Të nderuar vatranë/
Siç jeni njoftuar nga Gazeta DIELLI online dhe publikimet e Vatrës në Facebook(dielli vatra fb) si dhe Gazeta Dielli-fb, (edhe në gazetën e qershorit në print) nesër më 27 Qershor 2019, ora 12.00, para Konsullatës së Greqisë, që ndodhet në 69 E 79th St, Neë York, NY 10075, midis Madison Ave & Park Ave, – me rastin e 75 vjetorit të masakrës greke kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë, të udhëhequr nga gjenerali Napoleon Zerva, organizohet protesta kundër gjenocidit ndaj popullsisë të pambrojtur Çame, të papranuar deri më sot nga shteti grek.
Vatranë, bashkohuni me protestuesit për të ngritur zërin e protestës kundër masakrës së përgjakur,gjenocidin e ushtruar, ku u vranë, u masakruan, fëmijë, gra, pleq, dhe u përzunë dhunshëm nga shtëpitë e tyre mijëra çamë.
MOTO E PROTESTËS: DUAM DREJTËSI DHE NJOHJE TË GJENOCIDIT NGA SHTETI GREK!