NGA RASIM BEBO/CHIKAGO/
Para se të vijmë te Shën Kozmai, të shohim se Krishterimi është vendosur nga perandorë Romake me prejardhje iliro-shqiptare. Perandori i Romës Kostandini i Madh (306-337) iliriani shqiptar nga Kosova, nxori urdhëresën e famshme për ndalimin e përndjekjeve të të krishterëve në vitin (311 e. j.) dhe dy vjet më pas (313), urdhëresën tjetër për pranimin e Krishterimit si feja zyrtare e Perandorisë Romake, këto përmenden si “Edikt, ose Dekret i Milanit”. Në vitin 325 ai thirri Këshillin e Krishterë të Nikesë, ku morën pjese 318 peshkopë. Vuri themelet e supermacisë spirituale të kishës katolike, në botën perëndimore dhe Ortodoksinë, në botën lindore. (E. Jackues, “Shqiptaret”, bot. 1995, f. 152). (T. Zavalani, “Histori…” bot. 1998, f. 56).
Grekët flisnin dhe mburreshin me ëndrrat për Greqinë ,greko bizantine. Ndërsa Historiani Robert Angeli ua hedh poshtë duke u thënë: “Greqia ka nisur të quhet zyrtarisht dhe përgjithësisht HELLAS kur u krijua si mbretëri e pavarur më 1830, të erës sonë. Më parë, dhe sidomos gjatë Perandorisë Bizantine, ajo asnjëherë nuk është quajtur as Hellas, as Graecia, as Perandori Greke ose Helenike, po gjithmonë Perandoria Bizantine dhe kurrë nuk ka pasur perandorë bizantinë të cilësuar grekë. Grekët sot që në krye deri ne fund të veprave të tyre kanë mashtruar…”. (Enigma), bot. 1991, f. 182).
Të mësojmë, se si rrjedhojë e këtij sistemi të veçantë “qeverisë brenda qeverisë”. E. J. citon Sevasti Qiriazi Dako, shpjegon: “Mund të duket e çuditshme, rezultati imediat i pushtimit turk më 1453 ishte në dobi të patrikanës bizantine. Mehmeti i II, pushtuesi i Kostandinopojës, duke shfrytëzuar urrejtjen midis Papës dhe Patriarkut, u ngazëllye nga fakti se mund ta bënte Kishën ortodokse të Lindjes që ta konsideronte atë si bamirës dhe mbrojtës të sajin. Ai i dha Patrik Genadit gradën e pashait dhe nxori një dekret që e njihte atë dhe pasuesit e tij, si krerë shpirtërorë dhe civile të të gjitha bashkësive ortodokse. Juridiksioni i tij përfshinte të gjithë greket, shqiptarët, bullgarët, rumunët dhe sllavët. Me fjalë të tjera, ky dekret perandorak e shndërroi Kishën Ortodokse të Lindjes në një shtet brenda shtetit. Ai e vuri atë nën kontrollin e plotë të grekëve që banonin në Fanar. Që prej asaj kohe, forcat e kishës përdoreshin si armë politike në shërbim të “Idesë së madhe” greke d.m.th. helenizimit të kombeve të tjera të Ballkanit.
Për të arritur këtë qëllim, fanarjotët shpallën gjuhën greke të plotfuqishme. Alfabeti grek, librat greke, shkollat greke, kishat greke u bënë tipar zotërues të jetës intelektuale të popujve të krishterë të Ballkanit, deri në fillim të shek XX. Despotizmi shpirtëror i Patrikanës ishte më i keq se tirania politike e turqve. Ata që guxonin të ngrinin krye, braktiseshin , mallkoheshin, shkishëroheshin dhe paditeshin tek autoritetet turke, si kryengritës rebelë kundra qeverisë. Autoritetet turke bashkëpunonin haptas me peshkopët grekë për shtypjen e shpirtit kombëtar të shqiptarëve. (E. jacques, “Shqiptarët”, bot. 1995, f. 232).
Sejdi Kondi shkruan: “…Për mua, misioni juaj gjatë vitve 1768-1774 nuk duhet konsideruar i mbyllur. Unë do ta quaj atë thjesht fazën e parë…-Tamam – tha Kozma Etoliani që shtoi. – Ne ato vite të vështira ne predikuam paqen,urtësinë dhe qetësinë. – Pra bëmë një rrugë e dy punë – vijoi Sofroni (Patriku i Fanarit). – Kryem edhe detyrimin tonë ndaj helenizimit, por i bëmë qejfin edhe Sulltanit fuqiplotë. – Pikërisht, pikërisht, e mbështeti Kozma Etoliani. – Kurse tani, në vitin 1775, misioni i juaj do njohë fazën e tij të dytë. Natyrisht, kjo do të jetë faza më e rëndësishme, më e shenjtë. –Perëndisë i qofshim falë! –U shpreh Kozma Etoliani.-Faza e re, -rimori fjalën Patriarku – do t’i shërbejë qytetërimit të mëtejshëm, vetëm mes përhapjes së gjerë të kulturës sonë heleno-bizantine. Që do të vijë mes hapjes së shkollave të reja greke atje dhe ndalimit të gjuhës shqipe, -nuk duroi pa folur Kozma Etoliani … Veç, do qe një mrekulli sikur të siguronim një ferman të dytë prej Sulltanit, -shtoi Kozmai. –Fermani i parë më ka skaduar. Ai më pati ndihmuar shumë. Më ka shpëtuar prej telasheve të shumta. S’është e lehtë të punosh nën hundën e agallarëve apo të bejlerëve shqiptarë. Shumë e drejtë u shpreh Sofroni … –Fermani i ri është siguruar, -u shpreh paksa euforik Patriku. –Vërtet?! – u befasua i gëzuar Kozma Etoliani. –Vërtet, -foli Patriku Sofron. –Fermani i ri u sigurua. Patriku kërkoi që t’i sillnin fermanin dhe urdhëresën e inspektorit të përgjithshëm. Njëri prej tyre pruri shkresat. Osmanishtja e tyre mëse kaligrafike,vula në fund e artë. Patriku foli duke iu drejtuar priftërinjve: -Miku i nderuar, tok me të vëllanë e tij do të darkojë me mua sonte. Të përgatitet gjithçka… (“Djaj ne veladon”, bot. prill 2011, f. 14-15).
Në vitet 1768-1774 dhe 1775-1779,Patrikana Ekunemike dërgoi në vendin tonë Kozma Etolianin (1714-1779), i cili kishte kryer studimet në Malin e Shënjtë, Athos. Ai vinte në Shqipërinë e Jugut për të realizuar qëllimin, që të krishterët e ortodoksë shqiptarë t’i kthente në grekë. Kërkonte të përbuzej e të braktisej shqipja dhe në vend të saj të flitej dhe të shkruhej vetëm greqishtja. Historianë grekë si K. Amantos, M.B. Sakelariou, Vasil Krapsiti etj., Shën Kozmanë e quajnë “Shpëtimtarë të etnisë greke” “Apostull i krishterimit” Kudo ku shkonte ai në Epir vendoste kryqe dhe ishte luftëtar i flakët i fesë së krishtere dhe i helenizimit. Ai predikonte në Paramithi: “Le t’i shmangemi, vëllezërit e mi, mendjemadhësisë që është krijesa e parë e shejtanit dhe rruga që të çon në katastrofë, prandaj duhet të jemi kokulur; kokultësia është rruga e engjëjve, ajo të çon në parajsë.
Suljotët u tronditen kur dëgjuan këto fjalë të tij, madje disa u egërsuan. Atëherë Kozmai u tha: “Më vjen keq për ju, për kryelartësinë që kini”. Dhe duke shkundur këpucët, vazhdoi me këto fjalë të ashpra: “këmba ime këtu nuk do të shkelë herë tjetër. Nëse nuk i lini këto që bëni, do të shpërbëheni. ”
Lind pyetja: cili është krishterimi i Shën Kozmait? “I shenjtë”,Shënjtor shpallet një person që i qëndron besnik mësimeve të Krishtit dhe kishës së tij, që kanonizohet si i tillë nga një kishë lokale ose universale. Shenjtorit i kujtohet emri në lutjet, me emrin e tij mund të emërohet kisha, mund t’i ekspozohet trupi në altar etj. Ndërsa, më tej foli kështu Shën Kozmai: “Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht, për arsye se kisha e jone është greke. Dhe ti vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha e jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do të flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të më thotë këtu. Unë do t’i marr atij të gjitha mëkatet në qafë time, që nga dita e lindjes së tij, deri më sot…” Këtu shihet qartë se Shën Kozmai i ftonte shqiptarët të mësonin greqisht, se kisha greke nuk mund të bëhet kurrë shqiptare. Sa në kundërshtim bien këto fjalë me Jezu Krishtin, i cili çoi apostujt e tij që të predikonin doktrinën fetare të krishtere në popujt e ndryshëm të globit, Por në asnjë mënyrë që këta popuj të ktheheshin në grekë. Jezu Krishti u pat thënë apostujve: “Shkoni e bëni dishepuj nga të gjithë popujt, duke i pagëzuar në emër të Atit e të birit e të shpirtit të Shënjtë”. Pra,Krishterimi i Shën Kozmait nuk është krishterimi i Jezu Krishtit, po një krishterim i sajuar nga Patrikana e Stambollit … Ky lloj antikrishterimi, që flet në emër të krishterimit, ka si Ungjill shovenizmin grek. Shën Kozmai gënjen kur thotë se “raca shqiptare është greke”.
Antropologu me famë Pitardi, e hedh poshtë këtë version të grekëve. Shën Kozmai këshllon të krishterët “që të mos preferojnë pazarët e çifutëve” ose “Mos pini raki të prodhuar në fabrikat e Evropës. Sepse në atë raki çifutët lajnë të vdekurit e tyre që t’ju ndotin juve. Çifutët janë pogromet e antikrishtit. Ai është i vetmi prift, që në mënyrë të hapur ka nxitur pogromet antiçifute.”
Shën Kozmai, më 22 gusht 1777, vizitoi Beratin dhe atje këshilloi beratasit që të bëjnë Pazar të shtunën (sepse çifutët atë ditë e kanë pushim) dhe askush prej tyre, vijoi shenjtori i Vorio Epirit, të mos bëjë Pazar të dielën te çifutët. Kështu që Shën Kozmai, për shkak të urrejtjes ndaj çifutëve, arriti t’u ndërrojë beratasve edhe ditën e pazarit. Zhan Klod Faveirial, shkruan: “… dy fjalë për murgun Kozma, roli i të cilit ka qënë tepër rrënimtarë për kombin shqiptar dhe vllah. Murg i Malit Atos, Kozma, lindi në Etoli, dhe u vra i ngulur në hu, më 24 gusht 1779 me urdhër të Kurt pashë Beratit … për faktin, se ky ishte një agjent politik i cili, duke shkuar nga fshati në fshat, nuk predikonte Ungjillin po kërcënonte me shkishërim nga Patriarkati grek të gjithë vllehët dhe shqiptarët që nuk flisnin vetëm greqisht. (“Historia e Shqipërisë”, bot. 2004, f. 389). Nga Kozma Etolani, për gjuhën vllahe, citojmë: “Perëndia kur flet me engjëjt, flet në gjuhën greke dhe kur i shfryn djallit përdor gjuhën vllahe” (arkivi qendror i shtetit rumun).
Dr. Vakalopulos, në “historinë e helenizimit të ri” shprehet për Kozma Etolianin: “Ai ktheu rrymën e ngjarjeve dhe vulosi me kristianizimin e tij dukuritë shoqërore dhe kombëtare (greke – Sh. D.), veçanërisht në Shqipërinë Jugore dhe Epir”. Me të drejtë rilindësit tanë lëshuan thirrjen patetike: “Jashtë gjuha greke nga shkollat tona, nga kishat tona”. Revista “La nazione Albanese”, viti 1897, nr. 9, f. 4, dhe më` tej, shkruan për figurën dhe detyrën e priftit këto fjalë: “Prifti duhet të jetë sjellës i vërtetë i qytetërimit dhe i progresit me ligjin e tij të dashurisë. Këtu në Shqipëri, ai i shërben prindvrasjes, ai është despot dhe më tiran se vetë pushtuesit. Ai është kthyer në një skllav që i shërben injorancës dhe paragjykimeve. Prifti është një dhelpër greke. Edhe pushkët vrasëse kane zënë vend në kishë, kështu që është reformuar kulti i Jezu Krishtit”.
Por kur merr vesh se Peshkopi Janullatos është anëtar nderi i shoqatës “Miqtë e Shën Kozmait” dhe se ky “Shenjtor” bën pjesë ne kalendarin KOASH. Vlen të mbahet mend shprehja e antishqiptarit të tërbuar Sebastianos, i cili e quan Shën Kozmanë “Dishepull të vërtetë të Krishtit” Dhe Sot Janullatosi po sfidon Atdheun tonë, duke e ndërtuar kisha greke në emër të antishqiptarit Shën Kozma. Ky është një emisar politik i shovinizmit grek, erdhi në Shqipëri për të mbjellë përçarjen dhe urrejtjen midis shqiptarëve dhe për të helenizuar totalisht ortodoksit shqiptare. (Gazeta “BOTA SOT” 22-12-2013). Tani qarqet nacionale klerike greke vendosën të shpallin “luftën e shenjtë” për Vorio-Epirin nën flamurin e Shën Kozmait. Akademiku Kristo Frashëri, për “Shenjtorin” e lartpërmendur nga historianët e sotëm grek e quan “Flamurtar i flaket i helenizimit”. Studjuesi Pëllumb Xhufi, Shën Kozmanë e quan antishqiptar. Duke qënë i tillë, këshilli bashkiak i Tiranës, përpara se ta zgjidhte A. Janullatos qytetar nderi të Tiranës, duhej t’i kërkonte atij që të mohonte e të dënonte veprimtarinë antishqiptare të Shën Kozmait, si kusht për dhënien e titullit “qytetar nderi i Tiranës”, propozuar nga kryebashkiaku Edi Rama, sepse Kozma Etoliani kërkonte që popullsia e Epirit të kthehej nga shqiptarë në greke. (Enc. “Pirsos”, vell. II, f. 915). Në kontekstin e veprimtarisë së madhe antishqiptare të këtij prelati të kishës greke, është i padrejtë edhe organizimi në vendin tonë i kampingjeve të 24 gushtit për nder të Shën Kozmait, apostullit të helenizimit. Vlen të përmendet se 24 gushti vitit 1996, në të cilin u mblodhën me joshje alla greke të rinj ortodoksë nga mjaft qytete, që nga Saranda deri në Shkodër në një kamping afër kishës së Shën Kozmait në Kolkondas, ishin të ftuar edhe të rinj nga Greqia. Ftesat ishin dërguar deri në Finlandë nga kisha ortodokse dhe at Kalevi. “Këto kampingje ortodokse, thekson Janullatosi ne fjalimin e tij, janë punishte shpirtërore” kupto: punishte shpirtërore për të shkatëruar kombin shqiptar, (SH. D) Sherif Delvina: Duhet vënë në dukje fjalët e Sebastianos, për Shën Kozmanë i cili tha: “Kisha dhe kombi ynë po nderojnë sot kujtimin e Shën Kozmait të Etolisë, sepse ai ishte jo vetëm një misionar por edhe apostull kombëtar i Greqisë”
Ish kryeministri i Greqisë, Georges Papandreu, ka folur më 12 qershor 1960: “Pretendimet tona për Epirin e Veriut janë të shenjta dhe të patundura”. Por edhe ne u themi hajdeni ta merreni, se kufiri atëherë do të vendoset në jug të Prevezës, në kufirin Natyral të Shqipërisë…
Ish mohuesi i kombit tonë Fatos Nano ka thënë: se rruga e Shqipërisë për në Evropë kalon nga Greqia. Për figurën e Janullatosit pohon: “Unë nuk mund të mendoj që të ketë ndonjë njeri, i cili të ketë kontribuar më shumë për rilindjen e Shqipërisë si komb i lirë evropian”. Ndërsa më 11 shtator 1998 F. Nano që nga Lisbona, ku merrte pjesë në një mbledhje ndërkombëtare deklaroi se Kryeqyteti i Kosovës është Beogradi. Ndërsa Azem Hajdari nga Tirana iu përgjigj: Fatos Nano mos të vijë në Shqipëri. Në këtë kohë, në shtator të vitit 1998 kanë ndodhur dy vrasje, në mbrëmje të territ, vrasje pas shpine, vrasje tinëzare, te dy kanë qenë atdhedashës të flaktë shqiptarë, njeri pishtar i demokracisë, tjetri strateg i luftës për liri. Azem Hajdari u vra më 12 shtator, kurse Ahmet Krasniqi më 21 shtator të vitit 1998.
Janullatosi ka lënë trashëgimtarë të fronit. Peshkopin e Beratit Injatos, e dorëzoi më19 korrik 1998. Sipas studjuesit Sejdi Kondi, vazhdon: “Kozma Etolianit ia dua kokën të kripur. Këtu në Berat jo në Stamboll. Ke plot dy javë kohë për këtë punë. Përndryshe në tepsi do të jetë koka e jote. … –Ik tani! –u shpreh sypërdhe Kurt Pasha. –Kaq kisha për të thënë. Në manastirin e Ardenicës, atje do shtrinte kockat. Ishte vërtetë i lodhur. E kur nuk kishte bërë as plot tri ditë që pushonte atje, kur bam e bam porta e madhe e manastirit. Ndjeu një si të ngjethur në shtat. S’i pëlqyen të trokiturat. Nuk ndodheshin atje as shoqëruesit murgj. Patën shkuar në Fier për t’u furnizuar me ushqime. Nuk më pëlqyen këto të trokitura uratë, -u shpreh Kozma Etoliani, duke shikuar thellë në sy priftin e manastirit. –Si batare pushkësh më ranë në vesh. – Atëherë mos e hapim derën imzot? Mund të jenë njerëz të ligj. Kozma Etoliani qëndroi. Hezitoi një çast. Pastaj u shpreh: Hape biri im hape! -tha. –Fati im është shkruar: Le të bëhet çfarë është thënë nga Perëndia. –Kozma Etoliani e njohu në çast. Ferid Aga bëri para. U shpreh. -Përshëndetje hirësi! Na e bëni hallall shqetësimin. Megjithëse shpresoj që të keni pushuar ca. Në kemi gati një javë që po ju presim. -Urdhëroni bijtë e mi, -tha Kozma Etoliani. –Çfarë mund të bëj për ju? Me se mundem t’u ndihmoj? Më thoni! -Duke i vërtitur syrin e shëndoshë priftit të manastirit, Ferid agai foli: -Ne jemi vendas hirësi. Prej një fshati këtu pranë Kolkondas ia thonë. Ndoshta ju ia keni dëgjuar emrin. –Po, po posi, -bëri Kozma Etoliani. –E di, edi. Në mos gaboj, ai është poshtë në fushë. Buzë Semanit apo jo? -Pikërisht, -vijoi trukun Ferid agai. Ju e ditkeni shumë mirë hirësi, megjithëse nuk keni qenë asnjëherë në fshatin tonë. –Do e bëjë mbarë Perëndia që të vijmë edhe atje. Përse jo?! – Po ne për këtë punë jemi këtu hirësi, tha Ferid agai. –Na ka dërguar fshati. Duam edhe ne të kemi një shkollë për fëmijët tanë siç e kane edhe fshatrat e tjera fqinje. Koka e priftit të manastirit u var mbi gjoks. Ndjeu gjëmën. Por nuk kish kurajo të ngrinte as sytë e jo më të fliste Kozma Etoloini tha: -Po mirë atherë. Më prisni nesër. Do të jemi në fshatin tuaj që herët në mëngjes. Besoj se jemi dakort? -Po përse nesër hirësi?! -Pyeti si me keqardhje Ferid Aga. –Sonte është më mirë. Nuk ka arsye përse të vonohemi. Fshati po ju pret. Madje ne kemi hapur dhe gropën, pra themelin e shkollës sonë. Fëmijët po ju presin. Kozma Etoliani u vu në mëdyshje. Në fakt do qe nisur, nuk do e kish zgjatur, nuk do e kish bërë dy, po të mos i kishte kallur datën fytyra e atij njeriu. Kërkoi sytë e priftit të manastirit, por ato iu vodhën. Qenë gremisur mbi kalldrëm.-Më mirë nesër në mëngjes, – tha misionari. –Sonte është ca vonë. Aksham hesapi. Ferid agait iu sos durimi. Boll e ledhatoi këtë plak. Po lozte me kokën e tija. Nuk bëhej shaka me Kurt Pashën. Ai kërkonte në tepsi o kokën e tij, o atë të Kozma Etoliani. Në çast çorri maskën e mashtrimit. Bërtiti: -Mjaft me fjalë. Mos e zgjat më! Eja me ne dhe pikë! Vibroi ajri. Kozma Etolianit iu ngjeth prapë trupi. Kurse ne timpan të veshit e flladiti lehte thënia e Ali Pashës. “Xhaxha! Bëj kujdes! Kurt Pasha është ujk i vjetër! Është i lig. Ruhu! Ai nuk të do si unë”.
Më falni, – foli duke pyetur me kurajo. –Cili jeni juve zotëri që po më flisni kështu? A mund të më thoni? Për më tepër që unë nuk ju njoh hiç.
– Unë jam xhebraili, – reagoi duke pështyrë cigaren Ferid agai. – Jam krye polici i Kurt Pashës. -Kuptove tani?…
Kozma Etoliani mbeti. E vështroi atë njeri të frikshëm në syrin e vetëm. U përpoq të ruante qetësin duke thënë.
Nuk po kuptoj se çfarë kërkoni nga unë. Pak më parë thatë se jeni prej fshatit Kalkondas e se doni të ndërtoni si fqinjët tuaj shkollën e re? Kurse tani…. Duke përfituar prej një pauze të shkurtër, prifti i manastirit u bë i gjallë. Ai foli buzagaz, duke iu drejtuar si hafijeve epo ashtu edhe misionarit helen. – Po urdhëroni, urdhëroni brenda zotërinj! Një kafe, një çaj. Ose më mirë një ujë të ftohtë. Bën zagushi e madhe.
– Ti mos u përzie! Rri urtë e mbaj vendin tënd! – ngriti sërish zërin Ferid aga.
– Apo do t’i bësh shoqëri mikut tënd?
– Prifti sus.
– Kurse ti, – iu drejtua Kozma Etolianit – ec përpara! Kështu siç je. Kam urdhër të prerë nga Pashai. Dëgjon! Luaj vendit!
– Po përse duhet të vi me ju?! – u përpoq të qëndronte Kozma Etoliani. – Ju po më mirrni me forcë! A e dini se unë jam i pajisur edhe me një irade të Sulltanit? Kryepolici i Kurt Pashës bëri sikur nuk i dëgjoi fjalët e fundit. Eci disa metra përpara. Hafijet lëvizën. I dolën pas krahëve Kozma Etolianit. Njeri prej tyre i vuri dorën në kurriz duke e shtyrë. Misionari helen i hodhi një sy të tillë priftit të manastirit, sikur i kërkonte ndihmë. Iu fanitën në sy dy murgjit e tij. Por më kot. Në çastin kur i duheshin ata mungonin. S’munden ta ndihmonin. … –Ku po më çoni kështu more djem? Unë pandeha se po vemi në Berat.
– Po të shpiem në parajsë, – ja ktheu harbutçe Kryepolici.
– Ju më thatë se jeni njerëzit e Kurt Pashait! Po a e dini se unë jam mik me të. – Mos e zërë në gojë emrin e Pashait tonë të ndritur, – reagoi egër kryepolici – se për atë zot ta këpus gjuhën deri në rrëzë. Zëri i çjerrë iu përplas në fytyrë misionarit si një shuplakë e fortë. Por donte derman dhe foli gjene: – Po pse more biri i Perëndisë po më flet kështu?! Çfarë të keqe ju kam bërë?!
– As allahun mos e zërë në gojë! Kaur i ndyrë! …
– Po përse more djem kërkoni të më merrni jetën? Atë s’ma keni dhënë ju, por Perëndia Të thashë një herë more bukëshkelë që të mos e zësh më në gojë emrin e Allahut, – ulëriti kryepolici që frenoi kalin. – Pusho! Nuk dua të dëgjoj më. – Po ç’ju kam bërë? – vijoi Kozma Etoliani.
– Ma thoni që ta di që të vdes i qetë! …
– Mos shkoni më tutje! Ja tek ajo pema atje hidheni litari. Karvani qëndroi. Kozma Etoliani ishte berë pluhur i tërë. Mezi mbahej në këmbë. Hafijet zbritën nga kuajt. Secili prej tyre nisi detyrën e caktuar. Dy përgatitën litarin. Të tjerët u morën me Kozma Etolianin. I lidhën duart nga pas dhe i hodhën një si kokore leshi mbi kokë. Po ai s’e pranoi. Kërkoi t’ia hiqnin. Pyeti sërish duke iu drejtuar Ferid Agait.
– Po ç’u kam bërë xhanëm?! Më thoni që të di fajin. Ferid agai heshti mbi kalë. Kishte vapë. Lumi që pranë. As 100 metra më tej. Kozma Etolianin e ngritën në stol, i hodhen litarin në grykë. Para se ti hiqnin stolin, Ferid Aga i tha: -Fol ! Ç’ke për të thënë! Eshtë fjala e jote e fundit. -Dua të di përse po ma merrni jetën, – tha misionari. – Pasi s’di se çfarë të bëj me ju. T’ju bekoj apo t’ju mallkoj.?
– Vërtet i marrë , – u shperh si për vete Ferid Aga që shtoi po aty zë plotë. – Të merret jeta me urdhër të Pashait të Beratit. Je spiun i rusit dhe i venecianit dhe armik i shqiptarëve në dëm të Kombit Shqiptar . Qartë? Kozma Etoliani s’tha asnjë fjalë. Heshti. Pas sinjalit i hoqën stolin. Kur trupi u lëshua krejt, Kryepolici u shpreh: – Këputjani kokën, trupin ja hidhni në lumë. Kokën do ta merrni me vete. Pastaj u nisën për në Berat. Ferid aga ecte përpara. Ata e ndiqnin pa fjalë nga pas. Koka e Kozma Etolianit në mes. Qe 24 gusht 1779. (Sejdi Kondi “Djaj me veladon” bot. 2011, f. 222).
Rasim Bebo, Addison, Çikago Janar 2014.