhe inventarizuar të gjithë kodikët ekzistues. Këtë katalog e ka përgatitur për dorëshkrimet ungjillore Theofan Popa në vitet ’80 të shekullit të kaluar. Në „Katalogun e kodikëve mesjetarë të Shqipërisë“, që u përgatit nga Theofan Popa, përshkruhen 100 kodikë, të cilët u bashkuan në një fond, që mori numrin referues të fondit ”488”, (Ky fond u krijua n vitin 1980). Në këtë fond më vonë u bashkuan edhe 17 fragmente kodikësh. [Duhet të theksojmë se ekzistojnë edhe disa përpjekje për katalogizime të pjesëshme nga studiues të huaj, si p.sh. ai i botuar më 1968 nga Johannes Koder-Erich Trapp, me titull: “Katalogun e dorëshkrimeve greqisht në Arkivin Shtetëror të Shqipërisë në Tiranë,” R. L. Mullen, “Dorëshkrimet biblike që gjenden në AQSH…” etj]. Megjithatë një numër i madh kodikësh, ndoshta po kaq kodikë ose edhe më shumë, janë të shpërndarë nëpër fonde të ndryshme dhe nuk gjenden në këtë fond, por janë në koleksione të dokumenteve të institucioneve të tjera kishtare, si të ipeshkëvisë së Shkodrës, Mitropolisë së Gjirokastrës (Drinopolit), Manastirit të shën Gjon Vladimirit, manastirit të Adrenicës, etj. Është e vërtetë se kodikë ka edhe në fonde personale, p.sh. si ai i Ilo Mitkë Qafëzezit, etj. Gjithashtu një numër mjaft i madh kodikësh origjinalë ruhen edhe në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, Bibliotekën Kombëtare, Tiranë, por edhe në kisha e manastire të vendit, si dhe në biblioteka familjare, për të cilët as sot e kësaj dite nuk ekziston një kataog apo edhe regjistër i thjeshtë i tyre, qoftë për vendndodhje të saktë apo edhe një përshkrim fizik dhe përmbajtësor. Pjesa dërrmuese e këtyre kodikëve, në mënyrë të vazhdueshme i është eskponuar rrezikut të zhdukjes, dëmtimit apo shitjes së tyre të pagjurmë në vende të ndryshme të botës. Për zhdukje të tilla mund të flitet edhe në kalaurën, kur psh. A. Aleksudhi na jep përshkrime për kodikë që kanë ekzistuar në kohën e tij, ose P. Batiffoli, e ata më vonë janë zhdukur pa gjurmë, janë shkatërruar nga zjarri, janë shitur ose janë djegur e dëmtuar nga pasojat e luftërave të ndryshme etj. Historia e shkrimit të shenjët, veçanërisht e paleokrishtërimit dhe atij mesjetar do të ishte krejt ndryshe sikur të gjindej kodiku i ashtuquajtur i Gjirokastrës nga shek. I, për të cilin P. Battifol shkruan “U njoftova se në kishën e Gjirokastrës kishte një Ungjill nga shekulli i parë [I-rë]. Më ka munguar besimi për të udhëtuar deri në Gjirokastër për të njohur dhe shikuar një relikt kaq të çmuar.” Natyrisht, janë shumë faktorë tjerë që kanë ndikuar në zhdukjen e këtyre vlerave të rralla, por nuk duhet përjashtuar edhe faktorin njeri, dhe në shekullin e kaluar edhe socializmin! 

Ndër të tjerë për Kodikun Beratinus kanë shkruar studiues shqiptarë e të huaj si Aleks Buda, Aleksander Meksi, Anthim Aleksudhi, Apollon Baçe, C. R. Gregory, Dhorka Dhamo, Bruce Rigdon, Edoardo Crisci, Erich Trapp, Francesco D’Aiuto, Gazmend Muka, Gazmend Shpuza, Guglielmo Cavallo, Ilo M. Qafëzezi, Johannes Koder, Kaliopi Naska, Kosta Naçi, Kurt Aland, Llambrini Mitrushi, Liliana Bërxholli, Ludovico Duchesne, Moikom Zeqo, Musa Ahmeti, Namik Resuli, Pierre Batiffol, Roderic R. Mullen, Shaban Sinani, Theofan Popa, Walter de Gruyter, etj. por kur dihet rëndësia dhe vlera e këtyre dorëshkrimve, atëherë ky numër autorësh është i vogël dhe trajtesat e tyre të pamjaftueshme për të bërë një paraqitje reprezantive të të gjithë kodikëve apo të çdonjërit syresh veç e veç, siç është rasti me vendet tjera, ku ruhen kodikë, por në numër shumë më të vogël se te ne, të shoqëruara me studime, monografi dhe shkrime të tjera ndër ta edhe popullarizuese shumë më të shumta. Me dëshirën më të mirë, ne pohojmë se pos Pierre Batiffol-it, asnjë studim i derisotshëm, përsa ju takon kodikëve më të lashtë, atyre me vlera të rralla botërore, Beratinus-1 dhe Beratinus-2 (Anthimi), nuk kemi një qasje profesionale, një studim komplet, një transliterim dhe transkirpitim të tërsishëm! Në fakt, as P. Batiffol-i nuk ka bërë një transliterim dhe transkriptim komplet të asnjërit prej dorëshkrimeve që ka pasur në dorë. Ndërsa, nuk mungojnë shkrimet – sinteza – të cilat janë më shumë popullarizuese se sa shkencore-profesionale, bile edhe nga autorë shqiptarë. Një krahasim i vogël për ilsutrim: në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, siç është tashmë e njohur ruhet dorëshkrimi i kodikut Vaticana B, për të cilin janë shhkruar me dhjetra monografi, janë bërë analiza, studime dhe hulumtime nga më të ndryshmet, transkriptim dhe transliterim komplet, përkthim në disa gjuhë dhe pos kësaj është bërë edhe shtypja anastatiko-fototipike e tërë kodikut, e cila mund të blihet nga kushdo, për katërmijë e pesqind euro! Po, çfarë është bërë për thesaret tona me vlera ndërkombëtare në këtë drejtim? Me sa është e njohur deri mes sot, pos ndonjë botimi të rrallë të ndonjë fotografie, të një apo disa faqeve apo ndonjë miniature, vinjete ose portreti, nuk është botuar asgjë. Më e keqja është se sipas zhvillimeve në AQSH, në të ardhmen e afërt as që pritet dhe është e mundur të ndërmerren projekte kaq serioze, me rëndësi ndërkombëtare.

Kodikët origjinalë në pergamenë dhe në letër që ruhen në AQSH nga shek. VI-XV

Me këtë rast ne jemi përqëndruar vetëm në kodikët e katalogizuar nga shekujt VI-XV që ruhen pranë AQSH, Tiranë. Gjatë kësaj periudhe kohore, nëse përjashtojmë shekujt VII dhe VIII për të cilët nuk na janë ruajtur dëshmi të shkruara të kodikëve, por është e sigurtë se ka vazhduar tradita e shkrimeve të shenjta, kemi gjithsej 65 kodikë origjinalë, nga të cilët 40 janë të shkruar në pergamenë dhe 35 në letër. Vendndodhja e tyre [signatura] nuk është gjithmonë e saktë kronologjikisht, për shkak se kodikët janë rregjistruar me numër përkatës rendor, në momentin e hyrjes në Arkivin Qendror Shtetëror. Ata kodikë që kanë ardhur me vonë, edhe pse janë më të hershëm në kohë, kanë marrë numrin rendor të radhës, pra nuk është bërë një riregjistrim i ri, p.sh. Kodiku i Korçës nga shek. XIII, është regjistruar me numrin rendor 93; Kodiku i Shkodrës nga viti 1341, është regjistruar me numrin rendor 83; Kodiku i Beratit nga shek. XIV është regjistruar me numrin rendor 89, etj.

Në AQSH, Tiranë, në bazë të katalogut të përgatitur nga Th. Popa, sipas shekujve kemi këta kodikë: nga shek. VI, 1 kodik: Beratinus–1; nga shek. IX, 2 kodikë: Codex Aureus Anthimi e Kodiku i 3 i Beratit; nga shek. X, 1 kodik: Kodiku 4 i Beratit, që për nga përmbajtja është katërungjillor; nga shek. XI, 5 kodikë: Kodiku 5, i Vlorës, dhe Kodikët nr. 6, 7, 8 dhe 9 të Beratit, që për nga përmbatja janë të gjithë perikope ungjijsh; nga shek. XII, 7 kodikë: Kodiku 10 i Vlorës dhe Kodikët e 11, 12, 14, 18, 20, 21 të Beratit, të cilat për nga përmbajtja janë, perikope, ungjilli sipas Gjonit, hagjiografi, psallmet e Davidit, jetë shenjtësh e martirësh, perikope ungjijsh, etj; në shek. XIII, 9 kodikë: Kodikët e 13, 15, 16, 19, 22, 23, 24, 25, dhe Kodiku 93 i Korçës, që për nga përmbajta janë: katërungjill, perikope ungjijsh, oktoih dhe antologji patrologjike; në shek. XIV, 30 kodikë: Kodikët e 17, 26, 28, 29, 30, 31, 32, 33, 34, 35, 36, 37, 39, 39, 40, 41, 42, 43, 45, 47, 85, 88, 89, të Beratit, dhe Kodiku  79  i Gjirokastrës, Kodiku 81 i Përmetit, Kodiku 83 i Shkodrës dhe Kodiku 92 i Korçës, që për nga përmbajtja janë: veprat e apostujve, katërungjillorë, martirologji, jetë shenjëtorësh dhe martirësh, patrologji, perikope ungjijsh, hagjiografi, interpretime dhe komente morale sipas frymës së Dhjatës së Re, çështje të murgjve, minej i vjeshtës, minej i marsit, pendikostar, letërsi patrologjike, omilie, fjalime të komentuara dhe shpjeguara nga Dhjata e Re, psalltir, kalendar dhe antologji muzikore, etj; në shek. XV, 16 kodikë: Kodikët 44, 49, 50, 51, 52, 53, 54, 55, 56, 57, 62, 75, 76, dhe Kodiku  78  i Gjirokastrës të Beratit, që për nga përmbajtja janë: minej i dhjetorit, vepra të Grigorit të Nisit, psalltir i Davidit, mësime të Efraim Sirianit, kanone, poezi fetare, triod, lutjesore kreshmësh, tipikon, radhë shërbesash, ungjill, omilie, libër shërbesash, etj.

Praktika ndërkombëtare për  identifikimin e kodikëve me ndajshtesë 

dhe numër të veçantë

Është praktikë ndërkombëtare që kodikët më të njohur botërisht, që ruhen në dorëshkrime origjinale shënjohen në bibliografinë e letërsisë ungjillore botërore (por edhe asaj vendore) me ndajshtesë alfabetike identifikuese për secilin veç e veç, psh. kodiku Petropolitanus N 022, (ruhet në Muzeun Bizantin, Athinë); kodiku Synopensis O 023, (ruhet në Bibliotekën Kombëtare, Paris); kodiku Vaticana B, (ruhet në Bibliotekën Apostolike, Vatikan); kodiku Purpureus Rossanensis Σ, 042, (ruhet në Muzeun e ipeshkvisë së Rossanos, Itali); kodiku Beratinus-1, Φ 043, (ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror, Tiranë); kodiku 565, Grek-53, (ruhet në Bibliotekën e Petersburgut); kodiku 1143, Beratinus-2, (ruhet në AQSH, Tiranë); kodiku Vindobonensis l-46, (ruhet në Bibliotekën Kombëtare Qendrore, Napoli), etj. Kodikët e tjerë të mëvonshëm në kohë, shënjohen në bibliografitë ndërkombëtare vetëm me numra përkatës, pa pasur privilegjin të kenë ndajshtesën alfabetike. 

Codex Beratinus-1, Φ −  043

Dorëshkrimi origjinal në pergamen i Kodikut të Beratit u shkrua në një kohë kur lënda ungjillore dhe biblike ende nuk ishte e kanonizuar dhe e përfunduar. Ai përmban dy ungjij: atë sipas Mateut dhe sipas Markut, të cilët kanë disa shmangie nga tekstet e sotme standarte [zyrtare] Biblike. Këto shmangie janë me mjaft interes për studiues dhe teologë të krijimtarisë ungjillore. Kapaku i Kodikut është metalik, i praruar në argjent dhe i zbukuruar me figura biblike, ndërsa teksti është në greqishte të vjetër. Kodiku është i tëri në pergamen, me ngjyrë të purpurtë, ku është e theksuar më shumë ngjyra e kuqe, e cila sot është mjaft e zverdhur nga koha. I tëri është i shkruar me grafema argjendi të tretur, por ka edhe disa fjalë që janë të shkruara me flori, veçohetn të gjitha inicialet. Grafemat janë kapitale të tipit të përzier, kuadrat dhe të gjitha fjalët në rresht janë të shkruara ngjitasi, pra nuk ka ndarje në mes të fjalëve në fjali, gjë që ishte praktikë e kohës dhe sot, e vështirson shumë punën e paleografëve të cilët fillimisht duhet të merren me strukturimin e fjalisë, duke lexuar fjalët, pastaj duke u marrë me karakteristikat dhe elementet tjera të dorëshrkimet, të cilat janë mjaftë të vështira dhe tepër komplekse. Inicialet janë të dekoruara me elemente shumë të bukura dhe praruara në flori. Dimensionet e dorëshkrimit janë 31.4 x 26.8 cm. Për herë të parë, ky dorëshkrim për botën shkencore dhe intelektuale përendet nga ipeshkvi i Beratit, Anthimus Alexoudes në vitin 1868, për të vazhduar pastaj në vitin 1881, nga studiuesi belg L. Duchesne, më 1886 nga Pierre Batiffol, ndërsa nga shqiptarët i pari që ka shkruar për këtë dorëshkrim është Ilo Mitkë Qafëzezi më 1938, e dhënë kjo më së e mjaftueshme për kujdesin që ne kemi treguar për këtë kryevepër të letërsis ungjillore-biblike në shkallë botërore. 

Në vazhdim sjellim përshkrimin që i bën dorëshkrimit të kodikut P. Batiffol-i në vepër e tij: “Les manuscrits grecs de Bérat d’Albaine et le Codex Purpureus Φ” para 122 vjetësh: “Dorëshkrimi numëron 190 fletë të papaginuara, të cilat kanë qenë të lidhura fort, por si duket libërlidhësi i ri, ato gabimisht i ka prerë, në vend që t’iu linte këndet e lira dhe të paprera. Fletët të cilat në brendi kanë qenë të dëmtuara, ishin të përforcuara me një shirit të bardhë letre; vetëm një fletë e kemi të lirë, e kjo është ajo me nr. 69. Fletët të cilat kanë qenë të dëmtuara horizontalisht apo vertikalisht, janë qepur me kujdes; përveç fletëve: 74, 115 dhe 134 që kanë mbetur në dy pjesë. Gjashtë faqet e para janë shumë të dëmtuara, shkronjat janë të oksiduara, ngjyra e purpurtë është zverdhur fare, për të mos thënë se është zhdukur; por, që nga fleta 7, dorëshkrimi është në gjendje të shkëlqyer, pos fletëve 75-78, të cilat janë të dëmtuara rëndë. Ungjilli i shën Mateut mbaron në kolonën e dytë të fletës 112r; fleta 112v nuk është e shkruar fare; ndërsa fletët 113r dhe 114r përmbajnë kapituj të shën Markut; Ungjilli i shën Markut fillon me fletën 115r. Këndi i poshtëm i fletëve 115r-v dhe 116r-v ka qenë i shqyer; është i plotësuar me letër të thjeshtë; në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe me fletën 121r-v. Në fletën 144 vërehet një vrimë e madhe, e rrumbullakët, karakteristike për lëkurën e viçit; shkruesi këtë gjë e kishte parasysh kur ka shkruar rreshtat përkatës. Fletët 177 dhe 181 janë në gjendje tepër të keqe; por të gjitha të tjerat në vazhdim janë në gjendje të shkëlqyer, pos 4 fletëve të fundit, të cilat janë në gjendje të ngjashme me 6 fletët e fillimit. Është mëse e qartë se dorëshkrimi nuk ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë dhe ka qenë nën ndikimin e lagështirës dhe pluhurit, para se të restaurohet në vitin 1805. Në këtë mënyrë, dorëshkrimi ka humbur 40 fletë të cilat përafërsisht mund t`i shpërndanim në këtë mënyrë, pos Kapitujve të shën Mateut dhe kopertinave: Mt. I-VI, 3=25 fletë përafërsisht; Mt. VII, 7=1 fletë; Mt. XVIII, 24-XIX, 3=2 fletë; Mt. XXIII, 4-XXIII, 13=1 fletë; Mc[k]. XIV, 62-XVI, 20=12 fletë. Pergameni është i fortë dhe me peshë të mesme, është shumë i thatë, shkronjat zakonisht nuk vërehen nga njëra anë në tjetrën. Lëkura e viçit është e lyer me ngjyrë të purpurtë, ndërkohë sot dominon ngjyra vjollce, e afërt me llymin e verës, që lë të nënkuptohet se në fillim ka qenë ngjyrë e kuqe e theksuar. Këndet e fletëve janë zverdhur nga kontaktet me ajrin. Lartësia e fletëve është: 31.4 cm, ndërsa gjerësia është: 26.8 cm. Vijat në margjina dhe për radhët e shkruara janë bërë me grrithje pende të thatë, d.m.th. pa ngjyrë, derisa vërehet shumë qartë gdhendja mjeshtërore e lindjes, në margjinën e qendrës. Çdo radhë përbëhet nga vija të dyfishta të cilat kanë shërbyer për të shënuar lartësinë e shkronjave, poshtë e lartë. Çdo faqe ka nga dy kolona me nga 17 rreshta. Numri i shkronjave është i ndryshueshëm nga 8 në 12 shkronja për çdo radhë, me një afërsi më shumë 9 se sa 10. Çdo kolonë është 21 cm e lartë dhe 10.9 cm e gjerë. Margjina e cila ndan kolonat, është e gjerë mesatarisht 3.5 cm. Në margjinën, lart dhe në vijën e veçantë afër këndit, ndodhen vetëm Kapitujt, pa ndonjë titull të zakonshëm, dhe këto, saktësisht mbi kolonën për të cilën bëhet fjalë. Numrat për referencat e shënimeve të Amonijev-Euzebit, janë të shënuar në margjina. Ngjyra është e florinjtët. Gërvishtja e pendës, është e rrafshtë, pa njolla dhe e punuar me shumë kujdes. Gjashtë fletët e para te shën Mateu janë të shkruara me shkronja floriri dhe paraqesin fjalët: ΠΗΡ, ΙC, ΥC; [shkurtesat për: Ati, Jezusi, Biri] ngjashëm është shkruar edhe radha e parë, si titull, te shën Marku. Shkronjat e para të kapitujve, çdoherë janë shumë të theksuara, gati sa tërë gjerësia e margjinës, dhe janë dyfish më të mëdha se sa shkronjat e zakonshme, por nuk kanë dekorime. Vetëm shkronja “O” është e dekoruar me një kryq të vogël në mes. Meqenëse shën Mateu përfundon në mes të kolonës, zbraztësira është mbushur me një shirit të floririt, me një motiv të thjeshtë gjeometrik. Në disa raste të rralla, shkruesi anon në anën e djathtë të margjinës për të përfunduar fjalën e fundit në rreshtin e  ri, me këtë rast, shërbehet me shkronja më të vogla se zakonisht.”

Është mjaft interesant të sjellim edhe përshkrimin e dy studiesve shqiptarë Shaban Sinani dhe Musa Ahmeti të bërë në vitin 2003, për të vërejtur ndryshimet dhe në të njëjtën kohë për të bërë krahasime për saktësinë e P. Battifol-it, i cili siç dihet origjinalin e Beratinusit e pati vetëm për disa orë në dorë. Studiuesit shqiptarë në vitin 2003, kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë dhe konsultojnë për aq kohë sa e kanë parë ata të arsyeshme Codex Beratinus-1, Φ – 043. Ky përshkrim, nëse përjashtojmë atë të Theofan Popës, është i vetmi deri me sot për këtë dorëshkrim. Ja se si e shohin studiuesit Sh. Sinani dhe M. Ahmeti Beratinusin në gjendjen e sotme: “Një nga kodikët më të hershëm të historisë së letërsisë së krishterë në shkallë botërore; njihet edhe me emrin “Beratinus-1”; mban numrin 1 në inventarin e kodikëve të Fondit 488 të AQSH; mban numrin 043 dhe shkronjën ndajshtuese “Φ” në listën ndërkombëtare të dorëshkrimeve të rralla kishtare; një pjesë e tekstit ungjillor ka karakter parastandard, parakanonik, por nuk është ungjill apokrif; nuk ka dekoracione, por vetë shkrimi, stili i të shkruarit, kaligrafia, vlerësohen si art i aplikuar; shkrimi është prej argjendi të tretur, ndërsa inicialet [nistoret] kapitale [majuscule] janë prej ari; fjalët nuk janë të ndara prej njëra-tjetrës; stili i të shkruarit është i vijueshëm, pa ndërprerje i njohur terminologjikisht si “scriptio continua”; i shënuar në dokumentet vendëse së paku qysh prej vitit 1356 (anëshkrim në “Diptikun e kishës së shën Gjergjit”, të cilin Batiffol e cilëson “un diptyque très mutilé aussi, chartaceus, relié en bois”; përmban dy ungjijtë, sipas Mateut dhe sipas Markut, në 190 fletë, në pergamenë të kuq, me dimensione: 31.4 x 26.8 cm; me disa fragmente të dëmtuara. Në “Albanica 1”, botim i Bibliotekës Kombëtare, Tiranë 1998, vëllimi i lëndës shënohet gabimisht 100 fletë; kapaku metalik me zbukurime në reliev është nga viti 1804; i restauruar dhe i ndarë në 9 vëllime në Institutin Arkeologjik të Akademisë së Shkencave në Kinë (1972); një nga shtatë kodikët e vetëm të purpurt që kanë mbijetuar deri më sot në shkallë botërore; shkruar jo më vonë se mesi i shekullit të 6-të, por nuk përjashtohet të jetë shkruar më herët; sipas Batiffol-it, shkronja e ungjijve të këtij kodiku është e njëjtë me atë të “Liturgjisë së shën Gjon Gojartit”; sipas dijetarëve italianë, duhet t’i takojë shkollës siro-palestineze të shkrimeve të shenjta; sipas dijetarëve britanikë, ka ekzistuar një shkollë vendëse e shkrimeve të shenjta në hapësirën proto-shqiptare; mendohet se ky dorëshkrim mund t’i jetë dhuruar nga perandorët e Bizantit kishës së Labovës dhe më tej të ketë ndjekur rrugën Gllavinicë-Bylis-Berat; dëshmohet se është kërkuar “për t’u dorëzuar për arsye sigurie” nga ushtria e car Uroshit (1356), nga ushtria austriake (1914), nga ushtria italiane (1942) dhe nga ushtria gjermane (1944), etj.”

Restarurimi dhe riprodhimi identik

Për të siguruar jetëgjatësinë e Kodikut të Beratit, si dhe për të lehtësuar përdorimin e tij për studiues të fushave të ndryshme, në vitet ‘70, në bazë të një marrëveshjeje të veçantë ndërshtetërore, origjinali u dërgua për restaurim të përgjithshëm pranë Institutit Arkeologjik të Akademisë së Shkencave të Kinës, në Pekin, ku u realizua një riprodhim identik, plotësisht i shfrytëzueshëm për studime. Ndërsa vetë origjinali iu nënshtrua një restaurimi të detajuar, cilësor dhe shumë të kujdesshëm, me anë të të cilit origjinali u sigurua nga dëmtimet e njeriut dhe të kohës, përmes teknologjisë së mbylljes hermetike të çdo faqeje të dorëshkrimit në xham organik. Meqenëse ishte e pamundur lidhja në një vëllim të vetëm ashtu siç kishte qenë në fillim, Kodiku i Beratit u nda në nëntë vëllime [gjendja aktuale e sotme], të cilat ruhen pranë Arkivit Qendror Shtetëror në Tiranë. Përkundër teknikës së përsosur që kanëpërdorur kinezët në atë kohë, me sa kemi vërejtur, origjinali i kodikut Beratinus, megjithatë ka filluar të dëmtohet dhe ndoshta është momenti më i përshtatshëm që të mendohet për një restaurim apo ndonjë ndërhyrje tjetër që si duket është domosdoshmëri e kohës. Kjo gjë vlen aq më tepër, sepse ky dorëshkrim është nën kujdesin e UNESCO dhe renditet ndër ato vlera dhe dorëshkrime të cilat janë të renditura nën kuadrin e programit “Kutesa e Botës.”

Ekspozimi i Codex Beratinus-1, Φ – 043 në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë

Duke pasur parsysh vlerat e jashtëzakonshme dhe rëndësinë tepër të madhe, dorëshkrimi i Kodikut Beratinus-1, Φ – 043, ka qenë i ruajtur në mënyrë shumë të posaçme dhe ishin vërtet të rrallë ata persona që mund ata kishin në duar. Për herë të parë, është ekspozuar për publik, (jo në një meshë kishtare), Kodiku i Purpurt i Beratitë për disa orë, me rastin e jubileut të 2400 vjetorit të qytetit të Beratit, në kushte të forta sigurie dhe pa njoftim publik, në vitin 1989, pas dhënies së lejes me shkrim të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Për herë të dytë ky kodik ekspozohet me rastin e 50 vjetorit të themelimit të Arkivave kombëtare Shqiptare, në vitin 1999, në Muzeun Historik të Tiranës, gjithashtu për një numër shumë të kufizuar personash dhe pa njoftime publike, ndërsa për herë të tretë dhe të fundit Kodi i purpurt i Beratit u ekspozuar nën përkujdesjen e presidentit të Republikës, në Pallatin e Brigadave në Tiranë, në maj të vitit 2002, në ekspozitën “Kodikët e Shqipërisë – përmendore të historisë së mendimit njerëzor” gjithashtu pa njoftim publik. Ndërsa Codex Purpureus Beratinus “Φ” [më saktë, një vëllim i tij prej 20 faqesh!!!] për herë të parë deri me sot është ekspozuar jashtë vendit tonë në vitin 2000, me një vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, për ekspozitën jubilare “I Vangeli dei Popoli” organizuar nga Biblioteca Apostolica e Vatikanit, në 2000 vjetorin e krishtërimit. Gjatë kësaj ekspozite, interesimi i speicialistëve dhe studiuesve ishte shumë i madh. Ne jemi vetë dëshmitarë të një interesimi të tillë.

Meqenëse llogaritej si libër i shenjtë, Codex Beratinus-1 është ruajtur me kujdes dhe përkushtim të veçantë. Deri në vitet ’60 të shek. XX, ai u paraqitej besimtarëve një herë në vit, më 27 janar, ditën kur festohej emri i shën Gjon Gojartit, kryeipeshkvit të Konstandinopojës, i cili vdiq në vitin 407. Ishin shumë të privilegjuar ata që e preknin këtë Kodik, gjë që u lejohej vetëm mitropolitëve, kryeipeshkvëve, ipeshkëve dhe priftërinjëve të cilët shërbenin në kishën e shën Gjergjit në Berat. Ndërsa besimtarët mund ta puthnin atë në shenjë mrekullimi vetëm në ditën e emrit të shenjtit që mendohej si shkrues i tij.

Meqenëse deri sot, nuk kemi një studim apo monografi të thelluar dhe gjithëpërfshirëse për Beratinus-1, kanë mbetur shumë gjëra pa u sqaruar. Në të vërtetë, asnjë nga studimet e deritanishme, nuk është bërë duke u mbështetur në kritere të rrepta shkencore duke përdorur metodologjinë dhe të arriturat e reja në informatikë, por në të shumtën e rasteve, janë të sipërfaqëshme, për të mos thënë përshkrime apo kopjime të njëra-tjetrës. Ka autorë që shkruajnë për Codex Beratinus-1, pa njohur greqishten e vjetër, pa pasur asnjë përgatitje paleografike dhe pa njohur as edhe një gjuhë të huaj si duhet, etj. Sigurisht që studimi i kodikëve nuk mund të japë rezultate të dëshiruara pa një vështrim të gjerë ndërdisiplinor. Studiuesi apo grupi i studiuesve që do merrej me një projekt kaq të madh dhe të rëndësisë së dorës së parë, me përgatitjen për botim të kodikut Beratinus-1, qoftë si botim kritik të tij, që mungon, qoftë për një përkthim komplet në gjuhën shqipe, me komente dhe analiza të tekstit, është e domosdoshme të ketë njohuri të thella për historinë e krishterimit të hershëm, për historinë e shkrimit të shenjtë në veçanti, pastaj për paleografinë greke e latine [për kodikët pas shekullit të VIII] dhe sllave, epigrafinë, etnografinë, etnologjinë, të drejten kanonike dhe atë zakonore të shqiptarëve dhe të popujve fqinjë, ikonografinë, simbolikën, për historinë e popullit shqiptar dhe fqinjëve të tij, për fillet e para të shkrimit në gadishullin Ballkanik, për ndarjen kishtare dhe hierakinë e saj, për kryeipeshkvitë dhe ipeshkvitë, etj. Mungesa e ndonjërës prej këtyre apo edhe disa njohurive të tjerave, do të ishte aq e dëmshme sa do të sillte dështimin e plotë të projektit. Vërtetë, shtrohet pyetja, pse deri sot nuk u ndërmor një veprim i tillë për një botim serioz nga studiues kompetentë dhe autoritarë, qoftë shqiptarë qoftë të huaj? Mungon dëshira e autoriteve përkatëse në AQSH apo është thjeshtë një injorim, nga injorantë të cilët nuk kuptojnë rëndësinë që ka ky thesar i paçmueshëm për vetë popullin shqiptar dhe atë evropian në përgjithësi?

Duke mos dashur në asnjë mënyrë të ulim apo nënvleftësojmë punën e të tjerëve, veçanërisht atë të P. Batiffol-it, sepse siç cekëm më lart, pothuajse të gjitha studimet e botimet e gjertanishme janë bërë sipas transliterimit të tij, madje edhe punimi i maketit dhe kopjes identike në Pekin, që sot ruhen në AQSH, e themi me siguri të plotë se ai transliterim [dhe të gjitha të tjerat të mbështetura te ai] ka shumë pasaktësi, lëshime dhe mungesa të ndjeshme. Për një gjë të tillë ka qenë koeshient edhe vetë Batiffol-i, kur pohon se “dorëshkrimin e Beratinus-it e pati në dorë për disa orë.” Nëse kemi parasysh se ky kodik ka 190 fletë dhe dimensionet e tij, pastaj vetë natyrën e shkrimit, i cili është mjaft e vështirë për t’u lexuar, përkundër përgatitjes paleografike të P. Batiffol-it dhe zotërimit përfekt të greqishtës së vjetër, ai, në asnjë mënyrë nuk ka arritur ta lexojë dorëshkrimin në tërësi! Pra, edhe Batifol-i ka bërë një punë të pjesëshme, që fatkeqësisht të gjithë studiuesit e marrin si komplete, të tërësishme dhe të padiskutueshme, gjë që nuk është e saktë. Pra, në të ardhmen e afërt, mbetet që të bëhet një lexim kritik i origjinalit, punë kjo që do të marrë të paktën 2 deri në 3 vjet përkushtim intensiv të pandërprerë, pastaj një përkthim dhe një analizë të tërësishme së bashku me një koment profesional nga specialistë të fushave të lartcekura.

KUSH ËSHTË SHËN GJON GJOJËARTI?

Shën Gjon Gjojëarti [Joan Chrysostomos], është njëra ndër figurat më të njohura dhe më të nderuara të botës së lashtë të krishterë, që te Etërit e Kishës së Lindjes më shumë se çdokush tjetër vlerësohet me admirimin dhe nderim të veçantë dhe njëri ndër reformatorët më të mëdhenj në historinë e krishterimit në përgjithësi. Ndërsa në Perëndim, pas shën Agustinit, ai gëzon popullaritet të madh si mjeshtri më universal i oratorëve të krishterë. Gjoni lindi në Antiokë mbi Oronte, midis viteve 349-354, nga i ati Secund dhe e ëma Antuza, në një familje finsike. Studioi filozofi në shkollën e Adraganzios dhe retorikë në shkollën e sofistit Libano. Pagëzohet në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare. Fillimisht punoi në punë shtetërore, por pas disa  kohësh largohet nga aty dhe shkoi për gjashtë vitet e ardhëshme në kuvendin e murgjve, që drejtonte Diodiri, ipeshkvi i Tarsos. Edhe nga këtu u largua për shkaqe shëndetësore dhe kthehet në Antioki. Që nga kjo kohë ai iu dedikua me përkushtim meditimit, jetës asketike dhe shkrimeve. Kjo bëri që të fitojë besimin e Melesio Rrëfyesit, që në atë kohë ishte ipeshkëv i Antiokës, i cili në vitin 372, e zgjedh midis njerëzve më të afërt duke e emëruar një vit më pas, si lektor. Më 381 rikthehet në Antiokë, te Melesio, i cili e shuguron dhjak, ndërsa në vitin 386 shugurohet meshtar. Në fund të vitit 397 i dedikohet aktivitetit të predikimit, ku merr dhe titullin e lartë midis oratorëve të shenjtë, predikues. Pas vdekjes së patriarkut të Kostandinopojës, Nektarit në dhjetor të vitit 397, Gjoni u zgjodh ipeshkëv në vendin e tij në fillim të vitit 398, nga kryeipeshkvi Teofil, për shërbim në Aleksandri. Në Konstantinopojë kishte shumë shqetësime dhe gjendja ishte shumë e rëndë. Kishin lindur ngatërresa në mes disa shtresave të caktuara të fisnikëve dhe infideles në njërën anë dhe meshtarëve në anën tjetër, të cilëve u përkiste edhe Gjon Gojarti. I ndodhur para gjithë këtyre ngatërresave, Gjoni bën përpjekje që nëpërmejt reformave gjithëpërfshirëse të normalizojë gjendjen e krijuar, por nuk pati fat dhe njëherësh u përball me kundërshtimin e fortë dhe të pamëshirshëm të perandoreshës Eudoksia, kur pushtetin perandorak e mori ajo në duart e veta. Me urdhër të perandoreshës Eudoksia, Gjon Gojarti dhe mbështetësit e tij, pësojnë disfatë të rëndë, aq sa Gjoni detyrohet të largohet përtej Bosforit. Më 403, në koncilin e Antiokisë, gjykohet vepra e Gjonit dhe ai dënohet me ekzil në Kukuso të Armenisë, ku qëndroi për tre vjet. Ka zëra se gjatë kësaj kohe, një pjesë të eksilit Gjon Gojarti e kaloi në Epir, gjë që ende nuk mund të mbështetet në burime dokumentare të sigurta dhe të padiskutueshme. Në fakt, nëse një gjë e tillë do të vërtetohej, atëherë, mund të arsyetohej shkrimi në fillim të kodikut Beratinus-1 Φ, 043, “Shikoni, ju që do të lexoni shkronjat e këtij Ungjilli të shën Gjon Gojartit, të cilat ai vetë i ka shkruar, kur ishte në vendlindjen e tij në Antioki si dhjak i Ungjillorit. Çdo gjë deri në kohën e tij, të shumtën është shkruar me shkronja të ndara, dhe për këtë shkak nuk ishte praktikuar që me shenja floriri të shënoheshin fjalët dhe shenjat…” Etapa e fundit e udhëtimit të eksilit të Gjon Gojartit ishte lokaliteti Pizio, në bregun lindor të Detit të Zi. Meqenëse ndjente se po i afrohej fundi në këtë jetë, ai kërkon një veshje të bardhë mëndafshi, duke shpërndarë për të varfërit të gjitha gjërat kishte. Vdiq më 14 shtator të vitit 407. Me një procesion solemn dhe të veçantë, rrobat e tij sillen në Kostandinopojë më 27 janar të vitit 438, në kishën e Apostujve. Perandori Teodosi II, djali i perandoreshës Eudoksia (e cila vdiq më 404), e udhëhiqte kortezhin duke kërkuar falje për fajet e së ëmës me rastin e persekutimit që i kishte bërë Gjon Gojartit. Eshtrat e tij u morën nga Konstantinopoja gjatë kryqëzatës së katërt në vitin 1204 dhe u bartën në Romë. Aty qëndruan për 800 vjet me radhë, derisa papa Gjon Pali II, në vitin e 2004, me 27 nëntor vendos që ato të rikthehen në Stambollin e sotëm në kishën e “Santa Maria Antiqua.” Kisha Ortodokse e nderon shën Gjon Gojartin si shenjt më 13 nëntor të çdo viti [sipas kalendarit gregorian], duke e renditur atë në mes të “tre hierakëve të shenjtë si shën Vasili i Madh dhe shën Gregori teolog” ku dita e tyre festohet çdo vit më 27 janar, që është edhe dita e ritualit të paraqitjes së Beratinusit besimtarëve. Ndërsa kisha katolike romake e nderon shën Gjon Gojartin me 13 shtator të çdo viti.

Filed Under: Featured Tagged With: Prof. Dr. Musa ahmeti

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT