Këshilli Shqiptaro Amerikan në New Jersey, mbështet fuqishëm dhe inkurajonë protestën gjithëpopullore në Shkup me moton: “Protestë gjithë Popullore për t’i thënë Ndal këtij Sistemi…!”/
NEW JERSEY : Këshilli Shqiptaro Amerikan (KSHA),me anë të një deklerate për shtyp, shpërndarë, sot thotë se e mbeshtet së bashku me disa organizata dhe shoqata të tjera, analoge me prejardhje nga vend-banimet shqiptare në Maqedoni, protestën gjithëpopullore në Shkup me moton “Protestë gjithë Popullore për t’i thënë Ndal këtij Sistemi…!” e organizuar nga Partitë Lëvizja për reforma në PDSH, Rilindja Demokratike Shqiptare, dhe disa shoqata të premten në Shkup me datë 22 prill 2016.
Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan (KSHA), zoti Haxhi Dauti – thotë në dekleratë se ai e mbështet fuqishëm dhe inkurajonë protestën me arsyetimin e tyre për këtë protestë, ku thuhet se :
Kriza shumë-dimensionale që ka kapluar vendin nga mos funksionimi i shtetit të së drejtës, partizimit të institucioneve, anashkalimit të së drejtës për barabarësi të plotë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, nxitjes së tensioneve ndëretnike, kanë goditur drejtpërdrejt në themelet e stabilitetit dhe qenies së shtetit.
Situata e fundit e krijuar me vendimin e Ivanovit për të aboluar politikanët maqedonas dhe shërbetorët e tyre shqiptarë që kanë shkelur ligjin, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, janë të inkriminuar në krim të organizuar dhe korrupsion, flet edhe njëherë se drejtësia në Maqedoni funksionon me standarde të dyfishta dhe se shqiptarët kanë të drejta të qytetarit të dorës së dytë.
Të ndodhur në situatë të këtillë, ku dialogu politik nuk jep më shpresë, ku shpërfillen në mënyrën më brutale edhe marrëveshjet e nënshkruara me ndërmjetësim të faktorin ndërkombëtar, ku burgjet janë plot e përplotë me shqiptarë të pafajshëm, ku e drejta për barazi të plotë shitet paturëpsisht nga një grup shërbetorësh që i thonë vetes shqiptarë, na detyrojnë Neve si shqiptarë të lirë në ndërgjegje dhe karakter, të pakapur nga askush, që veprim politik kemi ardhmërinë dhe dinjitetin e shqiptarëve në trojet tona, të ndërmarrim aksion të koordinuar për të shprehur revoltën tonë ndaj këtij sistemi që na robëron, që na përul dhe nënçmon, që na mohon dhe shkel të drejtën tonë për barabarësi të plotë.
Ftojmë publikisht të gjithë shqiptarët që vetes nuk i thonë robër, por i thonë të lirë, organizata joqeveritare të shqiptarëve, intelektualë të pavarur, parti politike dhe të gjithë qytetarët që duan liri, drejtësi, dinjitet, progres, që synojnë perspektivën dhe lumturinë, t’i bashkangjiten kësaj proteste nesër më 22 Prill në Shkup.(BS)