• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rekomandohen ndryshime në Projektligjin e Diasporës

October 24, 2017 by dgreca

Diaspora 2Pjesëtarët nga diaspora rekomandojnë ndryshime për Projektligjin e Diasporës/

Projektligji për Diasporës_Çfarë sjellë_Germin

Organizata jo-qeveritare Germin ka organizuar diskutim virtual për Projektligjin e Diasporës me pjesëtarët e diasporës dhe përfaqësues nga Ministria e Diasporës në Kosovë, në kuadër të iniciativës “Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës”.

“Projektligji për Diasporën: Çfarë sjellë”, i cili u mbajt më 14 tetor 2017 nga ora 18:00, kishte si qëllim realizimin e një diskutimi të frytshëm, ku pjesëtarët e diasporës mund t’i kalonin komentet e tyre për një projektligj me gjithëpërfshirës dhe përmbajtësor.Sipas Behar Ismës, ushtrues detyre në divizionin ligjor në Ministrinë e Diasporës, ishin tri arsye kyçe të nevojshme për ta ndryshuar ligjin aktual.“Statusi i Qendrave Kulturore, Investimet nga Diaspora dhe ndarja e kompetencave, kanë ndikuar që të punojmë në hartimin e një ligji të ri për diasporën”, u shpreh ai.Në anën tjetër paneli diskutues i cili përbëhej nga Brikena Muharremi (Avokate), Hilmi Gashi (Udhëheqës për migracion në sindikatën Unia) dhe Muhamet Idrizi (Profesor i gjuhës gjermane dhe shkencës politike), kërkuan që të ngritet vetëdija tek pjesëtarët e diasporës për rëndësinë e këtij projektligji.

Sipas tyre, Projektligjit aktual për Diasporën duhet të qartësojë më shumë nenin 16 (Statusi i Pjesëtarit të Diasporës), sepse është i paqartë dhe lë hapësirë për keqkuptime. Po ashtu, u propozua që të përmirësohet gjuha në baza gjinore dhe të qartësohen disa përkufizime si p.sh: Qarkullimi i trurit.

Hilmi Gashi rekomandoi që të përfshihet një nen që mbron të drejtat ekonomike, juridike, të kthimit në vendlindje dhe mbrojtjen e interesave bilaterale p.sh sigurimet sociale. Kurse, Muhamet Idrizi propozi që të vendosen kuota për studentët nga diaspora për bursat e shkollimit dhe praktikës. Sipas tij, në projektligj duhet të përfshihet edhe përkthimi i kurikulës nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Paneli diskutues rekomandoi po ashtu ndryshime për Qendrat Kulturore në Diasporës, që të quhen “Qendra/Shtëpia e Diasporës”, sepse përqendrimi vetëm në kulturë e limiton rolin e këtyre qendrave.

Organizata Germin propozoi që në ligjin e ri për Diasporën duhet të përfshihet edhe Filantropia Shqiptare. Projektligji për Diasporën është iniciuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Startegjike dhe parashikon obligimet që ka Kosova ndaj Diasporës.

Video e plotë e takimit virtual: https://www.youtube.com/watch?v=sWCwLXm4E_0.

Kjo iniciativë përkrahet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Projektligjin e Diasporës, Rekomandohen ndryshime në

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT